• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Search Results for: themistokli germenji

Shkëlqimi i familjes së madhe, Selim Mborja

July 20, 2018 by dgreca

Seelim-Mborja-e1456425024671

Shkëlqimi i familjes së madhe, Selim Mborja (Venxha), bën dritë edhe sot/

Selim Mborja dhe fabrika e Birres (1)Si i shpëtoi Selim Mborja ekzekutimit nga njësiti gueril i Korçës/

Nga Vepror Hasani/

Atë mbrëmje, Selim Mborja (Venxha) me bashkëshorten e tij, Fitreten, u kthyen vonë në shtëpi. Në Korçë kishin 65 dyqane, kafene dhe banesa, mijëra hektarë tokë dhe pyje. Fillimisht kishin banuar te shtëpia në fshatin Mborje, në krah të kishës së Ristozit, te një ndërtesë e madhe dykatëshe, me pamje madhështore, ndërtuar me gurë të skalitur, me shumë dhoma të dekoruara me elemente druri të gdhendur dhe tavane të zbukuruara, me oborr të madh në pamjen ballore e të thurura me avlli. Përreth kësaj shtëpie ngriheshin shtëpitë e tjera të fisit Mborja (Venxha), Më pas ndërtuan një shtëpi tjetër të madhe dhe të bukur mbi fabrikën e birra Korçës. Tashmë jetonin aty. Me të hyrë në shtëpi vunë re se dikush poshtë derës u kishte hedhur një letër. Selim Mborja e mori dhe nisi ta lexonte. Vështrimi i tij lëvizi i shqetësuar nëpër rreshta: “Unë që po ju shkruaj jam një miku juaj, – thuhej në letër, – nuk pata guximin t’ju sqaroj nga afër sepse kam frikë për veten dhe familjen time, dhe për këtë ju kërkoj ndjesë, por para dy-tri ditësh mora vesh se njësiti gueril i Korçës ka marrë vendimin t’ju ekzekutojë, ndaj duhet të largoheni…”. Bashkëshortja e Selimit, Fitretja, bijë e Neki Starovës, ndër më të pasurit e asaj zone, mbeti e shqetësuar. Trupi i saj dridhej si gjethe në erë. Priste çdo t’i thoshte Selim Mborja. Sido që të ishte vendimi i të shoqit, do të qëndronte me të edhe sikur të shkonin në fund të botës. E adhuronte bashkëshortin. Selimi ishte njeri i zoti dhe me kulturë, kishte studiuar në Perëndim. “Do ta pleqërojmë me njerëzit tanë”, – i tha Selim Mborja, – dhe do të vendosim çfarë duhet të bëjmë. Duhet të ketë qenë shtator-tetor i vitit 1944.

2    –Selim Mborja (Venxha) nuk e besonte dot që do të largohej nga Korça dhe nga Mborja ku kishte lindur. Gjithë jeta e njerëzve të tij, brez pas brezi, i ishte përkushtuar Korçës, dhe sa herë e kishte sjellë rasti kishin dalë në mbrojtje të saj me jetën e tyre. I pari i Venxhave, quhej Banush; ishte një legjendë e gjallë bamirësie, të tillë e mbanin mend edhe më të vjetrit. Emri i tij i mirësisë mbërriti edhe te brezat e rinj. Deri në fund të shek. XVIII kishin jetuar në Greqi, kishin prona të shumta dhe ishin shumë të pasur. Me pasuri të madhe u vendosën edhe në në Mborje. Ndihmonin familjet e varfëra. Banushi kujdesej për ta si për familjen e vet: “Bëj mirë dhe mos e përmend kurrë të mirën që bën”, –  ishte porosia e tij, – Zoti i shikon të gjitha.”. Për shkak të pasurisë së madhe që kishte, në Mborje njihej me emrin Banush Aga ose Banush Efendiu, por shpesh e thërrisnin edhe Banush Venxha, sepse kështu quhej vendi ku kishte jetuar në Greqi në zonën e Grevenasë. Bamirësia e familjes së madhe Mborja (Venxha) nuk shteri kurrë. Banushi la pas 7 fëmijë: Mustafajin, Osmanin, Hysenin, Mehmetin, Saliun, Rexhepin dhe Islamin. Fal kësaj familjeje të madhe që shkëlqente me mirësitë e saj, fshati Mborje mori pamjen e një qyteti, me dyqane dhe kafene të famshme si në asnjë vend tjetër. Vinin aty edhe nga Korça; myslimanë e të krishterë festonin bashkë. Në një nga kronikat e kohës shkruhet: “Nuri Efendiu, avokati, javën që shkoi bëri synet djemtë. Në dasmë kishte ftuar gjithë nëpunësit e qeverisë dhe shumë myslimanë e të krishterë. Darkën e bëri në kafenetë që janë nga Mborja. Një shumicë e madhe të ftuarish, me këngë dhe me muzikat e vendit, u zbavitën gjer në mëngjes. Atë natë shumë fishekë u hodhën sipër në qiell dhe shumë pushkë u zbrazën.”. (Gazeta Korça, 11 qershor 1909).

3-Në mëngjes Selim Mborja shkoi te pazari i Korçës, te  klubi i “Pellallit” dhe i la porosi pronarit të lokalit. Nëse vjen Qemali (djali i xhaxhait të Selim Mborjes), Mehmeti apo Syrjai (kushërinj të tij), sepse lokali ishte i preferuar i tyre, t’u thoshte që i kërkonte Selim Mborja dhe donte t’i takonte patjetër. Mehmet Mborja (Venxha) kishte mbaruar shkollën e policisë “Skuola Alleievi Carabinieri”, në Firencë të Italisë, dhe kishte njohuri mbi grupet e fshehta kriminale siç ishte njësiti gueril i Korçës. Në kryengritjen e ashtuquajtur të “Vorioepirit” më 2 prill 1914, sipas gazetës “Koha”, 15 maj 1914, Mehmet Mborja; komandanti i xhandarmërisë shqiptare, hollandezi Snellen Van Vallenhoven; Themistokli Gërmenji, konsulli i përgjithshëm amerikan Spenser, kapedan Kajo, Dervish File, Turhan Hysen bej Pirgu, Jashar bej Starova, Agush Çaushi e qindra të tjerë, luftuan trimërisht dhe ia dolën të çlironin Korçën. Por Selimi donte me patjetër edhe mendimin e Qemalit dhe Syrjait, nëse duhej të qëndronte apo të largohej përfundimisht nga Korça. U takuan te shtëpia sipër fabrikës së birrës. Bashkëshortja e Selimit, Fitretja, ndoqi me shqetësim gjatë gjithë kohës bisedën e burrave. Rreziku u vlerësua real. Njësitet guerile kishin filluar të eleminonin njerëz që nuk i pëlqenin regjimit që po vinte në pushtet. Miku që u kishte shkruar letrën kishte të drejtë. Ekzekutimi i tij mund të ndodhte nga dita në ditë. U pa e arsyeshme që Selimi të largohej nga Korça sa më parë. Kur kushërinjtë e tij u larguan, Selim Mborja vështroi një çast nga e shoqja dhe i tha: “Do të largohemi!”. Nga syri i Fitretes u shkëput një pikë loti: “Do të vij me ty kudo që të shkosh”, i tha ajo. Dhimbja e fshehur e burrit përshkoi gjithë qenien e Selim Mborjes.

4-Selim Mborja (Venxha) dhe bashkëshortja e tij, Fitreti, ende nuk e kishin vendosur ç’ditë do të largoheshin nga Korça. Për ta gjithçka ishte e padrejtë; vendimi i marrë nga njësiti gueril i Korçës ishte kriminal; po luhej me jetën e një familjeje të madhe patriotike. Babai i Selim Mborjes, Mustafaji, ishte kujdesur gjithnjë që edhe miqësitë t’i bënte me njerëz që e donin vendin. Në një rast të tillë shtypi shkruante: “Myftar Aga nga Sevrani, i cili më përpara ka qenë komandant i Xhandarmërisë së Korçës për të martuar të birë që pat zënë të bijën e Mustafa efendi Mborjes urdhëroi këtu bashkë me dhëndrin, zotin Kadri, i cili ka qenë kajmekan në Leskovik, në Tepelenë në Vlorë e gjetkë. Myftar Aga, si mori të renë, pardje u kthye për në Përmet. I urojmë me gaz dhe martonjësit u trashëgofshin!”. (Gazeta e Korçës, e enjte 22 vjesht’  e II-të).

