Pergatiti per Diellin:Sabit Abdyli/
Me rastin e festës sonë të madhe të 17 Shkurtit. Mërgata shqiptare organizoi drekë të përbashkët në parkun e njohur të qytetit “One Tree Hill. Ata” krejt mbas ditën u kënaqën së bashku nën hijen e drurëve gjigant dhe ambientin e mrekullueshëm të parkut. Pranë sofrës së përbashkët me ushqime tona tradicionale e pije uruan njëri tjetrin, shprehen gëzimet e shqetësimet e tyre për gjithçka që po ndodhë në tokën e origjinës së tyre. Krijuesi Ilir Hoxha zgjoi emocione malli e krenarie me recitime të poezive të tija të shkruara ekskluzivisht për Pavarësinë dhe vendlindjen (Kosovën), kurse Osmon Lleshi me shakat e tija të këndshme, herë-herë edhe me thumba, krijoi çaste gëzimi e hareje në mesin e manifestuesve.
Sabit Abdyli, 19 shkurt 2017