Ajet Delaj/
Diaspora më në fund do votojë, po si dhe pse? Gjëja e parë e mirë është vetëregjistrimi i diasporës mundësi që zbatohet në Amerikë ku gjithkush dëshiron të votojë vetëregjistrohet. Ajo çfarë duhet marrë në konsideratë në platformën e regjistrimit duhet që çdo votues duhet të ketë mundësinë pas regjistrimit të ketë mundësinë që të shënojë nëse ka votuar apo jo për të ditur se sa vota janë nga diaspora. E treta grumbullimi dhe ruajtja e besuar e votave deri në numrim është mjaft e rëndësishme në kuadër të transparencës së krejt procesit. E them me bindje të plotë se nëse institucionet shqiptare nuk tregohen transparente me menaxhimin e votës së diasporës do ti bëjnë një dëm të pariparueshëm Shqipërisë. Që politika vendimmarrëse nuk e do votën e emigrantëve unë nuk besoj se është konkluzion i vështirë pasi u desh Gjykata Kushtetuese që ta detyronte Parlamentin për të pranuar votën e emigrantëve. Mirpo nga ana tjetër kam bindjen se pjesa dërrmuese e shqiptareve të Shqipërisë pavarësisht bindjeve të tyre politike duan që të votojë diaspora. Ky është një benefit që politika e re në Shqipëri por edhe vetë diaspora e organizmat e tyre duhet ta shfrytëzojë në favor të së ardhmes në Shqipëri. Ajo forcë politike që synon të marrë pushtetin duke manipuluar apo moskonsideruar votën e diasporës synon të vijë apo të rrijë në pushtet në mënyrë ilegjitime. Çfarë është dhe çfarë bie pushteti legjitim nuk dua të ndalem pasi pasojat e pushtetit ilegjitim 1996-97 shqiptarët i vuajnë edhe sot e kësaj dite e me siguri do i vuajnë më së pakti edhe 50 vjet.
Forca e demokracisë qëndron te vota dhe vota zgjidh edhe problemet më të vështira në dukje.
Ajo forcë politike apo shtetërore që tenton të manipulojë votën e diasporës ndëshkimi duhet të jetë shembullor me votë.
Asnjë kokërr vote për listat apo përfaqësuesit e tyre dhe marrin realisht atë që meritojnë duke filluar me ata që nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për listat e hapura.
Gjykata Kushtetuese thotë që jo më pak se 75% e kandidatëve duhet të jenë në listat e hapura kjo nuk do të thotë se 100% e listës të jetë e hapur është anti Kushtetuese, përkundrazi plotëson më së miri frymën e Kushtetueses pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë kundër listave të mbyllura.
Pra kushtetuta ka germën dhe frymën e sajë që është detyrim për ta zbatuar nga pushteti e shteti.
Po si e kanë zbatuar PS e PD këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese?
Të marrim Tiranën që ka 36 deputetë ku 75% duhet të dalin nga listat e hapura pra 27 deputetë në Tiranë.
Nëse i referohemi votimeve të shkuara që për mua nuk duhet të ndodhë më, PD e PS garantojnë 24 deputetë në Tiranë me lista të mbyllura që do të thotë 66.6% e deputetëve të Tiranës vijnë nga lista të mbyllura.
Nëse shtojmë edhe ndonjë deputet nga PL apo PSD atëherë përqindja shkon edhe më lart.
Që politika e pushteti nuk kanë zbatuar Kushtetutën apo kanë shkelur me këmbë Kushtetutën apo vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk është për herë të parë, këtë e dinë mirë shqiptarët pasi e kanë paguar minimumi me 8 mijë të vdekur.
Kaq absurde është moszbatimi i vendimeve të Gjykates Kushtetuese apo kushtetutes saqë legjislacioni nuk parashikon masa ndëshkuese pasi mozbatimi i kushtetutës është grusht i pastër shteti.
Mirëpo gjëja më kriminale në tërë këtë proces është fakti se pakti PS, PD gjoja pranuan votën e diasporës por me kushtin e “vogël” urdhëroni të votoni zonja e zotërinj të diasporës por do votoni me detyrim fosilet e njërës apo tjetrës dhe të shkopit të qenefit.
Pra vlerën e votës së diasporës që shumë shqiptarë kanë besuar se do sillte ndryshimin e pritur prej shumë kohësh, programi i vazhdimësisë “Katovica” e zeron .
Pra në një shoqëri të lirë e demokratike moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e kushtetutës është i pakonceptueshëm madje e njëjta gjë është edhe për gjykatat e tjera që pushteti i radhës i shkel me këmbë.
Pra një pushtet që del nga shkelja e kushtetutes është pushtet ilegjitim e shqiptarët nuk duhet ta lejojnë me votën e tyre .
Shkelja e Kushtetutës nuk konsiston vetëm në moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese por edhe në shkeljen e parimit të votës së lirë e të ndershme nëpërmjet detyrimit me ligj për të votuar fosilet e njërës anë apo tjetrës .
I bëj thirrje faktorëve relevant në Shqipëri që të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për t’ia hequr këtë mundësi “Katovicës” për të mbajtur pushtetin në tavolinë në mënyrë të paligjshme.
Megjithatë kam bindjen se shqiptarët e kanë mundësinë për të nxjerrë nga politika pushtetin ilegjitim, antikushtetues që ka sunduar shqiptarët për 80 vitet e fundit. Shekspiri i madh ka thënë: “Bota është teatër, njerëzit janë aktorë, mjerë ata që nuk dinë të luajnë rolin e vet”.