Vetë Mustafa Mborja (Venxha) doli në mbrojtje të vendit që nga dita e parë e hyrjes së grekëve në Korçë më 7 dhjetor 1912. Ndihmoi kthimin e  njerëzve që ishin larguar për shkak të luftës. Emri i tij gjendet i shënuar te “Komisioni i të ikurve”, renditur me emrat më të nderuar të qytetit të Korçës: “Komisioni përbëhej nga: kryetari Abdyl Ypi. Anëtarë: Riza bej Zavalani, Tefik Rushiti, Qani bej Dishnica, Stavre Karoli, Petraq Kondi, Kristo Dako, Sadik Voskopi dhe Mustafa Mborja.”. (Gazeta Koha, e shtunë, 24 maj 1914).Kurse Abedin Mborja (Venxha), nipi u Mustafait ishte zgjedhur te “Komisioni i Marrëdhënieve”, i cili raportonte gjendjen te autoritetet vendase dhe të huaja. Anëtarë të këtij komisioni ishin: “Kryetar Emin Efendi, anëtarë: Maliq Bej, Ahmet Efendi kryetari i Bashkisë; Shaqir Efendi, Emin Efendi, Rakipi Aga, Abedin efendi Mborja, Miçe Çikozi, ( ka dhe një emër tjetër, por nuk lexohet), Abidin efendi Tregtari, Xhafer bej Luarasi, Mehmet Ali Bej, Rakip Aga Jemenli dhe Andrea Turtulli.”. (Gazeta Koha e shtunë, 24 maj 1914).
Gjatë kësaj kohe, një i afërm tjetër i familjes Mborja, Ismail Sali Mborja, më 1914-1915, sponsorizoi botimin e abetares shqipe të hartuar nga Jashar Agjahu. Botimi i saj u bë nga shtypshkronja “Korça”.

5-Kurse  Haki Mborja (Venxha), djali i xhaxhait të Selim Mborjes shkëlqeu me patriotizmin e vet. Lindi në Mborje më 1876, mësimet e para i mori në Korçë e më pas në Manastir. Studimet e larta për mjekësi i kreu në Stamboll, ku mori gradën më të lartë shkencore, atë të doktorit. Në vitin 1908 u emërua mjek në Bashkinë e Manastirit, ku u njoh me shumë patriotë që synonin krijimin e lëvizjeje për çlirim kombëtar. Në shtator të vitit 1908 u bë pjesë e shoqërisë “Dituria” dhe  “Përparimi”. Pas dy vitesh erdhi mjek në Bashkinë e Korçës. Më 16 qershor 1911, bashkë me botuesin e gazetës “Korça”, Sami Pojani, u bënë iniciatorë të krijimit të Komitetit të Kryengritësve. Po atë muaj Haki Mborja krijoi çetën e parë shqiptare dhe doli maleve. Bashkëpunoi me Bajo Topullin, Qamil Panaritin, Shahin Kolonjën etj. Çeta e tij u bë e njohur me luftimet e saj në Korçë, Devoll, Kolonjë, Opar, Gorë, Mokër, Gjirokastër dhe Elbasan. Përveç gazetave shqiptare për Haki Mborjen shkroi edhe gazeta londineze “Time”, kurse konsulli serb në Manastir i raportonte qeverisë së vet: “Në Korçë ka maleve mbi 500 vetë të prirë nga Haki Beu.”. Në gusht të vitit 1911 mori pjesë në Kuvendin e Kryengritësve të Elbasanit, organizuar në fshatin Shelcan për realizimin e veprimeve të përbashkëta. Më 1912 mori pjesë në shpalljen e Pavarsisë. Pas thyerjes së kryengritjes “Vorioepirote”, çeta e tij u bë mburoja e Korçës: territoret nga Guri i Cjapit deri te Grykat e Mborjes u bënë të pakapërcyeshme nga grekët. Që nga dita e krijimit të çetës së tij, Haki Mborja u quajt “Doktori kryengritës”. Me ardhjen e francezëve, ndihmoi për shpalljen e Krahinës Autonome të Korçës dhe mori pjesë në qeverinë e saj. Gjatë kësaj kohë ndihmoi në hapjen e 60 shkollave në krahinën e Korçës, përfshi edhe shkollën e Mborjes. Gjatë  vitet 1918-1920 qëndroi në mbrojtje të kufijve jugorë të Shqipërisë, mbështeti fort Kongresin e Lushnjës dhe qeverinë e saj. Më 1926 u zgjodh deputet, mori vota më shumë se Fan S. Noli, por më 1928 u largua nga politika sepse mbretërinë e shihte si të parakohshme në një vend si Shqipëria. Vdiq në shtëpinë e tij në vitin 1931.

6-Selim Mborja dhe bashkëshortja e tij, Fitreti, vendosën të shkonin në Selanik, atje kishin prona dhe një hotel, mjetet financiare nuk u mungonin. Ndërsa bënin gati plaçkat, Fitretit nuk i mbaheshin lotët. Një ditë më parë ishte përcjellë me njerëzit e saj në Starovë të Pogradecit.  Tashmë nuk do t’i shihte më të afërmit e vet, edhe kur të vdiset nuk do t’i vinte askush ta qante te varri. Edhe përtej vdekjes do të mbetej e vetmuar. Bashkë me ta kërkoi të udhëtonte edhe Koço Kota. Nuk i thanë jo, të dyja familjet udhëtuan bashkë. Me të mbërritur në Selanik, Selim Mborja u vendos në hotelin e tij privat. Nata e parë larg Korçës ishte e dhimbshme. Njerëz që vrisnin prapa shpine dhe pa asnjë arsye, e kishin detyruar ta linin Korçën. Ajo natë për Selim Mborjen mbeti nata më e vetmuar e jetës së tij. Në Korçë gjendej gjithnjë mes miqësh e shokësh. I pëlqente shoqëria edhe me profesorët e Liceut; takohej shpesh më ta: me Elmaz Ahmetin, Abaz Ermenjin, Fejzi Dobin,  Selman Rizën, Aqif Selfon, Abedin Shkëmbin, Aldo Çobën, Malo Kodrën etj. Profesor në Lice kishte qenë edhe Enver Hoxha, por me të nuk kishin patur ndonjë shoqëri të madhe. Vetë Enver Hoxha te libri i tij, “Kur lindi Partia”, shkruan: “Fundot, me Vangjo Turtullin, me Manot, me Katrot e shumë të tjerë të këtij kalibri si edhe me ata të kalibrit më të ulët, ishin përfaqësuesit e borgjezisë së krishterë… Kurse  Fazlli Frashëri, i vëllai Qazkës, Selim Mborja, Tefik Mborja, Rexhep Merdani e mjaft të tjerë si këta e më të ulët se këta, formonin opinionin e “elitës myslimane” korçare…”. Pra, nga sa shihet, miqësia e Hoxhës me parinë e Korçës nuk kishte ekzistuar. Ndoshta kjo ishte arsyeja që ai kishte kërkuar ekzekutimin pa gjyq të Selim Mborjes. Tejet e trishtuar ndihej edhe Fitreti, gruaja që ishte kujdesur gjithnjë për jetimët dhe familjet e varfëra të Korçës. Nuk kishte ditë të shënuar që ajo të mos pyeste Selimin: “Çfarë do të dhurojmë sot për familjet e varfëra? Dhe bënte të pamundurën që ndihma e ofruar të ishte e vlefshme për të kapërcyer hallet. Ajo ishte vërtet një shenjtore.

7-Fitreti doli në verandë, donte ta largonte mërzinë që po e lodhte aq shumë. Selaniku ishte i bukur, shkëlqente nga të gjitha anët, por edhe Korça e bukur kishte qenë gjithnjë. Që nga viti 1850 e kishin krahasuar me Izmirin, por me qenë se Izmiri cilësohej si Parisi i Mesdheut, për analogji Korçën e quajtën Paris i Vogël. Edhe Korça kishte patur ndriçim vite e vite më parë. Më 1911 instaloi sitemin e ri të ndriçimit: “Qeveria tonë (e Korçës) solli për provë një llampë sistem “Radium” me 350 fuqi dritë qiriri. Llampa ka dritë të bukur dhe kështu së shpejti do të sjellin më shumë llampa të këtilla që të ndritin qytetin dhe rrugët e gjëra. Përgëzojmë z. Ahmet Efendinë, kryesonjësin e qeverisë si dhe gjithë këshillonjësit për përpjekjet që bëjnë për të zbukuruar qytetin…”.  (Gazeta Koha, 17 mars 1911).

Më pas qyteti u pajis me gjenerator, por pas largimit të francezëve në majt të viitit 1920, makineria e prodhimit të energjisë nuk funksionoi më. Gazetat e Korçës shkruanin gjithë ironi: “Korça një goxha qytet, natën është pa drita. Duket se drita u prish sytë korçarëve, të cilët janë mësuar kaq vite tani pa drita natën. Nuk na pëlqen që ta besojmë se Bashkia nuk përkujdeset për të ndritur Korçën natën. Dimë që makina elektrike që kishin francezët mbeti këtu, përse nuk përdoret?” (Gazeta e Korçës, 21 korrik 1920).

