
Mbas 35 vjet “tranzicioni komunist” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritë pikën ma të ulët në demokratizimin e vendit dhe kemi ra në nji pellg imoraliteti që kërcënon me u revelue: “i pashërim”. Shoqëria shqiptare ndahet mbas tre dekadash në antikomunstët të mbijetuarit e diktaturës, që përballuam plumbat dhe hekurat e xhelatëve, për një periudhë kohore 50 vjeçare më e gjata në Europë, dhe me komunistët që i shërbyen diktaturës, që kryen krime, dhe që monopolizuan sitemin demokratik, dhe u bënë palë me organizata të huaja antishqiptare që nuk deshën një Shqipëri demokratike europiane. Bilanci i krimeve të komunizmit është rënqethës në krahasim me vendet e europës juglindore që ishin nën një sistem komunistë. Antikomunstët që vinin nga kampet e përqendrimit, nga gulakët e Burrelit, Spaçit, Qaf-Bari, e mirëpritën ndrrimin e sistemit me një motiv kombëtar “Jo hakmarrje po drejtësi.” Boll Shqipëria ishte vaditur me gjakun e pafajshëm të elitës së kombit, të atyre burrave dhe grave, të atyre familje fisnike që u shkatruan në tre breza. Në vitin 1990, Partia komuniste e cila i kishte kryer këto krime ndërroi emrin në “socialiste” dhe fshiu krimet monsturoze që kreu ndaj shqiptarve, krime të pa imagjinushëm për europën e pasluftës së dytë botërore. Kjo parti diktatoriale, Jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësinë ligjore për krimet por e quajti të mjaftueshëm të fshihej mbas emrit”Socialiste” dhe të konkurronte për pushtet duke vazhduar ideologjinë kriminale të PKSH në një sistem demokratik. Fatkeqësi kombëtare që kjo parti antidemokratike, anti shqiptare, u lejua në 90 të ishte pjesë e demokratizimit të vendit.
Kjo falë dhe Partisë Demokratike që gjatë këtij tranzicjoni nuk kërkoi të dënohej partia komuniste por ishte e kënaqur që e kishte përkrah në ndërtimin e demokracisë. Partia Demokratike nuk pati kurajon, dhe as nuk e ka, që ti denojë krimet e komunizmit, por i përdori këto krime për politikë dhe aspak në kuadrin ligjor siç banë vendet e europës që i dënuan me ligj këto krime.
Partia Socialiste me të marr pushtetin me forcën e tije, rikthejë datat simbol të komunizmit, si 29 nëndorin, 5 maj, luftoi me të gjitha forcat që opozita të shkatrohej dhe ti sërvisej shoqërisë se komunistat janë shumicë në Shqipëri. Monopolizoi gjygjësorin si në vitin 1946, kapi mediat dhe nderoi pasardhësit e xhelatëve me poste shtetrore, përdori sloganin e rilindjes së komunizmit, e kthej shtetin në një agjitrop të pushtetit, dhe sot në media sloganet e propagandës janë në barazi të plotë me diktaturën. Rrëmbeu ekonominë, u hoqi pronarve të ligjshëm pronat dhe i kaloi në duart të pushtetit të tyre, duke mos lejuar kapitalizmin por duke forcuar pushtetarët dhe krijuar klasën e oligarkëve të pushtetarve socialistë, sot nuk ka bashkëpunëtor të sigurimit, por ka patronozhiste, të cilët paguhen me taksë paguesit shqiptare një lloj si në kohën e Enver Hoxhës. Shkatroi institucjonin e zgjedhjeve, slejonë ndrimin e pushteteve, falë dhe një opozite që ngeli në politikë pa vizion antikomunistë, që ju largua mbrotjes të të drejtave të mohuara të antikomunistëve duke e kthyer moton e sajë të ndryshimit vetëm për pushtet, dhe aspak në vizionin demokratik perëndimor, të një Shqipërie demokratike europiane. Partia Demokratike ju largua elektoratit antikomuniste dhe sot mbas të ashtuquajtur zgjedhje të 11 majit ajo nuk ka kontaktet me elektoratin që e shpëtoi në politikë duke sakrifikuar një periudhë shum vjeçare të jetës së tyre, vetëm të shpëtonin demokracinë, lirinë e shqiptarve. Partia Demokratike nuk kërkoi dhe as kërkon që të dënohen krimet e komunizmit siç i ka dënuar Europa. Krimet dënohem me ligj dhe jo me slogane politike, Ajo nuk i nderon jetët e antikomunisteve por ndjek Rilindjen komuniste duke nderuar xhelatët e diktaturës. Sot Shqipëria nuk ka një muze kombëtar për krimet e komunizmit, Sot Spaçi që të kthehet muze don zërin e fuqishëm të opozitës në Parlament, sot ndërtohen Shpia muze të shkrimtarve të realizmit socialist, jepen filmat e realizmit socijalist në TVSH që paguajm taksë ne antikomunistat dhe shohin rinia shqiptare përbuzjen klasore të komunistave kundra antikomunistave.
