
Dedikuar fillimeve të reja, dhe HQ qe u bë muza ime…
I dogjëm te gjitha urat…
I dogjëm te gjitha urat i dashuri im
Urat që na lidhën netëve të ftohta
Urat që na conin në lugina dashurie të pafundme
Te papërshkuara nga askush tjetër…
…Vetëm nga ne të dy…
I dogjëm te gjitha urat i paharruari im
Urat që na conin në xhepat e harruar te kujtesës
Në labirinthet eksituese të harresës…
…Ku vetëm ne të dy gjenim strehë…
Ah, ne i dogjëm të gjitha urat i shtrenjti im
Urat që na lidhnin në hapësirat e nxehta
Të nxehta si dashuria që po avullonte
Si dhimbja që po kondensohej
Si malli që po na gërryen…
I dogjëm te gjitha urat i dashuri im
Por edhe në ikje ti u bëre muza ime
Me tepër sec do ishe berë në përjetim…
Edhe Njëherë…
A ishte ëndërr apo shpresë?
Si s’munda ta dalloj vallë?
E harruar e brishtë ka mbetur tashmë
Nje pikë loti në të thellin mall.
Tu luta, nga pas të erdha
Por ti sikur me mua ende vazhdon e luan
Si nje ëndërr e shthurur u harrove
Në vetminë që shpirtin tim e bluan.
Ah, sa dua të të dashuroj edhe njëherë
Pastaj le të tretem në te vetmin harrim
Le ti lëm urat që na lidhën dikur, të digjen
Le të marrosem në të mallkuarin pendim.
Se un e humbur qënka e thënë të jetoj
Pa ty, pa ne, dy ishuj të vetmuar
Ujëra të thellë, të kripur midis nesh,
Në këtë vorbull bote të harruar.
Ah, sa dua të të dashuroj dhe pak
Pastaj shpirti im në vetmi të tretet
E lodhur, e heshtur ndoshta do përulem
Se vec mallit asgjë tjetër s’do mbetet.
E lash shpresën tashmë e lirë te fluturoj
Si një zog që merr rrugën pa kthim
Por ëndrrën të lutem më lejo ta mbaj
ëndrra me ty është i vetmi, i bukur kujtim…
Dua të iki…
Dua të iki të harrohem në një botë tjetër
Në nje botë ku kujtimet të mos egzistojnë
A thua do jesh edhe ti diku atje?
Ku ndarja dhe ikjet akoma përvëlojnë?
Gotën e verës ne dorë plot e kam
Asnjë gllenjke nuk kam pirë por e dehur jam
Në fund to gotës sytë e tu shkëlqejnë
Dhe unë sytë e tu dua ti pi bashkë me fjalët që gënjejnë…
Fjalët që thamë, premtimet që bëmë
Në muzgjet e ngrysur që ikja i merr …
Të harruar në dashurinë tonë të etur
Që akoma digjet e ftohtë në agimet terr.
Jemi larguar shumë larg, në pole të acarta
Pa fjalë, se i mbaruam me premtimet e gënjeshtra
Premtimet që urjat e shiut I morën me vete
Bashkë me gjethet e rëna në vjeshtra.