
Gazi Aga/
Më dhemb kur mendoj se jemi një nga popujt më të vjetër të botës, por po shpopullohemi dita-ditës. Me dhemb për rininë tonë, me kapacitete të larta, që flet 3-4 gjuhë të huaja, por ëndrrën më të madhe e ka të largohet nga vendi i vet.
Më dhemb për prindërit që luten që fëmijët e tyre të mund te ndertojne nje jete jashte Shqiperise, sepse nuk shohin me shprese per ta brenda saj.
Me dhemb per te varferit qe ndihen te detyruar te shesin voten per 50 euro, duke shitur bashke me te edhe nje pjese te se ardhmes se tyre.
Me dhimbsen edhe policet, kur mendoj se mund te nxiten me para te ushtrojne dhune ndaj djemve dhe vajzave te vendit te tyre, ne vend qe te jene garantues te ligjit dhe sigurise per te gjithe.
Me dhemb kur shoh akuza per lidhje mes pushtetit, krimit te organizuar dhe droges, nderkohe qe qytetaret kerkojne institucione te besueshme, drejtesi dhe liri.
Si te mos dale nje protestues me maske, kur kryeministri i vendit i kercenon protestuesit me perjashtim te perjetshem nga puna?
Si te mos kete frike nje i ri, kur etiketime si «armik» apo «tradhetar» mund te kthehen ne mjete presioni dhe kur ai ndien se nuk ka me as hapesiren per te qendruar, as mundesine per t’u larguar me dinjitet?
Dhe nje pyetje qe kerkon pergjigje: Pse dalin ne terren civile dhe police pa numer apo shenja identifikuese, kur transparenca dhe pergjegjesia duhet te jene themeli i cdo veprimi policor?
Nuk kam qene dhe nuk do te jem kurre mbeshtetes i dhunes se turmave, por kjo nuk e perjashton pergjegjesine e nje klase politike qe, sipas perceptimit dhe pervojes se shume shqiptareve, i ka lenduar per dekada me radhe: mendesisht, shpirterisht dhe fizikisht.
Nuk mund te kerkojme qetesi duke mbyllur syte para padrejtesise. Nuk mund te kerkojme bindje duke ushqyer friken. Dhe nuk mund te kerkojme dashuri per atdheun nga njerez qe ndihen te braktisur prej tij.
Shqiperia nuk eshte thjesht nje cope toke. Eshte shtepia jone, kujtesa jone, femijet tane dhe e ardhmja jone. Nje vend nuk zbrazet vetem kur njerezit largohen fizikisht; ai zbrazet edhe kur ata humbasin besimin se mund te jetojne me dinjitet ne vendin e tyre.
Nje fjale e urte thote:
«Kur nuk ngrihesh nga kolltuku, ndoshta eshte sepse e ke lagur ate.»
Ndoshta ka ardhur koha qe secili prej nesh te pyese veten: A po heshtim sepse kemi frike, sepse kemi humbur shpresen, apo sepse kemi filluar te perfitonim nga heshtja?
Sepse Shqiperia nuk ka nevoje per me shume urrejtje. Ka nevoje per drejtesi, pergjegjesi, dinjitet dhe shprese.
Dhe mbi te gjitha, ka nevoje qe femijet e saj te mos e shohin largimin si te vetmen rruge drejt nje jete me te mire.