Me hidhërim të thellë, Familja Geci, lajmëron komunitetin
shqiptar se me 16 Shkurt 2020, u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare Agim Geci.
Trupi i të ndjerit do të pushojë në shtëpinë mortore Martin A. Gleason Funeral
Home, të mërkurën më 19 Shkurt 2020 nga ora 12:00 PM deri në
9:00 p.m. në adresën 10-25. 150th Street, Whitestone New York 11357.
Mesha e Dritës dhe lutjet e fundit do të
kremtohen të Enjtën, me 20 shkurt në orën 9:45 a.m. në Holy Trinity Rc. Church
14-51 143rd St. Whitestone, NY 11357.
Varrimi bëhet menjëherë pas meshës Mt. St. Mary Cemetery, 172 Booth Memorial Ave. Fresh Meadows, NY 11365
Agimi la në pikëllim të thellë familjen, gruan Age, vajzat Aurora dhe Adela, djalin- Albionin 13 vjecar, nënën, vëllezërit dhe një motër në Shqipëri, si dhe të afërmit dhe miqtë. Vdekja e tij ka shkaktuar pikëllim të thellë edhe në masën e Vatranëve. Ai ishte një vatran i devotshëm i degës Hudson Valley, i propozuar për në Këshillin e Vatrës pas Kuvendit të 19 Janarit.
Kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha tha për Diellin se ky ishte një lajm tronditës për familjen, komunitetin dhe Federatën Pan shqiptare të Amerikës VATRA.
Vatra e ndjenë shpirtërisht humbjen e jetës të vatranit të përkushtuar dhe i shpreh ngushëllimet më të thella Familjes!
Pushoftë në Paqë shpirti i Agim Gecit!
TELEFONI I FAMILJES GECI: +1(646) 952-1991