Partia Demokratike flet vetëm për pushtet dhe jo për elektoratin që e votojnë. PD nuk kërkon Burreli, Spaçi, Tepelena, e vendet ku janë kryer krime të shpallen muze. Ajo i bashkohet heshtjes së rilindjes komuniste në vitin 2025. Mbas 35 vitesh jeta e mbi 6000 shqiptarve që i vrau komunizmi, dhe u zhduku kufomat sot nuk kan një varr në tokën e tyre, PD hesht për këta të zhdukur nga krimineli Enver Hoxha si kundërshtarë politikë. Për më shumë se tre dekada familjet e tyre kan mbajtur peshën e padurushme të mungesës ashtu dhe kërkesën për drejtsi. Por Partia që e votojnë këto familje hesht dhe nuk kërkon të vihen para drejtsisë hetuesit, gjygjtarët, prokurorët, xhelatët e diktaturës që kan mbushur sallën e parlamentit dhe institucjonet e drejtsisë. Ambasadorët e vendeve perndimore për stabilokraci bashkohen me pushtetin që dhunon votën e lire, të drejtat e antikomunistëve dhe harrojnë këta diplomatë se ishim ne, antikomunistat që në burg e në plumba kërkonim Shqipërinë si Europa.
Shqiptarët që përballuam mbi 914.000 vite burg e internim të pafund përballemi mbas 35 vitesh me përçmimin e pasardhësve të komunizmit. Sigurisht dhe fatkeqësisht trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë” palo demokraci “e kan kthyer në propogandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të luftës së ftohtë ndaj kombit të vet në një propogandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propogandistike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në europë që nuk i ka dënuar krimet makabare të diktatorit Enver Hoxha. Apologji e krimeve të komunizmit. Dhe ka 35 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin të i dënoi këto krime, apo të kërkoi falje, po vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha. Ne nuk lejuam hakmarrje individuale, ndaj xhelatëve të komunizmit, por ja kaluam drejtsise ta dënoi krimin enveristë. Fatkeqësisht partia që votojmë prej tre dekadash drejtsinë që kërkojmë ne e ka arshivuar në heshtje. Ne përçuam paqen, mazhoranca komuniste që sundon këtë vend na urren. Ka 35 vite që nuk lejohen të drejtojnë antikomunistët institucjonet kushtetuese si në diktaturë. Lufta e klasave ndaj antikomunistave njeh vetëm rritje. Por opozita nuk e bllokon parlamentin për këto të drejta që u mohon votuesve të tyre antikomunistë, por mbron të drejtat e komunistve të rinj që u pasuruan dhe sot burgosen nga udhëheqësi i mazhornancës për arsye pushteti. Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegun për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja ashtë grabitë nga oligarkët e pseudo-politikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë!
Këlmendasit kërkojnë që heroi Prek Cali që nuk lejojë që krahina e Vermoshit të ishte Serbi por e la Shqipëri, opozita nuk flet për ndërtimin e shtëpisë këtij heroi, por kënaqet me shtëpinë e Agollit patriarkut të komunizmit muze. Shqiptarët që përballuat diktaturën, familjarisht të shpëtojmë demokracinë dhe të ruajmë lirinë e tyre në këtë diktaturë të re. Cdo shqiptar është i vetditshëm se pa mbrojt demokracinë ne, nuk kemi liri! Ne duhet ti tregojmë balilve të komunizmit, që na sundojnë sot se kriminelin Enver Hoxhen e tërhoqëm zvarrë bustin për krimet që kishte bërë, juve ju paralajmërojmë se nuk do tu lejojmë juve pasardhësve bastard të xhelatëve të komunizmit, të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm.
Sot do të ju tregojmë shqiptarve se nuk do të lejojmë që të heshtet ndaj krimeve të komunizmit, do të marrin miratimin e popullit shqiptar për të i dënuar me ligj këta krime çnjerzore që u banë ndaj shqiptarve. Sot politika shqiptare eshtë antikombëtare që hesht për mbi 6000 të zhdukurit e komunizmit. Turpi i mbuloftë këta politikan shqiptarë që nuk nderojnë këta bashkëkombës dhe nuk flasin për këta martirë që sakrifikuan jetën për Shqipëri, që kjo nanë hallemadhe të ishte si Europa. Sot i madh e i vogël çdo familje antikomuniste të jetë në këmbë për të nderuar gjakun e derdhur të shqiptarve nga diktatura enveriste dhe për të dënuar përçmimin e balileve enveristë që sundojnë Shqipërinë.
Demokracia është themeli i sigurisë dhe e një qeverie të përgjegjshme e bazuar në shtetin e së drejtës, Zgjedhje të lira, të drejta të konkurrencës , media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për antikomunistët shqiptar! Me lirinë dhe demokracinë nuk ka nevojë për kompromise, me diktaturën e re shqiptare! Ne duhet ti bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe të ju dërgojmë sinjalin sqarues: ne antikomunistët nuk do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenoj lirinë dhe demokracinë në vendin tonë! Demokracia nuk pret! Poeti i madh i kombit shqiptar At Gjergj Fishte na frymëzon me vargjet e tije për Shqiptarët që u sakrifikuan për të mbrojt lirinë:
OH ATA T/LUMTË QË DHANË JETËN
OH ATA T/LUMTË QË SHKRIN VETEN
LEHTË U NGREJT MBI VORR LEDINA
BUTË U QOFSHIN MOTI E STINA, AKULLI, BORA, SERADINA.
Besim NDREGJONI