Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH në SHKUP
Pjesëmarrja në një konferncë shkencore ka kuptim vetëm atëherë kur debati prodhon një efekt të caktuar në rrafshin e operacionalizimit të ideve konkrete. Me një bindje të tillë iu bashkangjitëm edhe Simpoziumit shkencor “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri”, organizuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike dhe sidomos temës bosht: Bashkëpunime dhe sfida të institucioneve albanologjike shqiptare. Këtij simpoziumi i ka parapri një bashkëpunim në mes të qendrave tona albanologjike në formë konsultash që filluan në Shkup dhe përfunduan në Shkodër, por sigurisht që ky Simpozium është shprehje edhe e një gatishmërie të drejtuesve të rinj të Akademisë së Studimeve Albanogjike që albanologjia të vendoset në një rrafsh më serioz të trajtimit shkencor dhe të menaxhimit institucional. E veçanta e një Simpoizumi të tillë, si ky i sotmi, është se për herë të parë po fshihen disa kufinj, që fatkeqisisht i kishim ngritur vet ne para një kohe. Në radhë të parë këtu të gjithë po vijmë të barbartë dhe askush nuk po ndjehet inferior, kjo edhe për faktin se drejtuesit e rinj të Akademisë së Studimeve Albanologjike në bashkëpunim me ITSHKSH në Shkup dhe IA në Prishtinë, kohët e fundit punuan për një atmosferë të re bashkpunimi në trekëndshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, ku secila prej këtyre qendrave do të ketë nevojat dhe specifikat e veta dhe si të tilla ato do të integrohen pastaj në një strategji të vetme veprimi, e cila edhe pritet të merr formën e një dokumenti që pritet të nënshkruhet sot. Strategjia e bashkëpunimit në fushat e albanologjisë nuk do të jetë thejshtë një dokument sa për të stolisur arkivat tona, por do të jetë një udhërryëfues se nga duhet të lëvizin angazhimet dhe aktivitetet tona, me qeëllim të krijimit të një ambienti krejt të ri në çështjen e ridimensionimit dhe riprofilimit të studimeve albanologjike. Ne si ITSHKSH po integrohemi në këtë strategji bashkëpunimi me një hisori të pasur sukesesesh dhe shpresojmë që përvojën që do ta sjellim, do të jetë e barasvelfshme me pritjet që ne i kemi nga qendrat albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, që edhe përvojat e tyre të mbindërtohen në strategjinë tonë të përbashkët. Shkupi historikisht ka qenë jo vetëm një qytet i udhkryqeve dhe civilizimeve, por ka qenë edhe një organ tepër vital në trupin e madh të etnisë shqiptare me shekuj të tërë. Sa herë që erërat e serta preknin këtë organ, efektet anësore arrinin edhe në pjesët tjera të etnisë sonë, prandaj Shkupi bashkë me Manastirin, për një kohë bukur të gjatë luajti rolin e piemontit shpirtëror të shqiptarëve. Lidhja Shqipare e Prizrenit pati një shtrirje të gjerë në mbarë hapësirën etniek shqiptare, mirëpo vetëm në Shkup ajo arriti të institucionalizojë veprimin e saj, duke ngritur në një shkallë më të lartë organizimin ushtarak e politik, si përgjigje ndaj sfidave që sillnin pushtimet e huaja. Në Shkup patën një aktivitet të dendur edhe disa nga ideologët kryesor të Lëvizjes sonë kombëtare, në mesin e të cilëve edhe Hasan Prishtina. Ky i fundit, sikur të kishte një parandjenjë për atë se çka do të ndodhë. Ai ishte marrë vesh me Ismail Qemalin, se nëse ndodhë ndonjë e papritur, ashtu edhe siç ndodhi me arrestimin e Hasan Prishtinës, atëherë shpallaja e Pavarlësisë në vende se në Shkup do të shpallet në Vlorë. Hasan Prishtina nuk mori pjesë në aktin e Pavarësisë, por fryma e tij ishte prezente aty, ashtu siç ishte prezent edhe Shkupi me lavdinë e tij të dëshmuar në vitet e stuhishme të kryengritjeve dhe betejave diplomatike për një independencë shqiptare.ITSHKSH me projektet dhe aktivitete e veta tregoi sens maksimal të ndjeshmërisë ndaj Shkupit si qytet i lavdisë dhe krenarisë shqiptare. Në këtë kuadër, u botuan një sërë veprash që ndriçonin dche afirmonin rëndësinë e Shkupit në rrjedhat historike, siç ishin botimet kushtuar Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Shkup, Klubit Bashkimi të Shkupit, monogria kushtuar Jashar Bej Shkupit, një prej etërve shpirtëror të Shkupit, si dhe seria e veprave kushtuar familjeve shqiptare katolike dhe kontributit të tyre në ngritjen dhe shkëlqmin e këtij qyteteti shqiptar.Për t’i dhënë vulë argumentuese krejt këtij dikursi, ITSHKSH ishte promotor i një angazhimi institucional për ndryshimin, gjegjësisht riemërtimin e disa rrugëve dhe shesheve të Shkupit, ku për herë të parë emrat e patriotëve dhe familjeve fisnike shqiptare do të jenë në adresat e reja të rrugëve e shesheve të Shkupit. Tash e tutje një prej bulevardeve kryesore të Shkupit do të mbaj emrin e Hasan Prishtinës, një rrugë tjetër do të ketë emrin e