![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-Kostumografja.png)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-Çameria-1024x544.png)
![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2019/06/1-Shkolla-dhe-cameria-1024x549.png)
Nga Rafaela Prifti/ Java Shqiptare 2019 ёshtё njё maratonё shtatёditore nё hapёsirёn tri-shtetёrore me aktivitete si: prezantime interdisiplinore tё nxёnёsve tё shkollave shqipe, vizita tek drejtues e grupe tё shoqatave tё bashkёsisё shqiptare amerikane, pjesёmarrje nё shёrbesa fetare, panele, programe artistike, qё kurorёzohet nё fund me daljen nё paradё nё 8 qershor nё Manhattan. Duke vlerёsuar se viti 2019 shёnon 75-vjetorin e gjenocidit grek tё popullsisё çame, tema e veprimtarisё ёshtё Çamёria.
I ftuar nderi nga Shqipёria dhe Grand Marshall i Paradёs ёshtё Marin Mema, reporter i Top Channel dhe autor i disa cikleve dokumentare prestigjioze. Disa nga veprimtaritё e javёs shqiptare nё Nju Jork do gjejnё vend nё xhirimet e tij nё Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu nga Tirana ka udhёtuar dizenjatorja dhe kostumografja e talentuar Edlira Sula, e cila ka sjell njё numёr kostumesh kombёtare, qё do paraqiten edhe nё paradё. Organizatorёt e veprimtarisё janё drejtuesit nga Rrёnjёt Shqiptare kryesuar nga Marko Kepi, me pёrkrahjen dhe mbёshtetjen e njё numri tё madh tё shoqatave dhe aktivistёve tё komunitetit, si Ana Malit, Plavё Gucia, Federata Pan-Shqiptare Vatra, Kraja, Albanian Excellence, Albanian Youth Center, Shkolla Alba Life etj. Programi i ditёs sё parё tё javёs shqiptare filloi me gjimnazistёt e Klubit Shqiptar nё Shkollёn e Mesme New Dorp nё Staten Island. Grupi i madh i nxёnёsve me origjinё mbarёshqiptare nёn drejtimin e mёsueses Almira Duka janё përgatitur prej disa muajsh pёr programin artistik. Presidenti i Klubit Shqiptar, maturanti Jesin Gjokaj i tha Diellit se pjesёtarёt e klubit praktikohen çdo javё pёr vallet me motive nga tё gjitha trevat shqiptare. Kostumografja Edlira Sula i ndihmoi djemtё dhe vajzat tё vishnin kostumet tё stilit dardhar, fustanellat suliote etj. Tё lidhur nё valle rrethore, grupi i tё rinjve tё Klubit Shqiptar shpalosi ngjyrat kombёtare dhe pёrtёrinё me elegancё njё nga trashёgimitё mё tё vjetra tё kulturёs shqiptare.
Pas gjimnazit New Dorp, vizitorёt shkuan te nxёnёsit e shkollёs Alba Life nё Staten Island.
Nё hyrje tё ndёrtesёs njёkatёshe tё PS 9, grupi u mirёprit nga drejtuesit Qemal e Kozeta Zylo, mёsuesit, prindёrit dhe nxёnёsit qё mbanin projektet e pёrgatitura pёr Çamёrinё. Nё klasёn e ciklit tё ulёt, tё tёrhiqte vёmendjen prezantimi estetik i tё dhёnave historike kombiunuar me fotografi dhe harta tek punimet e secilit prej nxёnёsve. Unё iu afrova pankartёs sё pёrgatitur nga Onida Grainca ku paraqitej kronologjia e ngjarjeve qysh nga “Konferenca e Londrёs mё 1912 qё ia shkёputi kёtё trevё shqiptare trungut mёmё dhe ia aneksoi atё Greqisё,’ dhe mё tej “masakrimi i udhёheqjes sё Çamёrisё nё mars 1913, Konferenca e Paqes mё 1919, shkёmbimi i çamёve me turq nё mars 1923, Fan Noli pёr Çamёrinё gusht 1924, internimi i burrave çam gusht 1940, qershor 1944 masakrat e Napoleon Zervёs, gusht 1949 incidenti i Leskovikut.” Me tё tillё pёrkushtim dhe disiplinё kishte punuar çdo nxёnёs i shkollёs shqipe Alba Life. Disa prej tyre si Enri Kume, Lorian Kasmi, Natalia Sinani, tё inkurajuar nga mёsueset, flisnin me radhё pёr vend-ndodhjen e Çamёrisё apo udhёtimet me familjet e tyre nё qytete çame si Filati, Gumenica, si edhe pёr origjinёn e emrit Çamёria dhe traditat. Nё klasёn e ciklit tё lartё mё tёrhoqi punimi i nxёnёsit Arelt Xhaferri, i cili kishte paraqitur nё qendёr tё pankartёs Hymnin Kombёtar tё Republikёs sё Çamёrisё. Blenda Shehu, prindёrit e sё cilёs janё nga Kosova e Maqedonia dhe nxёnёsja Erla Lamce, familja e sё cilёs vjen nga Shqipёria kishin punuar sё bashku pёr projektin pёr Çamёrinё. Nxёnёsi Orest Salillari, i lindur dhe rritur nё Amerikё, tё bёnte ta admiroje tek fliste aq rrjedhshёm pёr vizitat e tij nё vendlindjen e babait tё tij nё Devoll. Nё mjediset e shkollёs Alba Life nxёnёsit me origjinё nga çdo trevё shqiptare, teksa paraqitnin punimet e tyre pёr Çamёrinё, tё ulur pranё njёri-tjetrit ishin shprehja mё e afёrt e vizionit tё njё Shqipёrie pa kufi.
Pika tjetёr e programit ishte vajtja nё piknikun familjar tё organizuar nga Albanian Youth Center (AYC) nё Greenwich, Connecticut. Ekipi i vizitorёve arriti me vonesё nё kampin Simmons kur pjesёmarrёsit ishin larguar. Themeluesi i Qendrёs Richard Lukaj, disa organizatore si Angjelina Nika dhe amvisa tё Qendrёs u pёrshёndetёn me mysafirёt. Aktivistja pёr Marrёdhёnie Publike e Qendrёs, Arbana Grembi i tha Diellit se nё piknik u mblodhёn fёmijёt e qendrёs (Albanian Youth Center) nga moshat 4-18 vjeç dhe familjet nga zonat e Fairfield dhe Westchester. “Pёrveç muzikёs shqiptare dhe ushqimeve tradicionale tё gatuara nga familjet e nxёnёsve,” pikniku kishte edhe “shёtitje me kuaj nё park, lojra sportive e kreative, çmime pёr Wine Toss, Raffles, konkurs pёr kapelen mё tё bukur.” Por rёndёsia e organizimit tё piknikut pёr Arbanёn lidhet me pёrcjelljen e kulturёs dhe vlerave tё trashёgimisё shqiptare tek brezi i ri shqiptaro-amerikan. “Aktvitetet e Albanian Youth Center afrojnё familjet e nxёnёsve dhe pёrforcoinё mё tej ndjenjёn e komunitetit shqiptar nё kёtё zonё duke shpresuar se nё kёtё mёnyrё ruhet e trashёgohet identiteti etnik shqiptar,” thotё ajo. Themeluesi i qendrёs, aktivisti dhe bamirёsi, z. Richard Lukaj i ftoi vizitorёt nё shtёpi e tij, disa minuta larg nga vendi i piknikut. Aty nikoqirёt dhe mysafirёt biseduan lirshёm dhe haptaz pёr temat shqiptare me interes historik e kombёtar pёr tё tashmen dhe pёr tё ardhmen.
Fundi i ditёs sё parё u mbyll me shfaqjen nga grupi Rozafati, Hartsdale, nёn drejtimin artistik tё koreografes Angjelina Nika. Ansambli i valleve dallohet pёr kultivimin e vlerave kombёtare pёrmes trashёgimisё sonё kulturore.
Nga vallja e Klubit Shqiptar tё gjimnazit New Dorp tek prezantimet e nxёnёsve tё shkollёs Alba Life nё Staten Island, tek pikniku familjar i Qendrёs – Albanian Youth Center nё Greenwich deri tek shfaqja nga grupi Rozafati, Hartsdale, hapja e javёs shqiptare ishte manifestim mbresёlёnёs i ngjyrave kombёtare tek brezat e rinj tё bashkёsisё shqiptare nё Amerikё.