Megjithatë, edhe viti 1924 Korçën e gjeti pa drita. Më 1925, Bashkia shpalli kushtet e tenderit për elektrifikimin e Korçës. Në lojë ishin dy shoqëri: “Xheneral Elektrik” e Selim Mborjes dhe  “Manseman”, shoqëria gjermane. Oferta më e mirë u dha nga Selim Mborja. Më 18 shtator 1925 filloi ndërtimi i centralit elektrik. Në prill të vitit 1926, plotësoi një pjesë të nevojave për energji. Elektrifikimi i plotë i  Korçës u njoftua nga shtypi: “Që pardje, me një marrëveshje të kryetarit të Bashkisë, shoqëria “Xheneral Elektrik” zuri të japë dritë për tërë qytetin e jo si më parë që jepte gjer më një pas mesnate.”. (Gazeta Koha, 6 nëntor 1926).
Vetëm që qyteti i Korçës të kishte dritë, shoqëria “Xheneral Elektrik” e Selim Mborjes shpenzoi tej parashikimeve. Gazetat  shkruanin: “Shoqëria “Xheneral Elektrik” për të kënaqur gjithë klientët e saj nuk mori parasysh shpenzimet e rënda që i ngarkohen, sepse populli dhe klientët dëshironin dritë.”. (Gazeta Koha, 6 nëntor 1926).

Pranë stacionit elektrik u ndërtua edhe një mulli i fuqishëm bluarje. Më vonë në vitin 1936, “Xheneral Elektrik” e Selim Mborjes ndërtoi në Vithkuq hirocentralin e parë në Shqipëri.

8-Selim Mborja nuk i kursente lekët kur e shihte se ndihma e tij ishte e nevojshme. Pasuria e tij vlerësohej nga të gjitha bankat: “Agjenti i Bankës vjeneze mori vesh kur ishte në Selanik, se një person nga qyteti i Korçës zotëronte një sasi të konsiderueshme monedhash floriri. Ai quhej Selim Mborja. Erdhi e takoi në shtëpinë e tij. Selimi e mirëpriti propozimin e agjentit për t’i depozituar në atë bankë florinjtë, por me një kusht, që përqindja e interesit t’i paguhej duke llogaritur jo sasinë e monedhave, por peshën e tyre në kilogram. Sekseri, i habitur për këtë kërkesë të padëgjuar gjer atëherë në asnjë vend të botës, njoftoi Bankën e Vjenës, duke thënë se ky bej korçar nuk i kishte paratë me grushte, por me bidona teneqeje. Banka mblodhi këshillin për të vendosur. Të nesërmen, gazetat vjeneze dhanë lajmin sensacional: “Një pasanik shqiptar detyron Bankën e Vjenës t’i bëjë një shtesë rregullores së vet!”. (Vangjush Ziko, Korça, kujtime dhe qyteti).

Kjo ishte dhe arsyeja pse Selim Mborja gjatë gjithë kohës që qëndroi në Korçë, ose ishte anëtar, ose kryetar në të gjitha shoqëritë e krijuara, sepse gjithkush e dinte që ai nuk kursehej financiarisht; mbështetja e bashkëshortes nuk i mungoi kurrë; ajo ishte një shpirt i dhimbsur. Emri i Selim Mborjes gjendet në federatatën “Vatra e Shqipërisë” me qendër në Korçë, te “Kryqi i Kuq”, te  “Sport Klub Korça” te komisioni për mbledhjen e ndihmave për ngritjen e Liceut të Korçës, pasi fondi prej 50.000 franga nga buxheti i shtetit ishte i pamjaftueshëm, te “Shoqëria Cinematro”, te “Oda Ekonomike”, te  “Tenis klub Korça”, te shoqëria “Këneta e Maliqit” etj, etj. Në vitet 1921-22 botoi gazeten “Jetë e re”, së bashku me Fazlli Frashërin.

9-Të gjitha këto bashkëshortët Mborja, i kujtuan natën e parë të mbërritjes në Selanik. Në mëngjes Selim Mborja u takua me sportelistin e hotelit. I vuri përpara një monedhë ari dhe i tha: “Një monedhë të tillë do ta marrësh çdo mëngjes, por nëse në hotel vijnë njerëz dhe pyesin për mua, ti do do t’u thuash “Selimi sapo doli” dhe ndërkohë do të më njoftosh. Përpiqu të mbash mend ç’tipare kishte personi, si ishte veshur etj.”. Njësiti gueril i Korçës mund të vinte edhe aty, dhe Selimi kishte patur të drejtë. Pas disa ditësh, dy persona pyetën nëse Selim Mborja ndodhej në hotel. Kishin arrestuar Koço Kotën dhe donin të merrnin me vete edhe Selim Mborjen. Makinën e kishin lënë diku afër hotelit. Operacioni sekret drejtohej nga Koçi Xoxe: “Selim Mborja, sapo doli,- u tha sportelisti, –  me të ardhur ai, vij unë te makina juaj dhe ju them.”. Ndërkaq vuri në dijeni Selim Mborjen. Sportelisti bërë përshkrimin e personave. “Paska ardhur Nevzat Haznedari!”, tha Selim Mborja. Mori të shoqen dhe dolën nga dera e prapme e hotelit. Do të shkonin në Stamboll. Para se të largohej porositi sportelistin: “Pas 5 minutash, shko thuaji personave që Selim Mborja u nis për në portit, do të shkojë në Turqi.”. Me të mbërritur te anija, i kërkoi drejtuesit të mjetit të priste edhe 5 minuta pasi i duhej të takohej me dikë. Dhe sërish Selim Mborja kishte patur të drejtë. Pas 5 minutash mbërriti Nevzat Haznedari: “Desha t’ju takoj…”, – i tha ai. “Dëgjo ti këlysh i Xhemiles, – i tha Selim Mborja, – familjen tënde e kemi mbajtur me bukë, por dije se do të vijë një ditë që gjithkush do të pështyjë në fytyrë.”. Pas këtij shkëmbimi replikash, anija nisi lundrimin drejt Stambollit.

10-Atë çast ia desh shpirti të pinte një birra Korça. E kishte ndërtuar vetë atë fabrikë, bashkë me italianin Umberto Uberti. Projekti i fabrikës “Birra Korça” u hartua vitin 1928. Ndërtimi i saj nisi në tetor të vitit 1929, mbi një sipërfaqe prej 20,000 metra katrorë me vlerë 350,000 franga ari, pronë e Selim Mborjes. Ujin e sollën nga mali i Moravës, 8 km, larg prej fabrikës. Fabrika u pajis me makineritë më të mira të kohës. Më 1931 filloi prodhimi. Regjistrimi i shoqërisë “Birra Korça” u bë në Odën Ekonomike të Korçës më 18 dhjetor 1933:  “Në bazë të shkresës nr. 2215 datë 18.12.1933 të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, me anë të së cilës urdhërohet transkriptimi i kopjes së aktit konstitues të shoqërisë anonime “Birra Korça” në regjistrin e tregtisë konform nenit 11 të Kodit Tregtar në fuqi, vërtetohet se akti konstitues i shoqërisë anonime “Birra Korça” i omolguar prej Gjyqit Kolegjial të Korçës (dega tregtare) me vendim nr 1, datë 8 nëntor 1933, u transkriptua në radhorin e posaçëm të Odës së Tregtisë së Korçës me nr 1 datë 18 dhjetor 1933. Shoqëria, siç rezulton nga kontrata me datë redaktimi 1 prill 1933, fillon më 1 prill 1933 dhe mbaron më 31 dhjetor 1956. (Gazeta e Korçës 19 dhjetor 1933).

Inaugurimi u bë pas 6 muajve: “Të hënë, më 4 të këtij muaji, më ora 5.30 pasdreke, u bë inaugurimi i fabrikës “Birra Korça” të shoqërisë Umberto-Mborja. Ishte ftuar një shumicë e madhe me autoritetet në krye. Të ftuarit e shumtë vizituan më parë fabrikën, e cila ishte në punim e sipër dhe admiruan maqinerinë e fabrikës ku ishin shtruar pa kursim birra me mezera të zgjedhura. Birra Korça është me të vërtetë prej kaliteti më të mirë se shumë birra të huaja, dhe e njëjta më atë të fabrikave më të dëgjuara gjermane. Z. Umberto Uberti dhe Selim Mborja pritën urimet e sinqerta të të gjithëve për mbarëvajtjen e shoqërisë së tyre. Shitja e birrës së Korçës filloi që dje. Çmimi i saj u caktua prej shoqërisë 4 lekë për shishet e mëdha dhe 2 për të vogla.”. (Gazeta e Korçës, e mërkurë 6 qershor 1934).Shoqëria punësoi 220 shqiptarë dhe 25 specialistë italianë. Ndërsa për t’u ardhur në ndihmë fermerve ngritën dhoma frigoriferike për prodhimet e qumshit. Fabrika u bë e njohur edhe për prodhimin e ujit “Kristal”.

11-Ndërsa po udhëtonin me anije, e shoqja iu drejtua Selim Mborjes: Si thua, a do të vijë dita të kthehemi përsëri në Korçë? Do të na marrë malli për njerëzit tanë? Fitretja fliste me zë të dridhur. Ndoshta, – iu përgjigj Selim Mborja, por e rëndësishme është që ne bëmë gjithçka për qytetin tonë. Nëse kthehemi, ti si gjithnjë do të merresh me bamirësinë, atje ku gjen kënaqësi shpirti yt.”. Fitretes sërish i rrëshqiti një pikë loti. Të kujtohet, i tha Selimi, pasi vizituam jetimoren, dhuruam edhe truall për ngritjen e spitalit të Korçës.  Në fytyrën e saj ndriti buzëqeshja. Veç kësaj Selim Mborja furnizoi me ujë të pijshëm një pjesë të qytetit; krijoi shoqërinë e tenisit, mbështeti grupet muzikore etj, etj. Shpresonte shumë që edhe të afërmit e tij të bënin gjithçka për Korçën. Dhe ata nuk e zhgënjyen: Selaudin Mborja, (kushëri i tij), liceist, përfundoi shkëlqyeshëm studimet për mjekësi në Sorbonë të Francës. Karrierën si mjek e nisi në spitalin Umberti I, në Romë. Me kthimin në atdhe punoi për shumë vjet në qytetin e Shkodrës. Sot njihet si një nga personalitet e mjekësisë shqiptare dhe si një nga themeluesit e spitalit ushtarak. Në vitin 2004 Selaudin Mborja u shpall “Nderi i Qarkut Korçë”; emrin e tij e mban poliklinika e qytetit të Korçës, kurse emrin e Haki Mborjes e mban shkolla 9-vjeçare e fshatit Mborje dhe një rrugë e qytetit të Korçës. Të gjithë fëmijët e Haki Mborjes shkëlqyen në profesionet e tyre. Skënderi studio për mjeksi në Turqi, nuk u kthye më në Shqipëri, u vendos në Australi ku shërbeu edhe si këshulltar i kryeministrit të asaj kohe;  vdiq në Australi. Saliu shërbeu si profesor në liceun e Korçës, kishte studiuar në Francë për shkencat botanike, më pas punoi si pedagog në Universitetin e Tiranës dhe si sekretar i Kuvendit Popullor. Petriti studioi në Hungari në degën ushqimore, kurse Demir Mborja, një tjetër person i këtij fisi të madh, ndërtonte me shpenzimet e veta çezma në lagjet e Korçës; si çezma më e bukur e tij përmendet “Çezma e zonjës” në lagjen Kasaba.

12-Në fisin e madh të Mborjarve (Venxhave), shkëlqyen edhe gratë.  E para ishte, Fitretja, bashkëshortja e Selim Mborjes, sipas shtypi të kohës: “Fitrete Mborja ishte aktiviste e shoqërive të emancipimit të gruas, kish lindur rreth vitit 1893. Ishte anëtare e shoqërisë “Gruaja Shqiptare dhe ka organizuar festime, ballo mondane në vitet 30. Gjithashtu, çifti  Mborja solli në Korçë për herë të parë një piano me porosi në Paris. Emiri i saj përmendet edhe për bamirësi të ndryshme. Së bashku me Ballkëze Frashërin, Ismete Sali Zavalanin, Drita Elmaz Vilën, Zenepe Dalip Sheqerxhiun, Asije Ymer Fazlliun, Nevrije Leskovikun etj, u bënë bashkëpunëtoret më të mira të princeshës Senije Zogu, kryetare e Grave të Shqipërisë”.

Haki Mborja kishte tri vajaza: Liria studioi për drejtësi, Shpresa për mësuesi, ndërsa Drita shkëlqeu si aktiviste në shoqatën e grave. Reshideja, bija e Mehmet Mborjes (Venxha), u martua me Asim  Mborjen, i cili kur pa se ndërtimi i spitalit të Korçës po vonohej, ndërtoi me shpenzimet e veta një ndërtesë dykatëshe me 28 dhoma, e cila shërbeu si spital nga viti 1930 deri në vitin 1935.

Kurse Ifetja, mbesa e Sali Haki Mborjes u martua me Tosun Selenicën. Shtypi i asaj kohe shkruante:  “Që njëdizaj nisi në Prefekturë zyra e Xhandarmërisë Ndjekse nën komandën e z. kapiten Ferid Frashëri dhe togerit Tosun Selenica.”. (Gazeta e Korçës, 9 tetor 1920).

Kurse Naxhia, bija e Sulejman Mborjes, bashkë me Tefik Mborjen shënuan martesën e parë civile në gjithë prefekturën e Korçës. Shtyi njoftonte: “Dje Bashkia jonë afishoi shpalljen e parë për martesë.  Z. Tefik Mborja, shef i seksionit të administratës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe zonjusha Naxhie Sulejman Mustafa Mborja, kërkuan shpalljen e martesës së tyre e cila do të celebrohet në Bashkinë e Korçës. Z. Tefik Mborja, i cili inauguroi martesën civile në Prefekturën tonë, njihet mirë midis të gjithëve për inteligjencën dhe kulturën e tij. Çiftit të parë që po martohen, i urojme jetë të gjatë e të lumtur!”. (Gazeta e Korçës, 25 prill 1929).

Pra edhe gratë e fisit Mborja (Venxha) ishin një hap më përpara nga gratë e tjera të prefekturës.
13-Me të mbërritur në Stamboll  bashkëshorët Selim dhe Fitrete Mborja u vendosën në shtëpinë e Idaetes, vajza e Sulejmanit, vëllai i Selim Mborjes, që ishte martuar në Stamboll. Atje qëndruan deri në fund të jetës së tyre. Thuhet se në vitet e pleqërisë Fitretja  pati një mall të madh për t’u kthyer në shtëpinë e saj. “Kishim një shtëpi të bukur, – thoshte gjithnjë ajo, – me pemë e lule.”. Mrekullia e hapësirës që rrethonte shtëpinë e tyre i dedikohej Qemal Mborjes, djalit të xhaxhait të Selimit, i cili kishte studiuar për agronomi në Turqi. Ishte një nga specialistët më të mirë të Korçës së bashku me Demir Alizotin. Ai mbolli rreth shtëpisë së Selimit të gjitha llojet e pemëve dhe të gjitha llojet e luleve. Shtëpia dukej si një parajsë që as në përalla nuk e gjeje dot. Fitretja i gëzohej gjithçkaje që ishte e bukur. Ashtu si gjithë të tjerët edhe Qemali ishte i pasur, kishte aksione në Minierën e Mborjes, kurse biri i tij, Fiqiri Venxha, studioi për Drejtësi. Punoi si kryesekretar i Gjykatës së Korçës; implementoi me sukses, sipas frymës perëndimore, Kodin Civil dhe Tregtar. Megjithatë, edhe pse kaluan vite e vite, as Fitretja dhe as Selim Mborja nuk u kthyen më në qytetin e Korçës. Selim Mborja u nda nga jeta më 3 prill 1952, e shoqja vdiq vite më vonë me brengën për t’u kthyer edhe një herë në shtëpinë e saj, por vila ku banonte ajo, ishte bërë rezidenca e Enver Hoxhës, aty qëndronte ai, sa herë vinte në Korçë për të kaluar pushimet e verës. Megjithatë, përsa i përket bamirësisë ndaj jetimëve dhe të varfërve, bashkëshortja e Selim Mborjes, Fitretja, mund të quhet pa asnjë dyshim, Zonja e Parë e Korçës.

Shënim. Për realizimin e këtij shkrimi u ndihmuam edhe nga kujtimet e të afërmëve të Selim Mborjes.

Filed Under: Histori Tagged With: bën dritë, edhe sot, Selim Mborja (Venxha), Vepror Hasani

VASIL PAJÇINI, FIZIKANTI NGA DEVOLLI NE SAN FRANCISKO

May 14, 2018 by dgreca

-Kushtuar fizikantit shkencëtar, qytezarit Vasil Pajçini, me gradën PhD, i cili punon në një kompani të njohur amerikane- /

2 Fuati1 fuati7 Katuni5 fuati shkoll6 fuati1 ok Fuati

Nga Fuat Memelli/

3 Fuati 1

Figurat e shquara të Devollit, që kanë lënë gjurmë në Shqipëri e nëpër Botë, më kanë tërhequr e vazhdojnë të më tërheqin vazhdimisht. Është zëri i krahinës tonë të dashur, që më nxit t’i qëmtoj këta njerëz, për t’i bërë të njohur për lexuesit e gazetës e më gjerë. Ne që na qëlloi fati të meremi me gazetari, e kemi për detyrë morale të shkruajmë e të flasim për këta njerëz me të cilët krenohemi. Ata shërbejnë edhe si modele për brezat që vijnë. Këtë rradhe “stacioni” i ndalesës time ishte Qyteza, një fshati i bukur i vendosur në një luginë në prehër të maleve, në Devollin e Sipërm. Sot ajo është tkurur nga largimet e shumta , ashtu si shumë fshatra të tjerë në Shqipëri, por gjurmët që kanë lënë njerzit e saj, nuk mund të shuhen. Ky fshat ka nxjerrë disa figura të njohura siç janë: patrioti Kol Tromara, veprimtar i shquar i “Vatrës” në Amerikë (ka qenë sekretar e kryetar i saj) dhe ka patur disa detyra të rëndësishme në Shqipëri, është pushkatuar nga regjimi komunist dhe sot s’ka varr; aktorët shqiptaro-amerikanë, vëllezrit Xhon e Xhim Belushi; mjeshtri i vallzimit, Pandeli Talko; basketbollisti Pandeli Palko (i riu), ish pjesëtar i ekipit kombëtar; mësuesi enciklopedist, Dhimitër Farmaqi; shkrimtari Petraq Samsuri; Valentina Duka, historiane e njohur dhe sot deputete e PD-së; Nik Vangel, biznesmen  me emër në Çikago, etj. Por, sot do ndalem te fizikanti i shquar, shkencëtari, Vasil Pajçini, i cili  ka qëndruar larg medias, duke punuar pa zhurmë e bujë. Siç thotë populli “kalliri plot, e mban kokën poshtë”.

DARDHA BIE NDËNË DARDHË

Është kjo një shprehje e vjetër e popullit tonë por që ka dalë nga përvja jetësore, kur pasardhesit vazhdojnë rrugën e  të parëve të tyre. Vasili vazhdoi rrugë e babait, Koci Pajçini, i cili ka qënë mësues fizike në Miras. Atëhërë Vasili ishte fëmijë, por qysh atë kohë ze fill ëndra  e tij pë t’u bërë fizikan. Ka qënë fëmijë me zgjuarsi të veçantë. Qysh 5 vjet, dinte gjithë kryeqytetet e botës. Duke parë zgjuarsinë e Vasilit, mësuesi i fshatit, Niko Ilo, e regjistroi në shkollën fillore me nxënësit që ishin një vit më i madh se ai. Pas fillores, vazhdon shkollën 7 vjeçare  “Bajram Islami-Memelli” të Sinicës, një shkollë e vjetër dhe me tradita. Aty lëndën e matematikës dhe fizikës, e jepte mësuesi enciklopedist, qytezari Dhimitër Farmaqi. Ky mësues, me njohuritë e tij, la gjurmë të pashlyera te Vasili. Rruga e dijes vazhdon në gjimnazin “Themistokli Gërmenji” të Korçës. Duke mbaruar “shkëlqyeshëm” shkollën e mesme , i hapen dyert për të vazhduar degën e Fizikës, në fakultetin e Shkencave të Natyrës. Dashuria qe kishte për dy lëndët: matematikë e fizikë, anoi nga fizika. Ëndra për t’u bërë fizikant, po realizohej. Gëzimi i tij ishte i papërshkueshëm. Një ditë, pasi kishin bërë një kolekium (provim për një pjesë të lëndës), profesori i shquar, Vasil Kuneshka, hyn në auditor dhe pyet :”Kush është Vasil Pajçini?”. Studenti ngrihet në këmbë dhe dëgjon profesorin që thotë :”  Bravo Vasil! Kurrë nuk kam patur rastin të korigjoj një provim si ky i joti.” Vasili lumturohet nga ky vlerësim i lartë që i bëri profesor Kuneshka para gjithë studentëve. Edhe studimet universitare, i mbaroi ashtu si shkollat e mëparëshme:” shkëlqyeshëm”.

VITET E PUNËS NË SHQIPËRI DHE….

Në fund të fundit, puna është “barometri” që tregon sa i ke përvetësuar njohuritë e shkollës dhe sa je në gjendje t’i zbatosh ato në praktikë. Megjithëse mbaroi “shkëlqyeshëm” nuk e mbajtën në Universitet, siç kishte ndodhur deri atëherë që student të tillë i mbanin në fakultet. Ai u qetësua pasi atë vit nuk mbajtën asnjë student të tillë. E caktojnë me punë në Ndërmarjen Bujqësore të Hoxharës në rrethin e Fierit, si fizikant për çkripëzimin e tokave që kishin qënë kënetë. U detyrua të mësojë nga e para fizikën e tokës. Megjithë vështirësitë që kishte nga mungesa e paisjeve të nevojshme, la gjurmët e tij gjatë 5 vjetëve që punoi në këtë ndërmarje. Aty u njoh dhe u martua me Vojsavën, e cila u bë jo vetm bashkëudhëtarja e jetës, por edhe mbështetësja në punën e tij.

Ishte viti 1982 kur e transferuan në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë. Këtu ai si të thuash, gjeti “shtëpinë” e vet. Në Institut u ngrit një grup pune për aplikimin e rezeve lazer. Fati vazhdoi t’i buzëqeshë. Pas dy vjet pune në Institut, një grup prej tre vjetësh, midis tyre edhe Vasilin, e çojnë për specializim dy vjeçar në Francë në fushën e spektrometrisë “Raman” të gazeve në presion. Pas këtij specializimi, ai tani shkencërisht mund të përcaktonte ecurinë dhe rezultatet e eksperimenteve shkencore. Me përpjekjet e specialistëve të këtij instituti si dhe falë mbështetjes ndrkombëtare, në vitin 1990, në Institutin e Fizikës Bërthamore, u ngrit një sektor lazerash.  Ngritja e këtij sektori si dhe mbrojtja e doktoraturës, përbëjnë kapitullin e fundit të punë së tij në atdhe.

…..AMERIKË

Një rrugë e re hapet për fizikantin Vasil Pajçini. Duke patur nënën me dokumenta amerikane, në vitin 1993, vjen në Amerikë. Edhe këtu nuk i ndahet studimeve në fushën e fizikës. Në vitin 1994, fillon studimet në Universitetin e Pitsburgut. Studjon këtu për 5 vjet duke u marë edhe me punë shkencore në spektrometrinë ultraviolet “Raman”  të materialeve biologjike në trajtë kristaline. Mbron edhe doktoraturën duke , duke fituar gradën  PhD, që është nga më të lartat për kualifikimet në Amerikë. Më pas fillon punë në qendrën e quajtur EAG, në qytetin Synyvale, pranë San Franciskos në Kaliforni, që është djep i qarqeve të integruar si dhe të kompjuterave.  Kjo kompani ka degë në të gjithë botën. Këtu ai meret me aplikimin e rezeve “Lazer” e cila quhet “Raman spectroscopy”. Në këtë kompani ai mban titullin” Scientist”- shkencëtar. Është ky një titull i lartë që nderon jo vetëm Vasilin e familjen e tij por edhe Qytezën, Devollin e Shqipërinë. Krahas kësaj pune, kompania e tij kryen edhe punë që përbëjnë sekret  shtetëror. Një ndër ata që kryejnë këto punë, është edhe shqiptari Vasil Pajçini. Rrugën e dijes që ndoqi ai,  e vazhduan edhe dy djemtë e tij të cilët u shkolluan në Amerikë . Djali i parë, Kostandini, është As.Profesor në një nga universitetet e Ilinoisit në Çikago, ndërsa djali tjetër, Marleni, është doktor radiolog në spitalin e qytetit, Santa Klara. Ja, kjo është hapësira që  Amerika, ky vend i  lirisë, u krijon emigrantëve.

