Debutojnë me kuqezinjtë Xhaka, Aliti dhe Cikalleshi/
Traineri italian i Kombetares Shqiptare, Xhani De Biazi, publikoi listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion për tre ndeshjet miqësore, që do të luhet njëra pas tjetrës, gjatë muajit në vazhdim. Shqipëria do të vihet përballë Rumanisë, San Marinos dhe Hungarisë në tre takime miqësore, të cilat do t’i shërbejnë trajnerit kuqezi të shohë gjendjen e ekipit dhe të çdo lojtari në vigjilje të eliminatoreve “Francë 2016”. Për shkak dëmtimi do të mungojnë disa lojtarë kryesorë, si Roshi, Hyka, Sadiku, Memushaj, për të cilët trajneri u shpreh i shqetësuar, por janë lënë sërish jashtë ekipit disa senatorë, si Ervin Bulku dhe Edgar Çani. Ka edhe risi si Fidan Aliti, Taulant Xhaka, Sokol Cikalleshi apo edhe konfirmimi i sulmuesit të FSV Frankfurt, Edmond Kapllani. Vëllai i Granit Xhakës, që zgjodhi të luajë me Zvicrën, ishte paralajmëruar më parë se do të vishej kuqezi. Surpriza e madhe mban emrin e Fidan Alitit, mbrojtës i majtë, i cili ende nuk ka mbushur 21 vjeç. Ai luante me ekipin e dytë të Lucernës në Zvicër dhe këtë sezon është një skuadër me Jahmir Hykën. Sulmuesi i Kukësit, Cikalleshi, është ndër të paktët e kampionatit shqiptar që zë vend në kombëtare. De Biazi hodhi poshtë mundësinë e rikthimit të sulmuesit, Besart Berisha, duke përsëritur të njëjtën gjë, se Australia ndodhet larg dhe ai nuk mund të bëhet pjesë e kombëtares nëse nuk do të kthehet të luajë një ditë në Europë. Para se të shpallej lista, trajneri i Shqipërisë, De Biazi, dhe ai i Kosovës, Albert Bunjaki, patën një takim së bashku – “Me trajnerin e Kosovës, Bunjaki ramë dakord në shumë gjëra dhe diskutuam për të ardhmen dhe bashkëpunimin mes dy ekipeve,” – theksoi De Biazi.
Kombëtarja, 21 emrat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në tre miqësoret e ardhshme :
1.Etrit Berisha
2.Orges Shehi
3. Ansi Agolli
4.Fidan Aliti
5.Lorik Cana
6.Debatik Curri
7.Ermir Lenjani
8.Andi Lila
9.Taulant Xhaka
10.Amir Abrashi
11.Sabien Lilaj
12.Ergys Kace
13.Emiljano Vila
14.Sokol Cikalleshi
15.Shkelzen Gashi
16.Edmond Kapllani
17.Valdet Rama
18.Hamdi Salihi
19.Armando Vajushi
20.Mergim Mavraj
21.Elseid Hysaj