– Zgjedhja e Presidentit të Republikës, pika e vetme e axhendës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit/
-Opozita kundërshton edhe me protesta/
Nga Behlul Jashari*/ PRISHTINË, 26 Shkurt 2016/ Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Presidentin e Republikës filloi me afër një orë vonesë, me 104 deputetë të pranishëm të Parlamentit 120 anëtarësh. E rreth Kuvendit po proteston opozita e bashkuar.Pas paraqitjes së dy kandidaturave, tw Hashim Thaçit e Rafet Ramës, u dha një pauzë 15 minutëshe që të mblidhet Komisioni për verifikim. Në sallë janë pozita dhe opozita. “Ky Kuvend nuk ka as legjitimitet as legalitetet që të zgjedh Presidentin”, tha lideri i VV, deputeti Visar Ymeri në këto momente jashtë sallës gjatë pushimit. “Do ta kundërshtojmë zgjedhjen, po protesojmë edhe jashtë Kuvendit”, vijoi ai. “Edhe brenda Kuvendit do kundërshtojmë”, tha lideri i VV.Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës është pika e vetme e axhendës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot në orën 11:00, derisa opozita kundërshton edhe me protestë gjatë tre netëve e ditëve të kaluara “non stop” edhe me tenda në sheshe e të paralajmëruar “gjithëpopullore” nga ora 10:00 e ditës së sotme, që duket se do jetë e gjatë e edhe me zhvillime tjera.
Kishte paralajmërime nga partia më e madhe në pushtet, PDK, se njëkohësisht në sheshet në Prishtinë do ketë edhe festime për zgjedhjen e Presidentit, por i kandiduari, lideri i këtij subjekti politik, Hashim Thaçi, pas takimeve mbrëmë të Kryesisë me kryetarët e degëve, ka bërë ftesë që të festohet në shtëpi dhe me familjet duke u shprhur se, “asnjëherë nuk duhet të kemi ditë të ballafaqimeve dhe dhunës në rrugë”.
Për President të ardhëshëm të Kosovës është kandiduar lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, sipas marrëveshjes së koalicionit të dy partive më të mëdha kosovare, që në 8 e 9 dhjetor 2014 i dha fund situatës së “ngrirë” dhe mundësoi konstituimin e Kuvendit e zgjedhjen e qeverisë gjashtë muaj me humbje kohe pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit, e që si rezultat i saj lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u bë kryeministër.
“Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është nënshkruar nga 43 deputetë të Kuvendit, konform nenit 69, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndërsa për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës janë nominuar dy kandidatë: Hashim Thaçi dhe Rafet Rama”, ka njoftuar para një jave kryeparlamentari Kadri Veseli në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare, ku nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti, nga VV, ka hedhur gaz lotsjellës e për këtë më pas është arrestuar.
Kjo ishte hera e dytë që opozita gaz lotsjellës hedh edhe në mbledhje të Kryesisë së Kuvednit, ndërsa shumë herë ka hedhur në sallën e seancave plenare, madje edhe në sallën alternative, që nga fundvera e vitit të kaluar – fillimi i sesionit vjeshtor, duke vazhduar edhe në sesionin pranveror. Veprime kundërshtuese brenda dhe jashtë Kuvendit opozita ka paralajmëruar edhe për ditën e sotme kur në axhendë është zgjedhja e Presdidentit të Kosovës.
Për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në Kuvendin e Kosovës, në votimin e parë e të dytë duhen dy të tretat e votave, së paku 80 nga gjithësej 120 deputetët, e në votimin e tretë së paku një më shumë se gjysma – 61.
Aktualisht, grupet parlamentare, i PDK-së me 35 e i LDK-së me 33, së bashku kanë 68 deputetë, votat e të cilëve mjaftojnë për zgedhjen e Presidentit në raundin e tretë. Ndërsa, për të pasur kuorumin e nevojshëm dhe zgjedhjen në raundin e parë e të dytë duhen së paku dy të tretat e deputetëve të pranishëm dhe votat e tyre.