NOSTALGJI DERI NË DHIMBJE

Kështu e cilëson fizikanti Vasili Pajçini, dashurinë e mallin që ka për vendlindjen, Qytezën ku i “ka rënë koka”.  Këtë mall e ka ndier prej vitesh. Siç thotë vetë, kjo ndjenjë ka zënë fill qysh në vitin 1968, kur mbaroi shkollën e Sinicës dhe filloi gjimnazin në Korçë. Qysh atëhere e deri sot, mbeti vizitor në vendlindje. Kur ishte me studime dhe me punë në Shqipëri, shkonte shpesh, por kur ardhi në Amerikë, vizitat në vendlindje janë rralluar, por jo pesha e mallit. Ai mban lidhje me ata pak qytezarë që kanë mbetur në fshat si dhe me qytezarë të tjerë në Shqipëri e nëpër Botë, veçanrisht në Çikago, ku ka një komunitet të madh qytezarësh, që kanë edhe shoqatën e tyre me emrin “Përparimi”, e krijuar qysh në vitin 1923 nga emigrantët qytezarë. Por, siç ka thënë Horaci “ qiellin por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit”. “Magneti” i Qytezës e ka tërhequr dhe e tërheq drejt prehërit të saj. Sa herë shkon aty, shijon bukurinë e fshatit me shtëpi të gurta, dëgjon ison e lumit Devoll që murmurit aty pranë ; dëgjon cicërimat e zogjve; viziton dy kishat e vjetra; prek me dorë dhe shpirt gjithçka që i përket fshatit të tij, për të cilën aktori i madh Xhim Belushi ka thënë: “Qyteza është një fshat i bukur, një nga vendet më magjike e misterioze që kam njohur dhe parë në jetën time…”

Filed Under: Featured Tagged With: Fuat Memelli, Shkecetari nga Devolli

FAN S. NOLI: SI E DUAM QEVERINË DHE QEVERISJEN

April 17, 2018 by dgreca

Duam ti japim popullit liri e jo tirani.Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me dru po me Kanun e Drejtësi…/

1 Noli2

FAN S. NOLI: SI E DUAM QEVERINË DHE QEVERISJEN(DIELLI)/

…Duam një Qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, të përbërë prej njerëzve më të ditur, më patriotë, më të zotërit, e më të nderçmit.

Në të emëruarit e nënpunësit duam të merret parasysh dituria, patriotizma, zotësia e nderit. Nuk duam të përjashtojmë asnjë qytetar i cili ka dituri, zotësi e vullnet të mirë…Duam të lartësojmë racën tonë, jo ta skllavërojmë. Duam të respektohet nderi, liria dhe kryelartësia tradicionale e popullit shqiptar. Duam ti japim popullit liri e jo tirani.Duam ta shtrojmë vendin tonë jo me dru po me Kanun e Drejtësi…

(Pjesë nga fjalimi i Fan S. Nolit në Kopështin e Themistokli Germenjit më 19 gusht 1923, në Korçë.)

Filed Under: Emigracion Tagged With: Fan S Noli, Si e duam Qeverine

100 VJETORI I SHKOLLËS SË PARË SHQIPE FESTOHET NË “DARDHËN E DYTË”, NË AMERIKË

October 30, 2017 by dgreca

Njëqind vjetori i shkollës shqipe të Dardhës/

6 foto e perbashket1 dita kur u hap shk e Dardh1 Mes Leonidha Cika3 Pjesmarr ne veprimtari4 Pjesmarres7 Franklin Zdruli

Nga Fuat Memelli-Boston/

100 vjetori i shkollës shqipe të Dardhës, e cila u çel në vitin 1917, u përkujtua sivjet në muajin gusht në fshat. U shkrua dhe u fol për këtë ngjarje. Por , shumë dardharë që jetojnë në emigracion, e veçanërisht ata që jetojnë në Amerikë, nuk mundën të shkojnë në vendlindje në këtë përvjetor dhe u mbeti një peng.

8 Sotir Pani10 certifikate9 Certifikate5 moderatori Vaske Bruko

Një “Dardhë e dytë” e emigrantëve të këtij fshati, është në qytetin Uster pranë Bostonit. (Sipas Sotir Panit, në këtë qytet ka 22 familje dardhare ndërsa në gjithë Amerikën, bëhen 60.) Këta dardharë të mbrujtur me shpirtin patriotik të të parëve të tyre, deshën ta përkujtojnë këtë ngjarje edhe këtu në Amerikë. Dhe e përkujtuan bukur!Ditën e shtunë datë 21 tetor, dardharë që jetojnë në Uster, në Boston e qytete të tjerë si dhe miq të tyre, u mblodhën në sallën e kishës “Shën Mëria” për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar. Shumë prej prej ish nxënësve të asaj shkolle, i ka mbuluar bora e viteve. Në sytë e tyre ndrit malli për shkollën e parë dhe vendlindjen që i kanë larg. Organizatorë të veprimtarisë ishin dardharët Vaskë Bruko, Klodi Melka dhe Franklin Zdruli.  Vaska me një ligjërim të bukur, lexoi një përmbledhje të referatit kryesor të mbajtur në Dardhë në konferencën shkencore organizuar nga Bashkia e Korçës dhe Shoqëria Dardhare “Shpresa”. Shkurt dhe qartë, ai shpalosi fakte dhe ngjarje që nga hapja e shkollës e deri në ditët tona.

FRAGMENTE NGA HISTORIKU I SHKOLLËS

Kam përpara një mori informacionesh dhe fotosh  për 100 vjetorin e shkollës shqipe të Dardhës. M’i dhanë ato organizatorët e takimit në Uster si dhe dardharë të tjerë që jetojnë në Shqipëri e nëpër botë. Më kishte folur Niko Balli, kryetar i Shoqërisë Dardhare “Shpresa, kur isha në muajin maj në Sinicë; më nisën plot të dhëna e fotografi edhe dardhari i përkushtuar, Arian Çika që jeton në Tiranë; dardharja Adriana Stefani, e cila me trup është në Kanada ndërsa me zemër në Dardhë; Sotir  Pani, i cili jeton në Boston, por është një “muze i gjallë” për Dardhën e më gjerë. Më vlejtën gjithashtu shkrimet e postuara nga dardhari Kristaq Balli, i cili jeton sa në Dardhë e në Korçë e që bëri një punë të veçantë për muzeun e fshjatit, etj. Unë u mundova ta “sit” këtë bollëk materialesh dhe veçova vetëm disa fragmente prej tyre.

Në Dardhë ekzistonte një shkollë qysh në shekullin e XVIII ku mësimi jepej në gjuhën greke. Rrethanat e përshtatëshme për hapjen e shkolllës shqipe, u krijuan pas shpalljes së Republikës së Korçës në dhjetor 1916. Dardharët e Amerikës të Shoqërisë “Mbleta” në një mbledhje në vitin 1916, përcaktuan si të domosdoshme hapjen e shkollës shqipe në fshatin e tyre. Dardhari Leonidha Çika mori përsipër hapjen e saj. Në vitin 1916 ai kthehet në atdhe për të përmbushur këtë mision. Shkolla shqipe në Dardhë u hap në muajin shtator 1917 me nxënës djem dhe vajza. Një foto historike e Thimi Racit, e ka fiksuar këtë moment. Leonidha gjeti mbështetje nga dardharët e Amerikës si dhe nga patriotët shqiptarë të Korçës si Themistokli Gërmenji, etj. Shkolla e Dardhës përparoi nën kujdesin e dardharëve patriotë si Josif Pani, Kosta Isak, Thoma Zengo, Andrea Ktona, Spiro Konda, Thoma Nashi, Dr. Pandeli Gliozheni, Pero Ponari, Pandi Isak, Petro Laci, Misto Millona, Kosta Çeku, Ili Zdruli, Miti Kotepano, Adham Çeku, Kristo Ktona, Pandi Tollko, Thimi Vishnja, Misto Zengo, Petro Kotepano, Thimi Ktona, etj, që kapërxyen pengesat duke i dhënë prioritet arsimimit në gjuhën shqipe. Kosta Isaku, i shkruante Leonidhës nga Bostoni: “ Me përpjekjet e tërë shqiptarëve dhe me anën e miqve amerikanë, punët zunë të kthjellohen dhe dielli zuri të ndritë edhe për ne. Nata shkoi dhe dita nisi të shkrepë”.Leonidha e mësuesja e parë e vajzave, Julia Ndili (Tromara) e më pas Eftrepi Koçi, bënë çmos për përparimin e shkollës.

