![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2025/02/477574066_1046179250883930_6515757692526366814_n.jpg)
New York/
Kur më ra në dorë libri “Porosia e kullës” e autorit Dr. Pashko R. Camaj, për momenti u ndala dhe mendoja pak. I thash vetes se ç’farë na është e shkruar në këtë “porosi”. Erdha në vete dhe pa hezituar shfletova aty këtu disa fletë të librit, me një shikim dhe vërejtje të pa reflektuar ndonjëherë më parë në mendjen time. Fola me vetëveten dhe thashë që pa humbur kohë duhet filluar dhe lexuar këtë libër, me një kuriozitet në vete, duke menduar se ç’farë “porosie” na solli autori i librit, Dr. Pashko R. Camaj.
Për herë të parë me Dr. Pashko R. Camaj u njoha në një restaurant, i cili drekonte me familjen e tij dhe në ndërkohë kaloj nga tryeza e tij ku ishte i ulur, ndëgjoj se po flasin shqip dhe pa hezituar i afrohem dhe më prezantohet se është Pashko Camaj nga Malësia dhe më thotë: “I Camajve të Martin Camaj”. Thashë me vete se ky qenka pinjoll i Camajve të njohur nga Malësia. Ashtu më doli. Tani që më ra në dorë libri i tij “Porosia e kullës” dhe kur e lexova këtë libër mu kujtuan ato fjalë që “ky pinjoll i Camajve” më kishte thënë në restaurant kur për herë të parë e takova, dhe tani me leximin e këtij libri e vërtetova se vërtetë është ai që më patë thënë. Nuk u zhgënjeva dhe librin e lexova me plotë dëshirë, pasion dhe një kujdes të veçantë si kurrë më parë ndonjë libër tjetër.
Libri “Porosia e kullës e autorit Dr. Pashko R. Camaj, është një libër kujtimesh por lirisht mund ta quajm edhe si libri i “përmallshëm” sepse kujtimet jo radhë herë na shprehin edhe mallin e një përsoni, i cili shkruan duke shpreh mallin për vandlindjen, për atdheun, për një vend apo për ndonjë ndolli çfarë do qoftë ajo. Pra, edhe në këtë libër autori Camaj, jo pak shpreh mallin e tij për vendlindje e sidomos për “kullën” duke i bërë të ditur lexuesit se “kulla” ka edhe porosit e veta. Kujtimet e tija tregojnë udhëtimin e tij si i ri i moshës 20 vjeçare, ku autori Camaj paraqet jetën e Tij, pra jetën e një të riu, i cili mori rrugën e mërgimit nga vendlindja e tij Malësia për në SHBA, duke përshkruar tërë sfidat e tij që ka kaluar deri në arritjen e sukseseve në tokën e premtuar.
Dr. Pashko R. Camaj, kur vendosi të marrë rrugën e mërgimit ai nuk e pyeti veten se “a ishte ky vendim i gabuar”, por duke parë arritjet e tija dhe suksese në jetën e tij, ai bie në dilemë dhe përsëri pyet veten e tij dhe bie në një vendim se “nuk ishte vendim jo aq i gabuar për mua, jo aq për të ardhmen time, por më tepër për të kaluarën tim”. Këtu autori i librit “Porosia e kullës” Dr. Camaj, kur thotë: “për të kaluarën time” hedhë në dritë ate se në vendlindjen e tij, të parët e tij kanë jetuar në një “kullë” për shumë breza, dhe këtu ai krijon kujtimet e asaj kohe, edhe pse si i ri që ishte, mirëpo ai në atë moment kur e ka marrë rrugën e mërgimit dhe lë vendlindjen e tij thotë se “a kam mëkatuar ndaj tyre”, pra ndaj brezave që kanë jetuar në atë “kullë”, të Malësisë, vandlindjes së tij.
Libri “Porosia e kullës”, në një aspekt tjetër e sidomos tek malësori i trevës nga e ka origjinën autori i librit, por edhe në shumë treva tjera shqipëfolëse mund të zbëthehet edhe si: “kullë”, që emri i saj është përdorur në kuptimin e një shtëpie zkonisht ndërtuar prej guri, ku kanë jetuar një familje e madhe, ku mbrohen traditat e lashta shqiptare, si dhe “porosia” që ka të bëjë me amanetin, pra në një kuptim të mirëfilltë “amaneti i kullës” ku malësori ka marrë veprime vendimtare për familjen e tij dhe jo vetëm. Në këtë kuptim besoj se edhe autori i librit Dr. Pashko Camaj ka pasë trashëguar një traditë të tillë sa që edhe ai vetë atëherë kur mori rrugën e mërgimit, mori veprime vendimtare të dalura nga ajo “kullë” malësore. Kështu që nga ky aspekt autori i librit Dr. Camaj u bazua dhe mori vendimit që ta përshkruaj atë vendim që ka marrun mu aty në atë “kullë” dhe të na hedhë në dritë librin e tij me kujtime të quajtur “Porosia e kullës”.
