• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Disa metoda natyrale për trajtimin e djegieve nga dielli

June 6, 2018 by dgreca

–Secili prej nesh ndjen kënaqësi kur rrezitemi në diell. Vitamina D që marrin nga dielli, mund të ndihmojë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Megjithatë, ekspozimi i tepërt në diell mund të jetë dhe i dëmshëm. Qëndrimi gjatë në diell mund të shkaktojë rrudhje, djegie dhe dëmtim të lëkurës, si dhe mund të rrisë rrezikun për kancerin e lëkurës. /

Nga AJSHE LEKA/

Gjëja e parë që duhet të bëni në rast se keni djegie nga rrezet ultraviolet, është reagimi për të lehtësuar djegiet dhe dhimbjet që i shkakton djegia e lëkurës.

Këtu do t`i gjeni disa mënyra si mund t`i trajtoni këto probleme

1.Fillimisht bëni një dush të ftohtë me sapun, ndërsa për lehtësim të shtuar, bëni përzierjen e ujit me sodën e bukës, e cila ndihmon në lehtësimin e inflamacionit dhe kruajtjes. Ky kombinim reagon më mirë kur thahet vet në lëkurë, kështu që e lini të thahet vet në vend të fshirjes.

  1. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhe janë një zgjidhje tjetër që mund të jetë e dobishme. Përzierja e ujit të ftohtë të dushit me një filxhan uthull lehtëson dhimbjet nga djegiet në diell.

3.Një tjetër opsion, është një banjë me ujë të freskët prej 15-20 minuta. Pas kësaj, thajeni butësisht lëkurën tuaj me një peshqir të pastër, sepse fërkimi i lëkurës gjatë tharjes vetëm do ta irritojë më tej atë. Pasi të keni tharë lëkurën tuaj, lyejeni atë me një vaj natyral si vaji i vitaminës D. Lëreni lëkurën tuaj që të thithë këtë vaj për disa minuta dhe pastaj aplikoni një krem hidratues ose losion.

4.Nëse lëkura juaj është dëmtuar nga djegiet, atëherë vendosni diçka të ftohtë, por sigurohuni që këtë ta bëni në mënyrë të drejtë. Mbështilleni një shtresë akulli në një leckë të lagur dhe mbajeni mbi pjesën e djegur. Kjo do të absorbojë nxehtësinë nga lëkura juaj, do të ngushtojë enët e gjakut dhe do të zvogëlojë ënjtjen.

5.Metodë tjetër efektive është një përzierje e qumështit, ujit dhe akullit. Merrni një filxhan qumësht, 4 gota ujë, dhe disa kube akulli dhe duke e lagur një leckë të pastër, vendoseni atë në vendin e djegur për 15 deri në 20 minuta dhe përsëriteni këtë veprim çdo 2 deri në 4 orë. Proteina, yndyra dhe pH e qumështit kanë një efekt anti-inflamator në lëkurë.

6.Bëni një pastë me misër dhe ujë dhe aplikojeni direkt në vendin e djegur nga dielli, sepse vepron si antiinflamator.

7.Ashtu si qumështi, edhe kosi ka proteina dhe yndyra që mund të trajtojnë pjesë të djegura, për të lehtësuar dhimbjet. Për lehtësim nga dhimbjet, aplikoni kos në të gjitha zonat e djegura nga dielli, shpërlajuni pastaj në një dush të freskët dhe pastaj butësisht lyejeni lëkurën e thatë.

8.Ju mund të përfitoni edhe nga marule, e cila posedon vlera analgjetike. Ujin e marules, që më parë duhet të vlohet dhe pastaj të ftohet në frigorifer për disa orë,  aplikojeni për të lyer lëkurën e djegur me disa topa pambuku.

9.Opsioni më i drejtpërdrejtë është përdorimi i ujit të ftohtë me akull. Hidhni ujë dhe akull në një tas, legeni një leckë në të dhe vendoseni mbi pjesën e djegur. Përsëriteni këtë proces disa herë në ditë, për 10 deri në 15 minuta.

10.Pini shumë ujë për të ndihmuar në parandalimin e efekteve tharëse të një djegie nga dielli.

Konsumoni fruta dhe perime tjera hidratuese të cilat përfshijnë: bostan, pjepër, kastravecë, mana, grejfrut, mango, mollë, dardhë, portokall, kivi, boronicë, domate, speca, marule, mix sallatë jeshile, kungulleshka, karota, brokol, spinaq, jogurt dhe supë me perime dhe mish pule. Të gjitha këto ushqime hyjnë në listën e ushqimeve dehidratuese të cilat do të ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes nga djegiet. 

KËSHILLË:

  • Aplikoni kremra kundër rrezeve të diellit rreth 30 minuta para se të dilni jashtë. Edhe nëse dielli është i mbuluar me re, vendosni syze të diellit, kapelë dhe mbrojeni lëkurën tuaj me veshje. Rrobat ofrojnë nivele të ndryshme të mbrojtjes nga UV. Këmisha me mëngë të gjata, pantallona të gjata, apo funde të gjata, mbulojnë pjesën më të madhe të lëkurës dhe janë mjete të mira mbrojtëse. Ngjyrat e errëta në përgjithësi sigurojnë më shumë mbrojtje se ngjyrat e lehta.
  • Disa djegie janë thjesht shumë të rënda për t’u trajtuar në shtëpi, prandaj duhet të konsultoheni me mjekun nëse keni të përziera, të dridhura, ethe, dhimbje të mëdha, plogështi të përgjithshme, pjesë të zbehta të purpurta ose kruajtje intensive. Duhet të jeni të vetëdijshëm se, nëse djegia duket se po përhapet, mund të keni një infeksion që e përkeqëson gjendjen tuaj.
  • Ju gjithashtu duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë medikamente me recetë. Ka një shans që ato të ju bëjnë me të ndjeshëm. Disa ilaçe, si antibiotikë, qetësues dhe medikamente antifungale, kontraceptivët oral, diuretikët, barnat për diabetin mund të rrisin ndjeshmërinë ndaj diellit dhe të shkaktojnë reagime.
  • Mënyra më e sigurte dhe shumë e rëndësishme për të kufizuar ekspozimin ndaj rrezeve ultraviolet, është të shmangeni daljen direkt në diell për kohë më të gjatë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nga ora 10 deri në orën 16, kur rrezet UV janë më të forta.
  • Mos bëni të njëjtin gabim dy herë. Nëse jeni djegur nga rrezet e diellit, nevojitet një kohë prej 3-6 muaj që lëkura juaj të kthehet në normale. Kur të keni një djegie nga dielli dhe shtresa e lartë e lëkurës fshihet, lëkura e re e ekspozuar është më e ndjeshme se kurrë. Kjo do të thotë që ju do të digjeni edhe më shpejt se sa që jeni djegur më parë, nëse nuk jeni të kujdesshëm.

 

…………………………..

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ajshe Leka, djegiet e diellit

Si mund ta largojmë aromën e pa dëshiruar të trupit ?

May 31, 2018 by dgreca

Shprehja “era e trupit” i referohet aromës që liron trupi i njeriut, e cila te disa persona mund të jetë aromë e pakëndshme (erë e keqe). Aroma e keqe, shpeshherë e vë në siklet personin e caktuar, në rastet kur ai gjendet në një rreth shoqëror. Për më tepër, e bën atë nervoz, gjë që rezulton me më shumë djersitje dhe përkeqësim të erës së trupit./

ajshe-leka

NGA AJSHE LEKA/*

Era e keqe mund të vijë nga lëkura, goja, organet gjenitale, nënsqetullat ose pjesë të tjera specifike të trupit. Faktikisht, trupi nuk ka erë të veten, por era vjen nga djersa që prodhohet thjesht nga kripëra dhe uji. Megjithatë, mikrobet që banojnë në lëkurën tonë, krijojnë një aromë karakteristike kur përzihen me djersën. Era e trupit shkaktohet për shkak të keqfunksionimeve të ndryshme fiziologjike. Një diagnozë e duhur, e ndjekur nga masa adekuate përmirësuese, mund të ndihmojë një person që të heq qafe këtë problem.

Aroma e trupit mund të shkaktohet prej disa arsyeve: dëmtimit të dhëmbëve, gingivit, çrregullimeve të mushkërive (era ndjehet nga goja), infeksioneve të traktit urinar, sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, rritjeve kanceroze në trup, diabetit dhe gabimeve të caktuara të metabolizmit.

Gjithashtu, edhe disa nga ushqimet që konsumojmë, prodhojnë erën e keqe të trupit. Konsumi i tepërt i pijeve alkoolike, duhanit, qepëve, hudhrave, dieta yndyrore, droga ose toksina, mund të kontribuojnë gjithashtu në një erë të keqe të trupit.

Simptomat përfshijnë një erë të keqe nga trupi, ose ndonjë pjesë e trupit, veçanërisht në pjesën e ijëve dhe sqetullave. Erë e trupit bëhet më e theksuar në pubertet, kur aktivizohen gjëndrat djerse.

Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit të Ilinoisit, është e nevojshme të konsultoheni me mjekun për të gjetur shkakun themelor, sapo të kemi ndjerë aromën e keqe të trupit. Përveç këtyre kushteve të veçanta, aroma e rregullt e trupit, mund të mbahet nën kontroll nga një numër i gjërave të zakonshme që kemi në shtëpi, siç janë: glicerina, rrepka, alkooli, uthulla e bardhë, uthulla e mollës, patatja, vaji rozmarinë, rrepa, gruri, ekstrakti i gjethes neem, lëngu i domates, lëngu i limonit, sapuni antibakterial dhe deodorantët antiperspirant, sikurse duhet të pihet shumë ujë, të mbahet higjiena e duhur, rrobat e pastra dhe të tjera.

Glicerinë dhe rrepkë: Bëni një lëng nga rrepka dhe përziejeni atë me një gjysmë luge të vogël glicerinë. Kjo përbërje duhet të përdoret në nënsqetulla, këmbë dhe qafë, për të parandaluar erën e keqe të trupit.

Alkool dhe uthullë e bardhë:  Një zierje e alkoolit dhe uthullës së bardhë mund të aplikohet mbi zonat që djersitën më shumë.

Uthullë e mollës:  Është antiseptik natyror dhe mund të ndihmojë në vrasjen e baktereve dhe infeksioneve në sipërfaqen e lëkurës. Spërkateni me uthull molle zonën ku kundërmon dhe pastaj pastrojeni duke e tharë vendin. Kjo metodë largon dukshëm aromën e pakëndshme.

Rrepë: Lëngu i rrepave ka veti antibakteriale dhe mund të aplikohet mbi zonat që djersiten rëndë.

Grurë:  Është e këshillueshme që të konsumoni grurin kur përpiqeni të trajtoni problemet e erës së trupit. Rekomandohet që të merrni grurin në mëngjes herët në stomak bosh.

Patate:  Janë të njohura për efektet e tyre të ftohjes. Feta e saj mund të aplikohet në nënsqetull, meqë ndihmon në kontrollin e djersës në atë pjesë të trupit.

Vaj rozmarinë:  Shtoni disa pika të vajit rozmarinë në vëllim të vogël të ujit dhe aplikoni në pjesët e trupit për të shmangur erën e keqe.

Gjethe neem:  Duhet zier në ujë dhe ekstrakti i përfituar hidhet në një kovë me ujë, e cila përdoret për të bëre një banjë. Ky është një aktivitet i mrekullueshëm antimikrobik që mund të parandalojë jo vetëm erën e keqe, por gjithashtu do të mbrojë lëkurën tuaj nga infeksionet e ndryshme kërpudhore.

Lëng domate:  Është vërtetuar se duke shtuar dy gota lëng domateje në vaskë, trupi juaj do të ndjehet më i freskët dhe i liruar nga aroma e keqe për një kohë të gjatë.

Lëng limoni: Është një nga gjërat më të mirë që keni në shtëpi. Nëse e aplikoni në pjesë të ndryshme të trupit gjatë verës, lëngu i limonit do ta pengojë krijimin e erës së keqe.

Sapun antibakterial dhe deodorantë antiperspirant: Për larje, sapunët me përmbajtje të ekstraktit të limonit, ekstrakt neem dhe kamomil duhet të përdoren në baza të rregullta. Personat që janë më të ekspozuar, mund të përdorin deodorantët antiperspirantë, edhe pse ata shkaktojnë kruajtje te disa njerëz.

Ndryshoni dietën tuaj:  Disa lloje të ushqimeve dhe erëzave mund të shkaktojnë aromën e keqe të trupit pasi t`i keni ngrënë. Këtu përfshihet qepa, hudhra, pijet me kafeinë.

Pini shumë ujë:  Uji është një tretës që mund të shpërndajë të gjitha barnat, toksinat dhe produktet e ndryshme metabolike.

