• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E VËRTETA!

March 14, 2021 by dgreca

NGA AGUSTIN MIRAKAJ/

Çdo dite që kalon, gjithnjë e më shumë njerëzit po e kuptojnë se me të vërtetë po jetojmë në një kohë të jashtëzakonshme. 

Kurrë nuk kam jetuar në një kohë kur aftësia për të kuptuar një të vërtetë ështe aq e rëndësishme sa realiteti që na rrethon.

Çfarë është e vërteta? E vërteta është besimi. Ne duhet të besojmë që vendi ynë do të behet.

Kush janë mashtruesit? Mashtruesit janë ata që sot drejtojnë dhe administrojnë pushtetin, ata të cilët përdorin armën e tyre djallëzore “fshesën” (me preteksin se emigrimi sjellë mirëqënie) ju larguan qëllimisht nga Atdheu për të mos pasur shpresë se një dite vendi ynë do të bëhet.

Kush janë Patriotët? Patriotët janë atdhetarët që mendojnë e punojnë për vendin e vet pa cënuar integritetin territorial. Janë ata që në ditën më të vështirë i përgjigjen Atdheut duke e mbrojtur atë (si familjen) me gjithë fuqinë që i madhi Zot i jep.

Kush është armiku? Armiku ishte komunizmi e sot është socializmi, ku për dekada ata kanë mbjellë varfëri, denigrim dhe shkatërrim në trojet tona.

Kujt i besojmë? VETVETES! Forcës shpirtërore që na ngriti në kembë për të na dhënë mundësinë të dalim nga skëterra dhe izolimi totalitar. Diktaturat sjellin shkatërrim si e keqja (komunizmi) atëherë dhe socializmi i tashëm e shkatërrojë ëndrrën e SHQIPËRISË ndryshe.

Besoji Zotit fuqiplotë. Ai nuk do t’ju zhgënjejë kurrë me forcën e tij di si të veprojë me të keqen. Dashuria juaj për të VËRTETËN, lirinë dhe Zotin është arsyeja pse ne do të ruajmë shpresën e cila do të sjellë ditë shumë më të mira për vendin tonë të bekuar.

Filed Under: Komente Tagged With: Agustin Mirakaj, e verteta

ATA…

January 14, 2021 by dgreca

… ATA po shkatërrojnë famijlen duke hequr termin gjinor si “babai”-“vajza”-“nëna”-“djali”. Fëmija të mos ketë gjini dhe familja të jetë thjesht një iluzion konceptual. Egërsirat e ferrit po dehumanizojnë qeniet njerëzore…/

Opinion nga Agustin M. Mirakaj/

I panjohuri është gjithmonë armiku i inteligjencës. Bëhuni të vetëdijshëm dhe mos bini në kurthet e tyre. ATA janë specialista. ATA natën e bëjnë ditë dhe ditën e bëjnë natë. ATA thonë ti mos mendo, ti mos u shpreh, ti mos bëj atë që bëj unë por bëj atë që them unë.

Ti, ti, po ti do bësh ashtu siç të thonë ATA, dhe ti kurrë nuk do kesh të drejtë. Nuk duhet më as të mendosh as të shprehesh, thjesh ti merr frymë edhe atë, nëse ta lejojnë ATA. Kontroll total. Skllavërim total. Nënshtrim total. Ti do jesh i mbyllur për aq kohë sa t’ju thotë mendja drejtuesve nga lart. Kur të ecësh në rrugë do jesh i kufizuar, do mbash maskë, do mbash distancë, nuk do lejohesh më të futesh në ambiente publike, nuk do lejohesh të shijosh një kafe ulur. Sistemi vendos për individin. S’ka më individualitete por totalitete.

Në të njëjtën kohë nuk do lejohesh më të shkruash atë që ti ndjen në platforma sociale sepse ti u prish imazhin atyre, mendimi yt bëhet i rrezikshem dhe u prish qetësinë. Ti thjesht shkruaj atë që të servirin ATA për të kënaqur dëshirat e tyre. Ti përcepton vetëm atë që dëshiron sistemi. Nuk do lejohesh të komunikosh me “njeriun” e afërt, nuk do lejohesh më të prekësh natyrën..E di pse? Sepse natyra, jeta dhe komunikimi është vetëm për ATA…ATA të cilët sot ju kanë nënshtruar mendimin, lirinë, shpirtin. 

Sot, sipas rregullit të vendosur me urdhër nga lart, njeriun mund ta shohësh, konsiderosh, cilësosh, përceptosh apo dhe ta etiketosh si kafshë politike apo ti japësh një formë tjetër: Si krym toke. 

Sot ne jemi dhe s’jemi më të quajtur njerëz sepse sot “njerëzia” po bazohet në politikën dhe axhendën e kësaj maskarade, shëmtie, shtrembërimi që po mundohet të shkatërrojë dinjitetin njerëzor. Sot ATA po përpiqen të krijojnë transforminim, procesin e ndryshimit të gjinisë nga mashkulli në femër, femra në mashkull. 

ATA po shkatërrojnë famijlen duke hequr termin gjinor si “babai”-“vajza”-“nëna”-“djali”. Fëmija të mos ketë gjini dhe familja të jetë thjesht një iluzion konceptual. Egërsirat e ferrit po dehumanizojnë qeniet njerëzore. 

Sot liria është thjesht një ëndërr. Sikurse të ishte armiku i njeriut. Të gjithë janë kthyer kundër saj duke e shkelmuar atë… E mira është bërë e keqe dhe e keqja është bërë e mirë. Sot po të mundohesh me shpreh mendimin e lirë sulmohesh, jo vetëm sulmohesh por dhe ofendohesh nga e keqja, nga llumi që ka mbuluar sytë e pa ngopur të atyre krijesave të frymezuara nga ferri, nga nënshtrimi, nga skllavëria.

Sot kjo e keqe ka gjetur fole në zemrat e trishtuara të krijesës pa emër. E megjithatë, një ditë, drita do rrezatojë mbi këtë krijesë e ta pasurojë me ngrohtësinë e së mirës që bota mos të shkojë drejtë skllavërimit.

Filed Under: Politike Tagged With: Agustin Mirakaj, Ata

NDRYSHIMI ËSHTË SHPRESA

December 28, 2020 by dgreca

NGA AGUSTIN MIRAKAJ/

Ëndrra e shqiptarit nuk është Shqipëria por PARTIA. Partia i ka mësuar disa të shohin ëndrra me sy hapur e disa të tjerë ta mbajnë portretin e qoft largut te koka ku ëndrra e vetme që kjo farë ka, është ta shohë njeriun jo të lirë por të shtypur dhe skllav të përjetshëm.Në Shqipëri nuk ka liri. E di pse? Sepse populli është skllav i partisë, njësoj si në komunizëm. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka demokraci. E di pse? Sepse komunistët kurrë nuk u dënuan për krimet që bënë gjatë 45 viteve mbi gjakun shqiptarë dhe kurrë nuk u hoqën nga postet qeveritare. Sot drejtojnë, japin mënd, cicërojnë, vjedhin, grabisin dhe sot janë bërë pronarë të pronës së shqiptarëve dhe asnjë ferrë s’u hy në këmbë. Ky regjim i kalbur servilësh e tradhëtarësh duhet të mbarojë sa më shpejt. Në socializëm (njeriu trajtohet si skllav, depersonalizohet) të gjithë hanë njëri-tjetrin e skanë asgjë mbas trupit, pret çfarë ti japë partia për të ngrënë. partia është oksigjeni i skllavit.Në demokraci të gjithë punojnë dhe gëzojnë pa ia marrë kafshatën tjetrit. Njeriu bën biznes dhe nuk paguan rushfete për ta ngritur atë. Në demokraci nuk vidhen pronat e votat. Prona është e shenjtë dhe ajo i shkon të zotit nuk grabitet dhunshëm si në komunizëm. Politika e vjetër dhe ajo e sotmja po bëjnë të pamundurën për ta frymëzuar shqiptarin me një ëndërr mashtruese, ku ëndrra e shqiptarit nuk është Shqipëria e zhvilluar, ëndrra dhe shpresa e vetme që i ka ngelur është ku t’ja mbathë nga sytë këmbët në emigracion.Paqëndrueshmëria dhe korrupsioni i sistemit politik pasqyron te vërtetën trishtuese. Dështim, dështim masiv i politikës në shërbim të qytetarëve gjë e cila bën të mundur jo vetëm migrimin e popullatës por dhe shitjen e trojeve të Shqipërisë.Politika sot është kthyer në vegël mashtrimi ku secili prej tyre mendon për partinë pasuruese dhe jo për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne duhet të lëvizim fort, të shkundim ndryshkun e të ndryshojmë të ardhmen e Shqipërisë ku unë, ti dhe qytetarët të shpresojnë në atdheun e premtuar nga të parët tanë. Shqipëria është vend i bekuar ku të gjithë të jetojmë pa pasur dyshimin më të vogël në të ardhmen e ndritur. Shqipëria ka nevojë për një shtet të qëndrueshëm dhe politikanë të pathyeshëm. Politika e vjetër duhet shuar, ajo është gjarpri që helmon zemrën dhe shpirtin e shqiptarit. SHQIPËRIA BËHET! Unë kam besim!

Filed Under: Politike Tagged With: Agustin Mirakaj, ndryshimi, Shpresa

LIRIA QË NUK TROKITI KURRË NË DYERT TONA…

December 10, 2020 by dgreca

NGA AGUSTIN MIRAKAJ/

Misioni Ynë është që të mos heshtim, të ngrihemi e të përmbysim fëmijët e baballarëve të bllokut.

“ATA TË VRASIN NATËN DHE TË QAJNË DITËN”

‘QEVERIA Shqiptare’ është e ndërtuar mbi themelet e krimit. Sot ajo tregoi dhe njëherë që është vrastare. Kohët e fundit populli është i shtypur, i limituar, i shkatërruar nga mafja në pushtet. Në emër të Covidit., SHQIPËTARI është i sunduar dhë nënshtruar kthyer në SKLLAVË.

Shteti pushkatoi të riun 25 vjeçar, të ardhmen e vendit. Dje dhe Sot ne përfaqësohemi nga kriminelë të veshur me Pushtet. Shteti dhe krimi janë një dhe të pandarë.

SOT SHTETI BURGOS DHE VRET TE PAFAJSHMIN. LIRON KIRMINELIN.

SHTET MAFJOZ I PËRBËRË TOTALISHT NGA MAFJOZË që marrin peng të ardhmen dhe vrasin njerëz të pafajshëm. Shteti kthehet në killer gjakftohtë.

SHQIPËRIA NË RREZIK.

DIKTATURA DHE NJË HERË TREGOJË DHËMBËT e pamëshirshëm.

Heshtja është një shenjë e pëlqimit të atyre që nuk pajtohen me idetë e të ecurit përpara.

LIRINË nuk ta sjellë njeri, TI NGRIHESH DHE E FITONË ATË.

Heshtja është skllavëri.

Filed Under: Politike Tagged With: Agustin Mirakaj, liria, Motivi i jetes

MË 29 NËNTOR U HAPËN PORTAT E FERRIT

November 29, 2020 by dgreca

NGA AGUSTIN MIRAKAJ- Qielli i Shqiperisë u mbulua nga reja e zezë përgjithmonë. Egërsirat që zbritën nga mali pas ikjes së gjermanëve të fundit nga Shkodra, futën në dorë gjithçka. Demonet e kuq, hapën portat e ferrit në emër të çlirimit të vëndit duke iu vërsulen pa mëshirë Shqipërisë e shqiptarëve.

Një pushtim i frikshëm, një pushtim i tmerrshëm. Komunistët u sollën ditë të zeza shqiptarve të thjeshtë, patriotëve të nderuar, atdhetarëve të flaktë, pronarëve të ligjshëm, intelektualëve të ndershëm, klerikëvë, objekteve të kultit fetar, familjeve të mëdha…

Komunizmi është një ideologji shkatërrimtare. Komunistët instaluan hakmarrjen, dhunën, torturën, vrasjen masive të intelektualëve e plaçkitjen e pasurisë duke masakruar, torturuar, vrarë, burgosur, internuar këdo që ua thoshte mendja e tyre e ndyrë.Skllavëria e tmerrshme mbuloi Atdheun tonë. Zija, përndjekja dhe uria u bënë menu e vetme për popullsinë civile. Shpresa se Shqipëria do bëhej mori fund. Intrigat, spiunllëqet dhe kurvëlliku shtetëror u kthye në kryefjalën e ligjshmërisë. Celulat e errësirës të bashkuara mish e thua me dreqin sllav, kthyen ne bordello spiunin shqiptar për të krijuar e njeriun e ri komunist, pa fe, pa moral, pa atdhe. Një qënie komuniste e pështirë. Për 45 vjet demonët e kuq sunduan mbi lirinë, mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi inteligjencën shqiptare duke i damkosur, linçuar, përndjekur e shkatërruar fizikisht e shpirtërisht.E moj Shqipëri e mjera ShqipëriKomunistët e tu të veshën në të ziTë plaçkitën, të shtypën të mbollën mërzi Të vranë shpresën, të vranë lirinëNuk të lanë të marrësh frymëpër të mposhtur dreqninë.

Filed Under: Histori Tagged With: 29 Nentor, Agustin Mirakaj, PORTAT E FERRIT

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT