Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe”/
New York, 7 Korrik 2015/
Deklaratë/
Drejtuar Presidentit të Shqipërisë Z. Bujar Nishani/
I nderuar Z. President!/
Organizata e Gruas Shqiptare – Amerikane “Shpresë & Paqe” (Hope & Peace) me Qendër në New York, ndjek me vëmendje ngjarjet në vend. Konkretisht jemi të shqetësuara për situatën e rëndë sociale që ndodhet Shqipëria përsa i përket vrasjeve ndaj të huajve e dhunës së ushtruar ndaj fëmijëve jetimë.
Duke qenë se armët tashmë ndodhen në duart e njerëzve të pa ndërgjegjshëm e kriminelëve, organizata jonë është e mendimit se, Shqipëria duhet të aplikojë dënimin kapital – Me Vdekje.
Ngushëllojmë me këtë rast familjet e viktimave të dy turistëve çek si dhe popullin çek, si dhe dënojmë këtë akt barbar të shqiptarit kriminel në veri të vendit.
Njëkohësisht dënojmë dhunën që është ushtruar ndaj të miturve jetimë në Jetimoren e Shkodrës dhe e shikojmë të udhës që kujdestaret e kësaj qendre jo vetëm të pushohen nga puna, por edhe të marin dënimin e merituar nga drejtësia.
Për Organizatën e Gruas “Shpresë & Paqe”
Me respekt
Kryetarja
Mimoza Dajçi
Ne Foto:Ekzekutimi i denimit me vdekje per te fundit here eshte kryer 25 qershor 1992 në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.Dy personat e ekzekutuar me vdekje ishin vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit. Ata u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”. Ata vranë pesë persona, mes tyre një foshnjë 8 muajshe.
Mark Gjonaj says
Jam dakort me ju zonje, sa eshte shkruar per kete te shkrete mase. UNE DYSHOJ SE KY BARAZIM NE MES EUROPES DHE VENDEVE TE BALLKANIT(SHQIPERISE) PER EKZEKUTIMIN E KRIMINELEVE, ESHTE BERE I QELLIMSHEM, per t’u pastruar mire “rezervati” i xhungles qe “natyrialistet” europiane shkojne vetem per te pare, “rezultatet”, “testet” e “banorve” te “pyllit” shqiptare! Ndersa nuk mund te kete denim kapital dhe nuk jam dakort me ju per ata qe kane dhunuar jetimet me shperdorim detyre dhe qe nuk ka pasoje vdekjen e nje apo me shume femijeve ne rethana rendonjese duke i shkatuar femijes mundime te medha; sepse keshtu, do te kemi nje administrate dhe personel sherbimi qe duhet pushkatuar e tera! Mendoj se nje arsye tjeter se perse borgjezia e vendit nuk eshte dakort me pushkatimin, eshte se ne fakt gjymtohet populli nga keta krimkinel pa kahje, ke degjuar se ,kemi ndonje ne burg nga te pasurit shqiptare, ose eshte denuar ndonjeri, ose pushkatuar per rrezikshmeri te larte shoqerore duke vepruar me dashje kriminale me pasoja vrasje ne mase, sic ndodhi me Gerdecin, apo te qelluarit drejtpersedrejti ne drejtim te turmes se pa mbrojtur nga ushtare, oficere e komandanti i Gardes me 21 janar2011-te,qe ishin lejuar me leje per demonstrim!
Nese kjo do te ishte rruga me e mire, qe njeriu te mos ekzekutohet per krime te renda dhe tronditese, jo vetem per te huajt, por edhe per te vendit, do ta zbatonin kete vendim te Europes edhe SHBA-te! Gjithsesi, faleminderit!