Kur shletova librin dhe pastaj duke lexuar atë, të bie në sy sesa me mjeshtëri autori i librit ka përdorur kontekstet e fuqishme midis “porosisë” dhe “kullës”, që si fillim e nis me traditat e trevës nga vjen e duke e vazhduar me rrugëtimin e emigrimit të tij, duke përshkruar sfidat që ka kaluar, e duke e përfunduar me arritjet e tij, deri në gradën shkencore Doktor i Shkencave Mjekësore si dhe Sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikë “Vatra”, ndërthurje e këtyre ngjarjeve dhe kujtimeve e cila përkon me sukseset të cilat i ka arritur gjithë këto vite në SHBA. Krenari.
Autori në këtë libër që në fillim të lë përshtypjen se shkruan sikur është duke folur me veten e tij, sepse në të vërtetë ai flet me veten e tij, pasi që para syve dhe në mendjen e tij, zënë jehonë porosit e dalura nga kulla prej ku mori rrugën e mërgimit. Po t’i referohemi librit në të lexuar, në gjuhën e shkruar, në rrëfimin e ngjarjeve, Dr. Pashko R. Camaj ka shklruar bukur, ka rradhitur ngjarjet me një rrëfim jashtëzakonisht të bukur me përsonazhet real duke llogaritur veten dhe motrën e tij dhe ka pëdorur një gjuhë të pastër aty këtu edhe në të folmen e trevën së Malësisë, mbi të cilën ndërtoi “Porosin e kullës”, që për ne mërgimtarët lirisht mund ta quajmë edhe si “libër i mallit”, sepse ngjarjet e përshkruara aty në libër e ngacmon çdo mërgimtarë që ka nisur rrugën e mërgimit të nisur nga kulla e vet.
Ngjarja e përshkruar në librin “Porosia e kullës” e autorit Dr. Pashko R. Camaj, është një libër kujtimesh por edhe një libër shumë emocionues, që autori përshkruan disa ngjarje nga e kaluara e tij si dhe paraqet një realitet të pranishëm në tërë trojet shqiptare, e që është migrimi, një plagë e pa shërueshme e kombit tonë. Autori e pranon dhe e paraqet bukur mirë se e kaluara ka qenë me dhembje dhe sakrifica, por ai nuk e mohon se edhe e tashmja është një hipokrizi. Ai pa në shumë raste na paraqet “porosin”që kishte dhe shprehej në “kullë”, ku e sheh se ajo mbizotëron edhe sot por me një mbizotërim aty këtu të zbehtë, e jo si në kohës kur ai i përjetonte ato “pororsi”. Autori i librit Dr. Pashko R. Camaj në librin e tij “Porosia e kullës” gjithashtu shpreh eksperiencën e jetës dhe sfidat e saj ku do të gjejmë mjaft sekuenca jetësore, ku vetë i ka përjetuar, disa të cilat i ka lënë pas (kaluar) e disa i ka përjetuar edhe për aq vite sa është në mërgim deri në arritjen e sukseve që e bënë një njeri me suksese të merituara, sfida që pothua se i kalon shumica e shqiptarëve në emigrim.
E gjithë kjo që na përshkruan autori në librin “Porosia e kullës”, janë mesazhe të rrepta për të rinjtë që mos ta braktisin vendi e tyre, por edhe nëse e braktisin, bile së pakur të i kenë porosit e “kullës” prej nga kanë dalur dhe kanë lënë vendlindjen e tyre dhe t’i barti ato me vete sepse “ku mbizotëron heshtja, aty mbizotëron brenga”.
Për të mos e vazhduar më tej shkrimin tim gjegjësisht reflektimin panoramik mbi librin “Porosia e kullës” e autorit Dr. Pashko R. Camaj, mikut, kolegut dhe lirisht mund të them se edhe bashkëvendasit tim, edhe pse në mes kemi një liqe që na ndan, Liqenin Labeat (Liqeni i Shkodrës), ku si unë si Dr. Pashku e kemi pasur pasion të jemi në brigjet e tij, dua ta përmbylli me urimet e mia më të pëzemëta për këtë botim, po pa u nda vetëm këtu por duke pritur botime tjera në të ardhme, duke na bërë që gjithnjë të reflektohemi edhe më tej në veprimtarin e tij letrare, shkencore e çfarë do qofshin ato.
Urime dhe gjithnjë suksese mik i nderuar Dr. Pashko R. Camaj.