• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

17 vjet më parë u vunë themelet Shoqatës”Trojet e Arbrit”

June 13, 2021 by dgreca

Nga Nue OROSHI/ Pikërisht sot e 17 vite më parë në Hamburg të Gjermanisë mbajtëm sesionin e parë shkencor.Aty ju vunë themelet Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” që për 12 vjet me radhë me plotë suksesë e udhëhoqi prof.dr.Muhamet Shatri që e falënderojmë për nje punë të madhe përkushtuese.Gjithashtu falënderojmë të gjithë ata studius,veprimtar,akademik e profesor të cilët kush më shumë e kush më pakë na ndjekën me përkushtim për 17 vjet me radhë.Për këto 17 vite Shoqata´´ Trojet e Arbrit ´´i mbajti 20 sesione shkencore të rregullta dhe të vecanta, në te gjitha viset etnike shqiptare,10 akademi përkujtimore dhe shkencore në Evropë.Frytet e këtyre sesioneve shkencore sollën 20 vepra enciklopedike me mbi 14.000 mijë faqe materiale shkencore.Me punimet e tyre kush më shumë e kush më pak u angazhuan dhe botuan mbi 300 studiues shqiptar nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe diaspora atdhetare në Evropë dhe Amerikë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´më, 28 Nëntor 2020 e vendosi në Prizrenin e Besëlidhjeve shqiptare Monumentin e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, duke e rikthyer Kastriotizmin në Prizrenin historik pas me shumë se pesë shekujve. Këtë vit planifikojmë botimin edhe te pesë titujve të rinj shkencor.Po ashtu më 18 Korrik në Qendër të Drenicës në Skenderaj do ta mbajmë sesionin gjithëkombtarë shkencor me temën:´´Masakrat serbo-malazeze dhe të tjerve në trojet shqiptare 1912-1999´´.Ku e kanë paraqitë pjesëmarrjen shumë studiues, dhe ku dita dites kemi rritje të numrit të pjesëmarrësve.Këtë vit do të fillojmë edhe aksionin për Muranën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren.Gëzon fakti se Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është shënderruar në një Akademi Shkencore dhe kombëtare ku për cdo vit po botojmë libra me vlerë historike dhe enciklopedike.Shpeshherë nga të gjitha viset e Shqipërisë Etnike më pyesin se si po mundeni ti dilni në krye një vëllimi kaq të madh te punëve shkencore dhe atdhetare ku një punë të tillë nuk po munden me arritë as Akademitë e Shkencave dhe Institutet e Historisë, edhe pse financohen nga buxhetet e shteteve në Shqipëri dhe Kosovë.Kurse Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ po arrin të kryen projekte shkencore dhe atdhetare, për cdo vit.Përgjigjja është shumë e thjeshtë.Idealizmi për arritjen e një qëllimi kombtarë shpeshherë ka mposhtur veshtirsitë qoftë materiale apo veshtirsitë e tjera që nuk janë të pakta dhe që po na dalin në rrugë.Por jemi mësuar që për keto 17 vite ti largojmë me kujdes nga rruga edhe shumë cungje që po na dalin kohë pasë kohe.Pa e zgjatur shumë deshiroj ti falënderoj të gjithë ata intelektual,veprimtar e personalitete kombëtare që për 17 vite me radhë na u gjetën afër dhe na ndimuan që historia jonë e vërtetë te dalë në dritë.Në mblodhëm historinë tonë të shpërndarë në të katër anët e botës dhe e bëmë bashkë në librat enciklopedik që po botohen tash e 17 vite me radhë.Po ashtu dua të falënderoj të gjithë ata donator që na ndihmuan dhe na përkrahën tash e 17 vite me radhë.Për përkrahje financiare që ju është bërë Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´ nga donatorët  idealist dhe atdhetar ju jemi mirënjohës dhe falënderues për jetë të jetëve.Përkrahja e juaj financiare ka bërë që të dalin në dritë mijëra atdhetar të harruar dhe të përsektutuar e të masakruar shqiptar.Veprimtaria e tyre tash ka hyrë në analet e historisë.Gjatë këtyre 17 viteve na shkuan në amshimë edhe shumë studieus e veprimtar atdhetarë.Ata dhanë kontribut të cmuar.I kujtojmë me dhimbje të madhe.Shumica e tyre pervec që ishi studiues ata ishinë edhe atdhetar të mirfilltë.Ndihem i privilegjuarë që pata fatin te punoj shumë vite me ta.Ata e shkruan dhe e dëshmuan historin por edhe vet mbetën në histori.Shtatëmbëdhjetë vite nuk janë pak që te mbahet një organizim intensiv dhe i pandalur asnjëherë në formë vullnetare,edhe unë kur e filluam për herë të parë këtë organizim isha 17 vjet më i ri në moshën 34 vjeqare e tash veqse i kam kaluar 51 vite të jetës.

Ne jemi nisur gjithmonë nga motoja se punët duhet kryer me përkushtimin më të madh profesional dhe atdhetar.Asnjëherë nuk kemi shikuar se si mendojnë dhe se si e interpretojnë të tjerët punën tonë.Historia është ajo që do të dëshmon për punën e të gjithëve.Motoja e jonë është „Të punojmë ngadalë e punët ti kryejmë shpejt“.Qka do të thotë kjo?Kjo do të thotë se duhet punuar ngadalë dhe me perkushtim.Duhet punuar qdo ditë nga pak dhe punët kryhen shumë shpejt.Urime studiues e studiuese idealistë e idealiste dita e lindjes se Shoqatës ´´Trojet e Arbrit´´.Ju ishit ata që për 17 vite na përkrahët dhe e ngritet shoqatën ´´Trojet e Arbrit ´´në një shoqatë gjithëkombëtare e cila nuk ndalet asnjëherë në arritjen e qëllimeve për shkrimin e historisë tonë.Kësaj radhe dua ti falënderoj edhe  televizionet, mediumet e shkruara dhe elektronike, që e prezentuan punën tonë.Shoqata ´´Trojet e Arbrit ´´është e nisur nga studiuesit idealist dhe urojmë që ky koncept atdhetar të vazhdoj edhe për shumë dekada dhe shekuj  sepse është koncept i pastër kombëtar i cili rrënjet i ka në burimine  ujit të pastër të krojeve arbërore.

Filed Under: Opinion Tagged With: "Trojet e Arbrit", 17 Vjet, Nue Oroshi

Duke kujtuar dhimbjet e heroit të Reçakut – Ambasadorin William Walker

January 15, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA – New York/
17 – vjetori i një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës.
NEW YORK : Dita e sotme shënon 17 – vjetorin e një prej ngjarjeve të përgjakshme në fshatin Reçak të Shtimes, masakrës kur forcat serbe, vranë 45 civile shqiptarë qytetarë të Kosovës. Ish shefi i Misionit vëzhgues të OSBE-së, ambasadori William Walker, këtë ngjarje, me të parë në cilësinë e vezhguesit ndërkombëtar, e pati cilësuar pamëdyshje si një “krim kundër njerëzimit”.
Masakra e Reçakut – më pas do të njihet si një nga ngjarjet kryesore, që ka shënuar një kthesë të madhe qysh në atë kohë, në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë e asaj kohe dhe Kosovën, duke i paraprirë të gjitha tyre çfarë ndodhën – që çuan deri tek fushata e 78 ditore e bombardimeve ajërore të NATO-s.
Kosova, e lirë dhe e pavarur sot po e kremton me pietete këtë ngjarje, duke mbajtur ceremoni të ndryshme përkujtimore në nder të viktimave të pafajshme.
Sot, njofton Bota sot, nga Prishtina përkujtohet sakrifica e Reçakut, dhe nderohet lart figura e William Walker
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga duke folur në akademinë përkujtimore për masakrën e Reçakut se Reçaku shënoi kthesën e madhe historike për Kosovën duke shënuar bindjen e bashkësisë ndërkombëtare që ndërhyrja është e domosdoshme.
Sipas saj Reçaku është fundi i një historie të dhunës dhe dëshmon sakrificën e madhe të gjeneratave të tëra.
Jahjaga tha se Reçaku është gurthemeli i shtetit të Kosovës dhe fundi i një epoke të rëndë hegjemoniste.
Po ashtu Jahjaga duke përshëndetur ish-ambasadorin e OSBE-së në Kosovë William Walker tha se Reçaku po ashtu është një rrëfim i pandarë i një miqësie të përjetshme me SHBA-të dhe një lidhje e fuqishme me Bashkimin Evropian.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë nderuar sot viktimat e Reçakut.
Presidentja bëri zbulimin e bustit të William Walker, i cili ishte bërë faktor që masakra e Reçakut të marrë vëmendjen ndërkombëtare.
Kjo masakër ishte cilësuar nga Walker si krim kundër njerëzimit.
Walker i cili sot ka qenë i pranishëm në Reçak është shprehur i lumtur se kjo masakër kujtohet në këtë mënyrë.
“Jam shumë i lumtur t’i shoh shumë njerëz këtu. Nuk e dija sa mirë përkujtohej Reqaku, por e di se ai e përkujton, unë e përkujtoj, por të shohësh kaq shumë fëmijë dhe njerëz këtu është shumë mbreslënëse dhe jam shumë i inkurajuar nga kjo”, tha Walker.
Në akademinë përkujtimore që po mbahet në Shtime, shkruan Bota sot, po marrin pjesë edhe krerë tjerë të shtetit, familjarë të dëshmorëve dhe personalitete tjera.
Duke kujtuar dhimbjet e heroit të Reçakut – Ambasadorin William Walker
Shqiptarët e Amerikës, sidomos ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku, me luftëtar djemt e vajzat shqiptare nga nga Shtetet e Bashkuara e kan kujtuar për çdo vjet këtë ngjarje – me mikun e tyre të madh ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999.
Kurse, nga përkujtimet e shqiptarëve të Amerikës, në këtë 17 vjetor ua sjell dhe një kujtim nga Vatranët, të cilët në Bethesda – Maryland morën pjesë më 27 tetor 2007 në ceremoninë mortore në vdekjen e bashkeshortes së tij Aldeize Nery Walker.Kan qenë 9 vjet më parë një grup vatranësh, nën/kryetari i Vatrës, z.Agim Rexhaj, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj, Zabit Bytyçi, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, e Musli Mulosman, të cilët, në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, shoqërisë më të vjetër në SHBA-së, Vatrës famëmadhe, i dorëzuan mikut të shqiptarëve një telegram ngushëllimi heroit të Reçakut, mikut të madh të shqiptarëve Ish-Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, ku në mes të tjerave thuhej se me këtë rast e përkujtojmë me dhimbje, edhe Masakrën e Reçakut. “Ata thanë se Perkujtojme me mall dhe dhimbje të madhe 45 dëshmorët e 15 janarit 1999, ditën kur rregjimi anti-shqiptar serbo-sllallvë në emër të urrejtjes masakroi 45 njerëz të pambrojtur dhe pafajshëm, mes tyre fëmijë, gra dhe pleq, vetëm e vetëm se kishin bërë një faj – që ishin shqiptarë. Me këtë rast thonë ata na lejo zoti Ambasador Walker, të shprehim edhe një herë ngushëllimet tona për humbjen e gruas suaj, njeriut të zemrës, zonjës Aldeize Nery Walker, e cila po shkon në jetën e amnueshme.”
Ish Ambasadori Uilliam Uokër (William Walker), kryetar i OSBE-së në Misionin e Verfikimit të Kosovës në vitet 1998-1999, është nga radha e atyre miqve të shqiptarëve, i cili vjen nga sferat më të larta të politikës së SHBA-ës.
Ambasdori Walker, ka qenë dhe mbete besnik i mbështetjes së plotë për pavarësinë e Kosovës.
Ai është një ndër ata, i cili është shprehur zyrtarisht se: “Nuk kam asnjë besim se udhëheqja aktuale serbe ka nxjerrë mësimet e duhura nga koha e Millosheviçit. Nëse ata(sërbët) kërkojnë që një popull t’i përkasë shtetit të tyre, atëherë ata të mos bëjnë çdo gjë që është e mundur për ta poshtëruar, për ta shtypur dhe për ta çrrënjosur nga faqja e dheut atë popull”.
Për mendimin e ish Ambasadorit Uilliam Uokër (William Walker), thuhet se çdo përpjekje e bashkësisë ndërkombëtare për ta rilidhur Kosovën me Serbinë, sado të dobëta të jenë këto lidhje, pavarësisht se federata nuk është më, pavarësisht zgjerimit të autonomisë, nuk ka asnjë shans për sukses. Kosova është e pavarur – sovrane dhe aspirante e bashkësisë ndërkombëtare dhe aspiron për tu bërë anëtare e familjes së madhe europiane.

Stuhia e Zjarrtë që erdhi pas Raçakut

Duke deklaruar skenën në Raçak «si skena më e tmerrshme» që ai kishte parë ndonjëhere, William Walker, shefi i Misionit Nderkombëtar të Verifikimit në Kosovë, mund të ketë menduar se ai po bënte një gjykim të drejtpërdrejtë dhe njerëzor të një realiteti të ashpër. Në atë kohë, duke ju folur gazetarëve në 16 Janar, ai ishte duke qëndruar përpara një grupi prej më se 20 trupash në një luginë të ngushtë. Ku mbi 45 trupa u gjenden mbi një kodër në këtë fshat të vogël në pjesën jugore të Kosovës, në mes tyre 3 gra, një fëmijë 12 vjeçar dhe trupi i një plaku 80-vjeçar.
Më 15 janar 1999, forcat serbe ekzekutuan 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes, 25 km në jug të Prishtinës.Ish shefi i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, Wiilliam Walker pasi vizitoi vendin ku u bë masakra, tha se ajo që kishte parë ishte ngjarja më trishtuese në jetën e tij. Zoti Walker e cilësoi këtë ndodhi si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Në këtë masakër të forcave serbe u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë. Viktimat e asaj masakre, tronditën botën. Për shkak të deklaratave të tij, që nxitën më pasë reagimin ndërkombëtar për të ndalur dhunën ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ish- qeveria e asj që ashtuquhej atëhere “Jugosllavi”, e cila u shkërrmoq, e shpalli zotin Walker “person non grata”.
Pas rreth dy muajsh, nga masakra e Reçakut, NATO filloi sulmet ajrore kundër caqeve serbe që zgjatën 78 ditë. Ndërsa ish presidenti i asj që ishte mbetje e “Jugosllavisë”, i cilësuar ndërkombëtarisht si kryekasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq – u akuzua nga Tribunali i Hagës, për krime kundër njerëzimit në Kosovë, përfshirë këtu edhe masakrën e Reçakut, u mbajtë në burg dhe nuk arriti të dënohet, pasi ai vdiq në burg pa pritur përfundimin e procesit gjyqësor, në një qeli të saj.
Mirpo, ja që dhimbjet janë dhimbje e hidhërime. Pjesë pandarë e jetës sonë. Edhe në një hap, të parë nga shqiptarët si hapi i fundit për pavarësinë e Kosovës – kur, po shënohej 9- vjetori i Masakrës së Reçakut, e cila, i hapi rrugën e fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, kundër objektivave e caqeve serbe, heroi i Reçakut, miku i madh i shqiptarëve, kaloi një nga momentet më të hidhura të jetës së tij. Në moshën 59 vjeçare, atij 3 muaj më parë i vdiq bashkëshortja, zonja Aldeize Nery Walker . Ajo qe e lindur në Mandus të Amazonës në Brazil më 16 shtator 1948. Bashkëshortja e Ambasadorit William G. Walker (Uilliam Uolkër), ka ndërruar jetë në 23 tetorë 2007. Zonja Aldeize Nery Walker, vdiq pas një lufte dyvjeçare me sëmundjen e pashërueshme dhe vdekjeprurëse, atë të kancerit në kokë. Gruaja e Ambassadorit William G. Walker, e ndjera Aldeize Nery Walker, ishte një nënë, shembullore dhe e e devotëshme e katër fëmijëve Douglas Walker, Christopher Walker, Gordon Walker dhe Gillian Turner. Gjyshja e Madeline dhe Julia Turner. Ishte ajo që la pas vetes babanë Vivaldo Suarez De Souza dhe nënën e saj Maria Hortensia Nery De Souza.
Pikëllim i madh për vdekjen e bashkëshortes, “shoqes”, “dashurisë”, njeriut që nuk iu nda as në të mirë e as në të keq…
Megjithëse, kjo ishte një humbje e rëndë, e quajtur personale për Ambasadorin William Walker, shqiptarët e Amerikës, i u gjenden pranë dhe ndanë së bashku me të, atë pjesë të dhimbjes e hidhërimit që u takonte atyre me këtë rastë. Sipas traditës sonë, thuhet se në raste të tilla se: “Miku i mirë njihet në kohë të vështirë”. Ky kod i pashkruar moral i shqiptarve, ndoshta ka shtyrë edhe disa grupe shqiptarësh, të udhëtonin atë ditë me orë dhe klimoetra të tëra, nga shtete të largëta të SHBA-s, si nga Teksasi, Nju Jorku, e Nju Jersi, e tjer, për të marr pjesë në atë ceremonin mortore të zhvilluar në mjediset e shtëpisë mortore “Pumphrey Funeral Home” në rrugën Wisconsin Ave të qytetit Bethesda, në shtetin Maryland.
Patjeter, qe vdekja e saj ishte nje humbje e rëndë për ish diplomatin e shquar e të guximëshm, i cili në vitin 1999, i ngarkuar me drejtimin e Misionit Verefikues në Kosovë, i bëri të ditur botës mbarë krimet e rënda sërbe, duke i dhënë “dorë” NATO-s, se gjendeshin prova për ndërhyrjen ushtarake kundër serbëve dhe se ajo ishte e domosdodshme dhe plotësisht e justifikueshme. Aldeize Nery Walker, një veprimtare e njohur e të drejtave të njeriut, zyrtare e emigracionit. Së cilës, shqiptarët e Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit, së bashku me bashkëshortin e saj, ish ambasadori amerikan në Salvador e Brazil, William G.Walker, nënën e babai i saj, fëmijët, nipat e mbesat, miq dhe dashamirë, kolegët e koleget të saj, njerëz të njohur të istitucionve të larta amerikane nga CIA, dhe Departamenti i Shtetit, njerëz të artit dhe kulturës.
Pjesëmarrës në ceremonin mortore, ishin edhe një grup përfaqësuesish të Federatës PanShqiptare të Amerikës Vatra, dhe veprimtar të komunitetit :nën/kryetari Agim Rexhaj, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj, Zabit Bytyçi, Lumi Hadri, Florim Krasniqi, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj e Musli Mulosmani, të cilët, vendosën edhe një kurorë me lule të freskëta.Një grup luftëtarësh – ish anëtarët të Batalionit luftarak nga Amerika, Atlantiku, dhe ish- drejtori Egzekutivë i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, si dhe përfaqësues nga disa organizata e shoqata të tjera, në diasporë, të cilat shprehen ngushëllime,e vendosën kurora me lule.
Ajo ishte gruaja e ambasadorit Walker – mikja jonë
Ambasadorin William Walker, gjatë ceremonisë së funeralit të bashkëshortes së tij – foli për jetën bashkëshortore, marrëdhëniet e mira, dashurinë, dhe sakrificat e gruas së tij – duke e quajtur atë si një grua burrëreshë, siç i themi ne shqiptarët. Pos, pjestarëve më të afërt të familjes në këtë ceremoni – një vend i veçantë tek fjalimet e lamtumirës, i u dha edhe shqiptarëve.
Folën: njeriu më i afërt nga shqiptarët me ambasadorin William Walker, veprimtari e biznesmeni i suksesshëm Florin Krasniqi, veprimtarët e aktivistët dalluar të komunitetit z. Harry Bajraktari znj. Lumi Hadri e Nora Kelmendi.
Në vitet e fundit, ndonëse në pension, ambasadori Walker, i ka qendruar pranë komunitetit shqiptarë në SHBA, i cili gjithmonë e ka pritur ngrohtë duke i shprehur mirënjohje për shëmbullin e tij. Nga ana e vet ambasadori Walker ka mbetur luftëtari i një të ardhme më të mirë për Kosovën e shqiptarët. Pjesmarrja e shqiptarëve në këtë moment të vështirë për mikun që u u gjend në çastete më të vështira për popullin shqiptarë, ishte një tjetër shprehje humane e bujare e mirënjohjes sonë për guximin që ai tregoi për ne.
Pjesëmarrja e shqiptarve në atë ceremoni mortore, la mbresa të thella nga fakti që aq shumë shqiptarët e Amerikës, e mbajnë mend atë që ndodhi nëntëvjet më parë. Atmosfera ishte prekëse, pikëlluese dhe ndjehej tek çdonjeri fryma e ndarjes së përbashkët të dhimbjes dhe hidhërimit të përbashkët.

Filed Under: Histori Tagged With: 17 Vjet, Recaku, William Walker

Shënohet 17 vjetori i Epopesë së UÇK-së me ceremoni ushtarake

March 5, 2015 by dgreca

PRISHTINË,5 Mars/-Manifestimi qendror në shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit, u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së në Prishtinë.
Përvjetori i 17-të i rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari u shënua nën përkujdesjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i cili foli në manifestim ku morën pjesë edhe kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati, përfaqësuesi i Familjes Jashari, Rifat Jashari, ambasadorë, ministra, deputetë, veteranë, invalidë dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, drejtues të institucioneve shtetërore të Kosovës, qytetarë dhe nxënës të shkollave kosovare.
Manifestimi filloi me Himnin shtetëror të Republikës së Kosovës të ekzekutuar nga Orkestra frymore e FSK-së. Më paskryetari i Parlamentit Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa, komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati dhe Smajl Elezaj përfaqësues i Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së, vendosën kurora me lule pranë Obeliskut të dëshmorëve, në kujtim dhe nderim të gjithë dëshmorëve të kombit të rënë për liri.
Në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, në emër të Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve, manifestimin e përshëndeti Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit.
Në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, ministri i FSK-së Haki Demolli dhe komandanti gjenerallejtënant Kadri Kastrati ndanë medalje për ushtarët, nënoficerët, oficerët dhe stafin civil të dalluar të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ceremonia ushtarake u mbyll me Marshin ushtarak të ekzekutuar nga Orkestra Frymore e FSK-së.
Me rastin e 17 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, Qeveria e Republikës së Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, po organizon manifestimin gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: 17 Vjet, uck

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT