Nga Ramiz Mujaj*/
Me 19 maj 2013 rugovasit u takuan në lokalin e shoqatës”Rugova” në Arthur Avenue në Bronx për të bërë zgjedhjet. Disa ditë para tubimit zgjedhor shoqata u kishte bërë njoftim publik në media të gjithë rugovasve që jetojnë në Nju Jork të bëheshin pjesë e këtij takimi zgjedhor. Fillimisht në këtë tubim u bisedua për mënyrën e realizimit të zgjedhjeve. Bisedimet ishin transparente dhe u debatua për dy alternative: Të zëvendësohej kryetari aktual apo të mandatohej edhe për dy vite të tjera i njëjti kryetar që ishte zgjedhur në manadatin e para dy viteve. Pas debateve u kalua në votim. Me shumicë votash mbeti që kryetari aktual z. Adem Muriqi të mandatohej edhe për dy vitet e ardhshme në krye të shoqatës Rugova. Bilanci i veprimtarive kulturore i shoqatës është pozitiv. Shumë diskutantë argumentuan se një mandate dy vjeçar për kryetarin që udhëheq shoqatën nuk është i mjaftueshëm për të realizuar objektivat që merr përsipër, kështu që u anua nga mandati katër vjeçar sepse faktori kohor për katër vite është i mjaftueshëm dhe i jep mundësi kryetarit dhe stafit të kryejnë veprimtarinë e parashikuar.
Po ashtu u debatua për zgjerimin ose jo të Kryesisë së Shoqatës. Edhe këtu debatet qenë të lira dhe transparente. Fitoi idea e zgjerimit të kryesisë. U votuan si anëtarë të kryesisë edhe3 anëtarë. Ata janë zotërinjtë: Idriz Çelaj, Sali Lajqi, Haki Nikqi, Hasan Nikqi dhe Lan Muriqi.
Përfundimisht z. Adem Muriqi u rizgjodh kryetar i Shoqatës Rugova, zotërinjët Feriz Muriqi dhe Flamur Husaj u rizgjodhën arkëtarë, Ramiz Mujaj u rizgjodh zëdhënës për Shoqatën dhe Ansambin “Rugova”, ndërkohë që u shtua edhe një zëvendëskryetar, ai është Isuf Rexhaj. Kryetar i Forumit Rinor u zgjodh Sami Kelmendi.
Tubimi vendosi që në mbledhjene ardhshme të bisedohet për llogarinë e financave të shoqatës, detyrë që iu la arkëtarëve.
Një problem tjetër që u diskutua në këtë tubim ishte edhe kontributi i shoqatës për organizimin e një fushate fondmbledhëse për ngritjen e bustit të Zhuj Selmanit në Pejë. Shoqata mblodhi për këtë qëllim një shumë prej 5 mijë dollarësh.
U diskutua edhe shtimi i numrit të anëtarësisë, duke synuar rritje të anëtarësimeve të reja me qëllim që jo vetëm të rritet pjesmarrja në aktivitete, por të rriten edhe të ardhurat duke synuar blerjen e një ndërtese që do ta lehtësojë organizimin e veprimtarive të shoqatës dhe të asamblit Rugova.
U diskutua edhe për hartimin e një programi të gjërë me veprimtari të shumta që do të realizohen gjatë këtij mandati. Shoqata vendosi që së shpejti të organizojë piknikun tradicional të Verës.
Pas përfumit të diskutimeve dhe të zgjedhjeve u organizua një tubim kulturor dhe dhe artistik. Argëtuan: këngëtari i mirënjohur Besim Muriqi, DJ Bakraqi dhe violinisti Avdi Dakaj.
Koncerti u shoqërua me një kokteil të pasur me ushqime të kuzhinës tradicionale shqiptare. Rugovasit kënduan dhe kërcyen së bashku deri në mesnatë.(Botoi Dielli, maj 2013)
*Zëdhënësi i shoqatës “Rugova”