Në rrethanat kur nuk mund të llogaritet në votat e opozitës, për zgjedhjen e Presidentit në raundin e parë e të dytë duhen edhe votat e komuniteteve pakicë, pjesë e koalicionit qeverisës – nga grupet parlamentare Lista Serbe me 11, e cila dje ka deklaruar se ende nuk ka vendim përfundimtar, dhe Gjashtë Plusi me 6, gjithësej 17 deputetë. Të katër grupet parlamentare të koaliciont qeverisës – PDK, LDK, Lista Serbe dhe Gjashtë +, së bashku kanë gjithësej 85 deputetë.
Pa grup parlamentar janë 4 deputetë dhe mund të llogaritet edhe në vota të tyre pro zgjedhjes së Presidentit. Por, në anën tjetër, ka ndonjë deklaratë nga deputetë të koalicionit qeverisës që kanë paralajmëruar votë kundër.
Partia e kryeministrit Isa Mustafa ka deklaruar se, “pret që të premten të gjithë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës të veprojnë në përputhje me marrëveshjen politike të përkrahur nga strukturat e LDK-së, në mënyrë që t’i shërbejnë funksionalizmit të plotë të institucioneve të Kosovës”.
Ndërsa, opozita, me gjithësej 31 deputetë (VV 16, AAK 9 e Nisma 6), kundërshton mbajtjen e seancave të Kuvendit edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën plenare, siç ndodhi edhe të premtën e kaluar me tre ndërprerje nga lotsjellësi të seancës së parë të sesionit pranveror dhe ka shpallur “gjendje gatishmërie” për grumbullime protestuese në ditën e orën e seancës për Presidentin kurdoqoftë, që “të pamundësohet zgjedhja”.
Opozita e bashkuar, në përfundim të protëstës së ditëfestës së 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtit, ku sipas saj ishim mbi 100 mijë pjesëmarrës e sipas Policisë kosovare rreth 15 mijë, ka paralajmëruar protestë tjetër në 27 shkurt nëse deri atëherë nuk dorëhiqet “qeveria që ka shkelur Kushtetutën me marrëveshjen për bashkësinë-asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe nuk shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme paralamentare. Por, protesta “gjithëpopullore” u ftua për një ditë më herët, pasi për sot u ftua seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
“Zgjedhjet mbahen në 10 qershor 2018”, të rregullta sipas Kushtetutës së Kosovës, dhe nuk do ketë dorëheqje, ishte përgjigja e qeverisë në një konferencë shtypi pasditen e 17 shkurtit pas protestës së opozitës, ku u shpreh e palëkundur në punën e saj, “duke respektuar votuesin dhe ata që u kanë dhënë mandatit që janë mbi 200 mijë votues të LDK-së dhe mbi 230 mijë të PDK-së dhe mijëra tjerë të partive tjera të koalicionit”.
Ndërsa, një ditë pas protestës, nga mbledhja e qeverisë, kryeministri Mustafa dhe zëvndëskryeministri Thaçi i kanë bërë sërish ftesë opozitës që të gjitha çështjet që e preokupojnë, që mund të jenë reale, t’i diskutojë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Të zhvillojmë debat demokratik, ashtu siç e do demokracia evropiane dhe properëndimore. Ne jemi në gjendje që të japim argumente për çdo shqetësim dhe kërkesë të çdo qytetari, edhe të atyre që ishin dje në protestë dhe nuk aplikuan dhunë, dhe unë përgëzoj të gjithë ata që kanë qenë që në mënyrë të dinjitetshme e kanë përfunduar protestën, por po ashtu kërkoj prej krerëve të opozitës që ata të mos veprojnë edhe më tutje në këtë formë, por të kthehen në Kuvend dhe që në Kuvend t’i zgjidhim të gjitha çështjet”, tha Mustafa.
