Dekorata Presidenciale e Harry Bajraktarit : PËR AFIRMIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS, HARRY BAJRAKTARI DEKOROHET NGA ATIFETE JAHJAGA, ME MEDALJEN PRESIDENCIALE PËR MERITA/
S’ ka dyshim se Harry Bajraktari është një ndër figurat më të shquara të komunitetit shqiptaro- amerikan. Emri i tij sot është i njohur në të gjitha trevat shqiptare në Ballkan dhe në diasporë. Ky veprimtar për një çerekshekulli me aktivitetin e tij konsistent në Washington dhe New York, afirmoi fuqishëm vlerat tona kombëtare e politike dhe, lirisht mund të thuhet, se kontributi i tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është i jashtëzakonshëm. Ai vetë thotë se lumturinë më të madhe e kishte kur nga Washingtoni kthehej me lajme optimiste për Kosovën dhe në përgjithësi për shqiptarët. “Bisedat që i kami zhvilluar në Wshington DC me presidentë, senatorë, kongresmenë dhe personalitete të tjera në Departamentin e Shtetit amerikan për çështjen e Kosovës, për më se 25 vjet, kam besuar se një ditë do të rezultojnë me fitore- lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thotë Harry, duke përkujtuar edhe kontributin e madh të komunitetit tonë në këtë drejtim.
Për punën dhe kontributin e tij Harry ka marrë mirnjohje dhe falenderime nga shteti dhe institucionet amerikkan, nga Kosova dhe Shqipëria. Është dekoruar edhe nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ajo e dekoroi këtë veprimtar të palodhshëm të çështjes kombëtare me Medaljen Presidenciale të Meritave për veprimtari dhe angazhim në afirmimin e çështjes së Kosovës.
Medalja Presidenciale e Meritave, u jipet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta. Para disa kohësh, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, qëndroi në New York dhe me atë rast në një ceremoni modeste i dorëzoi këtë mirënjohje- Dekoratën Presideciale, veprimtarit, biznesmenit dhe themeluesit të gazetës Illyria Harry Bajraktarit.(B Sina)
Harry Bajraktari eshte nje nga figurat kryesore te historise se re te Kosoves. Njeriu qe nuk kurseu asgje per Kosoven dhe ceshtjen shqiptare. Ai me shoket e tij per rreth e ndryshoi kursin e historise se komunitetit shqiptar ne Amerike karshi Kosoves dhe me gjere. Legjende e gjalle.
Ilaz Kadriu , profesor
Urime Harry.
Puna e yte po shperblehet nga autoritetet kosovare ashtu si e meriton.
Mos u ndal! Kosova ka rruge te gjate para vetes, dhe te gjithe na duhet te vazhdojme kontributin tone ne perparimin politik, ekonomik, kulturor dhe social te “Nanes Kosove”.