Kryetari i Partisë së Lirisë z.Ilir Meta priti në një takim të ngrohtë e vëllazëror një përfaqësi të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në faqen e tij zyrtare në FB ish-kreu i shtetit shqiptar shkroi: “ I lumtur të mirëprisja sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, z.Mondi Rakaj, z.Tasim Ruko dhe z.Mersin Gjini, të cilët i falenderova edhe njëherë për pritjen shumë të ngrohtë në New York ku festuam së bashku 110-vjetorin e themelimit të saj.
Mirënjohje angazhimit të palodhur dhe përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.
Ndamë shumë ide të çmuara për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe diasporës tonë në SHBA, për të qenë pjesëmarrës shumë më aktivë dhe vendimmarrës në zhvillimet e vendit tonë”.