VLADIMIR MAJAKOVSKI/ ME GJITHË ZËRIN/
( Përcjellja e parë e poemës)/
Të nderuar/
shokë pasardhës!/
Duke gërmuar/
në kakërdhive të sotme/
të gurëzuara/
duke studiuar terrin e ditëve tona,/
ju,/
mbase,/
do të pyesni edhe për mua./
Dhe, mbase, do t’ju thotë/
një erudit juaji,/
duke mbuluar me erudicion,/
mizërinë e pyetjeve,/
se jetoi, si duket, një farë
këngëtari i ujit të nxehtë
dhe armik i betuar i ujit të rrjedhshëm.
Profesor,
hiqini syzet – biçikletë !
Unë vetë do të tregoj
për atë kohë
dhe për veten time vetë.
Unë, pastruesi i gjirizeve
dhe ujari,
nga revolucioni
i thirrur dhe mobilizuar,
shkova në front
nga kopshtet fisnike
të poezisë,
gruas kapricioze.
Ajo zotëronte një kopsht të bukur:
një vajzë,
një vilë,
një miniliqen,
qetësinë.
«E mbolla vetë kopshtin tim,
Vetë do ta vadis.»
Kush zbraz vargje nga ujitësja,
Kush spërkat
me gojën plot,
kaçurelsi Mitrejkë,
eruditi Kudrejkë,
kush djallin do t’i zbulojë ata !
Për këtë masë nuk ka karantinë,
nën mure bien mandolinat :
«Tare – tina, tara-tina,
t – en – n…»
S´është nderim i tepruar
që mes trëndafilave të tillë
të ngrihen statujat e mia
në kopshtet
ku pështyn një tuberkuloz,
ku rrinë putana, rrugaçë
dhe sifilitikë.
Mua
agjitpropi
më është mërzitë.
Të shkruaja
romanca për ju
më fitimprurëse
më joshëse
do të ishte,
Por unë
e sundoja
veten,
duke i shqyer
fytin
vetë këngës sime.
Dëgjoni
shokë pasardhës,
agjitatorin,
kryegazetashitësin.
Duke mbytur
përrenj poezish
do kapërcej
volumthet lirike,
si i gjallë,
duke folur me të gjallët.
Do të vij drejt jush
nga distanca e komunizmit
jo
si paladin melodioz i Eseninit.
Vargu im do të mbërrijë
duke kapërcyer kreshta shekujsh
dhe koka
poetësh dhe qeverish.
Vargu im do të mbërrijë,
por jo
si një shigjetë
në një gjueti kupidësh dhe lirikash,
Jo siç i mbërrin
numizmatikut një monedhë e holluar
dhe jo si drita e yjeve të vdekur.
Vargu im
me mundim
do të depërtojë pirgun e viteve
dhe do të shfaqet
i matur,
i ashpër,
i shndritshëm,
siç ka hyrë në ditët tona
ujësjellësi
i ndërtuar
nga skllevërit e Romës.
Në tumat e librave,
varre poezish,
duke zbuluar rastësisht shufrat vargjesh,
ju
do t’i prekni
me respekt
si armë të vjetër,
por kërcënuese.
Unë
nuk jam mësuar të përkëdhel
veshin
me fjalën:
veshi i një virgjëreshe
midis flokëve – kaçurrela
s’do të skuqet,
nëse preket pak nga frazat banale.
Rreshtuar në paradë
trupat e faqeve të librave të mi,
kaloj në revistë
frontin e rreshtave.
Vargjet
rrinë me peshën e plumbit,
gati për të vdekje
dhe për lavdi të pavdekshme.
Poezitë u mpiksën,
duke i drejtuar rrafsh
grykat e zjarrit
të titujve gojëhapur.
Arma
më e dashur
midis të gjithave
e gatshme
të lëshohet me një thirrje lufte,
u ftoh
kavaleria e fjalëve të mprehta,
duke ngritur
heshtat e mprehta të rimave.
Dhe gjithë këta trupa
të armatosur gjer në dhëmbë
që për njëzetë vite fluturuan
nga një fitore në tjetrën,
deri
në fletën e fundit
ta dorëzoj ty,
proletar i planetit.
