Besim NDREGJONI
Në 120 vjetorin e lindjes se apostullit të lirisë At Pjeter Meshkalla.
Sot mbushen 120 vite kur në Shkodër lindi i madhi i të mdhenjve At Pjetër Meshkalla. Gjikandi i kulturës dhe fesë shqiptare, pasuesi i patjersueshëm i Homerit shqiptar At Gjergj Fishta, simboli i martirizimit të kishës katolike e të popullit shqiptar gjatë periudhës së sistemit stalinist shqiptar, dëshmitar dhe mbrojtës i paepur i besimit në Zot dhe të drejtave dhe lirive të njeriut. At Pjetër Meshkalla i përket brezit të elitës shqiptare si nga dija dhe veprimtaria e tijë në shërbim të Shqipnisë. Ai është një figurë e ndritur e klerit katolik shqiptar, por një shqiptar i madh që me dijen e tijë ai i shërbente jo ndarjes fetare në vend , por bashkimit fe – atdhe për shqiptarët. Ai lindi në Shkodër me 26 shtator 1901- dhe ndrroi jetë me 28 korrik 1988. Ndëmjet lindjes dhe vdekjes së këtij gjeniali kemi një mori ngjarjesh që karakterizuan jetën e tij, fillimisht studimet në seminarin Papnor në Shkodër, për të vijuar me studime të tjera në Linc të Austrisë , në Goricë të Sllovenisë, në Napoli të Italisë e deri tek shugurimi meshtar në Shkodër me 1931. Ai dijen e tij e vuri në shërbim të fesë dhe diturisë për rininë, që nga themelimi i Rrethit të Dom Boskos në Tiranë për edukimin e rinisë me 1934 te rrethi i Shën Pjetrit , po në Tiranë më 1937. Dhe shum shërbime të panumërta ungjillore e fetare. At Pjetër Mëshkalla shkëlqente në njohuritë letrare, bashkpunonte me revistat dhe gazetat më me zë të rëndsishme të kohës. Ai mbronte me guxim haptazi bindjet fetare e njerzore, pa marrë parasysh rrezikun e jetës, arrestimi me 1946, burgjet ku Pjetër Mëshkalla bëhet mësues i shumkujt në kampet e tmerrshme komuniste, ku çon dritë e qiellit , aq sa qindra të burgosur politike do ta quanin “Ëngjell i birucave” deri te lirimi me 1960 e te profecitë e shprehura në letrat e famshme drejtuar Kryeministrit komunist të kohës e shqiptuar në kulmin e reaksionit. At Pjetër Mëshkalla ballë përballë kriminelve përsekutusve të tij në mes të turmave të komanduar nga regjimi, me zërin e tij prej meshtari e dëshmitari të vërtetës e dashurisë njerzore jehoj fjala Apostullit të lirisë: Ju- tha mund të më denoni sa të doni, por unë prap se pra do jem i lirë,. Ndërsa ju keni me hangër shoqi – shojin. Rinia do të shohë se nuk ka me shkue gjatë e edhe njeherë kan me u ndërtue kishat e kumbanoret , bile shi prej këtyre qi po i prishni. Me 29 prill 1967 e arrestojnë, por për pishtarin e demokracisë, kultivuesin e kulturës kombëtare dhe vlerave kombëtare, nuk mundeshin ta ligshtonin me hekura, se trimi nuk tutet nga xhelatët, dhe e denojnë për agjitacion e propogandë. I burgosur dy herë nga regjimi komunist, ai mbetet simboli i inteligjencës të persekutuarve politike të regjimit komunist. Ai e cilsonte klerin katolik shqiptar si heroik dhe thonte: ka me e cilsua historia në dymijvjeçarin e Krishtit, se për 30 vite kleri katolik ka nxjerr aq heronj sa nuk ka nxjerre asnje kler në botë. At Pjetër Meshkalla vijon të flasë si flasin Vegimtarët : Për me kalue ndonjë ujë, hidhen në të gurë të mëdha e të vogjël, të parët, të dytët, të tretët… zhduken , zhyten, nuk shihen ma…hidh e hidh, tek e fundit nisin me nxjerrë krye disa aty –këtu, rrëshqasin, prapë hidhen të tjerë… deri sa bahet kalimi, keq a mirë, por bahet. Ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë. Na jemi gurët, të mëdha o të vogjël, të hejdhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shihen ma, por janë në temel të parë… qe ambicioni i temelit: Me u zhdukë e mos me u pa ma! Prej të parve pritëm një Shqipni të lirë! Nipat presin një Shqipni të lumtun!
Në një tjetër moment At Meshkalla pati pohue: Po ju diftoi çka më ndodhi kur u arrestova në fillim. Nis hetusia me pytje që nuk meritojnë as të kujtohen , i kundërshtova hetuesit… Përgjigja ishte një shputë aq e fortë sa nuk më mbajtën kambët e rashë përtokë…. atë çast mu duk se u hap qiella. Mes xhixhave që më lëshojshin sytë , mu duk se pashë në vegim Zojën e Papërlyeme: O Zojë , më ndihmo me i bajtë torturat-iu luta – më forco mos të ligështohem , me ruej nën dorë Tande!…Ndoshta , askush nuk e beson , por asht fakt që gjatë kohës së hetusisë hangra vetëm një shputë. C’prej asaj dite që ju pshteta Zojës, nuk më preku ma kush prej tyne me dorë.
29 prill 1967 kur At Mëshkalla foli për “breznitë që po formohet” A i ka lënë një testament shumë të saktë për “edukimin komunist të rinisë shqiptare”, tu përcaktue thalbin e frymës marksiste –leniniste. Dhe këtë e ka thënë në Institutin Pedagogjik të Shkodrës”po atë efekt kanë ba fushatat e çfrenueme diskridituese antifetare zhvillue me të gjithamjetet e propogandës.Si përgjegje populli ka mbushë Kishat deri në çastin e mbylljes së tyre. Cë vlerë ka atëhere qëndrimi i një pakice të pandërgjegjshme o të friksueme me lloj lloj presionesh?
Sidomos pjesa e friksueme me kërcnime presione, premtime e pushime nga puna, pëson torturën ma të madhën , sepse e lidhun nga kafshata e bukës, shtërngohet me mohue me gojë atë që beson, dhe kështu fushata që po bahet synon me formue një brezni pa kurajo civile, pa burrëni, oportuniste, servile, tue prishë karakterin e Shqiptarit në dam të Atdheut. Kështu deklaronte i madhi Pjetër Meshkalla para 60 vitesh dhe aktualiteti i sotëm verteton parashikimin e tij për breznite e brumosur me ideologjine komuniste. Sot të gjithë jemi dëshmitarë të realizimit të kësaj profecie dhe të mirave të lirisë e te demokracisë , që gëzon shoqëria shqiptare e cila duhet të ketë për themel profecitë e gjikandit Meshkalla. Dhe nuk duhet të harrojmë thënjen e tij labidare “Diktatura ma e rrezikshme , asht ajo, që paraqitet me maskën e demokracisë!”
Kështu e kujtojmë Patër Meshkallën sot!
Besim NDREGJONI