Nga Skënder MULLIQI/Liria të cilën e kemi sot në Kosovë shumë po ngjanë në lirinë e botës shtazore. Ne xhungël secila shtazë ka lirinë e vet të të sjellurit dhe të jetuarit. Por në fakt shumë lloje të shtazëve i mbizotërojnë të tjerat , se fizikun e kan më të fuqishem . E kështu gadi të gjitha shtazët kategorizohen …Të dalim të njerëzit e Kosovës . Liria jonë shumë po ngjanë në lirinë e shtazeve .Liria njerëzore mvarët nga vet njeriu. Ne , në Kosovë i kemi lënë një kategori njerëzish të mbizotërojnë në këtë nënqiell më të gjitha, edhe më lirinë tonë . Sigurisht së punet i kemi llogaritur gabim. Nuk kemi llogaritur punët mirë ,dhe tash po mbizotërojnë karshi njerëzve të tjerë .Liria thelemore por edhe liria e plotë mvaret së sa dhe si e kërkojmë ne ate . Shumë shteteve iu janë dashur revolucionet e ndryshme dhe luftërat për të arritur lirinë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne, në këtë vendin tonë të varfër e kemi pranuar lirinë sipas kutit të atyre të cilët janë në pushtet , e kemi pranuar aq liri sa po na dhuron kategoria e cila ka bërë pasuri përrallore .Çfarë shteti është Kosova? Ne, kemi hequr dorë nga bukuritë dhe pasuritë natyrore të cilat na i ka falë Zoti. Kemi hequr dorë , mw atw ditw kur e kemi pru këtë kastë të mjerë politike në pushtet. E kemi pranuar kapitulimin, si shtet dhe si popull kur po i lejojmë një kategori bazhibuzukesh, një kategori hajnash, një kategori kriminelësh ta kalerojnë shtetin si pelën pa fre.Ne, po i kryejmë të gjithë obligimet karshi shtetit , kurse ata që janë ngjitur në pushtet po paguajnë pak karshi të ardhurave shumë të larta dhe benifiteve te cilat po i gëzojnë . Nuk ka gjë më tragjike së kur shumica bëjnë përpjekje titanike për shtet , kurse ata në hierakinë e lartë shtetërore e rrënojnë ate . Askush nuk po e garanton shumicën për asgjë . Nuk ka siguri në rrugë , nuk ka siguri në lokale e gjetiu… Pak kush nga pushtetarët u përgjigj para ligjit për të bëmat e tyre të pista karshi shtetit .Po dënohen njerëzit e thjeshtë si mbulesë të vjedhjeve të rnëdha të cilat po bëhën nga sundimtarët . Nuk ka kush që i dënon së vet janë bërë ligji .Thjesht nuk po ndërtojmë dhe nuk kemi shtet si duhet . Çfarë sistemi kemi kur gjithëqka po funksionon më defekte të mëdha . Nuk kemi arsim në nivel dhe as shëndetësi, nuk kemi organe të sigurisë në nivel të duhur, nuk po formojmë ushtri. Kur njerëzit vritën edhe mbrenda organeve policore dhe në burgje , për çfarë shteti mund të bëjmë fjalë ? Dhe , nuk mund ta ndërtojmë kurrë shtetin pa u larguar strukturat e kriminalizuara dhe të korruputara .Nuk ka gjë më të mirë dhe më të bukur sot, së njeriu kur krenohet më familje të mirë, nuk ka ndjenjë më të bukur së kur kemi gjithqka para dhe rreth vetit të bukur . Sigurisht së nuk ka gjë më madhështore së sa të kesh pushtet në nivel të duhur . Nuk ka më kenaqësi në këtë botë së kur e ke sigurinë përsonale dhe sigurinë kolektive …Shteti nuk është faculetë …Shteti është bashkësia e cila i ruan qytetarët e vet …Shteti është i të gjithëve pa dallim …Të gjithë kan të drejtë të jetojnë lirshem , të jetojnë dha ta shijojnë lumturinë. Kur të gjithë trajtohen barabarësisht para ligjit, atëherë edhe mund të bëhët fjalë për funksionim të shtetit ligjorë dhe demokratik. Askush nuk largohet për pikë të qejfit nga vendi i vet, siq po ndodhë më shqiptarët rregullisht. Nuk ka gjë më tragjike për atë shtet dhe atë komb së kur populli largohet nga bashkëombasit e vet pushtetarë …