
Saimir Z. Kadiu/
Rreth 30 filma artistike, 150 role ne teater… perbejne CV e mrekullueshme te Margarita Xhepes.Padyshim edhe nje nga artistet me te bukura te skenes shqiptare. Nuk e teproj kur them qe Ofelia e Margarites eshte me e bukur se Ofelia e Jean Simmons ne filmin klasik Hamleti ( krahas Lawrence Olivier ne rolin e Hamletit).Nqs Spanja mburret me Sara Montiel, Greqia me Irena Papas apo Melina Merkurin, Egjipti me Faten Hamama apo Shadien, Rusia me Tatjana Samoilovën apo Elina Bystritskaya, Meksika me Dolores del Rio apo Maria Felix, Franca me Brigitte Bardot apo Michele Morgan, bota gjermanike me Marlene Dietrich apo Maria Schell, Italia me Sophia Loren apo Xhina Lollobrigida, Suedia me Ingrid Bergman apo Anita Ekberg ,pa permendur Hollivudin me Liz Taylor, Ava Gardner, Rita Hayworth apo Hedy Lamarr e shume te tjera…, Shqiperia duhet te mburret me Margarita Xhepen…Sipas Dritero Agollit : “Margarita Xhepa meriton një monument, si vetë ajo. Nuk ka shqiptar të mos vlerësojë kontributin e Margarita Xhepës, në skenë dhe kinematografi. Është karriera e saj, talenti dhe bukuria, që e bënë të shndërrijë në horizontin e artit shqiptar një yll, që do të ndriçojë gjithë kohën”.Jete te gjate artistes tone te madhe…!