Reflektim ne pervjetorin e vdekjes se Heroit tone Kombetar, Gjergj Kastriot – Skenderbeut (1405 – 17 janar, 1468)/
Nga Sadik Elshani*/Me 17 janar te vitit te larget 1468, Skenderbeu, Heroi yne Kombetar i mbylli syte pergjithmone per te kaluar ne boten e lavdise se perjetshme. Historia e nje vendi, kombi eshte jeteshkrimi, bemat e njerezve te tij te medhenj. Skenderbeu me bemat e tij e shkroi kapitullin me te ndritur, me te lavdishem te historise sone kombetare. U hapi shqiptareve dyert e historise boterore, i futi ne faqet me te lavdishme te saj. Nga largesia shumeshekullore, ne ate erresire shumeshekullore, Skenderbeu perhere i ndricoi rrugen popullit tone. Ishte dhe gjithmone mbeti ylli yne polar qe na orientonte, na drejtonte, na tregonte rrugen e drejte. U be flamur, burim frymezimi per te gjitha brezat e shqiptareve, misherim, personifikim i vlerave tona te larta kombetare e njerezore: trimerise, burrerise, nderit, beses. Skenderbeu simbolizon bashkimin kombetar, synimet e popullit tone per liri e pavaresi. Hapi i pare i rendesishem qe Skenderbeu ndermori pasi y kthye ne Kruje me 28 nentor te vitit 1443, ishte perpjekja e tijper t’i bere se bashku te gjithe princat shqiptare ne Kuvendin e Lezhes me 2 mars te vitit1444, i njohur ne histori si Beselidhja e Lezhes. Ai si nje strateg ushtarak i pashoq, nga me te medhenjte qe ka njohur historia e njerezimit, e dinte mire se bashkimi ben fuqine. Tani jane bere legjendare shtate thuprat e Skenderbeut. Pastaj lidhi aleanca me shume vendet tjera, fuqi te asaj kohe.
Per 25 vite Skenderbeu i beri balle the e shpartalloi ushtrine turke qe ishte shume here me e madhe dhe me e pajisur se ushtria e Skenderbeut. Por Skenderbeu me shkathtesite luftarake perdorte taktika, bente manovrime qe i fuste ushtaret turq ne kurthe per t’i shpartalluar me lehte. Qendresa e Skenderbeut ne Shqiperi ia ndali hovin pushtues ushtrise otomane dhe ne njefare menyre e shpetoi qyteterimin europian.
Poetet dhe shkrimtaret e Periudhes se Rilindjes sone Kombetare e ngriten lart figuren e Skenderbeut per t’ia ngjalle ndjenjat atdhetare shqiptareve, per t’iu dhene zemer per ta ringjallur kohen e lavdishme te Skenderbeut, per t’u treguar shqiptareve se edhe pse jemi popull i vogel, mund ta clirojme dhe ta mbrojme vendin tone. Dikur kete e ka bere Skendrbeu. Edhe nga varri Skenderbeu u printe shqiptareve: “Nje ze i larte qe dolli nga varri i Skenderbeut/Kerkoni ju shqiptare lirine e Memedheut”.
Dita e kthimit te Skenderbeut ne Kruje me 28 nentor te vitit 1443 u be nje dite qe e pershkoi tere historine tone, dite qe perkon edhe me shpalljen e pavaresise se Shqiperise, pikerisht me 28 nentor te vitit 1912. Edhe zgjimi, ringjallja atdhetare e shqiptareve te Kosoves lidhet me emrin e Skenderbeut. Ishte pikerisht manifestimi madheshtor i shenimit te 500 vjetorit te vdekjes se Skendrbeut ne Kosove qe i dha hov levizjes per liri e pavaresi. Keto ngjarje po ndodhnin vetem dy vite pas renjes se Rankoviqit, ministrit famekeq te Puneve te Brendshme te Jugosllavise. Ate vit mori hov edhe botimi i nje vargu te veprave letrare e historike, nder te tjera: “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit, “Historia e Skenderbeut” e Nolit, “Bashkeluftetaret e Skenderbeut” e Ali Hashorves. Keto libra dhe shume te tjera ngjallnin ndjenjat, krenarine kombetare qe kulmuan me demonstratat e studenteve ne Prishtine ne nentor te viti 1968. Dhe 40 vite me vone, me 17 shkurt te vitit 2008 Kosova u shpall shtet i pavarur.
Nuk ka shembull ne historine e kombeve tjera (me ndonje perjashtim te rralle) qe nje figure si Skenderbeu qe ka gati 550 e vite qe nuk eshte ne kete bote e te jete mjaft i pranishem edhe sot ne jeten tone te perditshme. Skenderbeu me teper se nje emer, nje njeri, eshte nje vizion, eshte nje epoke. Skenderbeu nuk simbolizon vetem forcen e muskujve, por edhe mencurine, zgjaresine, urtesine, intelektin. Ishte nje figure interesante qe ka gezuar adhurimin e figuarave te njohura jo vetem te kohes se tij, por edhe koherave te mevonshme dhe vazhdon edhe ne ditet tona. Shkrimtare e filozofe i kushtuan vepra, poetet i thuren vjersha e poema, piktoret ia pikturonin portretin, kompozitoret I thuren vepra muzikore, opera (Vivaldi)
Ne Kohen e Skendrbeut ishte Europa ajo qe i kishte drejtuar syte kah Shqiperia, shpresat per mbriojtjen e saj i kishte mbeshtetur te Skenderbeu. Shqiperia e kohes se Skenderbeut i ofronte Europes vlera te larta morale, qendrese, mbrojtje. Edhe sot Shqiperia duhet te shkoje ne Europe duke i ofruar asja vlerat tona kombetare e njerezore dhe jo duke iu lutur, duke iu perkulur asaj. Kjo eshte ajo porosia e madhe e Periudhes se Lavdishme te Skenderbeut qe vjen ne ditet tona. Kur shqiptaret e ndjekin shembullin, rrugen e Skenderbeut, atehere jane ne rruge te drejte, rruge te mbare. Skenderbeu na ka treguar se edhe nje vend sado i vogel qofte, kur udhehiuqet nga nje udheheqes kembengules, largepames me dinjitet e karakter te forte, atehere edhe ai vend mund te behet nje vend i rendesishem qe gezon autoritet ne arenen nderkombetare.
Kur e shoh gjithe kete anarki, plogeshti qe i ka kapluar dy shtetet shqiptare, udheheqesit e pavendosur e te korruptuar, me vjen te bertas deri ne kup te qiellit: Zgjohu, o Gjergji yne! Ku je, o Skenderbe?
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.
Filadelfia, 16 janar, 2017
Gjon Buçaj says
Po, ore autor i nderuar, por shqiptaret e sotem, guximtare dhe vitalë si atehere, per t’a kethyer Shqiprine ne “…nje vend te rendesishem qe gezon autoritet ne arenen nderkombetare”, ata kane nevoje per udheheqësa kombëtare, jo per hajdutë kombetare! Shpresa te reformat, duke filluar nga ajo ne Drejtesi!
Vatran Iptimisti