Anija shqiptare “Oriku” shpëton anijen me 53 emigrantë, 18 prej tyre fëmije/
Ekuipazhi i anijes “Oriku”, pjesë e Forcës Detare me mision në detin Egje shpëtoi ditën e djeshme, data 14 tetor 2017, gjatë patrullimit ne rajonin e caktuar, jetën e 53 emigrantëve nga Siria.Behet fjalë për 18 fëmijë, 12 gra dhe 23 burra, të cilët tani janë shëndoshë e mirë falë kontributit të forcave tona në Egje.Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, thotë se në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë.“Kemi të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë”, shkruan ajo në “Facebook”, teksa ka ndarë foto nga operacioni i shpëtimit dhe të ekuipazhit ditën e nisjes për në mision.Theksojme se gjate operacioneve ne Detin Egje, në 18 muajt e përfaqësimit të Shqipërisë në operacionin e NATO-s në detin Egje, “Sea Guardian”, ekuipazhi shqiptar ka shpëtuar 600 emigrantë. Kemi të gjitha arsyet për tu ndjerë krenarë për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në uniformë të Republikës së Shqipërisë, thote zonja Xhacka. {Shefqet Kercelli}