Çdo armik
i klasës punëtore
është armiku im i vjetër,
i betuar.
Na urdhëruan
të shkonim
nën flamurin e kuq
në vitet e mundimshme
dhe në ditët pa ngrënë.
Ne hapnim
çdo vëllim
të Marksit,
Siç hapen
në shtëpitë tona
kanatat,
por edhe pa i lexuar ato
ne e kuptonim
se në ç’anë duhet të shkonim,
në cilin kamp të luftonim.
Ne
dialektikën,
s’e mësuam nga Hegeli.
Me rropamën e betejave
ajo vërshonte në varg,
kur
nën predhat
para nesh ia mbathnin borgjezët,
siç ia mbathëm dhe ne
një herë
para tyre.
Pas
gjenive
si vejushë e pikëlluar,
zvarritet lavdia
nën një marsh funebër,-
vdis, vargu im,
vdis si një gregario,
siç vdisnin në sulm
të panjohurit tanë!
S’e çaj kokën
për masivin e bronzit.
nuk merakosem
për mukusin e mermerit.
Le të biem dakord për lavdinë,
pasi jemi midis nesh,
si monument i përbashkët
na duhet
socializmi
i ndërtuar
në beteja.
Pasardhës,
kontrolloni bovat e fjalorëve:
nga lumi Lete
do të dalin
mbeturina fjalësh:
si «prostitucion»,
«tuberkuloz»,
«bllokadë»
Për ju
që jeni
të shëndoshë e të shkathët,
poeti
ka lëpirë
gëlbazat polmonare
me gjuhën e ashpër të pankartës.
Me bishtin e viteve
unë do të marr pamjen
e fosileve monstruoze
bishor.
Shoqja jetë,
hajt
t’i bëjmë
më shpejt
në planin pesëvjeçar
ditët që na mbeten.
Mua
as edhe një rubël
nuk më kanë vënë vargjet mënjanë,
mobilierët
s’ma kanë mobiluar shtëpinë.
Dhe përveç
një këmishë të larë, të freskët,
po e them me ndërgjegje,
ç’më duhet gjë tjetër.
Përpara
CCC
të viteve
të ardhshme
të ndritura,
mbi bandën
e poetucëve
spekulatorëve dhe zhvatësve,
unë do të ngre
si dëshmi
njëqind volumet
e librave të mi…
(1930 )
Vladimir Majakovski.
Njerëzit gjithashtu kërkojnë Sergei Yesenin
V.M. Kufoma “Siç thonë ata, incidenti u mbyll, anija e dashurisë u prish kundër jetës së përditshme”
(1930 )- Përktheu: Faslli Haliti
Jakov says
C’ma perkthenim kete Majakovskin -poetin e revolucionit ,poetin e Partise leniniste qe i thurr hymne socializmit vrastar -burgjeve te komunizmit te shpifur me mijra mashtrime sic mashtruan edhe Majakovskin .Sikur te ishte gjalle edhe sot do t’i vinin tritol ne prag te shtepise deri sa te kuptonte se ne cfare haleje ishte futur –koken me plumba do ja kishin zbutur e thelle nen toke dhjete pash do ta kishin futur .E cna duhen sot poete te tille -revolucionaret e epokes me te felliqur qe ka njohur bota se bashku me ate bande kriminale poetesh shqiptare qe deklaronin ne 1985 se –Jam krenar qe jetoje ne epoken e Enverit —E merhumit e te dhjerit .Sot me krenohen me ato vargje qe u botuan nje dite me vone ngordhjes se QOFTLARGUT ne gazeten Zeri Popullit qe ishte vetem zeri i larove Byroiste se bashku me andonje poet qe geti po i ngrini permendore qe e krahason Diktatorin me nje konstelacin pese yjesh ,apo qe shoku EH Firmosi stuhine –Va fan cullo figli di putana che vi avete dedicato tale poesie per i piu luridi della nazione .Andate anche voi con lui a presto .Le vostre fotografie sarano nell mio cesso per “onorarvi “–figli dei serpenti velenosi anche oggi ——