• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA LINDORE, VIJA E PARË E FRONTIT ME SERBINË FASHISTE

June 22, 2022 by s p

NGA MA. AGIM ALIÇKAJ/

Në New York dhe Washington delegacioni patriotik i Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë) në përbërje Shaip Kamberi, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi paraqitën javën e kaluar të vërtetën për pastrimin etnik dhe sjelljet anti-njerëzore të  Serbisë shoviniste në takimet e shumta e të rëndësishme, me Ambasadorin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara Z. Ferit Hoxha, me Bordin Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane në New York, në Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit në Washington.

          Vizita u organizua nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, në krye me liderët historik të Ligës, Joseph J. Dioguardi dhe Shirley Cloyes Dioguardi. Meritë e veçantë dhe falënderim i takon  Kryeministrit Albin Kurti dhe Qeverisë së tij për financimin e kësaj vizite me rëndësi për çështjen kombëtare dhe kundërvënjen armikut serb.

-Shteti fashist serb vazhdon me sjelljet armiqësore anti-shqiptare dhe destabilizim të Evropës. I shtypë shqiptarët e Kosovës Lindore duke proklamuar “open Ballkan” me qëllim të plotësimit të aspiratave ruso-serbe për dominim në Evropën Juglindore dhe dalje në detin Adriatik.

-Të gjithë pjesëmarrësit në “Ballkanin e hapur” janë në shërbim të përpjekjeve për  rehabilitimin e kriminelëve serb në krye me Vuçiq. Ata në mënyrë të drejtpëdrejtë janë duke e shtyer dhe pamundësuar njohjen e Kosovës nga Serbia. Ata do të dështojnë me turp.

-Gjenocidi serb 2 shekullorë kundër popullit shqiptar nuk mund të fshihet, as të harrohet, as të falet kurrë dhe nga askush. Kriminelët serb të cilët kalërojnë hapur nëpër Beograd duhet të përballen me drejtësinë. Kërkesa për drejtësi nuk konsiderohet hakmarrje në botën e civilizuar.

– Qeverisja aktuale e Kosovës e ka kuptuar gabimin trashanik të qeverisjes së kaluar të cilët nuk insistuan që plani i Ahtisarit t’i përfshijë të drejtat e popullit shqiptar që jeton në tokat e veta në Serbi. Reciprociteti në të drejta është formula e vetme për ta mundur Serbinë. Konfliktin me të duhet ç’vendosur nga Kosova në Kosovën Lindore. Aty duhet të organizohet rezistenca, aty është vija e parë e frontit të konfrontimit me Serbinë fashiste.

– Serbëve  të Kosovës nuk ju takon asnjë e drejtë më shumë se shqiptarëve që jetojnë në tokat stërgjyshore të okupuara nga Serbia. Dhe, pikë.

-Kombi shqiptar i bashkuar dhe i përkrahur nga Amerika është më i fortë se Serbia dhe Rusia fashiste. Fitorja është e jona dhe varet vetëm nga ne.

Filed Under: Analiza Tagged With: Agim Alickaj

“SHPRESOJ QË SHQIPËRIA TË VAZHDOJ TË JETË NË KRAH TË KOSOVËS”

June 14, 2022 by s p

LEONORA LAÇI-NEW YORK/

Dekorohet publicisti dhe veprimtari z. Agim Aliçkaj nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta i cili në fjalën falenderuese u shpreh se: “Unë nuk e prisja këtë dekoratë, falenderoj Vatren dhe konkretisht kryetarin z.Ilmi Berisha dhe editorin e gazetës Dielli z.Sokol Paja, pasi jam pjesë e Federatës Panshqiptare Vatra prej 30 vitesh, falenderoj presidencen për këtë dekoratë, shpresojë që Shqipëria të vazhdojë të jetë në krah të Kosovës”.

U gëzova pamasë që Presidenti i Republikës së Shqipërisë Shkelqësija e tij z.Ilir Meta në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk la pa vlerësuar me dekoratë edhe veprimtarin e palodhur z.Agim Alickaj nga Deçani i Kosovës. Dekorata e dhënë me titullin e lartë ”Kalorësi i Urdhërit të flamurit” me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohje për kontributin e spikatur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës; organizimin e diasporës shqiptare në SHBA: forcimin e lidhjeve historike shqiptaro-amerikane; lartësimin e imazhit të popullit shqiptar e vlerave tona kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” Nr.Dekreti 13680, Tiranë me 09.06.2022.

Kjo dekoratë erdhi në momentin kur Federata Panshqiptare Vatra mbushi 110 vite jetë dhe zhvilloi një konferencë ndërkombëtare shkencore po ashtu priti dhe Presidentin z.Ilir Meta në takim. Paralelisht veprimtari z.Aliçkaj sëbashku me z.Faik Lita të dy bashkëpunëtorë të pandashëm me njëri-tjetrin në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane organizuan një drekë mbështetëse për të mbledhur fonde për kandidatin demokrat për Kongresin Amerikan z.Vedat Gashi, që pati mjaft sukses.

Shqiptarët qe e duan kombin merren me punë dhe lartësojnë vehten dhe kombin, po ashtu bëhen shembull sesi punohet për komb, fjalët janë të tepërta për këta njerëz që jo vetëm nuk kursehen financiarisht por as fizikisht e shpirtërisht për kauzat kombëtare, ndërkohë të tjerët që kritikojnë cdo nismë e vetë ata nuk kanë kontribuar për asgjë dhe kanë si mision të vetëm të dekurajojnë dhe të tjerët.

Më tepër gëzimi im ishte dhe për arsye se kjo dekoratë vinte nga Presidenca e mëmës Shqipëri.

Shqipëria nderoi veten duke dekoruar shqiptarë të Kosovës si dhe i dha një mesazh Kosovës që dhe ajo heret a vonë duhet ta bëj të njëjtën gjë.

Z.Aliçkaj ka një veprimtari të gjërë për disa dekada në rradhët e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i pandashëm dhe i pandalshëm në çdo veprimtari të kësaj organizate me në krye ish-Kongresistin arbëresh z.Joseph DioGuardin, ka qenë dhe anëtar i Keshillit të Federatës Panshqiptare Vatra për 3 dekada, një mbështetës i çdo nisme shqiptare që ka qëllim për forcimin e komunitetit shqiptar në SHBA, lobues i çështjes kombëtare, kritikues i nismave të gabuara të qeverive shqiptare.

Asnjë dekoratë nuk e gëzon z.Aliçkaj kur Shqipëria e Kosova me qeverisjet përkatëse kanë ende shumë punë përpara drejt afrimit të mëtejshëm me njera-tjetrën.

Asnjë dekoratë e mirënjohje nuk i jep kënaqësi deri sa kombi shqiptar vuan nga krizat politike dhe ekonomike, mungesa e vizioneve për të ardhmen e kanë adresuar rininë shqiptare të gjejë zgjidhje për mbijetesë jashtë atdheut, dhe përderisa Shqipëria e Kosova nuk janë aty ku duhet, ai e quan të paplotësuar misionin e tij atdhetar.

Ndonëse z.Aliçkaj ka marrë disa vlerësime si nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane për kontributin e vazhdueshëm si anëtar Bordi i Ligës, ka marrë mirënjohje nga OVL e UÇK-s për “Kontributin e dhënë për çështjen kombëtare dhe vetëmohimin e jashtëzakonshëm në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “Mirënjohje” nga Shoqata “Thirrja e Nënave” për kontributin e dhënë në mbrëmjen Gala Night në Nju York që iu dedikua Shoqatës “Thirrja e Nënave”- Gjakovë”, Mirënjohje nga familja e heroit kombëtar Safet Boletini në shënjë falenderimi për kontributin e dhënë Çlirimtarëve”.

E theksoj që kjo dekoratë është shumë pak për aktivitetin e pandalur që ai ka zhvilluar për kauzën kombëtare, për lobimin që i ka bërë çështjes së Kosovës, për njohjen e ndërkombëtarve me krimet serbe në Kosovës, për njohjen e meritës dhe guximin që shqiptarët treguan ndaj mbrojtjes së popullit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Po ashtu Gazeta Dielli bënë një pasqyrim të përgjithshëm se kush ishin ata që u dekoruan nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta, citoj: “Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi patriotë të shquar shqiptarë në mërgatën e Amerikës: “Për sakrificat sublime për lirinë e pavarësinë e Kosovës; për kontributin e lartë si veprimtarë të shquar shqiptarë në diasporën e Amerikës; personalitete absolute në dobi të komunitetit shqiptar në Amerikë; si urëlidhës mes Kosovës, Shqipërisë dhe Amerikës; për rolin në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve; për forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane; kontributorë të shquar e veprimtar të pa lodhur për çështjen kombëtare; për ndihmëse të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetin kombëtar, gjuhës dhe shqiptarizmës përtej Atlantikut”. Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta dekoroi me këto tituj si: Titullin e Lartë “Nderi i Kombit, për sakrificat sublime për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, Titullin e Lartë “Nënë Tereza”, Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut,“Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

E kam thënë dhe më heret që ne kemi nevojë për njerëz idealista që të mos shuhet gjuha shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne kemi nevojë për njerëz të tillë dhe çdo kohë kanë dalë këto njerëz me vlera të veçanta, dikush me penë, dikush me punë, dikush me fjalë t’i tregoi botës se kush janë shqiptarët, cfarë është besa e burrëria dhe t’jua lë brezave të ardhshëm faren e shëndosh dhe modelin produktiv.

Filed Under: Vatra Tagged With: Agim Alickaj

NEVER FORGET- MOS HARRO KURRË

June 6, 2022 by s p

NGA MA. AGIM ALIÇKAJ

Promovim i librit “Mos Harro” Kurrë në Oslo, Norvegji, me porosi të rëndësishme nga ky tubim madhështor

– Përulemi vetëm përpara luftëtarëve të lirisë.

– Prof Dr. Nusret Pllana, shembull i përkushtimit kombëtar dhe sakrificës, e thotë me modesti se libri i madh për gjenocidin serb nuk është i imi, as libri i xhepit “Never Forget” nuk është i imi dhe i Agimit. Janë të shkruar me gjakun e më shumë se 1400 fëmijëve të masakruar dhe të gjitha viktimave të gjenocidit shekullor serb.

– Krimet e luftës ndaj civilëve nuk mund të harrohen as të falen nga askush. Kriminelët serb duhet të dënohen. Të gjithë armiqët e kombit tonë duhet të luftohen, jo të përkëdhelën.

– Nuk ka më lëshime ndaj fashistëve serb dhe as përulje ndaj përfaqësusesve të  padrejtë ndërkombëtarë. Pikë! Ata politikanë që nënshtrohen dhe korruptohen nuk kanë ardhmëri në Kosovë.

– Përkëdhelja e vazhdueshme e shtetit shovenist pro-rus serb nga disa përfaqësues ndërkombëtarë është bërë e turpshme dhe paraqet poshtërim të civilizimit.

– Ata që trumbetojnë se Serbisë duhet t’i bëhen lëshime shtesë dhe t’i falen krimet, janë hajvanët më të mëdhenj të shekullit XXI.

– Shteteve gjenocidale të Rusisë dhe Serbisë u duhen thyer dhëmbët njëherë e përgjithmonë. Nuk ka rrugë tjetër.

– “Ballkani i hapur” është manipulim ballkanik, përpjekje për mashtrim të tjerëve dhe i vetvetes. E ka për qëllim vetëm avancimin dhe imponimin e hegjemonizmit ruso-serb në Evropën Juglindore.

– Bashkëpuntori i Millosheviqit, shovinisti serb Vuçiq mund ta bëjë Kosovën pjesë të Serbisë, siç thotë populli “kur të bëjë shelgu rrush”. Punë e madhe nëse nuk na njeh Serbia, ajo shtet i sëmur nga urrejtja për fqinjët dhe deshira e saj për të dominuar në Ballkan.

– Fondi i sigurisë nuk është fond i një qeverie, është fond i ekzistencës kombëtare shqiptare dhe duhet të përkrahet nga të gjithë shqiptarët, kudo në botë. 

– Vlerësim dhe falënderim i përhershëm për ndihmën e NATO-s të udhëhequr nga Amerika për të ndaluar gjenocidin serb. Lidhjet me Amerikën duhet të forcohen dhe shtohen.

– Krenar me vëllazërit e mij Skënderin, Naimin, Esatin dhe Samiun në Oslo, me Bedriun në Kosovë, kunatat me vlera të larta familjare, nipat dhe mbesat me arritjet e tyre në të gjitha fushat. Me përkrahjen e tyre me dekada për aktivitete kombëtare në Amerikë, përmes Ligës Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga ish-kongresmeni Joseph DioGuardi dhe Znj. Shirley Cloyes DioGuardi, posaqërisht të Naimit, i cili ishte anëtarë i Bordit të Ligës nga viti 1990 deri pas çlirimit të Kosovës.

– Bashkatëdhetarët tanë të gatshëm për ta ndihmuar edhe më shumë Kosovën dhe të gjitha Trojet Tona.

– Falënderim nga zemra për organizatorët dhe pjesëmarrësit e shumtë në këtë takim.

         Përpjekjet për drejtësi dhe afirmim të kombit të ndritur shqiptar me vlera të larta civilizuese, vazhdojnë pa u ndalur.

Filed Under: Interviste Tagged With: Agim Alickaj

MANASTIRI I DEÇANIT SIMBOL I MOSTOLERANCES NACIONALE DHE FETARE

December 3, 2021 by s p

-Pse duhet të shkatrrohet turizmi dhe ekonomia e Deçanit për të promovuar agjendën e Miosheviqit ?!

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

         Para dy ditësh, Ambasada Amerikane në Prishtinë në koordinim me Misionet Evropiane doli  në “Twiter” me tri kumtesa duke bërë presion mbi Qeverisjen e Republikës së Kosovës për ti dhënë tokë shtesë Manastirit të Deçanit bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016.

         Komenti im për ta duke e njohtuar edhe Presidentin Biden, Sekretarin Blinken, DASH-in, Presidenten  Osmani dhe Kryeministrin Kurti, ishte: 

         Të dashur dhe të respektuar Diplomatë të Ambasadës Amerikane dhe Misioneve Evropiane,

         Ju lutem të na tregoni sa shumë tokë i duhet një Manastiri dhe për çka?

         Pse turizmi dhe mbijetesa ekonomike e popullit të Deçanit është duke u shkatërruar për ide megalomane?

         Ky vendim është i bazuar në ligjin e aprovuar në Kuvendin serb të regjimit fashist të Milosheviqit, kur Kosova ishte nën okupim klasik. Ky ishte vendim politik dhe ilegal i aprovuar nga Gjykata Kushtetuese me presion nga  pala serbe dhe nga komuniteti ndërkombëtar që kontrollonte çdo gjë në Kosovë. Nuk ka të bëj asgjë me të ashtuqujturën “pavarësi të gjykatave”.

         Ekzistojnë çështje shumë më të rëndësishme se sa dhënja e tokës Manastirit pa pikë nevoje. Është fare e qartë se ky presion ka të bëjë me përkdheljen e mëtutjeshme të Serbisë. A nuk e keni ende të qartë se kjo politikë e padrejtë dhe e gabuar nuk ka sjellë asnjë rezultat. Deri kurë duhet vazhduar me bisedime të kota, me favorizim të agresorit dhe presion në viktimën?! Deri  kurë do të tolerohen përpjekjet e shtetit serb për dominim në Ballkan me qëllim të krijimit të përbindshit “bota serbe” apo “Ballkani i hapur”apo “Serbia e madhe”?!

         Ju ftoj të gjithëve diplomatë të nderuar, ta vizitoni Deçanin dhe ti shihni rrënojat e hoteleve të ndërtuara me mund të madh për qëllime turistike dhe ekonomike, të cilat i sjellnin përfitime edhe manastirit. Për më shumë, historia tregon se ky manastir ishte ndërtuar prej banorëve shqiptar të Deçanit dhe është ruajtur nga familjet shqiptare të quajtura “Vojvodë”.

         Çështja e tokës së këtij manastiri nuk është ngritur asnjëherë si problem nga autoritetet e tij, deri në ardhjen në fuqi të kriminelit Milosheviq. Prifti kryesor serb i asaj kohe i quajtur Justin ishte shumë i kënaqur me tokën dhe trajtimin nga ana e udhëheqësve të hotelit, të komunës dhe nga populli i Deçanit. Hoteli i dërgonte musafirët e vet për ta vizituar manastirin ku blenin edhe raki ose verë, ndërsa manastiri i dërgonte vizitorët e vet për të drekuar ose qëndruar në hotel.

         Ishte një ditë e caktuar në fund të muajit Gusht, që i mblidhte të gjitha nacionalitetet, shqiptarët, serbët, malazezët dhe tjerët për të festuar sëbashku, si në manastir ashtu dhe në hotel, secili me këngë dhe valle të veta, me tolerancë dhe respekt për njëri tjetrin.

         Për Juve të gjithëve, diplomatë të nderuar dëshiroj të shtoj dhe ta përfundoj  këtë shkrim edhe me këto pyetje qenësore. Pse po tolerohet në vazhdimësi urrejtja nacionale dhe fetare që vjen nga Serbia. Pse agjenda e errët antinjerëzore e Milosheviqit  vazhdon të promovohet  edhe sot ?!  Pse ?!

Filed Under: Komente Tagged With: Agim Alickaj

LIRIA NUK KA ÇMIM

November 22, 2021 by s p

Agim Aliçkaj

Ishte porosia kryesore në Akademinë Përkujtimore kushtuar Adem Jasharit,  Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Skenderbej” e udhëhequr nga Z. Mark Qehaja dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” nga Z. Qemal Zylo. Përveç Markut dhe Qemalit me kolegët  e tyre, respekt dhe meritë e veçant ju takon Ambasadorit William Walker, mysafirëve dhe folësve tjerë, ushtarëve të lirisë nga radhët e UÇK-së, artistëve dhe valltarëve, sidomos moderatores Zonjës Kozeta Zylo. 

         Vlerë e madhe ishte pjesëmarrja e shumë bashkëatëdhetarëve nga të gjitha Trojet Shqiptare. Nga porositë e shumta të folësve në këtë Akademi shumë të rëndësishme mund të veçohen:

-Kombi shqiptar ka dhënë gjithëmonë heronj dhe patriotë të cilët kanë bërë dhe sakrifikuar çdo gjë në mbrojtje dhe ngritje të tij.

-Politikanët e këqinj dhe të tjerët që veprojnë kundër interesave kombëtare duhet të luftohen dhe largohen me mjete demokratike.

-Askush nuk ka të drejtë të bëjë pazare me tokat shqiptare. Liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës janë të paprekëshme.

-Rezistenca dhe flijimi i heroit Adem Jashari me familje e ngriti në këmbë mbarë kombin shqiptar në luftën dhe fitoren kundër shtetit fashist serb.

-Veprimi i përbashkët pa dallim partiak garanton suksese.

-Bashkimi kombëtarë është amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit.

-Ardhmëria sigurt e Kosovës dhe kombit shqiptar është me shpëtimtaren e popullit shqiptar-Amerikën dhe vendet mike Perëndimore.

Kumtesa e ime:

LUFTA PËR LIRI DHE REZISTENCA HEROIKE E ADEM JASHARIT ME FAMILJE

         Për heroin tonë kombëtar, komandantin legjendar Adem Jashari është folur e do të flitet, është shkruar e do të shkruhet. Vepra e tij heroike do të vlerësohet, festohet dhe do të studiohet me shekuj nga populli shqiptar por edhe nga popuj të tjerë të botës, të cilët ballafaqohen me shtypje, robëri dhe padrejtësi të formave të ndryshme.

         Lufta për liri dhe rezistenca e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist serb ka filluar në momentin kur këmba serbe ka shkelë në tokat e shtrenjta arbërore. Në dalje e sipër nga pushtimi i egër 500 vjeçar turk, në pamundësi për të krijuar ushtri të rregullt dhe të armatoset si duhet, ky popull i shumëvuajtur por heroik, ka luftuar me breca, thika e sopata, me pak armë e municion të siguruara me shumë vështirësi. I organizuar në grupe familjesh, fshatrash dhe kaqakësh nëpër qeta të vogla, kurrë nuk ka pushuar së luftuari në mbrojtje të familjeve, shtëpive dhe tokave të veta stërgjyshore.

          Dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor të vitit 1997, shënon kthesë të madhe në luftën për liri kundër pushtuesit serb. Kësaj radhe filloi një rezistencë e organizuar, me formacione ushtarake e cila u shëndrrua në një ushtri të mirëfillët kombëtare. Padyshim se, meritat më të mëdha për këtë i takojnë komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij.

         Ai i tregoi mbarë botës se liria nuk ka çmim. Në vijë me thënien e njohur të amerikanit Patrick Henry “Give Me Liberty, or Give Me Death” ( Më Jep Lirinë, ose Më Jep Vdekje) ai dhe familja e tij, të rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria terroriste serbe e pajisur me armatim të rëndë, luftuan burra, gra dhe fëmijë, pa ju trembur syri deri në vdekje, në mbrojtje të familjes, shtëpisë dhe të lirisë së mbarë popullit shqiptar.

          Me flijimin e Ademit dhe 56 anëtarëve të familjes Jashari, shpërtheu vullkani i pashueshëm i lirisë, flakët e të cilit e përfshinë bishën e egër serbe për ta shkulur përgjithmonë nga Kosova. I gjithë kombi shqiptar u ngrit në këmbë. Vërshuan vullnetarët nga të gjitha Trojet shqiptare, vërshuan mërgimtarët nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera të botës. Djemt më të mirë shqiptaro-amerikanë krijuan brigadën e lavdishme Atlantiku dhe u nisën për në vendlindje, në mbrojtje të lirisë.

         Në përkrahje të luftës për liri në Kosovë dhe afirmimit të çështjes kombëtare shqiptare në Amerikë vazhdonte pandërpre aktiviteti lobist i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane nën udhëheqjen profesionale të ish-Kongresmenit me prejardhje arbëreshe Joseph DioGuardi dhe Këshilltares për Çështje Ballkanike Shirley Cloyes DioGuardi. Me punë të palodhëshme, dyert e Washingtonit ishin hapur për Kosovën liridashëse dhe ishin mbyllur për shtetin kriminal Serb të udhëhequr nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milosheviq.

         Liga ishte organizata e parë shqiptaro-amerikane e cila doli haptas në përkrahje të UÇK-së me deklaratën e saj publike në fillim të muajit Shkurt 1998. Organizoi protesta të mëdha në përkrahje të saj në Washington para Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill-it ku morën pjesë shumë Senator dhe Kongresmen  të njohur amerikan. Në dëgjimin e organizuar nga Kongresi Amerikan, në Mars të vitit 1998, pak ditë pas vrasjes së familjes Jashari u  konfrontua dhe u hudh poshtë përpjekja e Ambasadorit Gelbard për ta shpallur UÇK-në organizatë terroriste. Me forcën e argumenteve dhe me fakte, nuk mund të shpalleshin terrorist ata që mbroheshin dhe flijoheshin në shtëpitë e veta si familja Jashari !

FATI DHE EKZISTENCA E KOSOVËS DHE KOMBIT SHQIPTAR ËSHTË E LIDHUR NGUSHTË ME AMERIKËN    

         Evropa nuk ka as kaqik as vullnet për ta kundërshtuar hegjemonizmin dhe  ekspansionizmin ruso-serb. Për më keq, shumë shtete evropiane të helmuara nga propaganda shoviniste serbe dhe të varura nga gazi rus, kanë formuar qëndrime paragjykuese dhe nënçmuese ndaj kombit shqiptar në baza nacionale dhe fetare.  Vetëm rezistenca e popullit shqiptar me përkrahjen e Amerikës e ndalon turrin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Interesat strategjike amerikane përputhen plotësisht me interesat strategjike shqiptare. 

         Pa Amerikën nuk mund të zgjidhet konflikti i Kosovës me Serbinë. Prandaj përpjekjet dhe forcat tona duhet të orientohen kah Amerika. Të insistohet që Amerika të jetë e kyçur drejtpërdrejt në dialog me Serbinë. Nga jurist dhe ekspertë të caktuar të shiqohen mundësitë ligjore dhe diplomatike për marëdhënje speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.               

          Në luftën shekullore kundër okupatorit serb, Komandanti legjendar Adem Jashari me familje dhe shumë luftarë tjerë të lirisë luftuan dhe ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Ata e dhanë jetën për Kosovën, Shqipërinë dhe të gjitha Trojet Tona. Ata na lanë amanet ta vazhdojmë veprën e tyre të shenjtë, të mos ja lëshojmë asnjë pëllëmbë tokë okupatorit serb dhe tjerëve, ta vazhdojmë rezistencën deri në mundjen përfundimtare të Serbisë shoveniste. 

         Kombi ynë i shumëvuajtur, si të gjitha kombet tjera kush më shumë e kush më pak, ka dhënë edhe njerëz të këqinj, interesxhi të paskrupullt, të korruptuar, të pamoral, me karakter të ulët, me ego të sëmurë, narcisistë, inatçorë dhe ziliqarë, të gatshëm t’i shesin tokat shqiptare dhe t’i tradhëtojnë interesat kombëtare në shërbim dhe për interesa të armiqëve tanë.  

         Edhe pse numri i tyre nuk është i madh, sherri i tyre është. Fatkeqësisht, shumë prej tyre mentalisht të sëmuar, në mesin e të cilëve ka politikanë, gazetarë, analistë, historianë dhe aktivistë të ndryshëm, mendojnë se janë në rrugë të drejtë, se janë më të mënçur dhe më patriotë se të gjithë tjerët dhe e vazhdojnë “kryelartë” rrugën e tyre antikombëtare. Atyre nuk ka nevojë të jua përmendim emrat, sepse e dijmë të gjithë kush janë. Në ditët e sodit të bumit mediatik, nuk mund të mëshifet asgjë. 

         Kemi edhe asi politikanë hajvanë të shekullit, të cilët deklarojnë se Serbisë duhet t’i falën krimet dhe t’i ipet shtesë tokë shqiptare për të marrë njohjen e pavarësisë. Një gjë duhet ta kuptojnë të gjithë, përfshirë edhe mediatorët perëndimorë në dialog me shtetin destruktiv serb, se liria, integriteti territorial dhe sovraniteti i Republikës së Kosovës nuk mund të falen as të negociohen nga askush. Liria është fituar me gjakun e familjes Jashari, shumë heronjve tjerë dhe me sakrificën e popullit të Dardanisë dhe mbarë kombit shqiptar.

         Është e dhimbshme kur e sheh Kryeministrin e shtetit amë, të çarpallisur e në përqafim me kriminelin Vuçiq, të shet pallavra e propagon “paçë, mirëkuptim e mirëqenje” me shtetin primitiv serb, me njëfarë “Ballkani të hapur” i cili i ngjet  mashtrimit të komunistëve serb e shqiptarë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore për “jetë të bukur” kudo në botën komuniste, në Tiranë, Beograd apo Moskë, e cila i kushtoi Dardanisë me dhjetra-mija viktima. Tashti e ka “zbuluar” formën më të re për të patur sukses në dialog, sëpari duhet që Serbisë t’i falen krimet, pastaj ajo do të kërkoj falje! Deklarata e tij e fundit për kinse bashkim të Shqipërisë me Kosovën ka për qëllim ta mashtrojnë popullin shqiptar dhe ta ndihmojnë qeverisjen e diktatorit Vuçiq në Serbi.

         Bashkimi kombëtarë i cili ishte dhe është dëshirë, ideal dhe amanet i Adem Jasharit dhe patriotëve më të mëdhenj të kombit, nukë bëhet me fjalë boshe. Është nevojë dhe e drejtë legjitime e kombit shqiptar të ndarë padrejtësisht në 6 shtete edhe me fajin e Evropës. Sot shqiptarët nuk kanë nevojë të kërkojnë ndryshim të kufijve me forcë, gjë që nuk përkrahët nga bota demokratike. Bashkimi kombëtar mund dhe duhet të arrihet gradualisht, në mënyrë paqësore, duke hequr barrierat shtetërore, me lëvizje të lirë dhe bashkëpunim në të gjitha nivelet. 

         Deri atëherë, duhet të punojmë më shumë dhe organizohemi më mirë në bashkëpunim me njëri tjetrin, me dy shtete të forta në Ballkan, të drejta të garantuara njerëzore dhe nacionale në të gjitha Trojet tona dhe Mërgatën e fuqishme. 

         Kombi shqiptar është komb i lashtë me traditë dhe vlera të larta njerëzore, i papërkulur dhe i pathyeshëm me të ardhme të ndritur.

-Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe luftarëve të lirisë !

-Gëzuar ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari !

-Gëzuar Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë së Shqipërisë !

-Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar dhe Amerikan! 

Agim Aliçkaj

Filed Under: Politike Tagged With: Agim Alickaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT