• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“REVOLUCIONI IDEOLOGJIK KULTUROR” DHE FEJA…

February 5, 2014 by dgreca

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë/

Nga Fritz RADOVANI/

I njihni këtë objekt fetar? – Besoj, se po! Duhet ta keni lexue se cilit shekull i perket! Kur i asht dhanë urdhni kandidatit të K.Q. të PPSh, “shokut” Fadil Ymeri në Vaun e Dejës, per me hjedhë n’ erë me dinamit Kishen ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti e Donika, ka qarkullue një “barceletë”, se “shoku” Enver “nuk ka dijtë gja fare” se do të rrenohet!

Po këte, a e besoni ju lexues të nderuem?.. E pra, edhe këte e ka shkrue një nga “dr…prof…” që thonë, se ishte edhe “akademik”. Kur e kam ndigjue po të kishe ndonjë gradë edhe unë, do ta kishe vertetue se “ashtu asht kenë”! I shkreti Enver, “sa shumë gjëra i ngarkojnë të gjorit!” thonë “ata”… që e kanë njohë afer…

Po këte tjetren a e dini ju? Urdhni per me shkatrrue të gjitha Kishat Katolike në Shqipni, nuk kishte nevojë me u persëritë per sejcilen Kishë, ashtusi, edhe urdhni “mos me prishë asnjë xhami, pa dijenin e Enverit, nuk kishte nevojë me u persëritë, mbasi qeveria shqiptare duhet t’ ishte e “kujdesëshme” në lidhje me mardhanjet me Turqinë!

Kështu, “gabimi” kje i vartësëve, që per qejfin e tyne anadollak prishen një nga Kishat ma të vjetra Monumentale, dhe ruejtën një Xhami të pushtuesëve turq, sa me i tregue atyne që vijnë në Tiranë, se “merrni vesh me ké keni punë!”…

Po “drejtuesit” e besimeve të ndryshme a u pajtuen me këte “Revolucion”, dhe cili kje qendrimi i tyne? Kedo me pyetë u pergjegjë: “Të gjithë u persekutuen njëlloj!”

Edhe né që e jetuem atë “Revolucion” duhet me e besue këte “gënjeshter”, se nuk po them “rrênë”, mbasi “rrênat” perditë po hahen me bukë nga i shkreti Popull !

Mbas fjalimit programatik të Enver Hoxhës, me 6 Shkurt 1967, në muejn Mars t’ atij viti, filloi “demaskimi i Klerit Katolik Shqiptar” me At Gegë Lumaj, në Institutin Pedagogjik të Shkodres, nen kujdesin e anadollakut boshnjak Ramiz Alia, nga Xhemal Dini e Musa Kraja, pranë komitetit partisë së rrethit Shkoder, ku përgatiteshin edhe të gjitha diskutimet per sejcilin “servil” që do të fliste nder këto mbledhje. Mbas At Gegës, u vazhdue me Don Mark Hasin, At Pjeter Meshkallen…Imz. Ernesto Çoben, që ishte edhe drejtues i Klerit të gjithë Shqipnisë…U vazhdue me pushkatimet e shfarosjet:

  1. 1.       Imz. Ernesto Çoba (1913 – 8 Janar 1980)Vdes në sigurimin e shtetit Tiranë…
  2. 2.      Don Zef Bici (19 Maji 1919 – Pushkatue me 10 Maji 1968).
  3. 3.      Don Mark Dushi (19 Nandor 1920 – 10 Maji 1968) Pushkatue.
  4. 4.      Don Marin Shkurti (1933 – 1 Prill 1969) Pushkatue.
  5. 5.      Don Shtjefen Kurti (24 Dhjetor 1898 – 20 Shtator 1971) Pushkatue.
  6. 6.      Don Anton Doçi (15 Qershor 1915 – 1973) Pushkatue.
  7. 7.      Don Mikel Beltoja (17 Prill 1935 – 10 Shkurt 1974) Pushkatue.
  8. 8.      Don Prekë Nikçi (1921 – 15 Mars 1974) Mbytet në fabriken e çimentos           në Krujë.
  9. 9.      Don Mark Hasi (1920 – 11 Shtator 1981) Vdes në kampin e Ballshit.
  10. 10.   Don Lazer Jubani (23 Prill 1925 – 29 Korrik 1982) Helmatiset nga sigurimi…
  11. 11.    Don Lec Sahatçija (Dhjetor 1906 – 4 Prill 1986) Vdes në burgun e Tiranës.
  12. 12.   Don Nikoll Gjini (1911 – 1987) Vdes në kampin e Zejmenit.
  13. 13.   Imz. Lazer Sheldija (1928 – 10 Shtator 1988) Vritet në ShBA, nga sigurimi…
  14. 14.   Don Pjeter Gruda (1 Gusht 1922 – 13 Janar 1989) Vdes në kampin e Sarandës…

***

Gjenocidi komunist në Shqipni, ka vra dhe zhdukë vetem nga viti 1967 – 1989 të gjithë Klerikët Katolik Shqiptar të siperpermendun…

 

Janë arrestue, torturue, dënue, janë internue dhe ridënue deri në zhdukjen e plotë nder kampet e shfarosjes së Republikës Socialiste të Shqipnisë edhe këta Klerit Katolik Shqiptar, të perfshimë në këte Gjenocid të ashtuquejtun “Revolucion Ideologjik e Kultural”, vetem mbas vitit 1967:

  1. 1.       At Pjeter Mëshkalla, 25 vjetë burg.
  2. 2.      Don Mikel Koliqi, 38 vjetë burg dhe interrnim.
  3. 3.      Don Nikollë Mazrreku, 37 vjetë burg e interrnim.
  4. 4.      At Zef Pllumbi, 28 vjetë burg e interrnim.
  5. 5.      Don Simon Jubani, 26 vjetë burg.
  6. 6.      At Gegë Lumaj, 20 vjetë burg.
  7. 7.      At Gjergj Vata, ban mbi 10 vjetë burg si pasuesit…
  8. 8.      Don Frano Illija.
  9. 9.      Don Ndoc Sahatçija.
  10. 10.   Don Nikollë Troshani.
  11. 11.    Don Zef Simoni.
  12. 12.   Don Kolec Toni.
  13. 13.   Don Ndré Krroqi.
  14. 14.   At Anton Luli.
  15. 15.   Don Ndoc Ndoja.
  16. 16.   Don Gjergj Simoni.
  17. 17.   Don Marjan Arta.
  18. 18.   Fratel Gasper Jubani.
  19. 19.   At Ferdinand Pali.
  20. 20.  At Aleks Baqli.
  21. 21.   At Leon Kabashi.
  22. 22.  Don Martin Trushi.
  23. 23.  Don Nikollë Pergjini interrnohet.
  24. 24.  Asht burgosë At Llazar Popi i Shkodres Popoviq, bashkë me vllaun Markon.

At Llazar Popi vdiq i burgosun në senatoriumin Tiranë, me 1 Dhjetor 1972.

Emnat e Klerikëve të Besimeve tjera ti shenojnë “historianët” e tyne.

***

■ Mbas vitit 1967, janë prishë e janë tretë të gjithë Eshtnat e Vorrezave të Kishave të    Shqipnisë, tue fillue nga Katedralia qind e sa vjeçare e Shkodres.

■ Mbas vitit 1967 në Shqipni, nuk ka mbetë asnjë Kishë Katolike.

■ As ky terror me vrasje e shfarosje…endè nuk quhet Gjenocid !?..

 

Melbourne, Shkurt 2014.

Filed Under: Featured Tagged With: 70 vjetori, dhe feja, Fritz radovani, kulturor, revolucioni ideologjik

13 TETOR 1943- 70 VJETORI I BOMBARDIMIT Të TIRANES/

October 12, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI*/

Në Shqipni “rrêna i ka kambët e gjata”!…/

Plot 70 vjet që vazhdon me rrêjtë Shteti Shqiptar, Akademia e Shkencave dhe me té, të gjithë ata mercenarë historianë, që nuk e shkruejnë një rresht per bombardimin ma mizor të Luftës së Dytë Botnore, me 13 Tetor 1943, ora 13.13’ të drekës, ku u vranë 503 qytetarë të Tiranës nga Aleatët. Bombardimi filloi tek fusha e vjeter e aviacionit dhe vazhdoi per të gjatë rrugës së Kavajës, deri tek shtëpia e oficerëve (klubi i artistëve)…

Tirana u la me gjak!

Deri sot që po mbushen plot 70 vjetë të kësaj gjakderdhje të pashembullt, askush nuk ka tregue qellimin e vertetë të ideatorëve barbar kundrejt popullsisë së pafajshme të Kryeqytetit Shqipnisë Tirana… Dhe, as nuk duket kund “e verteta” e shemtueme e të gjithë atyne që e projektuen dhe zbatuen këte veper kriminale!

Shqipnia e shkelun nga një pushtues tek tjetri…Pa i shpallë luftë “askujt”…dhe pa pasë pushtue KURRË një pëllambë tokë të huej, bombardohet kur sejcili asht me lugë në dorë, tue shty të shkreten kafshatë e tue mendue se “çka t’ bajmë per darkë”?

Bombardohet një nga zonat ma të popullueme të Kryeqytetit, dhe nuk vritet asnjë “okupator”…vetem, kalimtarë dhe njerzë të ulun nder sofrat e bukës së drekës!

Edhe sot mbi trotuarët e asaj rrugë perballë Kishës së Jezuitëve, janë nder pllaka gjurmët e ciflave të hjekuna të atyne bombeve që gjakosën një Popull të pafaj…

Gati 15 vjet perpara kobra Nexhmije Hoxha, i pohon gazetares R. Xhunga, se “ne komunistët nuk kishim si të pohonim bombardimin nga Aleatët, se ne ishim me ta!”

Sigurisht, as Aleatët, nuk kishin si të pohonin bombardimin e tyne mbi kokat tona të mituna…e mbi të gjithë Ata Shqiptarë, që per 47 vjet nuk e harruen atë “Gjak !”

Vertetë u vranë e u masakruen me mija Burra… U interrnuen mija familje e humbën pergjithmonë nder kampet e shfarosjes komuniste, e edhe pse ikëm nga Europa me flamurin e “revolucionit”, terroristi Ramiz Alia deklaroi: “I kemi ruajtur lidhjet e vjetra si unë dhe shoku Enver…Edhe gjak do bëjmë…Pushteti është perjetësisht yni !”

***

Ishe i vogel tre vjeç, në shtëpinë nr. 173…tue ngranë drekë me Baben dhe Nanen.

Zhurma e uturima e avionëve si atëditë, vazhdon edhe sot në trunin tim…

Në zbritje të shkallës Baba u vra! Nana filloi virrmen… Unë nuk kuptova asgja!

Atë natë u nisëm per Shkoder dhe arrijtëm nga mesnata…

Mbas dy o tre ditësh dikush në rrugë holli një bombë… U trondita nga krisma e saj dhe vrapova tek prehni i Nanës, shikova Nanën e topitun dhe kishe thirrë: “Gjak!”

Unë kujtoj vetëm Fëtyren e tronditun të Nanës…po jo, thirrjen time “Gjak!”…

Kujtoj, se kur fillova me u rritë dhe na dilte gjumi spontanisht nga shprazja e armëve në orët e para të ditës, në Zallin e Kirit, jo larg nga rruga Badra, ku jetonim…

Automatikët e komunistëve godisnin në trunin tim gjithnjë thirrjen “GJAK !”…

(Pjesa e parë…Vazhdon.) Melbourne, Tetor 2013.

Filed Under: Histori Tagged With: 70 vjetori, i bombardimit, te Tiranes

NJË 70 VJETOR I ZYMTË…

October 4, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Daniel Gazulli 4 Tetor 1943 – 4 Tetor …/

Një vit maparë shkembyem mesazhe urimi me mikun tim Daniel Gazulli.Danieli kishte lé me 4 Tetor 1943, në Shkoder.

Iu dukshin shumë 69 vite që po kalonin! Unë nuk u pajtova me mendimin e Tij, mbasi kishe vue cakun e shumë viteve tek 70 vjetori… “Prit, Daniel, kalo 70 vjetët, mandej fillo me u ankue se vitet po kalojnë shpejtë!” Sigurisht, bajshe llogaritë me shifrat e mija…Qesheshim!

Diferenca e vogel e viteve mes nesh, na kujtonte shpesh të njajtat episode të jetës sonë!

Edhe Danieli kishte perfundue shkollen pedagogjike të Shkodres, dhe pothuej me ata mësues që e kishe perfundue edhe unë dy vjet para Tij. Kur pata shkrue një artikull per brezin e mësuesëve të Elbasanit, ishte knaqë per mendimin e mirë që kisha shpreh unë dhe që kishte edhe Ai për Ata mësues të nderuem, e kryesisht per të Ndjerin Gani Daiu, drejtor i asaj shkollë në vitin 1958 kur e kishte perfundue Danieli. Kujtimet lidheshin me një rasë të veçantë kur Danieli kishte marrë me vete në shkollë “Lahuten e Malcis” së At Fishtës…Dikush ia kishte pa. Tue kalue në korridor e kishte thirrë drejtori Gani Daiu, dhe i kishte thanë vetem këto fjalë: “Ti nuk besoj se e ke “Lahuten e Malcis”, prandej, edhe nuk ka mundsi ta keni sjellur në shkollë, shko!”

Me shpetoi, thonte Danieli, nga një perjashtim i sigurt nga shkolla drejtori Gani Daiu!

Aty nga vitet 1959 – 60 e njoha Danielin nga axha i Tij, Simon Gazulli, një mësues i nderuem dhe me shumë cilësi të mira, per të cilat kishte punue me i trashigue edhe tek Danieli. Nder to mund të permendi deshiren per kulturë e dije europjane, një thesar i njohun dhe i trashiguem i paraardhësëve Gazullorë! Nuk ishte e thjeshtë fjala me “dijtë”, kur persekucioni i Gazullorëve nuk po tham se kishte fillue që në kohen e turqëve, menjëherë mbas vdekjes së Gjergj Kastriotit, që me dijetarin Gazulli, por me siguri në vitin 1927 me Ahmet Zogun, kur vari Don Gjonin e vazhdoi me Enver Hoxhen kur vrau dijetarin tjeter Don Nikoll Gazulli…Këto janë të pamohueshme dhe tragjike per një Fis të nderuem si Gazullorët.

Nga kontaktet e Danielit me At Justin Rroten, At Marin Sirdanin, At Meshkallen, kur axha e Tij Simoni, komunikonte me Ata, Danieli ruente shume kujtime dhe porosi morale e edukative të Tyne, dhe madje ata rrelike ishin të nguluna në kujtesen e perditëshme të Danielit.

Koha i kishte ngulitë dhe ato ishin ngujue në kujtesen e Tij. Shumë vlera t’ asaj kohë i ruejti me kujdes dhe mbas vitit 1990. Danieli nuk vazhdoi me heshtë ma, po edhe filloi me shperthye në shtyp… Kumtesa dhe studime serioze e karakterizonin Danielin, që tashti ndodhej në Lezhë. Pasioni i Tij per letersi dhe fizikë, disi të “palidhuna”, nuk e shkëpusin asnjëherë nga dy figura të Mëdha të Shqipnisë Europjane të Shek. XX, At Gjergj Fishta e Don Nikollë Kaçorri, per të cilët ka lanë edhe materiale me vlerë per brezat e ardhëshme që mund të interesohen me “dijtë” në fushen e letersisë dhe historisë! Karakteristikë e punimeve të Tij asht saktësia!

Vështirsia ekonomike nuk e la me ba disa botime me vlerë që sot, nuk duhet të mbeten nder sirtarë, kur domosdoshmenia e Tyne asht e perditëshme. Fusha e prozës dhe e poezisë janë kenë me të vertetë me vlerë per Danielin, ku mundohej me ngulm me hy nder zemrat e rinisë me një stil të veçantë dhe terheqës, kryesisht per trajtim dhe zgjedhje motivi të ditës.

Unë nuk mund të flas me kompetencë per fushen e krijimtarisë së Tij. Diskutimet tona lidheshin ma shumë per çeshtjet gjuhsore, ku unë, perditë kishe dhe kam edhe sot nevojen e një kompetenti të asaj lamë, ku Daniel Gazulli ishte i persosun dhe i pagabueshem.

Njihte mirë fushen e gjuhsisë dhe simpatizonte thesaret e dijetarit Selman Riza, të cilat ishin edhe pika orjentuese e studimeve të Danielit në atë drejtim aq të domosdoshem per kohen.

Nuk pritonte me redaktue punimet e mija, prandej edhe më shtyni me dijtë edhe mue per çka kishe shumë deshirë të ishte e punueme nga ana e Danielit, në fushen e Gegnishtes Letrare. Kur më tregoi se kishte perfundue “Kodifikimin e Gegënishtes Letrare” dhe se, per atë punim aq me vlerë Ai kishte vue në dijeni edhe Prof. Kolec Topallin e Prof. Primo Shllakun, të cilët besoj, se edhe Ata janë poaq të knaqun sa unë per këte brilant që Danieli, i ka lanë shkencës së Gjuhsisë Shqiptare…dhe, kryesisht, Gegnishtes së Tij fort të dashtun e të dhimëshme…

Nga ajo kohë, unë e kam adhurue Mikun e shtrenjtë Daniel Gazulli…

 

Melbourne, Tetor 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: 70 vjetori, Fritz radovani, i Daniel Gazullit

VOA – 70 vjetori i transmetimit të parë në shqip

May 11, 2013 by dgreca

Ne Foto: Të dërguarit e Presidentit shqiptar i dhanë Zërit të Amerikës medaljen presidenciale dhe një medaljen individuale(Urdheri Nderi i Kombit) drejtorit të Divizionit të Euro-Azisë, Elez Biberaj./

Këtë javë, Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës festoi 70 vjetorin e transmetimit të parë në gjuhën shqipe më 13 maj të vitit 1943. Në praninë e shumë të ftuarve, zyrtarë të Zërit të Amerikës, politikanë, ambasadorë, ish kolegë të Shërbimit Shqip dhe miq të ndryshëm, folësit përshëndetën punën prej 7 dekadash të këtij shërbimi fillimisht në radio dhe më pas në televizion dhe internet.
Presidentë, diplomatë, anëtarë të Kongresit amerikan, zyrtarë dhe analistë të çështjeve të Ballkanit morën pjesë në një ceremoni emocionale që u zhvillua me këtë rast në selinë e Zërit të Amerikës në Uashington. Drejtori i Divizionti të Euro-Azisë, Dr. Elez Biberaj dhe Shefi i Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho përsëritën angazhimin e Zërit të Amerikës dhe të Shërbimit Shqip për të vazhduar misionin e njoftimit të lajmeve në mënyrë objektive, të saktë dhe të balancuar në përputhje me kartën e Zërit të Amerikës.
Të gjithë folësit shprehën vlerësimin e tyre për punën e shërbimit të Zërit të Amerikës në shqip në vite, fillimisht përmes radios dhe më pas edhe përmes televizionit dhe internet, për transparencën dhe si përçues i së vërtetës.
Një nga folësit, anëtari i Kongresit nga New York, Eliot Engel tha me shaka se ishte intervistuar kaq shumë herë nga Zëri i Amerikës në shqip, sa që kur vizitoi Shqipërinë dhe Kosovën atë e kishin njohur shumë njerëz. Anëtari me peshë i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme uroi shërbimin për punën që ka bërë në informimin e shqiptarëve kudo që janë dhe theksoi rëndësinë që ai ka për të ardhmen.
“Mendoj se ne këtu në Shtetet e Bashkuara kemi nevojë për Zërin e Amerikës që t’u themi popujve të vendeve të ndryshme të shtypura se cila është Amerika. Çdo dollar që ne i japim Zërit të Amerikës është si një investim që shumëfishohet në qindra dollarë të vullnetit të mirë për Amerikën, qindra dollarë të besimit të mirë për parimet dhe vlerat e Amerikë”, tha zoti Engel.
Zv. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për çështjet evropiane dhe auroaziatike, Philip Reeker përshëndeti të pranishmit me pak fjalë shqip, ndërsa vlerësoi punën e Shërbimit Shqip gjatë 70 vjetëve në përhapjen e lajmeve dhe informacioneve për një shoqëri, ku përhapja e informacionit ishte e kufizuar.
“Sot, jam krenar të them se ambasadat amerikane në rajon dhe ne që punojmë për çështje të Ballkanit këtu në Uashington, kemi marrëdhënie shumë të mira profesionale me Shërbimin Shqip të Zërit të Amerikës, një medium i besuar për të shprehur me saktësi mesazhet dhe pikpamjet tona për audiencën shqiptare në Ballkan dhe matanë tij në kuadër të mbulimit objektiv të ngjarrjeve nga ana e Zërit të Amerikës dhe prezantimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara”.
Zv. ndihmës sekretari i shtetit Reeker tha se Zëri i Amerikës ka qënë një burim i besuar informimi për Kosovën, ndërsa ky vend i ri përjetoi periudhën kalimtare drejt një shteti të pavarur dhe më së fundi ndërsa qeveria e Prishtinës përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë dhe vazhdon të ecë në rrugën drejt integrimeve evropiane. Zoti Reeker i uroj shërbimit shqip suksese në të ardhmen në punën e tij të nevojshme në rajon.
Nëpërmjet një mesazhi të regjistruar, presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani e përshkroi ndikimin e Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës, duke thënë se ai “na dha shpresë gjatë një epoke të errët në historinë tonë dhe kishte fuqinë të ndihmonte popullin tonë të harronte urinë”. Të dërguarit e Presidentit shqiptar i dhanë Zërit të Amerikës medaljen presidenciale dhe një medalje individuale drejtorit të Divizionit të Euro-Azisë, Elez Biberaj.
Në një mesazh tjetër të regjistruar, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha mes të tjerash se “Zëri i Amerikës ishte i vetmi zë që populli ynë mund të dëgjonte gjatë luftës në Kosovë dhe krizës së refugjatëve … Shpresoj që Zëri i Amerikës të mos heshtë kurrë,” tha zonja Jahjaga.
I ftuar në ceremoni ishte edhe Dr. Ferid Murad, fitues i çmimit Nobel në mjekësi në vitin 1998.
Ish senatori amerikan, Dennis DeConcini tha se Zëri i Amerikës vazhdon të jetë një institucion i rëndësishëm për përhapjen e informacionit në botë, ndërsa në një mesazh fare të shkurtër por plot humor, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri pas përmbysjes së komunizmit, William Ryerson kujtoi përgatitjet për vizitën e Sekretarit të Shtetit James Baker në Shqipëri në vitin 1991 pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ish ambasadori Ryerson tha se pyetja e parë që iu bë pasi mësoi rreth vizitës ishte nëse Elez Biberaj, në atë kohë shef i Shërbimit të Zërit të Amerikës, do të vinte. “I gjori Baker, personi i rëndësishëm nuk ishte ai, por një person i Zërit të Amerikës”, kujtoi zoti Ryerson, i cili u prit me duartrokitje nga salla.
Mes zyrtarëve të lartë të Zërit të Amerikës ishin të pranishëm Drejtori i Zërit të Amerikës, David Ensor, Drejtori i Byrosë së Transmetimeve Ndërkombëtare, Richard Lobo dhe nën-drejtori i Byrosë së Transmetimeve Ndërkombëtare, Jeff Trimble.
Zoti Ensor falenderoi personelin e Shërbimit të tanishëm dhe të kaluar për punën e tyre në shërbim të audiencave shqiptare, ku shtypi është pjesërisht i lirë, tepër i politizuar dhe i kontrolluar nga politikanë e biznesmenë. Drejtori i Zërit të Amerikës theksoi rolin e rëndësishëm të shërbimit në mbulimin e ngjarrje të ndryshme dhe krizave të rëndësishme, përfshirë krizën e refugjatëve në Kosovë. Dhe për të ardhmen, tha zoti Ensor, jam i sigurtë se Shërbimi Shqip do të vazhdojë punën e vet në përmbushje të objektivave dhe të misionit të Zërit të Amerikës, ashtu siç ka bërë gjatë 70 vjetëve të kaluara dhe në ruajtjen e emrit të tij si një burim i besuar informimi.
Drejtori i Byrosë së Transmetimeve Ndërkombëtare, Richard Lobo theksoi faktin se ndërsa Shërbimi Shqip ka një staf relativisht të vogël dhe me 1 orë e gjysmë transmetim në ditë, ndikimi i tij tek audienca ka qënë në mënyrë disproporcionale tepër i madh. Zoti Lobo i paraqiti Shërbimit Certifikatën e Mijënjohjes, në të cilët Bordi i Guvernatorëve dhe Byroja e Transmetimeve Ndërkombëtare vlerëson punën e shërbimit gjatë 70 vjetëve të kaluara nëpërmjet radios, televizionit, internetit dhe mediave shoqërore.(Kortezi: Zamira Edwards}

Filed Under: Kulture Tagged With: 70 vjetori, dekorohet Elez Biberaj, VOA, Zanura Edwards

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT