Nga Skënder Karaçica/
Në kuadër të bashkëpunimit të SHSHA-së me asociacionet e Lobit Hebrej në Çikago,u shtruan një varg çështjes aktuale të thellimit të bashkëpunimit shqiptaro-hebrej,dy popuj me një histori të njejtë për mbijetesë dhe të shpetimit para asgjësimit nga orët vrastare të kohës Nazi-fashiste dhe të fqinjve pansllavist në Ballkan.Asociacionet hebreike tashmë
janë në dijeni për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,që sipas tyre paraqet një nga vlerat kombit shqiptar në rang botëror gjatë Luftës së Dytë Botërore.Hebrenjtë në Çikago theksojnë se shqiptarët dhe kultura e tyre janë çertifikuar botërisht në njërin rast nga UNESCO-ja dhe në rastin e hebrenjve nga YAD VASHEM dhe Kongresi e Senati Amerikan në Uashington.
,,Chicago Sister Cities International,, është bashkuar me nismat SHSHA-Lobi Hebrej në Çikago që në një të ardhme të afërt të fillojë procedura për aktivitetet e binjëkizimit të Çikagos më Tiranën.Me këtë rast Leroy R.Allala,drejtor ekzekutiv i këtij asociacionit thekson se qysh tash duhen të nisin aktivitetet në të gjitha fushat shqiptaro-hebreje për të arritur në aktin e binjkëzimit Çikago-Tiranë që sipas nesh do të përmbush programin e qytetit tonë i hapur ndaj popujve liridashës e demokatik të botës.Për këtë nismë u shtrua nevoja e fillimit të bashkëpunimit ndërunivesitar nga Tirana me Çikagon për ardhjen e studentëve shqiptarë për të kryer studimet në fushat shkencore të dijes për ato sektorë që ka më së shumti nevojë tregu i lirë dhe ekonomia shqiptare.Ndërkaq,si mundësi e mirë e këtij fillimi u përmend mbajtja e konferencës ekonomike për investime në Çikago,që do afrojë ndihmën për ekonominë shqiptare dhe të përspektivës së zhvillimit të këtij vendi me resurse të pasura njerëzore e natyrore.
Libri monografik,,Hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi,,i Prof.dr.Shaban Sinani me ndihmën matriale të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Tom Doshi do të përkthet në gjuhën angleze dhe kështu do të krijhen mundësitë për shpalimet historike të popullit shqiptar,që përbëjnë një kontibut të jashtëzakonshëm për popullin shqiptaro-herenjë për promovimin dhe integrimin e vlerave të kombit shqiptar në veçanti në kulturën dhe thesarët botërorë.Duke u nisur nga fakti se profesor Shaban Sinani tashmë është bërë pikë reference e domosdoshme në literaturën botërore dhe në institucionet ndërkombëtare që trajtojnë këtë segment për raportin e Ballkanit.Përkthimi i kësaj monografie shkencore të bëhet së pakut në tetë mijë ekzemplarë,thekson Dan Shure,një nga misionarët e marrëdhënieve shqiptaro-hebreje në Çikago,që kjo histori e para e këtij lloji në botë për popullin hebrenj të shpërndajmë në të gjitha shkollat,universitetet
kishat dhe mueumet holokaust në tërë Amerikën.
Hebrenjtë tashti kanë hapur të gjitha dyert për popullin shqiptar.Steve Doshler,udhëheqës i Federatës Hebreje Metropolitan në Çikago,ka marrë nismën që në dhjetor të fundvitit,në faqet e publikimeve hebreike,,JUF NEWS,,njëherë në muaj të publikojë matriale arkivore e historike që hedhin dritë për hebrenjtë në Shqipëri-prania dhe shpetimi për 250 mijë lexuesit e saj në Çikago me rrethinë.
petrit says
TRUALLI SHQIPONJAVE ESHTE KRENARIA E EBRENJEVE TE NDERSHEM.
Hebrejt e Shqiptareve says
Zotni Sinani
dhe ca te tjere kuqalash si ai
qe ishin ne kabinetin e Ramis Alise
w ahpetuan lekuren duke ju rene ne gjunje hebrejve…
Gjoja ishin perveluar per fatin e tyre te zi
Gjoja i kishin ndihmuar jete e mot
Kur dihet se hebrejte ne Shqiperi u shpetuan nga populli i thjeshte dhe nga qendrimi njerezor i qeverive qe komunistet i akuzuan me pas si kolaboracioniste!
Shabani pergatiti Dosjen per kete spirance shpetimi te Ramizit per Kuelarin dhe paskesaj filloi Vepra e tij disa volumshe!
Prej asaj kohe, edhe Arshi Xhexo i ZP-se edhe Ismail Kadare edhe ca Ish…te tjere, popullojne faqet e letrave me kujtimet e tyre se si hebrejte e tere ballkanit shpetuan prej komunisteve shiptare!