SHUHET LEGJENDA E KËNGËS SHQIPTARE, E MADHJA VACE ZELA/
Nuk mund të ndjehet më keq njeriu kur sapo zgjohet merr lajmin e hidhur të vdekjes të një njeriu të madh, të ikonës së këngës shqiptare , e madhja, e papërsëritshmja Vace Zela. Ajo ishte një mit, që shfaqen rrallë.
Mbretëresha e këngës shqiptare sot është kudo mes shqiptarëve, edhe këtu në Amerikën e largët. Bashkë me lajmin e hidhur është sot me ne edhë zëri i Vaces. Ekranet e televizioneve shqiptare na përcollën nga vendlindja sot zërin e ëmbël e mjeshtres.
Kam pasë fatin që ta takoj Vacen jo vetëm në koncerte, por edhe jashtë skenës, në mjedise miqësore e familjare dhe kam parë nga afër shpirtin e saj të madh, kam parë njeriun. E kam takuar në shtëpinë e Mustafa Kërcukut ne Gramsh, në dasmën e djalit , Skenderit, dhe kam ndjerë shpirtin e artistes.
Jam ndjerë mirë kur kam mundur të shkruaj për të , jo vetëm për këngën dhe artisten, por edhe qytetaren e tranzicionit, kur donin t’i merrnin shtëpinë. Vacja mbetet artistja më e madhe e këngës shqiptare.
Edhe pse është vlerësuar nga shteti shqiptar, Vace Zela mbetet artistja e pakontestuar dhe e pakonkurueshme. Ajo i takon popullit. Edhe kur ndonjë muzikant shpirtvogël është përpjekur që të krijojë ndonjë insinuatë për të, ka qenë opinioni ai që e ka mbrojtë duke evidentuar vlerat e artistes së madhe dhe zërin e saj plot muzikalitet.”Zeri ishte i saj, fjalet i shkruan te tjeret”-pat shkruar Republika.
Artistja e madhe do t’i mungojë skenës shqiptare, por zëri i saj nuk do të shuhet kurrë. Ajo u shua sot fizkisht, e enjte 6 shkurt 2014 në Basel të Zvicrës në moshën 74 vjecare. Vace Zela u lind në Lushnjë me 7 prill 1939. Ajo mban titullin “Nderi i Kombit”-dhe i bene Nder Kombit.
I përjetshëm kujtimi mjeshtres së madhe. Ngushëllime familjes! (Dalip Greca)
Sadik Elshani says
Edit Piafi yne u nda nga kjo bote per te kaluar ne qiellin e perjetesise nga do te shndrise gjithmone si nje yll qe nuk shuhet kurre.Neper vite e neper shekuj do te jehoje zeri i saj i ngrohte e plot muzikalitet. Kenget e saj do te mbeten nje vals i lumturise, optimizmit dhe krenarise sone kombetare. U prehte e qete ne token shqiptare, ne zemrat e shqiptareve dhe te gjithe adhrueseve te muzikes,artit dhe vlerave fisnike njerezore.
Ferhat Ymeri says
Nje mik nga Kanadaja,Xheme Ibraj, me ngushelloi per ikjen e parakoshme te Vace Zeles. Duke e ngushlluar, iu pergjegja:
” E di se dhe ti je adhurues i Saj i madh! Po cili shqiptar, i cili i thote vetes shqiptar e njeri, nuk eshte adhurues i Vace Zeles?”
“Sapo e pash’ videon qe me dergove nga Facebook, me kaplua lotet. Zeri i saj i magjishem ende rrjedh ne damaret e mi
– po e ndjeje si po me rrjedhe,ja, tashti, mu ne kete moment, si nje zjarr i kandshem, si nje mall i gjalle,
si nje force jetike e artit te Saj te amshueshem.
Vace Zela na sillte zerin dhe shijen e Atdheut tone te ndaluar. Ende na sjelle. Sa here qe e degjojme. Do te na sjelle per jet e mot. Sepse Vace Zela eshte magjia e artit te pavdekshem! Vace Zela eshte vete dashuria!
VACE ZELA ESHTE VETE DASHURIA
SA GEZIM PER QIELLIN!
ENGJEJT E QIELLIT DO TA PRESIN ME KENGE E MUZIKE
MUZIKA E SAJ FERRIN E SHNDERROI NE PARAJSE
KUSH E DEGJOI MORI DHURATE NJE PJESE TE PARAJSES
KUSH THOTE SE ESHTE E VOGEL, E VARFER SHQIPERIA?
ME ZERIN E VACE ZELES RINGJALLET JETA
PERJETESOHET ARBERIA
VACE ZELA ESHTE VETE DASHURIA!
FERHAT YMERI
I dashuruar ne zerin e Vace Zeles deri ne fryemen e fundit.
Kent, Washington
Shkruar ne oren 3:40 p.m. (koha e Pacifikut)