DASH përshëndet miratimin e reformës: Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë/
TIRANE, 22 Korrik/ATSH/- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një bisedë telefonike me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit, Viktoria Nuland e cila shprehu përgëzimet e saj për arritjen e marrëveshjes për reformën në drejtësi.Me qëndrimet dhe veprimet e tua ke dëshmuar se je një patriot për vendin dhe interesat e tij iu drejtua Nuland, Bashës.
Ndihmessekretarja amerikane me tej theksoi se ky sukses nuk do të kishte qene i mundur pa lidershipin e treguar nga z.Basha, thuhet në njoftimin për shtyp nga selia blu.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën vendimtare të zonjës Nuland per arritjen e konsensusit dhe për vëmendjen dhe mbështetjen e palodhur e të jashtëzakonshme të treguar që në ditën e parë të këtij procesi e deri në finalizimin e tij.
Basha shprehu vlerësimin e jashtëzakonshem dhe mirënjohjen për Ambasadorin Donald Lu i cili ka luajtur një rol kyç ne këtë proces te gjate, të mundimshëm dhe të vështireë
Basha theksoi se ky proces historik u mbyll me sukses, dhe duke garantuar standardet me te larta pikërisht nga mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që edhe një herë iu gjenden në krah Shqipërisë dhe shqiptarëve, si në ngjarjet e tjera madhore që nga shtetformimi, anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës.
Sfida e ardhshme e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme do te kërkojë po kështu nje angazhim dhe mbështetje te madhe te SHBA theksoi kryetari i opozitës.
Zonja Nuland e garantoi zotin Basha per mbeshtetjen e SHBA per zgjedhje te lira dhe te ndershme.
DASH përshëndet miratimin e reformës: Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë – Agjencia Telegrafike Shqiptare DASH përshëndet miratimin e reformës: Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë – Agjencia Telegrafike Shqiptare
DASH përshëndet miratimin e reformës: Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas miratimit të reformës në drejtësi nga Kuvendi. DASH e konsideron kalimin e reformës një hap historik për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
“Kalimi i reformës është një hap historik për Shqipërinë dhe ky sukses u përket shqiptarëve. SHBA-të janë të angazhuara të ndihmojnë në zbatimin e reformës në drejtësi. Liderët e vendosën Shqipërinë në anën e duhur të historisë”, – ka deklaruar Shefja e Zyrës për Mediat në Departamentin e Shtetit, Elizabeth Trudeau në komunikimin me mediat.
Ajo tha se ky është gjithashtu një sukses i popullit dhe shoqërisë civile, që nuk u tërhoqën kurrë nga kërkesat e tyre për ndryshim.