Dy gra gjetën vdekjen nga shpërthimi në Nju Jork, nderkohe qe shkon ne 18 numeri i te plagosurve/
Dy gra gjetën vdekjen sot në Nju Jork dhe të paktën 18 persona u plagosën kur një shpërthim masiv shembi dy ndërtesa apartamentesh.
Kryetari i bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio tha se një numër njerëzish figurojnë të humbur megjithëse disa mund të mos kenë qënë në ndërtesë në kohën e shembjes.
Shpërthimi në mëngjes në lagjen Harlem të qytetit, pak pasi një banor në një ndërtesë aty pranë njoftoi se kishte nuhatur gaz natyror. Kompania e shërbimeve Consolidated Edison, tha se kishte dërguar dy ekipe në skenën e ngjarjes por ata kishin mbërritur pas shpërthimit.
Një zëdhënës i kompanisë nuk spekuloi të thoshte se shpërthimi ndodhi për arsye të rrjedhjes së gazit.
Më shumë se 200 zjarrëfikës u përgjigjën pas shpërthimit.
Të dyja ndërtesat u shembën deri në themele dhe rrënojat nga shpërthimi mbuluan rrugët në zonën përreth.