Nga Ilir Levonja-Florida/
Nga fundi i korrikut Lulzim Bashës iu shpik shtatori si muaji i protestave. Ndofta nga një ëndërr nate. Ndofta nga mallkimet që zuri t’i palosë tek jastëku. Dhe a e dini, zakonisht njerëzit e pasigurtë, flasin për të ardhmen. Asnjëherë për të tashmen. Edhe Lulit…, i mbeti në gojë. Shihemi në shtator. Në shtator do bëjmë gjëmën. Do e përmbysim Edi Ramën.
Shumë prej nesh ngritën supet. Përse në shtator dhe jo sot? Përse kjo pasiguri e tij, etj.? Sot është 20 shtator. Që domethënë…, duke mbaruar shtatori. Shtatori i rrushit. Dhe kryetari i PD, apo PDja e tij nuk ka ndërmend të bëjë asnjë protestë? Edhe pse ka plot arsye. Mjaft të përmendim, papunësinë dhe pashpresmërinë e të rinjëve. Ikjet masive të tyre drejt Gjermanisë dhe skajit skandinav apo perëndimor të Europës. Rritja e borxhit, sistemi taksimit revolucionar. Kishte dhe ka plot arsye të tjera. Por asgjë, vetëm heshtje. Luli nuk bëri asnjë protestë.
1) Ndër media erdhi si i vonë lajmi se Shkodra po proteston. Dhe vetiu më shkoi mendja tek shtatori i Lulit. Mirëpo siç thashë, asgjë. Me sa duket në këtë pranverë të kanabisit, Luli mban sytë nga ndonjë përçarje mes Ramës dhe Metës. Sikur një qeveri frontale kundër Metës. Ashtu sikur edhe një aleancë për shpëtim me Metën. Dhe më keqardhsja…, shpresa dhe zërat e mekur për një rikthim të Berishës, si një shpëtim për opozitën. Mundësia për të mundur Ramën. Dhe e vërteta është absurde. Madje marrëzi. Pasi njerëz të pasigurtë, njerëz të paqartë, vetëm sa ëndërrojnë dhe premtojnë. Shihemi në shtator. Në shtator do t’i bëjmë gjëmën atij.
Dhe shtatori po mbaron. Po mbaron kaq normalisht. Edhe pse kudo lulëzon kanabisi. Po mbaron sikur të mos kishte ardhur asnjëherë. Ndofta Luli e ka pasur fjalën për një shtator imagjinar. Nga ato me mallkime. Të tilla si, pse nuk ngriheni ju që të vi në pushtet unë. Ndaj Shkodër t’qofsha falë.
2)Në demokraci ka një ftillesë. Kurrë mos ndalo për të drejtat e tua. Kjo më mirë se kujdo të takon ty për shtat Shkodër. Dhe mirë bën që proteston. Një qytetar i drejtë asnjëherë nuk ndalet. Pasi kështu ndal edhe gjaku, ndal edhe zemra, ndal edhe jeta, ndal edhe vlimi…, bëj opozitën Shkodër.
Pasi opozita ka të tjera punë. Ka hallin e vetvetes jo të qytetarisë. Dhe ti e bëre më mirë se kryeqyteti Shkodër, më mirë. Besomë. Kryeqyteti uli qepenat. Dhe thanë shenjë proteste. Le të shesi Edi Rama tani. Mirëpo protestë nuk është një e tillë. Eshtë ulje koke. Protestë është ajo kur i kërkohet llogari atij beu që ndan e pret me votën tuaj. Atij megallomani që në vend të përmisojë jetën e qytetarit. Merret me ekspozitat vetjake. Të artit të të ahtuqujtur modern. Të llojit që mjafton të zbrasësh bojë mbi kartë, çfarë përftohet është moderne. Madje përballë gjermanëve të prapambetur. Kjo është epokale. Ne duhet të ulërijmë nga suksesi i të madhit tonë. Shëmbi murin e Berlinit.
3)Ka shumë zëra se protesta e Shkodrës është, jo kundër shtetit, kundër formalizimit, këndër kështu e ashtu. Eshtë e frymëzuar nga Basha dhe PD etj. Shkodra mund të ketë përfituar nga qeverisjet e PDës, por kjo ka qënë servirje dhe jo fakt për të mbajtur Shkodrën djathtas. Madje PDja vet e ka dobësuar rolin e saj atje. Shkodrën djathtas e ka mbajtur historia dhe kultura e saj.
Madje bonuset e PDës dikur, me amnistira. Kanë sot po të njëjtën formë të vendosjes së formalizmit prej qeverisë aktuale. Shkodra ka historinë zgjedhore më të lakmuar në vendin tonë.
Mjafton të përmendim një emër Bahri Boriçin, zgjedhjet e vitit 1996. Kryetar i zgjedhur nga forcat e djathta që dolën në balotazh me PDën. Atëhere Berisha ishte në kulmin e pushtetit. Megjithatë Shkodra nuk u trysnua. Nuk u ndikua. Votoi djathtas, por jo për kandidatin e Berishës. Për kandidatin e saj.
Në fakt është PDja ajo që ka fituar nga djathtizmi shkodran. Më saktë që ka nxituar të fitojë. Protestat nuk duhen shikuar asnjëherë me mendësi negative. Aq më tepër kur ato kanë brenda qytetari. Nuk devijojnë në funde të dhunshme. Në shkatërrime institucionesh, djegje, apo grabitje.
Uzurpim të pushtetit etj. Kësisoj nuk kemi pse i quajmë shkodranët si kundërshtarë të vendosjes së shtetit. Problemi është se platformat për formalizim dhe vendosjen e taksave e të tjera. Në një vend që nuk i njeh prej kohësh. Dhe që kërkon t’i vendosë ato përmes reformave të njëanshme, sigurisht që do shoqërohet nga paragjykime të forta. Nga dhuna zbatuese. Dhe u krijon shance të arta elementëve të korrupsionit në administratë. Tek ne një vend pune blihet. Dhe shikohet gjithmonë me synimin jo të rrogës, por të nxjerrjes së ndonjë leku.
Të gjitha reformat, aplikohen me palajmërim. Me plan të detajuar duke i dhënë kohë çfarëdolloj subjekti që operon në fushën e biznesit. Kurse në vendin tonë, zgjohesh në mëngjes me faturën urdhër tek dera, duke e konsideruar gjithçka si urdhër. Dhe si i till, të shoqëruar me kërcënimin e ligjit. Që është burgu.
Kësaj trysnie iu kundërvu Shkodra. Dhe në fund të fundit kjo është ajo. Kjo është qytetaria që revoltohet. Dhe që kërkon t’i njihet e drejta. Ndaj Shkodër t’qofsha falë.
4)Tani diçka për protestat e shtatorit të Lulëzim Bashës. Përpara të gjithave, Partisë Demokratike iu duhet të gjejë rrugën. Kjo në kuptimin e përtëritjes dhe jo të riciklimit. Dhe jo vetëm tek kjo forcë, por edhe tek të tjerat. Shohim gjithandej riciklim. Dhe shohim që flitet për merita. Che aq më keq me terminollogji si ky apo ajo janë demokratë të vërtetë. Të kulluar? Nga ana tjetër përflasin njëritjetrin për dosje, pseudonime etj. Dhe kur? Pas kaq e aq vitesh qeverisje bashkë.
Sidomos në rastet kur dikush është kritik ndaj vijës së një kryetari. Qoftë ky ai i madhi, qofshin këta edhe nëpër rrethe. Le të sqarojmë disa çështje që në demokraci duhen domosdoshmërisht respektuar, pasi ndryshe mbetesh gjithmonë një opozitë në luftë me vetveten. E pafuqishme për t’iu përballur pozitës. Kush ka garuar, kush ka fituar apo humbur, qeverisur apo bashkëqeverisur, bën mirë të hapi krahun me edukatën e demokratit. Duhet ta ngulisim në kokë, pa mendësinë e provincialit se, jo ma futën ata me pseudonime. Ata që janë kundër demokracisë etj. Apo më hodhën në rrugë. Nuk më njohin meritat. Vlerat, kontributin etj. Përshembull, humbësit e zgjedhjeve më të fundit bëjnë mirë të zhvishen nga kjo mendësi dhe të hapin krahun një elementi tjetër. Sidomos atij të ri. Jo ta braktisin, duke ndenjur në shtëpi, duke pritur të t’i thërrasin.
Përndryshe shkuan me PS apo LSI. Jo aspak…, duke qënë aktivë pas krahëve të tyre. Pasi ata mund të flasin më mirë se kushdo tjetër për humbjen. Nëse Partia Demokratike nuk ka elementë të rinj, atëhere kjo është ose mangësi e forumeve. Ose rënia e Partisë në nivelin e diktaturës. Bërja e opozitës me ish qeveritarë, sidomos kur një opozitë nuk i ka njohur atyre asnjë efektivitet qeverisës, por edhe pas rezultait të thellë humbës, është një tjetër rrisk që nuk të risjell shpejt në pushtet. Mësoni nga Shkodra dhe jo të përfitoni prej saj.