Ndësa, zëvendëskryeministri Thaçi tha se ishte i mirëseardhur vendimi i njerëzve që morën pjesë në protestën e opozitës për të hequr dorë nga përdorimi i dhunës apo, siç shtoi ai, të mos i përgjigjen thirrjeve të eprorëve opozitarë për protestën e organizuar në Prishtinë, për përdorimin e dhunës.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se dhuna nuk çon askund, përkundrazi dialogu është zgjidhje e vetme që duhet të ndodhë, qoftë në Zyrën e Presidentes, qoftë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, siç e tha edhe kryeministri”, tha zëvendëskryeministri kosovar, i cili pritet të merr postin e Presidentit të shtetit e të lërë atë të kryetarit të partisë më të madhe politike aktualisht në Kosovë.
“Zgjedhja e presidentit të vendit do të ndodhë në afatin e rregullt kushtetues e ligjor në një procedurë të përpiktë dhe një proces transparent gjatë muajit shkurt”, është shprehur Thaçi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar nga Kuvendi në 9 prill 2008, më pak se dy muaj pas shpalljes së Pavarësisë, e që ka hyrë në fuqi në 15 qershor të atij viti historik, rreth zgjedhjes së Presidentit përcakton:
“Neni 86 [Zgjedhja e Presidentit]
1. Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.
2. Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.
3. Secili shtetas i Republikës së Kosovës mund të nominohet si kandidatë për President të Republikës së Kosovës, nëse ajo/ai siguron nënshkrimet e të paktën tridhjetë (30) deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e Kuvendit mund të nënshkruajnë vetëm për një kandidatë për President të Republikës së Kosovës.
4. Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.
5. Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjedhet President i Republikës së Kosovës.
6. Nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.”
Të gjithë, të katër presidentët e Kosovës në 17 vitet e lirisë, duke nisur nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, pas tij Fatmir Sejdiu, pastaj Behgjet Pacolli që qëndroi vetëm rreth një muaj në këtë post, si dhe Presidentja aktuale Atifete Jahjaga, janë zgjedhur me marrëveshje politike, koalicionesh, apo edhe me ndërhyrje ndërkombëtare.
Zgjedhje e para parlamentare në Kosovën e lirë që nga qershori 1999 u mbajtën në 17 nëntorit 2001, por kishte vonesë rreth 3 muaj e gjysmë për zgjedhjen e Presidentit e të qeverisë. Vonesa dhe humja e kohës kishte derisa u arrit marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme, e bëri Kosovën me të gjitha institucionet e zgjedhjeve të përgjithshme të 17 nëntorit 2001: President i Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova (LDK), kryeministër i Kosovës – Dr. Bajram Rexhepi (PDK).
Presidenti i parë i Kosovës nën okupim në kohën e Lëvizjes për Liri e Pavarësi dhe i Kosovës së pasluftës në liri, Rugova, deklaronte: “Çdo ditë ne duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?”. Kështu e citonte në 5 mars 2002 në kryetitull gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, për të cilën lideri historik Rugova ka folur menjëherë pas zgjedhjes President.
Kosovë- Zgjedhja e Presidentit të Republikës, pika e vetme e axhendës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit
-Opozita kundërshton edhe me protesta-
PRISHTINË, 26 Shkurt /ATSH-Behlul Jashari/.-Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës është pika e vetme e axhendës në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e ftuar për sot në orën 11:00, derisa opozita kundërshton edhe me protestë gjatë tre netëve e ditëve të kaluara “non stop” edhe me tenda në sheshe e të paralajmëruar “gjithëpopullore” nga ora 10:00 e ditës së sotme, që duket se do jetë e gjatë e edhe me zhvillime tjera.

*Foto Gazeta Dielli-Behlul Jashari: Pamje nga Prishtina pak minuta para orës kur do duhej të fillonte seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, 26 shkurt 2016/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.