
Age Ivezaj/
Libri « Livia » i autorit Mark Pashkut trajton një temë të re sociale të kohës. Roman e nxit lexuesin në mendime të thella, e bën të reflektojë ndryshimet që po ndollin në shoqëri nga një ideologji e panjohur. Ky nuk është një roman i zakonshëm, ky ëshë krejt ndryshe nga librat që lexuesi mund të këtë lexuar. Personazhet janë të rëndomtë, por mënryra e jetës që kanë zgjellur është krejt ndryeshe, ata kanë dalë jashtë rregullave dhe normave shoqërore ashtu si i kemi njohur deri tash.”Livia” sjell një frymë të re progressive që i sfidon normat tradicionale dhe pasojat e saj brenda në shoqëri. Familja ështe paraqitur fleksibile dhe nuk përcaktohet në përputhje me modelet tradicionale. Livia, është një roman që pasqyron një lëvizje të re globale, larg vlerave konservatore, pa norma e paragjykime nga shoqëria . Në këtë frymë të re, individët jane të pavarur, duke u larguar nga rregullat e normat që ka një familje e mirëfilltë. Ky transformim ka sjellë edhe sfida për personazhet që duken të humbur me vetë mënyrën jetës që kanë zgjellur. Romani parqet një familje, që largohet nga jeta e zakonshme duke marr një rrugë të panjohur.
“Livia” është një roman që e nxit lexuesin të mendoj më thellë për të ardhmen e familjes në një botë që po ndryshon. Sjelljet dhe qëndrimet e personzheve të romanit lexuesit mund ti duken si
devijim nga binarët e zakonshëm shoqëror, duke i konsideruar këto elemente si një kërcënim ndaj vlerave tradicionale. Këtë ideologji të re autori e paraqet në mënyrë sombolike si një krijesë nga mitologjia apo nga një botë imagjinare, si një “demon,” ose si një “gjysëm-njeri,” që nuk i dihet origjina dhe nuk i ngjanë askujt. Kjo krijesë kërcnuese ka formë krejt ndrysh. Ajo simbolizon frymën e re që është paraqitur paparitur, pa e ditur si erdhi, kush e pruni dhe as kujt i shërben. Ky trend i ri paraqitet si model i kohës, që as vet protagonisti kryesor, Leke Bardh nuk e kupton dhe nuk dinë si të veproj, është i pa aftë përballë kësaj furune apo cunamin shoqëror që familja e tij është përfshirë. Ai jeton në agoni, është i tmerruar dhe nuk pajtohet me botën që ka ndryshuar.
Romani në qënder ka veprimet e paparitura dhe të pakontrolluar të Livisë , bashkshortes së Lekës dhe vajzës së tyre Hera. Që të dyja kanë zgjellur të jetojnë në vende të ndryshme duke kërkuar lumturinë tek kjo ideologji e kohës. Livia ka një horizont të gjerë kulturor, është e hapur ndaj ndikimeve të ndryshme të botës. Udhëtimet e shumë dhe kultura që ka absorbuar kanë ndikuar që ajo të përqafoj ideologjinë progresive të kohës.
Personazhet kryesore në roman janë paraqititur si një cift intelektualësh që janë të aftë të kuptojnë rëndësin e familes dhe detyrimin që kanë ndaj fëmijëve të tyre, e shoqja e Lekës, Livia refuzon parimet konservatore dhe rolin e saj si grua e nënë. Ajo në rend të parë e ka veten, është e apasionuar pas artit, ajo është një piktore e njohur me expozitat ndërkombëtare, që e sheh me skepticizëm familjen tradicionale. Pas një aventure të cfrenuar të njëjtën rrugë mori edhe e bija Hera, që e pëson keq dhe ne fund e zhgënyer i kthehet jetës normale dhe e kupton se kishte qënë e
përfshirë në ideologjinë e kohës nga individ që kishin manipulua me të.
Shpërndarja e familjës në vende të ndryshme ngrit tension që lindin natyrshëm. Lexuesi i romanit “Livia,” me të drejtë shprehë shqetësim për ndryshimet që paraqiten, siç janë çështjet që lidhen me barazinë gjinore, në mes të një grupi njerzish të margjinalizuar. Këto ide globale lexuesit mund ti duken se janë një kërcënim ndaj vlerave tradicionale, sidomos për ata që besojnë në fuqinë e familjes me vlera të mirëfillt morale të një shoqërie të shëndosh.
Familja bërthamore me shekuj ka qenë një institucion i paprekshëm dhe shtylla e suksesit të shoqërisë njerzore. Në romanin Livia, familja nuk është thjesht një grup i zakonshëm njerëzish që jetojnë së bashku me dashuri e mbështetje reciproke, por një mikrosistem ku ndryshimet rrënjësore të kohës janë pjesë e natyrshme e jetës.
Autori me mjeshtri ka pasqyruar personazhet te lëshuar në aventura personale që në siperfaqe të duken se janë pjes e natyrshme e jetës dhe në pajtim me cdo veprim që bëjnë, por në esencë janë të mashtruar nga ideologjia e kohës.
Romani ” Livia” e autorit Mark Pashkut është romani i parë, me sa di unë, që e trajton këtë temë të re në letërsin shqipe, por në esencë janë të mashtruar nga ideologjia e kohës. Ky është një roman krejt ndryshe nga ata që lexuesi mund të ketë lexuar me parë. Autori shfaq fuqinë e imagjinatës se vet për të zbuluar një të vërtetat më të thelle të jetës dhe shqetësimin që e ndien për këtë ideologji globale që po e kërcnon botën.Vuajtjet shpirtërore të personazhit kryesor janë të lidhura me ekzistencën dhe shqetësimet e thella te kohes. Romani përmban një rrëfim të ndërlikuar dhe të ngarkuar emocionalisht, personazhet përballen me realitetet e përditshëm të një ideologjie të
panjohur që është në fazën experimentale.
Ata ballafaqohen me sfidat që janë pasojë e këtij experimentimi të jetës që e kanë zgjedhur, pa përkrahje dhe lidhje të ngushta familjare. Nuk është e mundur të ketë mbështetje në mes anëtarëve të një familjeje kur secili ndjek individializmin dhe drejtimin e vet i shkeputur nga trungu familjar. Personazhet krijonë një ndjenjë intregrimi e kontradikte në marrëdhëniet brenda familjes edhepse ato në siperfaqe duket se janë në pajtim.
Livia” është një nga ato libra që pasi e lexon mund t’ju mbajë zgjuar natën, do t’ju bëjë të mendoni se si do te duket familja dhe shoqëria, cfarë do të ndollë në të ardhmen, sodomos me gjenerat që do të vijnë pas nesh. Kur e lexon këtë roman, të duket sikur bota ashtu si e kemi njohur është rrokullis dhe rolet kanë ndryshuar, ajo cka ishte e papranueshme me parë tani është krejt normale. Autori i ka paraqitur ndryshimet rrënjësor të familjes nga kjo dukuri si faktor destablizues të shoqërisë.