Ka ndërruar jetë Justin Raja, i biri i Anton dhe Gloria RAJA/
Një lajm tragjik ka mbërritur në redaksinë e Gazetës DIELLI.Justin Raja, i biri i Anton dhe Gloria Raja, ka ndërruar jetë në Greqi. Familja Raja udhëtoi për një gazmend familjar në Greqi. Të enjten ajo kishte mbërritur nga SHBA në Shtetin Grek. Këtë të Dielë, ishte e planifikuar një ceremoni martese për vajzën e familjes Raja, e cila është e fejuar me një amerikano-grek. Së bashku me familjen ka udhëtuar edhe Justin, i cili ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur, duke pikëlluar prindërit Anton e Gloria, bashkëshorten Laura, vellane, Mathew, motrën Dana dhe të gjithë familjen Raja, fisin dhe miqtë.
Federata VATRA dhe Gazeta Dielli i shprehin ngushëllimet më të thella Familjes RAJA!(Dielli)
Marjan Cubi says
Z. Anton dhe mbare familja Raja ju shprehim ngushllimet me te thella per me te dashurin e juaj Justin qe u nda nga jeta dhe na beri qe te perjetojme dhembje te mdha. Zoti I Madhe ju ndihmofte dhe ju dhashte force qe ta perballoni kete humbje te parakoheshme.
Naim Dedushaj says
Me hidherim te thelle pranova lajmin e hidhur per vdekjen tragjike te Justin Raja djali i mikut dhe shokut tim Anton Rajes nga New York shba . Me kete rast ndaj dhimten me shokun tim Antonin, familjen e ti dhe farefisin e gjere Raja dhe komunitetin shqiptar ne NY
me pikellim te thelle
Naim Dedushaj
EMIGRATI USA. says
Nuke gjejme dot fjale ngushellimi per largimin ne lulen e rinis nga kjo jete e Justinit per familjen Raja. Djalit i qofte dheu i lehte, juve te dashur bashkeatdhetare zoti u dhente fuqi dhe shpres jo vetem te perballoni dhimbjen e madhe, pore edhe shpres per te patur gezime familjare ne te ardhmen.