• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA URON BESIMTARËT E KRISHTERË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT

April 20, 2025 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Katolikë dhe Ortodoksë

Më lejoni që në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar dhe Përshumëvjet Pashkët.

Mbarësi, begati, mirësi e bekime prej Zotit të gjithësisë të keni ngaherë në familjet tuaja te nderuara e të bekuara. Pashkët, ngjallja e Krishtit, festa më e madhe në besimin e Krishterë, na mbush me emocion të veçantë, gëzim, me forcë, me besim, me shpresë e ripërtëritje shpirtërore.

Ngjallja e Krishtit është festë e jetës, e dritës, e së vërtetës, e lirisë, festë e dashurisë dhe besimit. Pashka e vitit 2025 le të përcjellë për të gjithë ne më shumë dritë e optimizëm, shpresë, prosperitet, paqe dhe dashuri për çdo bashkombas ku jeton e vepron.

I madhi Zot shpërbleftë ju dhe familjet tuaja me bekim, dritë, jetë, ditë të bukura e të lumtura në jetën tuaj.

Zoti ju bekoftë të gjithëve.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra

Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj takim jo – formal me anëtarët e Vatrës Miami

April 15, 2025 by s p

Vatra Miami/

Takimi i fundit i zhvilluar nga Sekretari i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Dr. Pashko Camaj, me anëtarët e degës së Vatrës në Miami, ishte një moment i bukur për të gjithë pjesëmarrësit. Duke shfrytëzuar një pushim familjar në Florida, Dr. Camaj vendosi të vizitojë komunitetin e Vatrës në Miami. Në një atmosferë miqësore dhe joformale, zonja Iris Halili, kryetare e Degës së Vatra Miami i prezantoi Dr.Camajt anëtarët e pranishëm të kësaj dege si dhe disa prindër të Klubit “Flas Shqip” gjithashtu pjesëmarrës në këtë takim. Dr. Camaj dëgjoi historitë personale të të pranishmëve si dhe rrëfeu një histori të shkurtër të emigrimit të tij në USA në një moshë fare të re. Sekretari Camaj më pas ofroi librin e tij “Porosia e Kullës” si dhe rrëfeu sinqerisht shtysën që e frymëzoi të shkruajë këtë libër kujtimor.

Një nga momentet më të rëndësishme të këtij takimi ishte falënderimi i Dr. Pashko Camajt për iniciativën e hapjes së Klubit “Flas Shqip” i cili një vit më parë hapi klasa falas për mësimin e gjuhës shqipe, dhe tashmë ka përfshirë më shumë se 70 nxënës të regjistruar nga Miami deri në West Palm Beach. “Ky model që ju sillni, është dhe duhet të bëhet një shembull i shkëlqyer për të gjitha degët e Vatrës dhe për komunitetet shqiptare kudo në botë”.

I surprizuar nga numri i konsiderueshëm i anëtareve femra në dëgën e Miami, Dr. Pashko, me shaka, shtoi: “Ai që thotë se Vatra ka vetëm anëtarë burra, le të shohë Vatrën e Miami-t”. Takimi i Dr. Pashko Camaj me Vatra Miami ishte një mundësi e shkëlqyer për të thelluar lidhjet dhe bashkëpunimin mes Vatrës së qendrës dhe degëve të saj. Në fakt takime të tilla e forcojnë rolin e Vatrës dhe mbajnë të gjallë komunikimin që është aq i rëndësishëm për suksesin e jetëgjatësinë e saj.

Filed Under: Vatra

VATRA BOSTON – Njoftim për Bursa Studentore

April 11, 2025 by s p

VATRA 113 Vjet në Shërbim të Kombit

Me rastin e 113-vjetorit të themelimit, Federata Panshqiptare VATRA në Boston do të ndajë 10 bursa nga $500 për studentë shqiptarë që ndjekin studime Bachelor në kolegje apo universitete të akredituara në Massachusetts.

❌Kriteret për aplikim:

• Të jetë me origjinë shqiptare dhe shtetas shqiptar ose kosovar.

• Të jetë i regjistruar ose i pranuar në një institucion arsimor në Massachusetts.

• Të ketë mesatare B+ (3.3) ose më lart.

❌Të dërgojë në adresen: vatraboston@gmail.com

• Përshkrim personal (në email)

• Transkript zyrtar të notave

• Kopje të dokumentit të identifikimit (pasaportë ose certifikatë lindjeje)

❌Prioritet u jepet studentëve me të ardhura të ulëta ose që marrin ndihmë financiare.

❌Aplikimet pranohen nga 9 – 23 Prill 2025

Dërgoni email me dokumentet në: vatraboston@gmail.com

🛑Ceremonia e ndarjes së bursave dhe Simpoziumi “VATRA – 113 Vjet në Shërbim të Kombit” do të mbahet:

E shtunë, 26 Prill 2025 – Ora 11:30 AM – 3PM

Katedralja Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji”, Boston (Kisha e Nolit)

Mirë se vini për të mbështetur rininë shqiptare!

