• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

105 Vjetori i ishullit të Imigrantëve në “Tokën e Premtuar” Ellis Island

February 15, 2014 by dgreca

Pasaporta shqiptare e kohës së Mbretërisë së Zogut I-rë – : Çdo shqiptar asht vëllau Yt/

Nga Beqir SINA/

ELIS ISLAND – NEW YORK :  Çdo komb dhe shtet thuhet se ka mënyrat e veta të përfaqësimit të tij. Sidomos ku del jashtë shtetit të tij. Dhe për këtë imazhi i vendit të tij padyshim që është pasaporta. Sepse ajo jo vetëm që është dokumenti më i veçantë i ndetitetit por është edhe për të treguar kësisoj vlerat e atij shteti që i ti përket. Mbasi çdo pashaportë në çdo vend të botës ka disa nga emblemat më përkufizuese të çdo shteti – ka disa nga pjesët e Kushtetutes së çdo vendi – ajo është krenaria dhe dinjiteti i çdo shtetasi kur paraqitet në çdo vend të botës. Më poshtë janë publikuar 5 pikat e pasaportës shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, kohës së Mbretit Zog – që tregojnë se sa rëndësi ka patur për kohën qënia shqiptar dhe sa respekt tregohej për identitetin e kombit shqipëtar. Kjo pasportë e kohës së Mbretit Zog, cila sot gjendet e eksopzuar në stendat e qelqeta të muzeumit më të madh dhe më të vizituar në botë Elis Island – New York SHBA, ka qenë dhe mbetet pjesa më e artë e historisë sonë kombëtare.

Në fletën e dytë të kësaj pashaporte janë gjashtë këshilla tepër të vlefshme, dje, sot dhe për jetë: nga koha e Mbretërisë së Ahmet Zogut. Ja çfarë shkruhej në kapakun e mbrendshëm të pasaportës shqiptare të viteve të 30-ta. Ku në mes tyre bie në sy ajo e treta ku thuhet se : Çdo shqiptar asht vëllau Yt

1 -Ta dish dhe të jesh i sigurt se fatbardhsia dhe lumturia e jote gjindet në Shqipni e cila t`ep nder e të fal emnin shqiptar.

2 – Ruaje mirë karakterin komtar dhe kryenaltsin shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit kudo që të jesh.

3 – Çdo shqiptar asht vëllau Yt: nderoje kurdoherë dhe ndihmoje kur të ket nevojë.

4 – Mos e përbuz gjuhën e nanës s´ate, tue fole në gjuhë të huej kur nuk asht nevoja.

5 – Ndero flamurin e atdheut tand: kush nuk e nderon Shenjin e komsis, shnderon vehten e vet.

6 – Dashuria për atdhe ndihet ma tepër në mërgim, prandaj ketë dashuri ruaje edhe kur të këthejsh në vendin t´and.

Nga kjo pashaportë sot milona vizitorë nga mbarë bota kan pasur rastin të shikojnë me sytë e tyre vizionin e Mbretit të Shqiptarëve –  Naltmadhnisë së Tij Zogu I-rë, ku edhe në një fletë pasaporte përmbledh vlerat dhe cilësitë që duhet të ketë çdo shqiptarë, sot. Këto gjashtë “amandamente” ose apostulate të Mbretit Zogu i Parë, thonë gjithçka që na duhet ne shqiptarëve në mënyrë të përkryer .

 

105 Vjetori i ishullit të Imigrantëve në “Tokën e Premtuar” Ellis Island !
Më shumë se 105 vjet më parë, qeveria amerikane hapi një zyrë në Ishullin Ellis në Gjirin e Nju Jorkut për të regjistruar emigrantët e parë. Sot, ky ishull është kthyer në një pikë historike që tërheq miliona e miliona turistë të shumtë nga kryqë e tërthorë botës.

Mes viteve 1892 dhe 1954, thuhet se rreth 12 millionë imigrantë kishin hyrë në Shtetet e Bashkuara përmes ishullit “Ellis Island”, në Nju Jorkë, nëpërmjet këti ishulli – një copë e vogël toke në Gjirin e Nju Jorkut fare pranë qytetit.

Edhe sot me mijëra vizitorë me anijet e transportit vizitojnë çdo ditë, ata janë kryesisht turistë të huaj nga e gjithë bota që i shtynë kurioziteti për të mësuar se si erdhën imigrantët në Amerikë.. Aty thuhet se me kalimin e viteve, milliona njerëz kanë humbur jetën për lirinë. Ishulli Ellis ka qënë posta e parë kufitare për imigrantët e kontolluar nga qeveria federale në Amerikë.

Historianët thonë se çdo ditë mijëra imigrantë mbërrinin këtu nga Evropa në atë kohë. Para se Ishulli Ellis të hapej, kontrolli ndaj imigracionit ishte shumë i paktë. Në fakt, për një periudhë njeriu nuk kishte nevojë për dokumente.

Në vitin 1921, për shkak të influksit të madh të njerëzve, që endërrronin vetëm Amerikën, si vendin e vetëm të shpresave të tyre,  qeveria e atëhershme amerikane e shtërngoi kontrollin si thuhej atëhere ndaj imigrantëve dhe krijoi sistemin hetimor për të parandaluar hyrjen në vend të anarkistëve, të bolshevikëve, komunistëve apo poligamistëve.

Në rastet kur imigrantët ishin analfabetë, të sëmurë, nuk kishin mjaft para, apo kishin kryer akte kriminale, ata ndaleshin në Ishullin Ellis deri sa të përfundonte procesi i pranimit të tyre në vend, ose ktheheshin në vendet e tyre.

Gjatë gjithë periudhës 62-vjeçare të aktivitetit të tij, vetëm një përqind e imigrantëve nuk janë pranuar në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa imigracioni në Shtetet e Bashkuara ka ndryshuar shumë nga pikpamja demografike, 40 përqind e amerikanëve, duke ndjekur historinë e ardhjes së të parëve të tyre, mbërrijnë në Ishullin Ellis.

Prandaj edhe Qendra e këtij ishulli për Historinë e Familjes është kaq popullore. Me 25 milionë dosje imigracioni, Qendra e Historisë së Familjes, u krijon mundësi vizitorëve të krijojnë lidhjet me paraardhësit e tyre si kurrë më parë.

Ndërkohë që me kalimin e viteve imigrantët shkrihen në shoqërinë amerikane, të dhënat historike bëhen edhe më të vlefshme për ata që duan të mos e harrojnë historinë e familjes së tyre, historinë e kombit të tyre nëprmjet rekelive të vendosura në stendat e këti Muazeu gjigand në ishullin e imigrantëve në Nju Jork – Ellis Island.

 Koli Kristofori , shqiptari i parë që emigroi në Amerikë:

Duke vizituar këtë ishull, mësojmë se në një mbrëmje të kthjellët në vitin 1886 Koli Kristofori, është shqiptari i parë emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas librit të historisë së emigrantëve shqiptarë në Amerikë, thuhet se Koli Kristofori, nga Korça, i zbriti “pamporit” ne limanin e Bostonitain në një kohë që ” nuk do t’a kishte menduar kurrë se bashkësia shqiptare që do të lindte përmes tij në Massachusetts, do të nxirrte prej vetes aq shumë patriotë.”

Sot, afro gjjysmë milioni shqiptarë do të emigronin deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra për ne shqiptarët është viti 1886 – vit ky kur emigranti i parë shqiptar në Amerikë, Koli Kristofori, mbërrin në Massachusetts. Më 1892 – Koli Kristofori kthehet në Shqipëri e u tregon bashkëfshatarëve të tij për mrekullitë e “botes se re”. Kthehet sërish në Boston me 17 shqiptarë të tjerë. Ku pas tij ia mësyjnë Amerikës shumë shqiptarë të tjetër kryesishtë nga pjesa, jugore, lindore dhe verilindore e Shqipërisë.

 

Filed Under: Histori Tagged With: 105 vjetori. Ellis Island, Beqir Sina, pasaporta e Zogut

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT