“Mitologjia Skënderiane”, quhet vepra Post Mortum e autorit Dhosi Liperi, vepër kjo e cila do të promovohet në ambjentet e Bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar ditën e dielë ora 11:00.
Historiani Ilirjan Gjika, do të moderojë aktivitetin, ku gjatë së cilit do të ftojë të mbajnë fjalën e tyre lidhur mbi librin dhe autorin edhe Ing.Arlinda Baçin dhe studiuesin Behar Gjoka. Libri i Dhosi Liperit pasqyron perceptimet popullore mbi Heroin tonë Kombëtar të cilat janë mbledhur disa dekada më para, dhe i krahason ato me faktet e nxjerra nga burimet historike. Si ndodhi robëria, rikthimi, apo nga doli stema janë disa nga çështjet që Dhosi trajton në librin e tijë.
“Skëndërbeu simbas legjendavet ka qënë sak në Turqi, i marrë peng prej Sulltanit, bashkë me të vëllezërit. Sulltani si e pa këtë që ishte i vogël dhe shumë i shkathët e i squët, nuk e prishi si të vëllezërit, po e futi në shkollë dhe e mësoi dhe e rriti si djalin e tij. Ai ja vuri dhe emrin Skëndërbe. Kështu më janë përgjigjur shumë fshatarë që kam pyetur, që para shtatorit 1934 e gjer tani vonë, në shumë krahina të Shqipërisë së Mesme” është shprehur vetë autori më parë lidhur me një lloj prezantimi që a i ka bërë librit, apo edhe burimeve që ai ka pasur për të shkruajtur veprën, duke shtuar se
“Nuk e kuptoj dot origjinën e këtij besimi! Ky besim është sosur gojëpasgoje gjer më sot, qysh kur ai ka qënë gjallë apo ka ndonjë lidhje me variantin përkatës të Barletit. Fjala vjen, të vërtetën, për të cilën na flet kallëzonjësi, nga kush e ka dëgjuar? A mund ta ketë marrë nga historia në atë kohë?” ka shtuar ai.
Ndërkohë që emra si Kamber Sula, nga Tërnova e Zerqanit të Dibrës , Noel Lazri, nga Bllana e Lezhjes, Ago Lekaçi, nga Allejbegia e Dibrës, Nue Xhon Markaleka, Mëhill Pllumit, nga Gallata e Kurbinit, Said Veliut nga Homeshi i Dibrës, janë rrëfenjësit e hsitorisë të cilëve autori u është referuar për të krijuar veprën e tij.
vildan says
Sipas Barletit,Skenderbeu u morr peng nga sulltan Murati i Dyte qysh femije. Sulltan Murati i Dyte lindi ne vitin 1403 dhe u be sulltan ne vitin 1421.Skenderbeu lindi ne vitin 1405 ! Sipas dokumentave turke dhe historianeve te asaj kohe, Skenderbeu u morr peng ne vitin 1423. Vellai i tij,Stanisha ,ishte peng te sulltan Mehmeti i Pare …?!