Vëllezëve Frashëri. Gjergj Fishta, Adem Demaçi, Jusuf Gërvalla, Ukshin Hoti, Shqipëria, gjithashtu do të jenë në tabelat e reja të rrugëve dhe buleverdeve të Shkupit. Pasi që po flasim për Albanologjinë e mijëvjeçarit të ri, konsideroj se ITSHKSH i ka bërë disa përpjekje serioze që albanologjia të vendoset në një fushë komplementare me fushat tjera, siç është ballkanologjia, kulturologjia etj. Për rrjedhojë, ne si ITSHKSH kemi vendosur që të hapemi ndaj vlerave e prurjeve të jashtme, duke e vendosur interesin tonë nacional në epiqendër të vëmendjes. Dhe këtë kemi arritur ta bëjmë në saje të hapjes së disa departementeve specifike në kuadër të ITSHKSH, siç është Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit, Departamenti që nderon kujtimin e Gonxhe Bojaxhiut-Nënë Terezës ,Departemtni i Ballkanologjisë që merret kryesisht me marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase, Departamenti i Marrëdhënieve Shqiptaro -Osmane , Departmneti i kuturës materiale, në kuadër të së cilit funksionin edhe Muezeologjia.Të gjitha këto departemente kanë specifikat dhe arsyeshmërinë e veprimit të tyre. Kështu, bie fjala, Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit, është kujdesuer që të sistemojë kujtesën e të mbijetuarve të Holokasutit, sidomos të atyre që u shpëtuan nga duart e shqipztarëve. Ppr ta bërë më kuptimplote këtë kujtesë ne si ITSHKSH kemi botuar të vetmit në rajon Doracakun katër gjuhësh (shqip, maqeonisht, turqisht dhe serbisht) për nxënien e metodave mësimore për Holokasutin dedikuar nxënësve të shkollave fillore.Në kuadër të këtij departemtni është botuar edhe një libër dy gjuhësh me vlera të shumanshme që i kushtohet Legjilacionit bullgar gjatë kohës së pushtimit fashist ndaj çështjes hebreje. Mendojmë se ky libër, përveç tjerash, është edhe një pikënisje e mirë për Kosovën e cila do të duhej ta trajtojë temën e gjenocidit serb sipas modelit të këtij libri.Puna e këtij deparmenti nuk ka ngelë edhe pa jehonë në institucionet ndërkombëtare dhe për rrjedhojë Departmneti Amerikan i shtetit e ka përmendur në dy raporte ITSHKSH si një model i mirë i kultivimit të tolerancës qytetare.Specifikat tjera që ndërlidhen me departmentet tona, mbulojnël fusha të caktuara, të cilat i kemi ideuar si fushëveprime shkencore që tejkalojnë caqet e ngushta të albanologjisë, siç është, bie fjala departamenti i Ballkanologjisë, ku përpos marëdhëniebve shqiptaro-maqedonase, trajtohen edhe problematika të tjera të poujve tjerë të ballkanit dhe kjo është shprehur edhe në Konferencat e përvitshme shkencore mbi ballkanologjiunë që mbahen në ITSHKSH. Sublimim i punës së këytre konferencave shkencore është revista BALLKANOLOGJIA , e cila përmbledhë punimet tematike të autorëve që marrin pjesë në konferencat tona shkencore. Nisur nga këto dhe faktet tjera, konsiderojmë se Ballkanologia shqiptare tash e tutje do të ketë një adresë në Shkup në kuadër të ITSHKSH dhe presim që bashkëpunimi ynë të thellohet edhe në këtë fushë. Departmenetet tjera, siç është ai për kujtimin dhe nderimin e emrit dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut- Nënë Terezës, si dhe Departementi i marrëdhënieve shqiptaro-Osmane,ku në fikus do të jetë kontributi politkim e kulturor i vëllezërve Frashëri në kontesktin e përgjithshëm të këtyre marrëdhënieve, përveç tjerash kanë si synim edhe avancimin dhe fisnikërimin e tolerancës fetare në mes të shqiptarëve si dhe paraqitjen e kësaj tolerance si vlerë e jona e veçantë në tregun e gjerë kulturor evropian e botëror. Kultura materiale e shqiptarëve në Maqedoininë e Veriut është konsederuar si një terra incognita, për arsye se qasja e studiuesve shqiptarë në resurset e pasurirë materiale-arkelologjike ka qenë e pamundur për shkak të kulturofobisë ndaj shqiptarëve. Për këtë arsye ne inicuam formimin e Deparzemtin ekulturës materiale, në kuadër të së cilit do të funskionojë edhe muzeologjia, si një shansë për ta rikthyer vlemendjen tonë në eksplorimin dhe konzervimin e gjithë pasurisë materiale që lidhet me historinë tonë në trevat lindore shqiptare. ITSHKSH ka edhe një rrugë të gjatë për ta bërë në arritjen e objektivave që i sigurojnë albanologjisë disa asete të vlefshme shkencore. Prandaj është i mirëseardhur bashkëpunimi i tri qendrave tona albanologjike, ku do të integrojmë dhe sistemojmë përvojat tona të veçanta dhe të përgjithshme. Simpoziumi i sotëm le të jetë një nismë e kësaj strategjie të re bashkëpunimi, ndërkohë që ITSHKSH do të vjen me ide e sygjerime të reja që ky bashkëpunim të jetë sa më dinjitoz dhe sa më gjihpërfshirës. Na priftë e mbara dhe ju falemnd. që më dëgjuat!Shkup, Tiranë, 16 dhjetor, 2021Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH në SHKUP