* Solaborate, një rrjet i ri social superior ndaj Google dhe Facebook-ut
*“ Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani mes jush (share) informacionet ose të lidheni në rrjet me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunoni dot me to në kohë reale.” , Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO, i Solaborate.
Shkruan: Rafael Floqi /
Ata i kanë menduat të gjitha por jo vetëm kaq. Ata mund te jenë nesër sipërmarrësit e Google , Facebook-ut apo të këtyre të dyjave së bashku, të paktën versioni i tyre beta i kësaj faqe të veçantë interneti , që tingëllon si bashkëpunim e vërteton. Quhet Solaborate dhe nënkupton Colaborate.
“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndani mes jush (share) informacionet ose të lidheni në rrjet me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunoni me to në kohë reale.” , pohon Labinot Bytyqi, themelues dhe CEO, President i Solaborate. Kjo ishte ideja e djaloshit kosovar sot e realizuar, por që mund të revolucionarizojë gjithë botën e mediave sociale.
Por nga ideja deri në fazën e sotme ka kaluar shumë punë. Labinoti ka ardhur nga Kosova në SHBA në vitin 1999, ka mbaruar studimet shkëlqyeshëm për “Computer and Information Science”. në George Fox University dhe ka punuar në industrinë e teknologjisë, duke u shërbyer klientëve si : Microsoft, Apple, Google, Facebook, HP dhe Intel. Ndërsa në PSA ai ndjeu se industria kishte nevojë për një vend të posaçëm ku profesionistët e teknologjisë dhe kompanitë mund të promovonin më mirë produktet dhe shërbimet e tyre, ndërkohë që bashkëpunonin online në kohë reale”. Dhe vlerësimet nuk munguan. Kompania kohët e fundit mori çmimin “Best Show” në Konferencën WebRTC dhe për Expoindustry për punën e tyre për një faqe të dedikuar për profesionistët e teknologjisë.
“Nuk më ndodh shpesh që kur shoh një demo të teknologjisë së lartë që më bën të them “uau “. Por unë jam e impresionuar me të vërtetë me atë që kam parë deri tani me Solaborate, platformën më të re të rrjeteve sociale” kështu e fillon shkrimin e saj. Eileen Brown një specialiste, për Social Business botuar në portalin ZDnet më 30 prill 2013.
Solaborate është e para platformë e rrjeteve sociale e dedikuar për profesionistët e teknologjisë. Dhe kjo iu lidh telat dhe iu shtyp butonat e duhur të gjithë atyre që janë të dhënë pas teknikës. Edhe pse tani ende në beta, Solaborate mundëson profesionistët e teknologjisë dhe kompanitë për t’u lidhur, bashkëpunuar dhe krijuar një ekosistem rreth produkteve dhe shërbimeve të tyre. Në fakt, qëllimi i mediave sociale është t’i kthejë klientët në vullnetarë të ushtrisë së marketingut dhe Solaborate bën pikërisht ketë. Ajo iu siguron profesionistëve të teknologjisë një vend qendror me mjete të drejtpërdrejta dhe shërbime për të bashkëpunuar në kohë reale – si brenda dhe jashtë vendit – dhe për të zgjidhur problemet e biznesit. Varianti i saj Beta që u njoftua në Los Angelos u lançua së bashku me njoftimin sipas portalit Marketwired dhe Wall Street Journal se kompania kishte marrë më shumë se 1 milion dollarë financime falas nga dashamirës (angels) dhe investitorë individualë.
“Deri tani produkti është në Beta private dhe së shpejti, pohon Labinoti, do të ketë mundësi të jetë në Beta publike. Ai pohon në Chat drejtpërdrejt ne ALBTVUSA se Solaborate brenda dy javësh do të jetë gati për sistemin operativ Android, çka do ta bëjë këtë platformë më të përhapur madje në çdo xhep”.
” Me vështrimin e parë, platforma është e ndërtuar nga fillimi për të mundësuar bashkëpunimin midis kanaleve të ndryshme të rrjeteve sociale të tilla si : LinkedIn, Facebook, Google dhe Twitter.
Ajo është ndërtuar në Microsoft Windows Azure në renë informatike, Cloud, duke përdorur HTML5, WebSockets, dhe protokollin WebRTC për komunikim në kohë reale.
Por çlidhje ka kjo me Detroitin? Ekipi i ri i Solaborate mendon se “Qyteti i motorëve” mund të bëhet shpejt qyteti i teknologjisë.
“ Hapja e një zyre në Detroit mund të provojë dobinë një terren dhe mund të shërbejë si testimi për fillimin, dhe gjithashtu mund t’u ndihmojë profesionistëve të rrjetit që të rriten dhe t’i sjellin kompanitë e tyre në qytet. “Solaborate do të jetë një mjet përshtatje dhe do të sjellë lehtësi të madhe për komunitetin e teknologjisë në rritje në Detroit,” thotë Edi Demaj i cili punon në Detroit dhe është pjesë e Ekipit të Solaborate.
“Ne jemi duke punuar për t’u lidhur me kompani të tjera të teknologjisë në Detroit që të rrisim praninë tonë.” Kompania është aktualisht në kërkim për të mbledhur sa më shumë para, dhe do të duam të jemi partnerë me investitorët në Michigan dhe Detroit.” Edi ishte i pranishëm në TV e Shqiptarëve të Amerikës për një apel jo për ndihmë, por për të investuar drejtuar biznesmenëve shqiptarë.
