Tre kujtime nga Shefqet Kërcelli/
U gëzova pa masë që këtë 85 vjetor të shkrimëtarit dhe poetit të madh Dritëro Agolli, e përcollën të gjitha mediat shqiptare me tregime e fragmente nga jeta e këtij njeriu të madh.Natyrisht me jetën dhe veprën e Tij, Dritëroi i takon gjithë kombit shqiptar, ndërsa për ne si Devollinj, personaliteti i tij, përfaqson dicka të vecantë, pasi ishte pika jonë e referimit të dijes, inteligjences, suksesit ne jete, udhërëfyesi jonë për të ardhmen, një idealist i pandregjshëm për familjen, vendin, shoqërinë dhe rininë e Shqipërisë.E kam takuar shpesh herë në vite Dritëroin, jam mrekulluar nga personaliteti i tij i thjeshtë, mbi të gjitha nga familja e tij.Sa herë zonja fisnike Shkodrane, Sadije më ka shërbyer me raki e kafe, mua devolliun e vogël. Po djali i tij Tani, me kafen e tij në zemër të Tiranës, njëkavalier i pandreqshëm?! Madje unë para se të vizitoja SHBA këtë vit, kam realizuar intervistën më të zgjeruar me Dritëroin, sidoqë ishte sëmurë, Ai më tregoi mjaft rrëfenja të patreguara më parë, të cilën do e përcjellim në faqet e gazetës “Dielli”. Kujtimet më Dritëroin dhe familjen e tij janë të shumta, por sot në këtë 85 vjetor dua të përcjell rrëfimet e panumurta të detarëve shqiptarë, të cilët Dritëroi i kishte miqtë e tij më të mirë.Duke u marrë më historinë e detarëve shqiptarë, jam kujdesur dhe për krijimet e Dritëroit për detarët. Ato janë të shumta, kudo, nëportet, molet, plazhet dhe vendet bregdetare të Shqipërisë. Mos me u zgjat, sot për kënaqësi të lexuesve, po sjellim një nga poezitë e tij të shumta, të cilë e ka shkruar nëShëngjin në vitin 1961, në bordin e anijes “Bajram Curri”, në prani të ekuipazhit të saj, me kapiten Elmaz Goxhaj dhe zonjën e Heroit Bajram Curri dhe djalit të tij:
Varka në det
Një varkë ishte shpuar dhe po mbytej,
Me njerzit fortuna po përfytej,
U hodhën me rrëmbim të gjithë c’qenë
Me kova, me kazanë e me legenë.
T’ia hiqnin ujin varkës, të shpëtonin
Dhe përsëri drejt bregut të lundronin.
Vec njëri rrinte heshtur në kuvertë,
Indiferent, skeptic, kurnac i mefshtë.
-Ti c’bën, i thanë,-pse s’lëviz një thërime?
-C’mëduhet , i tha, -kjo sëështë barka ime!?
S’mendonte fare ky qyqar i shkretë
Se tok me varkën mbytej edhe vetë…
Kjo poeziështë botuar tek vëllimi i parë i “Antologjisë së Detarisë Shiptare”, faqe 417. Natyrisht Dritëroi ka botuar mjaft poezi me këtë tematikë, madje për hatër të kësaj krijimtarie e miqësie me detarët, mjaft marinarë të vjetër durrsakëduan ta takojnë Dritëroin, një dëshirë e cila do ju plotësohet së afërmi.
Ndërkohë në këtë shkrim po përcjell dhe njëmoment të dytë të Driëtorit,
“Kur ngritëm dolli dhe për bagëtinë”
Nëse e pyesnin Dritëro Agollin para disa vitesh, se çfarë është pija, përgjigja është befasuese: Një mjet komunikimi. Dhe me të vërtetë.Historia e jetës së këtij kolosi të mendimit dhe letrave shqipe ka qenë e tillë.Që pija ka pasur rolin e saj në të gjitha rrethanat. Dhe ia nis që kur njohu Sadije, ai përpara kishte një gotë konjak “Skënderbeu”, për të cilin Sadija tregonte se sa e pa me sy e rrëkëlleu me eks.
Dhe kur vajza e druajtur e pyeti si kishte mundësi që e piu menjëherë, ai i tha se nuk e kishte problem. Por në fakt kjo ishte hera e parë që pija për Dritëroin përbëri një problem. Ai më parë nuk vinte në gojë pije, as kur studioi në Rusinë e ftohtë të vodkës, as kur nisi punë si gazetar.Dashuria me lëngjet e alkoolit nisi pas të 30-tave.Ashtu me konjak dhe raki, sidomos kjo e fundit.Një pije për të cilën Dritëroi ka thurur edhe poezi.Por asnjëherë nuk ka shkruar pasi kishte pirë. Pija më turbullon mendjen dhe nuk jam i kthjellët, thotë Dritëroi. Madje ai shton se kur ka shkruar ndonjë poezi në të tilla rrethana, ai e ka grisur.
Por mjeshtri i letrave nuk rri pa treguar histori nga më interesantet. Sidomos ajo në fshatin Pleçisht të Korçës, kur një natë dimri dollitë i linin vendin njëra-tjetrës dhe rakia derdhej lumë.
Por pasi pinë dollitë për udhëheqjen, partinë, njerëzit e shtëpisë për secilin të pranishëm, komshinjtë dhe tërë fshatin, nuk dinin më se për këtë të ngrinin dolli. Për të pirë pijen deri në fund erdhi propozimi: Të ngrihej dolli për njerëzit e fshatit. Dhe ashtu u bë. Nisën dollitë për bagëtitë kokë më kokë, derisa arritën në dollinë 101.Aty u kthyen dolli për lopën, gomarin, etj.Kjo ka qenë një momentet dhe dollitë më të bukura.
Por Dritëro Agolli ka edhe tjetër në raport me pijen.
Ai është i pari shqiptar që hoqi nga fjalori fjalën “pijanec” dhe e ndërroi në “pijetar”.Një fjalë që kishte një tjetër kuptim, pa diskutim më e dashur dhe krejt ndryshe nga fjala që artikulohej me parë që kishte një konotacion negativ.
Po tani?E ka lënë përfundimisht. Pi nga një gjysmë gote verë në drekë ose në darkë. Për Dritëronë, vera është për pleqërinë, e butë, e ëmbël. Ah, kur ishte i ri çfarë i bënte rakisë!…
JAM SOKRATI PLAK
Jam plak gazmor që dehem nga rakia,
Ku rrugës më ngacmon një pijetore,
Pastaj me zor shtyj këmbët tek shtëpia
Në çaste vape, shiu apo dëbore.
Dy sytë e mi, të dy si xixëllonja,
Largojnë njeri-tjetrin, qajnë e feksin
Dhe dy pastruese rrugës si dy zonja,
Më duket se plot nderim më presin.
Jam plak çapkën, i çmendur nga rakia,
I çmendur jam, por jam shumë i gëzuar.
Dhe si Sokratin plak më shan Sadija,
Sadija ime, grua e bekuar…
Në këtë 85 vjetor të gjithë dashamirësit e tij pijnë një gotë raki, duke e uruar Dritëroin: U bëfsh 100! Një plak me mjekër të bardhë sic ikauruar e ka shkruar për gjithë të tjerët !
Në fakt dua ti përcjell dhe dicka lexuesve të shumtë, ky shkrimëtar dhe pijetar fisnik, nuk i ka bërë keq akujt në detyrat që ka kryer, nuk ja lejonte prejardhja e familjes dhe karakteri i Tij, ta gjejnë nga të tjerët, thoshte! Ndërsa sa për disident, shqipëtarët në cdo cep të globit, së afërmi do kenë në anglisht “Shkëqimi dhe rënia e Shokut Zylo”.
Natyrisht krijimtaria e Dritëroit në të gjitha tematikat, zhanret dhe gjinitë e ndryshme letrare është një pasuri e kombit Shqiptar, por janë të shumtë dhe ata që veprat e tyre ja kanë dedikuar këtij korifeu të letrave shqipe. Një nga këtëështë dhe vëllai im Aliu, tashmë Rektor i Universitetit “Fan Noli” Korcë, i cili botimin e tij të fundit, “Fjalori Leksiko-Frazeologjik i Devollit” , ja ka përkushtuar të madhit Dritëro, me këtë nënshkrim:-Këtë fjalor për leksikun dhe frazeologjinë e Devollit, ja kushtoj Dritëro Agollit, në shenjë mirënjohje dhe nderimi të pamatë për jetën dhe veprën e tij, që e ka lartësuar dhe përndritur të folmen e devollinjve me aq dashuri e mjeshtëri, cka Ai e ka shprehur në vargjet e madhërishme “Me të tjera gjuhë e mund të flas/ Por kur shpirti dhemb, vec shqip bërtas”.