Presidenti Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr.133/2015/
Tirane, 23 shkurt 2016
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, dhe pezullimin e zbatimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
KËRKESË
GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËRKUES: PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
SUBJEKT I INTERESUAR: KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
KËSHILLI I MINISTRAVE
AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
OBJEKTI: Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
BAZA LIGJORE: Nenet: 4/1, 17, 18, 41, 42/1, 43, 131/a, 134/d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; Nenet: 6/1, 14 i KEDNJ; Neni 1 Protokolli 1 i KEDNJ-së; si dhe nenet 45 dhe 49/1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.