Nga Gjergj Lacuku/Shqiptaret tue ken nji popull i veçante dhe autokton ne trojet e veta , te vjetra sa vete Koha, jane perballe me veshtersi mbijetese. Trysnia shumeshekullore e forcave te errta sllave e osmane çuan ne krijimin e nji Shteti Shqiptar te kufizuem prej tana anve prej Shqiptareve autokton, pra kemi te bajme me nji rast unikal te pakten ne Europe.
Kur flasim per çashtjen e besimit dhe te religjionit mes Shqiptarve ne trojet e veta autoktone perveç Kristianizmt si Besimi ma i hershem ne trojet Etnike sot deshta te ve ne dukje edhe rolin e nji Besimi tjeter mes Shqiptarvfe ,ate qe quhet Bektashizem, qe e ka zanafillen aty kah shekulli i XIII-te, nji urdher i krijum prej Veli Bektashit por perhapun ne trojet tona disa shekuj me vone .Edhe pse nji fryme e fese Islame, Bektashizmi dallohet prej rrymave te tjera sepse ne themel te tij ,ai ka si baze dashnine per vendin ku besimtari e praktikon ate Fê. Mirepo,kjo menyre mendimi dhe veprimi, asht ne disharmoni me rrymat sunite e shiate qe kan si baze te tyne ate çka ne gjuhen Arabe quhet “Uma” , pra qe e konsideron vlla si Arabin Musliman ashtu edhe Kinezin Musliman. Kjo asht edhe arsyeja qe keto besimtare te lidhun me vendin e vet pra me te njajtin moto si Katoliket , me binomin Fé e Atdhe, sikur çoi ne margjinalizimin dhe persekutimin e tyne pikerisht nga besimtaret islam te rrymava te tjera. Mbase un nuk jam i denje per me analizue tema te tilla delikate, po ndalem ketu ( duhet me ju lan vendin teologve dhe specilistave ne keto fusha) per me u kthye te vizita e fundit e Hiresise se tij ne Token e Shteteve te Bekume te Amerikes, Dede Edmond Brahimaj i shoqeruar nga Kryetari i Komunitetit Bektashian te Shqiptarve autokton ne shtetin Maqedon, Profesor Arben Sylejmani. Tue ken e pamujtun qe te sjelli nder mend tana figura te ndrituna te Kombit Shqiptar,dua te kujtoj edhe nji here shprehjen e madhe te Naim Frasherit se “ per Shqiptaret dielli lind ne Perendim.” Dhe nuk ka se si te jete ndryshe , pasi sot pikerisht ne Perendim , me ftese te Departmentit te Shtetit Amerikan u ba e mujtun edhe kjo vizite . Hiresia e tij i shoqerum edhe prej Kryetarit te Marrdhanjeve me Jashte te Qendres Botnore te Bektashizmit ne Tiranë, vizituan komunitetet Shqiptare ne Florida . Takimim e parë e nisen ne Fort Lauderdale me Z.Kolen Ndoja, nji kohesisht edhe Kryetar i deges “Vatra” ne Floriden e Jugut e tue vazhdue me vizitat e tjera ne deget e Vatres ne Tampa , ku u takuan me Kryetarin e kesaj dege , Z .Tasim Ruko. Hiresia e tij se bashke me Profesor Arben Sylejmani moren pjese edh ne nji gezim familjar ne Shtepine e Doktor Ardian Kraja, me rastin e festimit te Doktoratures se tij. Prej aty, perpara se te mbrrinin ne Jacksonville, ato u ndalen edhe ne qytetin e Orlandos Magjike per te u takue me Kryetaren e Deges “Vatra “ , Znj . Florisiana Ahmetaj-Metollari. Ne kete vizite disa ditore, ato ishin te shoqeruem prej Kryetarit te Deges “Vatra” ne Jacksonville dhe njikohesisht Nen-Kryetarit te Vatres MbareShqiptare ne Amerike, Z.Adriatik Spahiu, Bektashiani qe simbolizon unitetin Fetar mes shqiptarve pasi vitin e kaluar, ne te njajten dite ai mori pjese ne Meshen e Shejt Katolike me rastin e viziten se Arqipeshkvit Imzot Gjergj Frendo dhe ne mbramje Festonte ne Shtepi Pashket Ortodokse . Si gjithemone, ne vizita te tilla baritore, besimtaret e ndjejne veten ma Shqiptare se kurre. Ne vizita te tilla gjithemone shtrohet kerkesa per nevojat shpirtnore te besimtarve. Vendet e kultit jane vende te shejta ku besimtaret gjejne qetesine e munguar prej zhurmes se materializmit. Hiresia e tij dhe z. Sylejmani, ne bashke-bisedim me Shqiptaret e Amerikes , kerkonin sensibilizmin e çeshtjes Bektashjane, pa kerku ndonji gja te tepert por vetem ate qe ju takon si komunitet fetar; te drejten e trajtimit te barabarte me komunitetet e tjera fetare. Ndonese ne Shqipni kjo çeshtje asht çeshtje qe duhet te zgjidhet mes Shqiptarve, ajo çka e ban ma te veshtire procesin e rrespektimit
te barabarte asht politika e qellimte keqadashese e Shtetit Maqedon jo vetem kunder Shqiptarve ne pergjithesi por kunder Shqiptarve Bektashjan ne veçanti.Tek Shqiptaret Bektashjan ato shofin deshmine e gjalle te Shqiptarizmes ne Maqedoni prandaj politikat anti Shqiptare te Shtetit Maqedon mundohet me çdo kusht qe ti mbaj ne nji trysni te vazhdushme.
Hija e Sllavizmit dhe e neotomanizmit Erdoganesk jane dy mjegullat ma te medha qe sot kercenojne diellin Shqiptar ne trojet e tij Etnike. Asht koha qe Shqiptaret te bashkohen rreth kauzes se vllazneve te tyne Bektashian te cilet ndjehet te margjinalizuem ne trojet e tyne Etnike ne shtetin Maqedon. Tuj e mbylle kete shkrim , nuk mund te la pa permend sakrificat e medha te z.Arben Sulejmani per ndergjegjesim e çeshtjes se besimit Bektashian dhe rrolit te tyne paqedashes ne instancat ma te nalta te Europes dhe Amerikes.
Kjo vizite e Hiresise si tij, Dede Edmond Brahimaj se bashku ne Kryetarin e Komunitetit Bektashian ne Maqedoni , z. Arben Sulejmani e rigjalleroj me tej ndjenjen e atdhedashurise te Shqiptaret e Amerikes ne pergjithesi dhe sidomos ato te Florides ne veçanti.