Nga ana teknike Solaborate do t’i tërheqë profesionistët e teknologjisë për shkak se ajo u mundëson atyre që të postojnë pyetje, të bëjnë share, të shkëmbejnë dokumentet dhe prezantimet, të zhvillojnë chat, video-konferenca, dhe të sigurojnë praktikat më të mira, të gjitha këto brenda platformës së projektuar ekskluzivisht për ta. Platforma u mundëson përdoruesve që të lidhen me njeri tjetrin të zbulojnë, të ndjekin dhe punën e profesionistëve të tjerë të teknologjisë, si dhe kompani produkte dhe shërbime. Ata gjithashtu mund të hyjnë në kërkimin e njohurive, dhe të aplikojnë për punë dhe të kenë mundësitë, të sigurojnë komente, t’ia parashtrojnë publikut produktet e tyre për t’i parë, dhe shumë gjëra të tjera.
Karakteristikat kryesore të platformës përfshijnë:
• video chat- një-me një dhe në grup me klientët, ekspertët dhe përfaqësues të produkteve, etj, pa pasur nevojë për shkarkuar software apo plug-ins pasi bazohet në WebRTC.
• Ajo i lejon mundësinë publikut të krijojë, dhe shohë një pjesë të produkteve dhe shërbimeve
• Ajo krijon mundësi të anëtarësohen ose të zhvillojnë grupet përdoruesish, ku ata mund të shkëmbejnë përmbajtjen dhe të marrin pjesë në diskutime.
Solaborate u themelua në vitin 2010 dhe ka selinë e saj në Los Angeles, në Kaliforni. Themeluesi dhe CEO i Solaborate, Labinot Bytyqi nga Kosova ka ndërtuar një ekip prej mbi 18 vetash për të hartuar dhe zhvilluar Solaborate në Shkup, Maqedoni, me një ekip të fortë prej shtatë vetash në Prishtinë, Kosovë përgjegjës për testimin e produktit. “Po përpiqemi të shtrihemi dhe në Shqipëri, thotë Labinoti, me te cilin komunikuam në chat me Solaborate.
“Platforma , shpjegon djaloshi tjetër kosovar nga Michigani Edi Demaj, i cili ka mbaruar studimet për administrim biznesi dhe aktualisht punon në Detroit edhe si manaxher me kompaninë e njohur të huave të shtëpive “Quicken Loans “duket të ketë marrë të gjitha tiparet më të mira të LinkedIn, Facebook, dhe Google +, duke i shton disa nga veçoritë e zgjuara të veta. Por njësoj si ato platforma, Solaborate do të gjenerojë të ardhura nëpërmjet reklamave – duke mos i detyruar përdoruesit të paguajnë abonime mujore për të hyrë në faqe”. Edi vetë ka përfunduar studimet për drejtim biznesi shkenca politike në Ockland University dhe mban një master NBA në Walsh College në Michigan, dhe ai është ideatori i hapjes së zyrës në Detroit.
“Ka shumë vende në internet ku ju mund të ndajnë informacionet ose të rrjetit me të tjerët, por ju nuk mund të bashkëpunojnë në kohë reale”, thotë Bytyqi. Chat Grupi përdor një teknologji të ndryshme me atë të përdorur nga Google + vegjët e saj. Ky software ofron atë çka kanë me te mirë e mediat sociale duke i çuar ato një hap më tej. Solaborate e bën më të lehtë për të share përmbajtje relevante me bashkëmoshatarët, kolegët, shitësit, dhe konsumatorët nga një platformë qendrore, duke ndërtuar një ekosistem rreth produkteve dhe shërbimeve të gjitha dhe përbën një vend të dedikuar për profesionistët e teknologjisë.”
Tani për tani, p.sh. LinkedIn i mungon aftësia për të lejuar përdoruesit e saj për të bashkëpunuar në kohë reale, gjë që sipas Bytyqit përbën një avantazh të Solaborate.
“Solaborate aktualisht përqendrohet veçanërisht në industrinë e teknologjisë, megjithatë në të ardhmen, planet e saj përfshijnë një lëvizje në industritë e tjera, thotë Edi Demaj. Testimi privat Beta tashmë ka arritur mbi 5000 përdorues dhe Solaborate është duke folur për një zyrë Detroit së shpejti.
“Ne kemi parë se sa janë miqtë tanë të pasionuar rreth Detroit për ta ringjallur qytetin , thotë Bytyqi. “Ne duam të jemi një pjesë e komunitet në rritje të teknologjisë.”
Detroit tashmë është ka shtëpi të mëdha për zhvillim aplikacionesh dhe rrjetesh sociale, duke përfshirë, me dhjetëra kompani të tjera nismëtare të teknologjisë. Amazon ka thënë se është në udhë për t’u vendosur në Detroit, dhe raportet e vitit të kaluar tregojnë rritjen e industrisë së teknologjive të reja aty. Hapja e një zyre në Detroit mund të provojë të dobinë dhe është një terren testimi për fillimin, dhe gjithashtu të ndihmojë profesionistëve të rrjetit që të zhvillojnë kompanitë e tyre në qytet. shkruante kohët e fundit portali Michipreneur.com . Ndërsa në numrin e saj të Nëntorit revista prestigjioze e fushës së biznesit “DBusiness” do të botojë nja artikull të gjatë për Solaborate dhe ndikimin që mund të ketë në zhvillimin e teknologjisë amerikane.
Për ta mbyllur do të thoja se “Linkedin është për njerëz që i njihni. Facebook për njerëz që i keni njohur. Twitter për njerëz që doni t’i njihni. Solaborate për t’i prezantuar mes tyre”. Nëse doni ta shijoni, kërkoni një çelës tek www.solaborate.com.
Thanks for your personal marvelous posting!
I quyite enjoyed reading it, you’re a great author.I will always bookmark your blog and
will often come back in the future. I want to encourage yourself to continue your great work, have a nicce afternoon!