Një ngjarje e veçantë në rrugën 100 vjeçare te shkollës shqipe të Dardhës, është ajo e ndërtimit të godinës së saj të re, pasi mjedisi aktual ishte i papërshtatëshëm. Leonidha u shpjegoi situatën dardharëve të Amerikës. Shoqëria “Mbleta” me kryetar Kosta Isak dhe sekretar Thoma P. Zengo, vendosën të ndërtojnë një shkollë moderne. Ata zbrazën “qeset” e tyre me zënë e parë që u bëri Vllazëria “Mbleta”, dëgjuan zënë e çilimijve të Dardhës që dridheshin si purteka nga të ftohtit dhe dërguan 12.000 dollarë ndërsa Shoqria Dardhare “Bashkimi” e Bukureshtit, dërgoi 46.000 lei. U ngrit komisioni i përbërë nga figurat e shquara të Dardhës si Prof, Spiro Konda kryetar, Leonidha Çika sekretar dhe anëtarë Dr. Pandeli Gliozheni, Jasif Pani, Ilo Zdruli dhe Thoma Nashi. Pas një pune të madhe, shkolla përfundoi së ndërtuari në vitin 1924. Në përfundim të saj komisioni i shkruan Shoqrisë “Mbleta:”… Kush e vështron këtë monument, i mbeten sytë dhe mbetet pa gojë. Është një nuse me tel e rënë prej qielli. … Leonidha Çika, dimër e behar, natë e ditë, bëri një punë që nuk matet. Puna e tij është gjigande dhe e paçmuar”. Emigrantët dardharë kontribuan për shkollën e fshatit me urdhër të ndërgjegjes, pasi siç ka thënë Volteri :” Atdheu është vëndi ku rrobërohet shpirti”. Ndërtimi i shkollës së re në Dardhë, u pasqyrua nga gazeta “Shqiptari i Amerikës” dhe “Shqipëria e re “ në Kostancë të Rumanisë.

NJË TUFË LULE QË NUK U VENDOS…

Emri i cili u lakua më shumë në konferencën shkencore mbajtur në Dardhe si dhe në mbledhjen përkujtimore që u zhvillua në Uster, ishte ai i mësuesit të parë, Leonidha Çika. Hygoi ka thënë :” E ardhmja është në dorën e mësuesve”. Dhe mësuesi patriot Leonidha Çika, e bëri realitet këtë thënie. Nipi i Leonidhës, Arian Çika , krahas materialeve për rrugën 100 vjeçare të shkollës, më dërgoi plot të dhëna edhe për mësues Leonidhën. Ishte djali i Vangjel Çikës, i cili kishte mbaruar shkollë në Greqi dhe jepte mësim në ishullin Kos. Edhe Leonidha e bëri shkollën aty. Ai u rrit mes librave që kishte i jati. Veç greqishtes mësoi në mënyrë autodidakte edhe anglisht, turqisht e fërngjisht. Krahas kontributit për hapjen e shkollës shqipe, për ndërtimin e godinës së saj, ai është autor edhe i një pune të madhe  për hartimin e një teksti aritmetike  me 1249 faqe. Teksti  ishte ruajtur me fanatizëm nga pasardhësit dhe u publikua në këtë përvjetor. Ai u përpoq të ecte në rrugën e Mësonjtores së Parë Shqipe të Korçës dhe modelit të shkollave amerikane.

Në vitin 1924, për shkak të mbështetjes fanoliste dhe ndikimit të elementëve antishqiptarë, Leonidha pushohet nga puna. Le familjen dhe nxënësit e niset për në Amerikë me një grup dardharësh. Në vitin 1932  kthehet në atdhe dhe qëndron deri në gjysmën e parë të vitit 1934. Niset për herë të tretë në Amerikë dhe pas 7 muajsh vështirësie pas një aksidenti në dorë, vdes i varfër në moshën 54 vjeçare. Ai u përcoll për në vorreza nga shokët e tij dardharë ndërsa shërbesa fetare u krye nga Fan Noli.

Kjo ishte në vija të trasha jeta dhe kontributi i tij. Por, në këtë përvjetor të shënuar të 100 vjetorit të shkollës shqipe të Dardhës, nuk u vendos dot një tufë lule te varri i tij. Dhe kjo pasi nuk i dihet varri. Kanë kaluar shumë vite, megjithatë mendoj se varri i tij duhet të ishte gjetur, jo vetëm  në këtë përvjetor por edhe më parë. Në Amerikë ka patur e ka shumë dardharë. Në Shqipëri vepron Shoqëria Dardhare “Shpresa” ndërsa në Amerikë është Shoqëria Dardhare “Bleta”. Nëpërmjet këtyre shoqatave, nëpërmjet individëve të ndryshëm, duke bashkëpunuar edhe me Ambasadën Amerikane në Tiranë si dhe struktura të tjera në Amerikë, mund të gjendet. Është në nderin e Dardhës e të dardharëve ( dhe jo vetëm) që ta bëjnë këtë. Do të ishte një homazh për njeriun që i kushtoi mendjen dhe zemrën e tij kësaj shkolle.

DARDHARËT-MODEL  I EMIGRACIONIT

Kam përpara plot përshëndetje të dërguara nga dardharët në këtë përvjetor të shënuar të shkollës shqipe të Dardhës. Edhe këtu po shkëpus vetëm disa copëza prej tyre.

Raimonda Çika (Gjiknuri), Filadelfia, mbesa e Leonidha Çikës

-Dardharët e Amerikës, fizikisht janë këtu por mendjen dhe shpirtin e kanë aty në Dardhën e magjishme. Ata janë bijtë dhe niprit e patriotëve dardharë që punuan fort këtu në Amerikë dhe kontribuan për Dardhën e Shqipërinë. Ata kujtojnë me respekt e mirënjohje mësuesin e parë Leonidha Çika dhe mësuesit e tjerë të Dardhës. Në vendlindje janë shtëpitë tona, është shkolla, janë gëzimet e hidhërimet.

Doc. Petrit Skënde, Uster

-Djemtë e këtij fshati kryen një vepër madhështore. Ata mblodhën dhe investuan një shumë të mdhe për kohën, që të ndërtohej një vepër e madhe në fshatin e lindjes. Këta djem fshati, pa universitete dhe jo të pasur, patën një shtysë shpirtërore , një ndjenjë fisnike që shihnin rrotull tyre në Amerikë e Rumani. Kjo gjë nuk lindi vetvetiu, por mbiu nga ajo traditë që ishin edukuar në fshatin e lindjes.

Bardhyl Panolli, San Diego-Kalifornia

-Ne dardharët krenohemi se shkolla jonë ishte ndër të parat që pasoi Mësonjtoren e Parë Shqipe të Korçës. Hapja e shkollës i mbylli dyert gjuhës greke që impononte Patriakana e Stambollit. Ka mbetur proverbiale përgjigja e pleqve dardharë  ndaj një dhesppot greki cili porosiste që në Dardhë të mësohet vetëm greqisht: “Mirë hirësi të flasim greqisht, por si të bëjmë që ëndrat i shohim në shqip?!” Dardharët u bënë model i emigracionit. Ata u bënë ambasadorë të miqësisë kudo që ishin.

Artur Liolini , kancelar i kishës së Shën Gjergjit-Boston

Neka Doko, punonjëse e librarisë dhe Qendrës Kulturore “Fan Noli”

-Në këtë ditë të shënuar, kisha jonë kujton me nderim e respekt dardharët e ditur e patriotë , basahkëpunëtorë të ngushtë të Fan Nolit si Sotir Peci, Josif dhe Vasil Pani, Kosta Isak, Leonidha Çika, Ilo dhe Julia Tromara, Gaqo Konda(Gjoleka), Goni Katundi etj..Kujtojmë me nderim të paharruarën Rozi Çeku (Theohari) që ka lënë një pasuri të vlefëshme në Bibliotekën “Fan Noli”, ndërmjet të tjerave edhe për Dardhën.

Autori i shkrimit

-Fshati im, Sinica, e cila ndodhet pranë Dardhës, ka patur e ka lidhje të shumta me këtë fshat. Hapja e shkollës shqipe në Dardhë, rezatoi  në fshtrat e Devollit të Sipërm e më gjërë. Pesë vjet pas saj, u hap shkolla shqipe në Sinicë ndërsa dhjetë vjet më vonë, u hap në Arzë. Dardha e dardharët, kanë reazatuar dije e kulturë jo vetëm në zonën tonë  e në  qarkun e Korçës por në gjithë  Shqipërinë. Para dy vjetësh u ndërtua muzeu i Dardhës. Edhe në Sinicë ka nisur puna me rikonstruksionin e shkollës ku do ngrihet muzeu, punë e cila do të vazhdojë në të ardhmen

 Prof. Thanas Gjika, Uster

-Ju sot treguat kujtime të bukura nga jeta 100 vjeçare e shkollës tuaj.Po kaq e këndëshme është të jesh i bashkuar edhe në një bashkësi me përmasa kobëtare siç është Federata Panshqiptare “Vatra”, tek e cila ka dardharë si Doc. Petrit Skënde, Franklin Zdruli, etj që i janë bashkuar degës sonë këtu në Uster. Ftoj edhe dardharë të tjerë të bëhën pjesë e saj.

 Mbresa të bukura nga shkolla e Dardhës, sollën për pjesëmarrësit edhe ish nxënësit e shkollës së Dardhës, Petrika Stefani e Sotir Millona. Ata e dardharë të tjerë, përmëndën me dashuri e respekt një varg mësuesish që shërbyen në vazhdim në shkollën e Dardhës si: Sotir dhe Eftimi Niçi, Dhimitraq Kere, Sotir Vangjel Zengo, Mantho e Dhora Dono,Thoma Naço, Llazi Polena, Dhimitër Ziu, Rahmi Koçibelli, Jorgji Balli, Gaqo Balli, Vangjo Konda, Loreta Laço, Koli Skënde, Mihal Pani, Shadije Batelli dhe Donika Kere, të cilët përgatitën breza të tërë nxënësish që kontribuan në fusha të ndryshme të jetës në gjithë Shqipërinë.

VLERËSIME

Pas shfaqjes së filmit të bukur dokumentar për rrugën 100 vjeçare të shkollës së Dardhës, përgatitur nga TV “Korça”, moderator i veprimtarisë Vaskë Bruko, ndau disa çertifikata “Mirënjohje” dhe të tjera, për personat që kontribuan për 100 vjetorin e shkollës, dhënë nga Bashkia e Korçës dhe Shoqëria Dardhare”Shpresa”. Me çertifikata “Mirënjohje” u nderuan: Vangjo Konda, Shoqata “Bleta” Elvira Stefani, Stafi “Dardha org.”, Dhimitër Skënde, Sotir Millona. Me çertifikatë “Pjesëmarrje” u nderuan: Sotir Pani, Petrit Skënde, Adriana Stefani, Franklin Zdruli,  Klodi Melka, dhe Kristi Pina.

Një foto kolektive e gjithë pjesëmarrësve para flamurit shqiptar dhe atij amerikan, mbylli veprimtarinë e zhvilluar në Uster, në “Dardhën e dytë” këtu në Amerikë. Ajo u filmua dhe fotografua  nga  Ardian Murraj, i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve në Uster.

 

Tetor, 2017

Filed Under: Emigracion Tagged With: 100 vjetori, Fuat Memelli, i Shkolles se Pare, kujtohet ne Boston, ne Dardhe

100 vite më parë, kartmonedhat e para shqiptare

October 12, 2017 by dgreca

kater karmonedhat e emetuara me 10 tetor 2017Nga Shefqet Kërcelli/2 franga

Plot 100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, gjysëm dhe një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.1 franga

Këtë lajm e rikonfirmon Banka e Shqipërisë, në një postim të saj në rrjetin FB, dy ditë më parë ku thuhet:2 franga ok

100 vite më parë, më 10 tetor 1917, u hodh në qarkullim Seria C e kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës, me dy prerje, Gjysmë dhe Një Frangë. Këto kartëmonedha njihen edhe si kartëmonedhat e para shqiptare, të cilat përbëjnë një dëshmi të rëndësishme të disa prej ngjarjeve më madhore të historisë kombëtare, siç ishte shpallja dhe veprimtaria e Krahinës Autonome të Korçës.  Kjo seri ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. Përveç mbishkrimit, simbolet dhe dekoracionet janë po ato të dy emetimeve të para, por të nënshkruara tashmë nga Vasil Kondi, mbajtësi i radhës i kryesisë së Këshillës Qeveritare dhe Drejtori i Zyrës së Financës, Nikollaq Zoi. Legjenda dhe vlera e këtyre kartëmonedhave janë shkruar në të dyja gjuhët, shqip dhe frëngjisht. Në faqen e pasme të tyre, lart në të djathtë, kanë vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës shkruhet: “Direksia e Financës Korçë”. Pamja e të gjitha emisioneve të kartëmonedhave të Krahinës Autonome të Korçës u gdhend nga një ushtar francez, i quajtur Davier, të cilit në shenjë mirënjohjeje për realizimin e klishesë së kartëmonedhave, iu dhurua një orë e artë.

Ndërkohë duke shfletuar katalogun e Bankës së Shqipërise, vendimi i parë për të shtypur këto kartëmonedha i përket Këshillit të Republikës Autonome të Korçës dhe daton në janar 1917.

Dy muaj me vonë, më 17 mars, shtypshkronja e Arqimidh Evangjelit nxorri nga botimi 15 mije cope te kartemonedhes 1 frang. Ajo u emetua në emër të “Shqipërie Vetqeveritare” dhe kishte shqiponjën dykrenore si simbol të shtetit shqiptar. Emetimi i nje kartemonedhe me emrin frang dhe me kurs te barabarte kembimi me frangen franceze teorikisht duhej te mbeshtetej ne nje rezerve ari, e cila thjeshte nuk ekzistonte. Por administrata e Korçes e gjeti zgjidhjen duke garantuar shkembimin e kartemonedhave te emetuara me te ardhurat nga taksat e pullave fiskale dhe te tregjeve. Ne vitin 1918, qyteti pati nje buxhet prej 1.75 milione frangash ari. Kjo qe nje shume e konsiderueshme, nese marrim parasysh se dita e punes ne ate kohe paguhej zakonisht dy apo tre franga. Marredheniet me francezet gjithsesi qene shume te komplikuara. Dy vjet me vone, kur Lufta e Pare Boterore po i afrohej fundit dhe fuqite e boshti qene ne terheqje, francezet e anuluan protokollin e dhjetorit 1916 dhe kjo u pasqyrua ne kartemonedhat e fundit te emetuara nga Korça. Kesaj here, nuk pati me referenca per Shqiperine Vetqeveritare apo per Republiken. Katër emetimet e fundit dolën thjeshte si produkt i qytetit dhe mbanin mbishkrimin “Korça”.

Nënvizojmë se, Shteti shqiptar i lindur nga Kongresi i Lushnjës duket se mësoi shumë nga eksperienca e Korçes, ndërsa funksionimi i administrates autonome lehtësoi perpjekjet e shtetit shqiptar per te ruajtur teresine territoriale vitit 1913. Frangu leter me kurs këmbimi fiks me monedhat e arit te standardit te Unionit Latin, u bënë formalisht monedha zyrtare e vendit, ndërsa në mungesë të bankës kombëtare, bashkitë e tjera u lejuan të kryejne emetimet e kartemonedhave te tyre.

Lidhur me këtë cështje koleksionisti Niko Kotherja sqaron se,

Në vitin 1916, ushtria franceze zvëndesoi ushtrinë bullgare në Korçë, si pjese e luftimeve mes forcave te boshtit dhe atyre të Antantes ne Frontin e Selanikut. Shqiperia qe pushtuar ne kete kohe nga te dy krahet e perplasjes se madhe Europiane dhe efektivisht qe nje front mes ushtrive te Ententes dhe atyre te boshtit, por ne pergjithesi, luftimet ne territorin shqiptar qene te pakta. Pasi moren kontrollin e Korçes, francezet dukshem deshironin qe ne kete zone te kishte vetem qetesi. Si nje zgjidhje ekonomike, duket se u vendos qe nje keshill vendes prej 14 qytetaresh, mes te cileve, Themistokli Germenji e Sali Butka te ngarkohej me qeverisjen e zones se pushtimit, e cila perfshinte qytetin e Korçes dhe rrethinat Bilisht, Kolonje, Gore e Opar. Shqiptaret duket se e shfrytezuan mire rastin. Ata arriten te marrin nje protokoll bashkepunimi nga ushtaraket franceze, permes te cilit garantuan perdorimin e gjuhes shqipe si gjuhe zyrtare, perdorimin e flamurit kombetar dhe emetimin e nje kartemonedhe. Organizmi i ri mori emrin “Krahina Autonome e Korçes”, por kartemonedha e saj ishte dukshem kombetare dhe republikane. “Davieri qe nje ushtar francez (i cili) gdhendi ne dru shqiponjen, e cila ishte zgjedhur si elementi qe do te vendosej ne kartemonedhe dhe per kete merite atij ju dhurua nje ore e lare me ar, nje nga vleresimet me te larta te kohes”, shpjegon Kotherja, duke rrefyer fillesat e nje historie tjeter, e cila e bashkengjiti Shqiperine me vone ne sistemin monetar te njohur si “Unioni Monetar Latin”, ne te cilin qendroi deri ne vitin 1939. Kllapat e kartemonedhes te gdhendura nga ushtari i ri francez, u derguan ne shtypshkronjen e Arqimidh Vangjelit, e cila qe hapur ne vitin 1903 dhe qe me 1917, u vendos ne sherbim te Krahines Autonome te Korçes. “Numri i serise se tyre u vendos me nje makineri te veçante e cila per kohen mund te quhej nje makineri inteligjente, sepse sa here kartemonedha futej atje ajo stamponte numrin e radhës”, sqaron zoti Kotherja.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 100 vite më parë, e para shqiptare, kartmonedhat, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 29
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT