Asllan Bushati/
Miq, lutem mos u mërzisni se kjo kronikë mortore, nuk do të jetë e gjatë. Ajo hamendësohet se filloi 2017-ën në Novisad, ku u emërtu “minishengen” e më pas “Ballkani i hapur”. E filluan dy basketbollistë në pension (goxha të gjatë Vucic e Rama) dhe dy pauses të vegjël (jo në moshë), të gjithë burra shteti. Ata paraprakisht thanë do të lozim një lojë basketbolli, por jo si ajo e Berlinit, ama krejt alla ballkanase. Madje vendosën edhe disa rregulla si: vetë do të luajmë dhe vetë do të arbitrojmë. Pjesën e parë do ta arbitrojë Rama (se është dajrexhi i mirë për shfaqje) dhe të dytën Vucici. Tabelat e koshave do të kenë simbolika të ndryshme. Kështu në sfondin e koshit ku do të gjuaj Vucici do të ketë pamje deti dhe një miniport detar. Kurse në ate që do të gjuaj Rama do të ketë një elefant në nockën e të cilit do të vihet një penel piktori. Dhe në fund me mirkuptim lojën le ta fitojë Vucici.
Loja filloi, u grumbulluan edhe spektatorë rajonal, madje u thanë hajdeni edhe disa BE-asve për tu argëtuar. Rama me mjeshtri luante topin me një dorë dhe dajren me dorën tjetër. Kurse Vucici kishte një zakon të keq, që kur Rama tundëte dajren ai ja fuste topin midis kambëve nga para e nga prapa. Loja vazhdoi, ku ca vendas duartrokisnin e ca të tjerë vetëm heshën. Kurse BE-asit u larguan në mënyrë demonstrative duke u thanë të pranishmëve se loja jonë është me rregulla të tjera dhe arbitra të vecantë. Kjo llojë loje nuk mund të luhet në teritoret BE-asve. Në këtë moment një BE-asit në largim e sipër u hodhi një kukull barbi lojtarëve të basketbollit në të cilën ishte shkuajtur fjalas “Ballkani i hapur”. Për dreq kuklla ra në një tollovinë balte të fushës. Loja u ndërpre , kuklla e bukur ishte baltosur keqas dhe në shenjë respekti për te, lojtarët vendosën ta varrosin në këndin e fushës basketbollit. Në epitafin e të cilës është shkruajtur:” vdiq foshnje pa mbush 6 vjec”.
Pa u mbyllur mirë kronika e ceremonisë mortore, ja befën disa mesazhe njëherëshi ku thonin: ” ore a jeni mendërisht në rregull, se ju po bëni ceremoni për gjërat e vdekura e nuk po merreni me ca: delirë, megallomanë, avanturierë, pa shtyllë kurrizore, internacionalistë pa fe e pa ide, pa nderë e karakter. Ku hipur në (kalë) aeroplanin “Albania” tundin shpatat kundër mullijve të erës (edhe fjalët për disa që nuk dëgjojnë) sipas modelit të Don Kishotit të ditëve tona. Se për kë e kishte fjalën ky person nuk u muar vesh qartë.
Një pajtues i vjetër gjaqesh na tha: ” More shqiptarë, disa që nuk kanë haber për kanunin, kushtetutat, ligjet e normat, po thonë edhe hasmi kur të vjen në shtëpi mirpritet”. Po kur dikush anullon njëanëshmërisht një aktivitet madhor midis dy vendeve, dy qeverive, krejt paarsye e në mënyrë fyese a hyn kjo tek kanuni? Askush nuk u përgjigj, se disa kanë cipë e turpërohen e disa skanë cipë fare.
Një ushtarak i vjetër në pension në emailin e tij na shkruajti: “megalomaninë, internacionalizmat, bunkerizimin, shkatrimin e fesë e objektet e kultit, i provuam që të na thonin ne jemi të parët në këtë e atë…por u bëmë gazi i botës. Tani na ka mbetur të merremi së pari me vehten duke u larguar nga postulati: ”vllezrit kinez e revizionistët kosovar”. Jo. Albini dhe dardanët janë vllezër të një gjaku, të një kombi e një të ardhmje të përbashkët, në të mirë e në të keq.
Një mirditor duke bërë hajgare na tha:”more kush mund të më sponsorizojë një udhëtim me avion (me qejf) së bashku me Klintonin për në Tiranë dhe më pas të shkoj në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Podgoricë, Beograd e këthim se kam për dhënë disa deklarata mbreslënëse? Dikush ju përgjigj:” bisedo me Aleksin e GS-së dhe në se ke nevojë për ndonjë këshill drejtoju Tonit.
Një intelektual, fans i Faik Konicës, lëshoi ulurimën:” O meramanë që s’ju kuptova asnjë herë, fillimisht bashkohuni mes vedit, e pastaj bashkpunoni me miqt e dashamirë, por mos u bëni kurrë servilë të tyre”.
Hajde u pjekshim për të mira.