Ka aq shumë forma dashurie sa c’ka caste brenda një kohe./
Jane Austen/
…
Drita luan në kristalet mbi tavolinën e dhomës.
Reflektojnë kudo ngjyra ylberi.
Vallzon në hapësirën memece, casti i lumtur,
mes kohës me mjergull.
Dy diej të vegjël janë bebzat e syve që presin
Casti në një kohë të shkurtër
U sjell aq shumë forma të papërsëritura dy herë
në përjetësi për t’u dashur.
……
Nuk ishte përallë.
Ishte një mbrëmje dimri e rrallë.
Dëbora binte e paqtë, e shtruar,
me hapin e lehte te një vajze
që e admiron cdo sy djaloshi.
Zhurmat e qytetit larg, shumë larg iknin.
qetësia ulej në këmbët tona, si një dre i dorëzuar para gjahtarit.
Ne ishim të ftuar në një darkë bujare
Sic bëhen darkat në anët tona.
Shijuam ushqim të pazakontë, muzikën
Dhe zërin që mbante ritmin
e rënies së fjollave të borës mbi catinë e qytetit të vogël.
Frymet tona ngrohën castin.
Koha na doli e teproi për të shkrirë akullin e mallit.
…
Mos e shiko qimen në të verdhën e vezës
Mos u bej rob i plackës së vdekur
Mos shaj të tjerët
Që t’i ngresh vehtes vlerën
Mos folë shumë
gjuha pjell nëpërka
Për të ngrënë më parë gjuhën tënde.
Mos imito tjetrin
Por ji vetvehtja
Vetëm kështu
Do të kuptohemi
Dhe njeri tjetrin do të dëgjojmë
Sic dëgjojmë muzikën e liqenit të qetë.
kështu monologojmë me dashurinë që s’vdes.
…
Ata që s’më deshën
Ishin pak
Por aktiviteti i tyre ishte sa për një ushtri.
I ndjeja me hundë që larg
S’kish nevojë t’i gjeja me sy.
I njoha nga hapi
Kur gati ishin të thyenin qafën
Për të më penguar në udhëtimin tim.
Kur vërshonin lumenjtë e hallit
Me sytë e mendjes, si fërkonin barkun, i shihja.
Nën ajrin e përgjumur të ditëve te nemitura
hapat që hodha prekën caste lumturie
pa harruar dhimbjet e rrugës nga u nisa
I kujtoj tani.
Ditë që fluturojnë si zogjtë e trembur
ngjarje të frikshme po ndodhin mbi glob
zhduken qytete dhe vdekja masive
rrëmben frymë te pafajshme kudo.
Jeta rëshket me tmer e dhimbje
Me zor ta mbash, nuk i del njeri për zot
Shtrengojmë në duar frenat e ngrëna të saj
Por s’të bindet, përpjekja jonë është kot.
Tani vdekja ngreh pritë jetës kudo
Në rrugë, në kishë, në festë
Pa e bërë fjalën dysh me të
zor të gjesh vend, i shpëtuar të jesh.