Filed Under: Vatra

U PROMOVUA NË BOSTON DOKUMENTARI KUSHTUAR SOTIR PANIT

April 7, 2025 by s p

Fuat Memelli/

Pas shfaqjes në qytetin e Worcesterit të dokumentarit kushtuar dardharit Sotir Pani, kisha Shën Trinia në Boston, ishte “stacioni” i dytë në diasporë, ku u promovua dokumentari “Pan patriotizmi shqiptar”( Sotir Pani në gjurmët e të parëve.) Ky promovim ishte organizuar nga shoqata Dardhare, dega e “Vatrës” në Boston, kisha “Shën Trinia” si dhe familja Pani. Jo rastësisht ky dokumentar u promovua te kjo kishë. Sotir Pani ka patur një lidhje të ngushtë si me kishën e Shën Gjergjit edhe me kishën “Shën Trinia”.

Takimin e hapi i zoti i shtëpisë, Peshkopi Theofan Koja. Ndër të tjera ai theksoi se se Dardha e bukur dhe me kulturë që i ngjan një qyteti, ka patur patur një emigracion të hershëm si në Rumani, në Amerikë, etj. Bijtë e Dardhës kanë lënë gjurmë të pashlyera, ndër të cilët spikasin edhe Josif e Vasil Pani. Më kanë folur besimtarët e kishës sonë edhe për Sotirin dhe cilësitë e veçanta që që spikatnin te ai.

Pastaj përshëndeti Andrea Andrea Pani, djali i Sotirit, i cili është aktiv dhe mban gjallë frymën e stërgjyshit dhe gjyshit të tij, patriotëve të shquar Josif e Vasil Pani si dhe të babait të tij. Andrea theksoi më pas se duke ecur në gjurmët e të jatit, kur erdhi në Amerikë u lidh ngushtë me këtë kishë ku shërbente Hirësi Ilia Ketri. Ai përmendi edhe besimtarë të shquar që kanë ndikuar te ai por që nuk jetojnë më.

Mentor Maksutaj, kryetar i degës së Vatrës në Boston kishte përmbledhur në kumtesë figurën e Vasil Panit, mik i ngushtë i Noiit e Konicës. Për vite me rradhë ai ka kryer detyra të rëndësishme në “Vatër” si arkëtar, sekretar dhe kryetar, ndërsa restoranti ka qënë një qendër e rëndësishme ku mblidheshin vatranët. Ai përmendi edhe fjalët e Nolit kur Vasili ndrroi jetë: “Vatra po të mos kishte qënë Vasil Pani, mund të kishte vdekur me kohë. Këtë e thonë miqtë e Vasilit dhe e pranojnë kundërshtarët e “ Vatrës”.

Fjala iu dha edhe autorit të këtij shkrimi, ku theksoi miqësinë e hershme prej 50 e ca vjetësh me Sotir Panin, me të cilin kanë përgatitur edhe dy dokumentarë në Shqipëri. Ai u ndal në disa vlera të tjera të Sotirit që nuk përmenden në dokumentar. Duke qënë me disa detyra si kryetar kooperative në Vranisht të Devollit, shef bujqësie në Korçë, zv. drejtor i një institucioni të blegtorisë në Tiranë, etj, ai mbronte njerëzit që mund ta pësonin në atë regjim. Kjo buronte nga shpirtgjërësia e tij. Në ditarin e Sotirit kam lexuar se në një periudhë dimri, një fshatari të varfër që punonte në bujqësi, i ka falur trikon e tij prej leshi, etj.

Aleko Dhima një besimtar i vjetër i kësaj kishe, përmendi momente të tjera të kontributit të Sotirit. Kështu ai ideoi oranizimin e një fotoekspozite në mjediset e kishës me foto të xibunit, veshje karakteristike e grave të Dardhës, Sinicës e Qytezës, fshatra pranë njëri- tjetrit. Përmendi çuarjen në Dardhë të piktorit Sterjo Shkodrani për të pikturuar shtëpi karakteristike dardhare, etj.

Në fund Andrea Pani i dhuroi librin e të jatit “ At e bir për mëmëdhenë”, peshkopit Theofan Koja si dhe kryetarit të degës së “ Vatrës” në Boston, Mentor Maksutaj. Pjesëmarrësit ndoqën pastaj dokumentarin, i cili është një bashkëpunim i TV Korçës me gazetare Erjona Pambukun dhe autorin e këtij shkrimi.

Filed Under: Vatra

Vizitorë nga Shqipëria e Kosova te Vatra

April 3, 2025 by s p

New York, 2 prill 2025 – Vatra mikpriti vizitorë nga Tirana e Prishtina. Hyzer Gashi e Florim Rullani nga “Oda Ekonomike Shqiptare” dhe Pranvera Xhafa drejtuesja e Diplomacisë Kombëtare të Lidhjes Shqiptare Evropiane vizituan Federatën Vatra. Ata u pritën nga Sekretari Dr. Pashko Camaj dhe anëtari i kryesisë z Ilir Cubi. Përgjatë takimit vëllazëror në Vatër, sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj u shpjegoi miqve historinë e Federatës Vatra e të gazetës Dielli dhe kontributin kombëtar mbi çështjen shqiptare në mërgatën e Amerikës të këtyre dy institucioneve patriotike historike për shqiptarët e Amerikës. Gjithashtu Dr. Camaj ekspozoi punën e shkëlqyer të Vatrës në Uashington dhe në zhvillimin e promovimin e komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqtë paraqitën në Vatër një ekspoze të veprimtarive të organizatave që drejtojnë, vlerësuan historinë dhe punën e Vatrës, potencialin e mërgatës së Amerikës dhe u ndalën te nevoja e një fuqizimi dhe bashkimi ekonomik i të gjithë shqiptarëve për të arritur bashkimin kombëtar.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 144
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT