Nga Fahri XHARRA/
Serbët janë të humbur në vorbullën e gënjeshtrave të tyre. Ata e kanë humbur edhe orientimin në botën e shkencave të historisë, dhe pa ndërpreje dalin me teori të cila logjikisht janë të pa kapshme , e shkencërisht të pamundura edhe për t´u besuar e edhe për t´u vërtetuar.Lakmia e tyre për t´u paraqitur si autokton në tokat ku janë ata shkojnë aq largë sa që dalin qesharak kur vtën e qujajnë edhe foleja e Europës së vjetër. Një gjë më habitë se si është e mundur që shkenca moderne europiane i lejon gërrhatjet e tyre dhe e mundësojnë ” supremacinë ” serbe mbi çdo gjë europiane. Sa keq! Por ne nuk do të heshtim.
Etrurët paraqesin njërin nga civilizimet më dominante të kohës së tyre. Kultura e tyre, shhkenca e tyre dhe njohuritë e tyre mistke në shumë aspekte janë me një vlerë të madhe, por historia me qëllim e deshti që ata të mbesin në thellësinë e kohërave, dhe me ata të manipulohet sipas kërkesave politike.Ata ishin sundimtarë të Mesdheut dhe deri në ditët e sotit paraqesin mundin më të madh në zbërthimin e tyre. Ato që i njohim janë vetëm nga burimet romake dhe greke të cilët as në një mënyrë nuk e paraqesin të të vërtetën objektive. Edhe gjetjet arkeologjike janë të manipuluara. Dokumentët e rëndësishëm për etrurët datojnë që nga shekulli i 8-të prK, por Roma e shkatërroi civilizimin e tyre .
Por ç´thonë serbët? ” Lidhësja më e rëndësishme e gjuhës së serbëve të vjetër është gjuha dhe shkrimi etrusk. Shkencëtarët me famë si Mateja Bor , i cili gjuhën etrure e ka lidhur me atë të Venetëve,dhe duke e dijtur që Venetët ishin pjesë sllave e drurit të madh të popujve atëherë edhe gjuha etrure është sllave. Svetislav Bilbia ,mundi ti përkthen shkrimet etrure me ndihmën e shkronjave cirike serbe, ndërsa Radivoje Peshiq ka mbërrijtur ti bën tabelat krahasuese me shkronjat e Vinçës të cilat plotësisht përputheshin me afabetin etrursk”( Srbi su direktni baštinik Starih Evropljana , Vesna Peshiq) .
Ju kujtohet Kultura e Vinçës , për të cilën historianët tanë shumë pak kanë folur? Kultura e Vinçës është e vjetër mbi 5000 vjet. Të vazhdojmë më elaborimin e përpjekjeve serbe që e dëshirojnë kombin e tyre në themelet e njerezimit: ” Me deshifrimin e e shkrimit etrur , u bë e mundur edhe rikonstruimi i shkrimit befasues të civilizimit të Vinçës , gjegjësisht Civilizimi i Europës së Parë. Të flasish për Etrurët do të thotë që je duke folur për Rasenët , Rasët ,Rashanët apo Rashianët , ashtu si e kanë quajtur ata vetën. (Vesna Peshiq) ” Për etrurët , studjuesit serb mendojnë që sipas të gjitha gjasave ata kanë jetua shumë herët aty ku është zhvilluar civilizimi i Vinçës nga ku kanë migruar në Gadishullin Apenin.. Por , ku do që serbët mundohen të mbarsin historinë e tyre me të pavërteta apo ma mirë të them me përvehtësime nga historia e të parëve tanë atyre iu është e pamundur të mos e përmendin pellazgishten ; ” Zhvillimi i gjuhës Etrure duhet të përcillet me gjuhën pellazge ” (Vukeviq – Sarap) : Faza tjetër e zhvillimit është gjuha Likeje në të cilën njihet varianta e gjuhës serbe , në mënyrë që në fazën tjetër në fazën iliro-serbe vendoset ndryshimi i fundit për në gjuhën moderne Serbe” . E shifni ? neve humbasim kohë me asgjë dhe të tjerët flasin duke na vjedhur për së gjalli. Mendoni sikur të kishim vdekur si komb!
Por me leximet e historisë së sajuar serbe , po mësoj shumë nga historia e jonë. Vetëm po e ndërroj emrin serb në atë shqiptar dhe më del e qartë e kaluara e jonë e ndrydhur , e shtrydhur dhe e hedhur nga vetë ne. Dikur nuk dijshim shkrim e lexim , e tani nuk po dijmë se çka po duam.Tmerr!
”Etrurët quheshin Rasenë , gjegjësisht Rashanë ( Rasi është qytet eí vjetër serb kurse Rasina dhe Rashka janë lumenjt që rrjedhin andej pari.. Në të vërtetë emri tjetër etnik për serbët është Rasen (Rasan), që do të thotë njriu i Rashkës për derisa emri serb është sinonim për “sarabotnika”, “rođaka”, “saborca”. Krahina në Itali kur dikur jetonin Rashanët quhet Toskana ( fisi toskë që sot me shumicë janë shqiptar , por të gjithë janë vijimtarë të Serbëve, kurse edhe sot ne brigjet e lumit Rasina jetojnë Serbët që quhen Toskiqi),( Vesna Pešić za časopis »Srpsko Ogledalo« br. 96 ).”
”Mbetjet e Rasenëve , sot janë serbët e Luzicës, të cilët gjermanët i kanë quajtur Vendi ,Vindi, Veneti dhe që rrjedh nga serbët që i banonin ato
vende si dhe tërë Italinë veriore . Ata serbë të atyre anëve sot janë të shkrirë në Italianë.” Një përzierje shumë e keqe në mes të Vendëve dhe Venetëve. Deri sa Venetët ishin Ilirët e veriut të Adriatikut , Vendët ishin banorët vendas të atyre vendeve ku u poshtuan nga gotët , ostrogotët dhe vizigotët . Pra : vandalët ! Vendasit !
Edhe kjo kishte për të qenë interesante që të lexohet :” Profesori Peshiq , nëpër brigjet e rrëpijta të Danubit i ka gjetur shenjat e shkronjave të ngjajshme me ato etrure.Duke i hulumtuar gjetjet e arkeologëve në atë regjion ai ka mundur të përmledhë alfabetin më të vjetër në botë , me 48 shkronja ,Kjo gjetje , ky zbulim e lëvizë komplet ciklusin e parë të civilizimit në planetin tonë.Etrurët ishin të njohur me shkrim lexim shumë herët edhe pese thuhet se ata e shkruan gjuhën e tyre diku nga shekulli i 9-të prK. .( Ščerbakov “Očag” nr..3 1999).
Kush ishin pellazgët e Vinçës ? Ishin ata serb apo vendas ( Vind, Vindish Vingja ) , si i quanin gotët ?
Përfundim i imi : Serbët disponojnë me një dokumentacion të madh dhe të paprekur nga askush deri më tani për të kaluarën tonë.Guximi i tyre që të përshkruhen si vendas , si pellazg , etrur, romak ,ilir, keltë nuk është për tu nënçmuar . Ata po luajnë me historinë tonë .
SAMI says
INDERUARI FARI KENI SHUM TËDREJT POR JAN KREU POLITIK DREDHACAK DHE DOJN MEI SHITUR GJITHA VLERAT DHE VISET APO TROJET KOMBTARE ATHER KJO POLITIK AKTUALE ËSHT SHKATRUSE E KOMBIT SHQIPTAR [ JAN KREU KRIMINEL TË KOMBIT DHE SKONOMIS KOMBTARE ].