Shoqata Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. organizoi shfaqjen e filmit dokumentar, Kapedanët e Gorës dhe Nën Komiteti i Fshehtë, “Beselidhja Gorare 1906”. Filmi u pergatit dhe sponsorizua nga publicisti i njohur dhe ish deputeti i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqiperisë, z.Koçi Tahiri, njëkohsisht edhe Kryetar i Shoqatës “Besëlidhja Gorare 1906”. Qëllimi i shfaqjes së filmit ishte njohja me kapedanët e Gorës, promovimi i traditave, historisë dhe kulturës së popullit tonë, si trashigëmi për brezin e ri.
Në këtë aktivitet morën pjesë, kryetari i nderit të shoqatës, Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”z. Bashkim Shehu, Ish Gjeneral Major i forcave të armatosura të Republikës së Shqiperisë, z. Armando Vilçani, ligjevënesi i qarkut te Westerchester, z. David Tubiolo, përfaqesuses të shoqatës se Plavës dhe Gucise, aktivisti i njohur z. Esad Gjonbalaj si dhe pjesmarrës të tjerë të komunitetit shqiptar ne NY, Texas dhe Virginia .
Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga Znj. Alketa Veshi, njëkohsisht edhe sekretare e shoqatës. Në hyrje të fjalës së saj theksoi : Ne nje nga qendrat me te medha boterore, ne Manhattan, promovohet nje film dokumentar shqiptar me vlera historike dhe kulturore.
Ajo ia dha fjalen z. Imer Laçaj, Kryetar i Shoqatës Shqiptaro – Amerikane “Skenderbej” Inc. Ai foli për veprimtarinë e publicistit Koçi Tahiri dhe theksoi se, Zoti Tahiri përkrahu lëvizjen demokratike në Shqiperi, që në fillimet e para të viteve 1990.Ai ishte një nga nismëtarët e parë, dhe themelues i Bashkimit të Sindikatave të Pavaruara të Shqiperisë . Z.Tahiri është zgjedhur kryetar i parë i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqiperisë për Bujqësinë, anëtar i Këshillit Kombëtar të Bashkimit të Sindikatave të Shqipërisë, si dhe Kryetar i Sindikatave të Bujqëve dhe të Fermerëve Privatë të Shqiperisë.” Ai ka qënë gjithashtu deputet i kuvendit të Republikës së shqipërisë në legjislaturën e viteve 2017-2021. Ai është shpërblyer me shumë medalje nga organizata të ndryshme brenda e jashtë vendit. Zoti Tahiri ka botuar rreth 15 libra me tematika të ndryshme. Ai është aktualisht kryetar i shoqatës “Beselidhja Gorare 1906”, me të cilën shoqata jonë do të bashkëpunojë vazhdimisht në të ardhmen. Për punën e bërë Zoti Koçi Tahiri është dekoruar me Medaljen e lartë “Pishtari i demokracisë.”
Pastaj moderatorja, ia dha fjalen Z. Koci Tahiri. Ai foli për përpjekjet që janë bërë për realizimin e këtij filmi dokumentar, duke theksuar, puna dhe studimi i këtij dokumentari është bërë në mënyrë hierarkike, në hulumtimin e të dhënave historike nga arkivat e vendit dhe të Manastirit, evidentimin e informacioneve historike, duke bashkëpunuar me historianë të njohur të vendit tonë, si edhe, nga intervista me banorë të zonës së Gorës. Roli i Kapedanëve të Gorës në historinë e popullit tonë ishte trajtuar ndryshe nga realiteti dhe ishte i fshehur.Prandaj, është dashur të kryhet një punë e madhe evidentuese dhe e saktë , me qëllim që historia të njihet ashtu siç është, me të vertetat dhe ngjarjet e ndodhura.
Në vazhdimësi u shfaq filmi “ Kapedanët e Gorës”. Ai tregonte rreth perpjekjeve të tyre për të ndihmuar të varferit e këtyre zonave , si edhe mbrojtjen e vlerave historike të Gorës. Filmi shpjegon se si keta kapedanë të Besëlidhjes Gorare u lidhën me Mihal Gramenon e Themistokli Gërmenjin për të mbrojtur vlerat e gjuhës Shqipe dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe në këtë krahinë. Besëlidhja Gorare bëri hapa shumë të rendësishme dhe bashkëpunoi ngushtë me Ҫerçiz dhe Bajo Topullin në mbrojtje të popullit dhe vendit tonë në Jug, ndaj pushtuesëve dhe sundimit otoman. Ajo bashkëpunoi me patriotë të tjerë deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nentor të Vitit 1912.
Besëlidhja Gorare është dekorur me urdhërin “Kalorësi i Skenderbeut” nga ish Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, si dhe medaljen “Krenaria e Bashkisë Maliq” nga kryetari i Bashkisë, z. Gëzim Topçiu.
Në fund të filmit, shoqata Shqipetaro-Amerikane Skenderbej i dha një çertificatë mirënjojhe Z. Koçi Tahiri me motivacionin: “Për kontributin e shquar patriotik në evidentimin, ruajtjën dhe promovimin e vlerave historike dhe kulturore të popullit tone, veçanarisht të krahinës së Gorës, qarku Korçë. Ҫertifikata u dorëzua nga Kryetari i Nderit të shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” z. Bashkim Shehu.
Në emër të shoqatës Besëlidhja Gorare, Z. Koçi Tahiri, u dorëzoi çertifikatë mirënjohje Z. Armando Vilçani dhe Vladimir Milloshit, të pranishëm në këtë aktivitet, duke i falenderuar jo vetëm si pinjolle të Kapedanëve të Gorës por edhe për punën që kanë bërë në interes të popullit, si bijë të këtyre zonave.
Zoti Gëzim Topçiu, kryetar i Bashkise së Maliqit ,dergoi një mesazh falenderimi Shoqatës Shqiptaro Amerikane “ Skenderbej” për aktivitetin e organizuar.Ai u lexua nga anëtari i kryesisë së Shoqatës dhe ideatori i organizimit të këtij aktiviteti zoti Adrian Tahiri.
Pas filmit , pjesëmarrësit, festuan promovimin në katin e 22-të ( Roof top party) me ushqim të përgatitura nga pronari i restorantit dhe mik i shoqatës sonë, bisnesmenit të suksesshëm z. Zamir Vejuka dhe vëllait të tij z.Myzafer Vejuka. U krijua një atmosferë vertet festive dhe emocionale.Antarët e shoqatës tonë dhe pjesëmarresit këndonin shqip e kercenin vallet e bukura shqipëtare, në lartesitë e gradaçielëve të Manhattenit, me peizazhin mahnitës të Empire State Building përpara, dhe ndertesave të tjera të larta që rrethojnë restorantin ku u zhvillua aktiviteti.Ata kaluan momnente tepër të gezueshme dhe të paharruara, në biseda të lira shoqërore, në një takim tepër mbreselënës në “zemër” të Manhattenit.
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej”. NYC Më 24 Tetor 2022