PODGORICE : Cifti Mbreteror shqiptar u ftua nga Naltesia e Tij Princ Nikola II per nje fundjave princerore ne Mal te Zi ku ishin te ftuar te gjithe pricat e Ballkanit.
Kjo vizite perfshinte nje shetitje me anije ne vijen bregdetare, nje koktel ne qytetin historik te Kotorrit, nje vizite ne muzeun e Pallatit Mbreteror ne Cetinje, per tu permbyllur me Mbremjen Gala te “Urdherit Princ Danilo i Malit te Zi”.
Ne kete fundjave merrnin pjese Familje Mbreterore te Gjermanise dhe Frances, familje aristokrate te Europes qendrore, si edhe rangjet e larta te botes se biznesit. Te tilla aktivitete synojne promovimin e vendeve nepermjet Familjeve Mbreterore. Princ Leka pati rast te shprehe shqetesimin e tij mbi situaten dhe problematikat qe hasin shqiptaret ne Mal te Zi.
Familja Mbreterore Shqiptare, ne nje te ardhme te afert, do te jete mikpritesja e rradhes ne promovimin e turizmit dhe trashigimise kulturore ne Shqiperi.(BS)
Fritz Radovani says
Ne te vertete Princi, Kryeministri dhe trashigimtaret tjere te Froneve ne Shqipni…E kane vendin ne Bristol te Beogradit qe ne vitin 1924.
shkelzeni says
Mira asht për dy princat; Leka dhe princi malazezë të bajnë poza dhe rifreskojnë bashkë periudhat ma tragjike për Shqipninë e Veriut dhe për të dy ishte periudhë mjaltit të gjyshit të princ Lekës me princin malazezë, nipin e gjyshit Nikolla. A kishte gja ma të fismë siç preferon ta cilsoji gjeniu Kadare Mark Milanin kur gjyshi, knjaz Nikolla i Malit Zi armatosi 7 taborret ma kriminale serbe-malazeze me në krye Mark Milanin, kryeterroristin i hodhi kundër krerve shqiptarë i shfarosi, i dëboi derisa Kuçi Shqiptar në vj. 1856 u pushtue de facto nga Mal i Zi dhe Kongresi i Shen Stefanit dhe ajo e Berlinit jau legalizoi pushtimin ,,de jure,,. Mjera Shqipni me kësi karikaturet princit që përmallen me tragjedinë që ende vazhdon në Mal të Zi kundër shqiptarve!