Putin ka përvojë në vrasje masive, të cilën gjë e bëri para 15 vjetëve në Çeçeni, ndërsa tash po e bën në mënyrë të tmerrshme në Alepo të Sirisë /
Shkruan: XHAVIT ÇITAKU/
SHBA-të kanë pezulluar bisedimet me Rusinë për Sirinë dhe e vetmja gjë e çuditshme është se kjo nuk ka ndodhur më parë. Putin nuk është i interesuar për paqë, por ai nuk kursen asgjë që me çdo kusht ta mbaj në pushtet diktatorin e Sirisë Bashar al- Aasad. Nuk ndihmoj asnjë propozim franko-spanjoll në KS të OKB-së lidhur me perspektiven e Alepos sepse Rusia ka të drejtën e vetos dhe kësisoj ajo refuzoj atë dhe nuk i ndal bombardimet në këtë qytet. Rusia shkoi edhe më tej duke e përkujtuar SHBA-të se ajo do të tërhiqet nga Marrëveshja çarmatimit dhe shkatërrimit të plutoniumit që mund të përdorët në armët bërthamore. Zgjedhja ka më shumë simbolik se sa rëndësi ushtarake.
Barbarizëm i pastër në Alepo
Ajo që po ndodh në Alepo të Sirisë, megjithatë, është një barbarizëm i pastër. Armëpushimi është i largët, të cilin po e shemb Rusia. Diktatori Asad gjithnjë ka mbajtur të rrethuar popullsinë e atjeshme dhe kinse premtimi për të lejuar depërtimin e ndihmave humanitare në atë zonë që e kontrollojnë rebelët ishte padyshim një lojë e tij. Në ditët e fundit disa qindra sulme ajrore u kryen mbi Alepo duke gjuajtur bomba të llojeve të ndryshme e çka jo tjetër. Nuk po kursehet asgjë, as spitalet, as shkollat, uji dhe energjia në mënyrë që jeta atje të bëhet e padurueshme. Ndihet mungesë e ushqimit dhe medikamenteve për më shumë se një të katërtën e një milionë civilëve të cilët gjenden në lindje të Alepos.
Sanksionet ndaj Rusisë kanë vlerë
Sanksionet ndaj Rusisë janë shkaktuar nga abuzimi me Ukrainën. Në këtë drejtim asgjë nuk ka ndryshuar. Përveç kësaj asesei nuk duhet të injorohen krimet e luftës ruse që deri me tash janë bërë në Siri. Rusia dhe Siria tash për tash po kërkojnë një zgjidhje ushtarake dhe tash këtë gjë askiush nuk mund ta ndal. Ndoshta qëllimi është që të pushtohet ky qytet para ndryshimit të presidencës në SHBA. Putin ka eksperiencë në vrasje masive të civilëve për të arritur objektivat ushtarake. Ai për të nënshtruar Çeçeninë para 15 vjetëve bëri atë që tash po e bën në Alepo.Me këtë rast do përmendur edhe këtë se Rusia nuk e braktisë mbështetjen që ka ndaj Asadit, bile edhe nëse regjimi në Damask nuk ndjek direktivat e tij. Është e qartë se Rusia nuk kishte për qëllim pët të mbajtur premtimet e marrëveshjes për armëpushim. Krahasimet mund të bëhen me numrat iluzion në Ukrainë. Putin paturpësisht ka gënjyer për marrjen ushtarakisht të Krimes në vitin 2014, e cila u kurorëzua me aneksimin e paligjshëm. Pastaj, ai, organizoi një “ rebelim” në Ukrainën Lindore, ku rebelët u furnizuan me armë të rënda dhe në të njëjtën kohë atje u dërguan edhe mijëra ushtarë rus. Ai gjithnjë ka mohuar çdo përfshirje ruse, ashtu siç bënte Serbia në BH, Kroaci e Kosovë, pavarësisht fakteve të mëdha që shihen ashiqare. Gato dhjetë mijë njerëz kanë vdekur në luftë në Ukrainën Lindore. Në Ukrainë Putin u sul mbi rendin evropian që është në fuqi që prej luftës së dytë botërore, në bazë të të cilit kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë.
Aneksimi i Krimes ndikojë që SHBA dhe BE të vendosin sanksione ndaj Rusisë, të forcuara edhe më shumë pas rrëzimit të aeroplanit të Malajzisë. Element i rëndësishëm është se një numër i njerëzve është i ndaluar nga perëndimi, por Rusia, po ashtu, është e prerë në thelb nga tregjet e kapitalit perëndimor. Sanksionet kanë kontribuar në krizën e thellë ekonomike të shkaktuar nga gara e çmimit me naftë. Tash për tash mund të thuhet se Rusia nuk është një partner i mundur, ndaj edhe nuk duhet të ndodh të shpërblehet me koncesione. Për më shumë SHBA dhe BE duhet t’i marrin parasysh krimet e tmerrshme ruse në Siri që do të jetë një arsye e mjaftueshme për të zgjeruar sanksionet. Askush nuk duhet të imagjinoj se Rusia do të qetësohet duke e pyetur bukur. Në Ukrainë problemi është Rusia. Dhe në Siri, për fat të keq, Rusia nuk është zgjidhje.