Higjiena e duhur dhe veshja e pastër: Të bërit rregullisht banjë, heq lëkurën e vdekur dhe mikrobet nga trupi, kështu që duhet të sigurohemi që rutina e përditshme të ndiqet rreptësishtë, sidomos nga ata persona që kanë ankesa për erë trupore. Jo vetëm kushtet higjienike, por edhe rrobat, ndonjëherë kontribuojnë në erën e keqe te një person. Kështu, rrobat e pastra, që janë bërë nga pëlhura të bukura dhe janë të rehatshme për t’u veshur, duhet të përdoren nga njerëzit që kanë probleme me aromën e trupit të tyre.

Lëkura e trupit: Sipas Mayoclinic, pas bërjes së dushit, nuk duhet të visheni assesi, para se të largoni tërësisht lagështirën nga trupi, duke përdorur një peshqir. Zakonisht, vendet që mbeten të lagura përbëjnë zona të shkëlqyera për zhvillim dhe banim të mikrobeve. Kjo gjithashtu çon në parandalimin e erërave të këqija, veçanërisht nga nënsqetullat, këmbët dhe zonat gjenitale.

…………………………………….

Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajshe Leka, i eres se trupit, Largimi

DIETOLOGIA:KUJDES NGA HELMIMET USHQIMORE!

April 10, 2018 by dgreca

Bëni kujdes me higjienën ushqimore nëse doni të shpëtoni nga helmimi !

Është i domosdoshëm kontrolloni i afatit të përdorimit të ushqimeve (data e skadencës), duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt, sepse rreziku qëndron pikërisht te përdorimi i ushqimeve që janë ruajtur në dollap prej vitesh./

ajshe-leka

Shkruan: AJSHE LEKA/

Për të mbrojtur shëndetin tonë, është mirë të respektojmë disa rregulla sa i përket mbajtjes dhe përdorimit të ushqimeve, në mënyrë që të jemi sa më të sigurt nga helmimet e mundshme me ushqim.

Faktorët që ndikojnë në prishjen e ushqimeve janë:

  • Ruajtja në temperaturën e ambientit
  • Ftohja e pamjaftueshme
  • Nxehja e pamjaftueshme
  • Përdorimi i ushqimeve të përgatitura me procedura të papërshtatshme industriale
  • Gatimi i pamjaftueshëm
  • Përgatitja e ushqimit më shumë se 12 orë përpara
  • Kombinimi i ushqimeve si lëndë e parë me ato të gatuara

Temperatura me e ultë për ruajtjen e një game të gjerë ushqimesh, është 80C, kurse për ato që paraqesin rrezik të lartë – 30C. Ushqimet që mbahen të ngrohta, duhet të ruhen në të paktën 62.80C (1450F), deri sa të konsumohen. Temperaturat e arritura gjatë një gatimi të shkurtër, apo në temperatura të ulëta, janë të pamjaftueshme për të eliminuar patogjenët e pranishëm në ushqim.

Pas gatimit, mos e lini ushqimin më shumë se 2 orë në temperaturën e ambientit.

Pastroni vazhdimisht frigoriferin me një sfungjer të pastër dhe të dezinfektuar, apo të njomur me uthull. Pa frikë, era do të avullojë menjëherë.

Mos i harroni ushqimet në frigorifer: Kontrolloni vazhdimisht nëse ka ushqime që janë duke u prishur. Para se t’i konsumoni frutat dhe perimet, lani mirë ato për të evituar praninë e mikrobeve dhe mbeturinat e anti-parazitëve. Mirë do të ishte të përdorej soda e bukës, në një enë me ujë, për larjen e perimeve që konsumohen të freskëta.

Për me tepër, ruajtja e tyre nëpër dyqane, në temperatura të gabuara, stimulon shumëzimin e baktereve në nivele që çojnë në helmimin e ushqimit.

Gatimi i ushqimeve direkt nga gjendja e ngrirë: Metodë e sigurt është nëse gatuajmë copa të vogla dhe të holla, si bërxolla apo copa te vogla mishi, pasi nxehtësia depërton në mënyrë të menjëhershme.

Masat e mëdha të mishit apo të shpendëve, duhet të shkrihen para së të gatuhen, për shkak se përbrenda tyre, këto masa të mëdha, mund të jenë akoma të ngrira, ndërkohë që në sipërfaqe duken të gatuara mirë.

Pajisjet për ruajtje në të ngrohtë, si dhomat apo banjo-marite, në temperatura të ulëta, mund të shërbejnë si inkubatorë, duke stimuluar rritjen e baktereve. Pajisje të tilla duhet të ngrohen më parë dhe të përdoren për të mbajtur vetëm ushqime të gatuara dhe të ngrohta. Ato kurrë nuk duhet të përdoren për të ngrohur ushqime të ftohta, pa u ngrohur më parë vetë.

Manipuluesit e ushqimeve, si bartës luajnë rol domethënës, sidomos në infeksionin nga Staphylococcus aureus. Në shumicën e rasteve, manipuluesit e ushqimeve janë viktima dhe jo burimi i helmimit, të implikuar nga kontakti i rregullt me lëndët e para, nga të provuarit e ushqimit gjatë përgatitjes, apo nga konsumimi i mbetjeve të mëparshme.

Flora bakteriale e duarve: Duar të lara nuk do të thotë domosdo duar të sigurta.

Dezinfektimi kimik nuk duhet të përdorët si një alternativë e larjes me sapun dhe ujë. Duart mund të jenë përgjegjëse në transmetimin e patogjeneve intestinale, të tilla si Salmonella, Campylobacter dhe E. coli nga lëndët e para dhe enët, tek ushqimi i gatuar, transmetimin e organizmave të hundës dhe lëkurës, të tilla si stafilokoku, nga njeriu tek ushqimi i gatuar.

Për të minimizuar këto probleme, duhet që duart të lahen jo vetëm pas përdorimit të tualetit, por me kujdes edhe gjatë përpunimit të përbërësve të ushqimit, veçanërisht pasi është prekur lënda e parë. Duhet të eliminohet prekja me duar të zbuluara e ushqimit të gatuar sa më shumë që të jetë e mundur, sepse edhe të lara, duart nuk janë të pastruara plotësisht nga stafilokoku. Asnjë person me plagë apo dëmtime të tjera kudo në trup, nuk duhet të përgatit  ushqime të ndjeshme. Plagët, të pastra dhe të pa infektuara, duhet të mbulohen me veshje.

Kontrolloni shpesh afatin e përdorimit (datën e skadencës) së ushqimeve, duke përfshirë edhe ato që nuk prishen shpejt (mielli, drithërat, erëzat). Rreziku është pikërisht te përdorimi i ushqimeve të vjetra që janë në dollap prej vitesh. 

(Autorja është konsulentë për nutricion dhe dietologji. E sergio artikullin per lexuesit e Diellit. Mund ta ndiqni edhe: fb.com/nutricistedietologe  

Filed Under: Komente Tagged With: Ajshe Leka, Kujdes nga helmimet, ushimore

Parandalimi i sëmundjeve kronike përmes dietës dhe ndryshimit të stilit të jetës

March 20, 2018 by dgreca

Sëmundjet e sistemit kardiovaskular, goditja ishemike, diabeti dhe disa kancere të veçanta, të cilat deri vonë kanë qenë të zakonshme vetëm në vendet me të ardhura të larta, tani po bëhen burime dominuese të morbiditetit dhe vdekshmërisë në mbarë botën./ajshe-lekaShkruan: AJSHE LEKA*/Studiuesit kanë ardhur në një përfundim të përgjithshëm se zvogëlimi i faktorëve të rrezikut të dietetikëve dhe të stresit të identifikuar, mund të parandalojë shumicën e rasteve të sëmundjeve kardiake, goditjes në tru, diabetit dhe shumë kancereve.

Këto gjetje janë shumë të rëndësishme, sepse tregojnë se këto sëmundje nuk janë të pashmangshme në një shoqëri moderne. Për më tepër, ulja e shkallës së këtyre sëmundjeve mund të arrihet pa ilaçe ose trajtime të shtrenjta mjekësore. Megjithatë, parandalimi i këtyre sëmundjeve kërkon ndryshime në mënyrën e jetesës, që lidhen me pirjen e duhanit, aktivitetin fizik dhe dietën, sikurse edhe te investimet në arsimim, politika të ushqimit dhe infrastrukturën urbane.

Ndryshimet që rekomandohen në stilin e jetesës

Ndryshimet specifike në dietë dhe mënyrën e jetesës, janë mbështetës të rëndësishëm në parandalimin, reduktimin dhe trajtimin e sëmundjeve kronike.Ushqimi jo i rregullt i konsumuar për periudhë kohore të shkurtër, nuk shkakton pasoja serioze për shëndetin e njeriut dhe në fillim nuk shkakton sëmundje funksionale, por më vonë ndodhin ndryshime organike dhe sëmundjet. Në veçanti, shpejt manifestohet deficiti i vitaminave, mineraleve, aminoacideve esenciale dhe acideve yndyrore të pa ngopura, të cilat organizmi nuk mund t’i sintetizojë. Në këtë rast dhe mund të paraqiten sëmundje, të cilat ndahen në primare dhe sekondare.Sëmundjet primare – që shkaktohen gjatë konsumit të zvogëluar të nutrienteve të nevojshëm ushqyes, urisë së plotë, shprehive të këqija në të ushqyer etj. Gjendje patologjike dhe sëmundje paraqiten edhe gjatë konsumit të pa mjaftueshëm të mineraleve: anemi, hipotireoidoza, karies i dhëmbëve etj.

Sëmundjet sekondare – paraqiten kur në organizëm futet sasi e mjaftueshme e ushqimit dhe për shkak të sëmundjeve të organeve të sistemit të tretjes dhe organeve tjera, ai nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë përkatëse.Shmangia e pirjes së duhanit, është mënyra e vetme më e rëndësishme për të parandaluar sëmundjen dhe kancerin.

Ruajtja peshës së shëndetshme – obeziteti po rritet me shpejtësi në mbarë botën.

Megjithëse indeksi i trupit (BMI) – 30 ose më i madh, ka marrë më shumë vëmendje se mbipesha (BMI 25-30), që zakonisht është edhe më e përhapur dhe gjithashtu përbën rreziqe të larta për shumë sëmundjeve. Për shembull, njerëzit mbipeshë përjetojnë ngritje dy deri në trefish të rrezikut për sëmundje të sistemit kardiovaskular dhe hipertensionit dhe rritje më shumë se dhjetëfish të rrezikut të diabetit të tipit 2, krahasuar me individët e dobët (BMI më pak se 23). Të dy palët, njerëzit me mbipeshë dhe obez, gjithashtu përjetojnë vdekshmëri të lartë nga kanceret e zorrës së trashë, kanceri i gjirit, veshkave, endometriumit etj. Kështu, një peshë e dëshirueshme për shumicën e njerëzve, duhet të jetë brenda intervalit BMI prej 18.5 për 25.0, dhe mundësisht më pak se 23.

Informacione shtesë të vlefshme mund të merren duke matur perimetrin e belit, i cili pasqyron akumulimin e yndyrës në bark. Në shumë studime, perimetri i belit, është një parashikues i fortë i sëmundjeve kardiake dhe diabetit të tipit 2. Në këtë rast, kujdes të veçantë duhet t`i kushtohet edhe mënyrës së të ushqyerit dhe shprehive të këqija të të ushqyerit, të cilat provokojnë obezitetin.

Aktivitetit fizik ditor – jeta bashkëkohore në vendet e zhvilluara ka reduktuar dukshëm mundësitë e njerëzve për të shpenzuar energji, qoftë përmes lëvizjes nga vendi në vend, qoftë në mjedisin e punës ose në shtëpi. Reduktime dramatike në aktivitet fizik ndodhin gjithashtu si pasojë e urbanizimit, rritjes së mundësive të transportit të motorizuar, të cilët zëvendësojnë ecjen në këmbë dhe ngasjen me  biçikleta. Megjithatë, aktiviteti fizik i rregullt, është një element kyç në kontrollin e peshës dhe parandalimin e obezitetit.Përveç rolit të saj të rëndësishëm në ruajtjen e një peshë të shëndetshme, aktiviteti i rregullt fizik ulë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, goditjen në tru, diabetin tip 2, zorrës së trashë dhe kancerin e gjirit, fraktura osteoporotike, osteoarthritisin, depresionin etj. Përfitime të rëndësishme shëndetësore arrihen edhe me ecjen për gjysmë ore në ditë, por ulja më e madhe e rrezikut shihet me kohëzgjatje më të madhe të aktivitetit fizik dhe më intensiv.

Këshilla:

Hani ushqim të shëndetshëm dhe të ekuilibruar. Ekspertët mjekësorë i kanë studiuar gjatë efektet e dietës në paraqitjen e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare, duke përfshirë dhe kanceret e veçanta, diabetin, kataraktet, degjenerimin makular, kolelitiasën, gurët e veshkave, sëmundjet dentare etj.

Zëvendësoni yndyrat e ngopura dhe trans me yndyra të pangopura, duke përfshirë burimet e acideve yndyrore omega-3. Zëvendësimi i yndyrave të ngopura me yndyra të pasaturuara do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, duke zvogëluar kolesterolin e lipoproteinës së LDH në serum. Pavarësisht nga faktorë të tjerë të rrezikut, marrja më e lartë e yndyrës së ngopur dhe marrja më e ulët e yndyrës së pangopur rrit rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sigurimi i konsumit të frutave dhe perimeve dhe marrjes së duhur të acidit folik. Dëshmitë e forta sugjerojnë se marrja e lartë e frutave dhe perimeve, do të zvogëlojë rrezikun nga sëmundjet kardiovakulare si dhe sëmundjet tjera.Konsumimi i produkteve të drithërave në formën e kokrrave luan një rol të dyfishtë. Ato, përpos që kanë nivel të lartë të fibrave, posedojnë edhe vitamina dhe minerale. Konsumimi i fibrave nga produktet e drithërave, është shoqëruar vazhdimisht me rrezik më të ulët për diabet të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Së dyti, konsumimi i lartë i fibrave dietike, gjithashtu lehtëson kontrollin e peshës dhe ndihmon në parandalimin e kapsllëkut.

Kufizoni konsumin e sheqerit dhe pijeve me bazë sheqeri. Sheqeri (sheqer i lirë i rafinuar nga kallami i sheqerit ose panxhar sheqeri dhe sheqerna të misrit të fruktozës së lartë) nuk ka vlerë ushqyese, përveç kalorive dhe prandaj ka implikime negative shëndetësore për ata persona me rrezik mbipeshe. Konsumi i lartë i sheqernave të rafinuara përkeqëson sindromën metabolike dhe shoqërohet me rrezik më të lartë të diabetit tip 2 si dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kufizoni marrjen e tepruar të kalorive nga çdo burim i ushqimit. Duke pasur parasysh rëndësinë e obezitetit dhe mbipeshës në shkaktimin e shumë sëmundjeve kronike, shmangia e konsumit të tepruar të energjisë nga çdo burim, është thellësisht i rëndësishëm. Për shkak se kaloritë e konsumuara si pije, janë më pak të rregulluara sesa kaloritë nga ushqimi i ngurtë, është veçanërisht e rëndësishme të kufizohet konsumi i pijeve me sheqer të rafinuar.

Kufizoni sasinë e sodiumit. Parimi i justifikimit për kufizimin e natriumit, është efekti i saj në presionin e gjakut dhe një faktor i madh rreziku për sëmundjen e infarktit dhe sëmundjeve të zemrës. OBSH ka sugjeruar një limit maksimal prej 1.7 gramë natriumi në ditë (5 gram kripë në ditë).

Ushqimi i duhur është faktori bazë i rritjes dhe zhvillimit optimal të organizmit njerëzor dhe ndikon drejtpërdrejt në aftësinë e tij për punë si dhe jetëgjatësi. Dieta e parregullt është një faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dieta duhet të përputhet me stilin e jetës. Ju duhet të merrni një vendim në kohën e duhur për ushqimin e duhur biologjikisht, të pasuruar me të gjithë nutrientet e nevojshëm për shëndetin tuaj, i cili njëkohësisht mund të jetë një vakt, terapi, ilaç për trupin dhe bukurinë e trupit tuaj. Shpërblim nga kjo mund të jetë mbrojtja dhe mirëqenia e shëndetit, një trup i bukur dhe jetë më e gjatë.

Stili i jetesës së moderuar dhe aktiviteti fizik, krijojnë dhe ruajnë ekuilibrin trupor dhe shpirtëror, shëndetin e mirë trupor dhe mendor si dhe gjendjen e energjisë së trupit.

*(Autorja është konsulente për nutricion dhe dietologji: fb.com/nutricistedietologe

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajshe Leka, dieta, Parandalimi i semundjeve kronike, stili i jeteses

  • « Previous Page
  • 1
  • 2

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT