• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Emri i Peticionit është “Kosova Republikë e Pavarur”

November 25, 2015 by dgreca

Nga Albulena Haxhiu/Të hënën më 23 nëntor, Opozita e Bashkuar, dorëzoi peticionin e me 205.254 nënshkrimeve tek Presidentja Atifete Jahjaga. Në nenin 83 të Kushtetutës së Republikës sanksionohet se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”, në rrethanat e jashtëzakonshme nëpër të cilat po kalojmë është po ashtu institucioni i vetëm ku mund të paraqitej vullneti politik i qytetarëve. Pra kundërshtimi i tyre karshi marrëveshjeve që po na e shthurin shtetin dhe po na e rrezikojnë Republikën.Kosova nga Republikë parlamentare ka rrëshqitur në një organizim qeveritar. Sot mazhoranca në Kuvendin e Republikës së Kosovës është në shkallën e fundit drejt degradimit. Ata po i japin pamjen e makinës së votimit përfaqësimit të vullnetit politik të qytetarëve. Deputetët e mazhorancës me pak përjashtime herë shndërrohen në shërbëtor të qeverisë dhe herë si shërbëtor të ca burokratëve ndërkombëtarë por assesi në shërbëtorë të qytetarëve. Po pra është po ky Kuvend, në të cilin shqyrtohen ligje shpejt e shpejt, votohet duke bërë trysni dhe shantazh tek deputetët (rasti i Gjykatës Speciale dhe jo vetëm), Kryeministri bashkë me ministra injorojnë deputetët gjatë kohës së pyetjeve parlamentare, ministrat injorojnë ftesat në komisionet parlamentare, nuk përgjigjen në thirrjet për interpelancë, nuk votohen komisione hetimore për SHIK-un dhe hetimin e skandaleve në RTK, votohen militantë partiakë në borde, agjenci dhe institucione të pavarura siç ishte rasti me Këshillin Gjyqësor dhe Gjykatën Kushtetuese. Një anarki e vërtetë.

Në rrethana të tjera padyshim që peticionet shqyrtohen nga Komisionin për të drejtat e njeriut, pikërisht në ketë komision i cili ka vepruar padrejtësisht të paktën në dy raste të peticioneve. Në peticionin e 33 mijë nënshkrimeve për mosngritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe atë me mbi 11 mijë nënshkrime për angazhimin në zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit, ku Komisioni për të drejtat e njeriut rrënjësisht ka ndryshuar kërkesat e qytetarëve. Qytetarët e angazhuar në ato dy peticione na patën përcjell zhgënjim e madh për faktin se qeveria i ka futur duart kudo.

Ky lloj i mazhorancës nuk është garanci as për paqe sociale e prosperitet, as për shtet të së drejtës e as për zhvillim ekonomik. Pra çfarë këta po i përcjellin prej kohësh qytetarëve është parrulla “kqyr bëja diqysh për vete”, pra ik nga të mundesh leje shtetin e vendin se “nuk bëhet”. Peticioni i organizuar për rreth 1 muaj është një përgjigje që duhet mbajtur mend. Aty në fakt, në thelb të tij deklarohet se NE nuk ikim. Ne jemi këtu në Kosovë për Kosovën. Nuk e japim Republikën e shtetin për asnjë çmim.

Nuk mbahet mend që nga paslufta, të ketë pasur peticion aq të madh dhe të organizuar për shumë pak ditë.

Komunikimi zyrtar nga Presidenca le në një lloj kuptimi idenë se dërgimi në Kushtetuese i “Zajednicës” është deri diku mision i kryer sa i takon Presidentes. Ne në fakt i kemi dorëzuar asaj Peticionin që kërkon tërheqjen e 4 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, pra atë për “Zajednicën”, atë për Kodin shtetëror telefonik, për ElektroSeverin, për ndarjen e re të Suhodollit në Mitrovicë si dhe marrëveshjen e nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi për demarkacionin me Malin e Zi. Presidentja me kushtetutë është shefja e Politikës së Jashtme të Kosovës dhe si e tillë ka të gjitha mundësitë t’i drejtohet institucioneve ndërkombëtare lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës. Si dhe në politikën e brendshme së paku duhet t’i thërrasë në përgjegjësi Ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin e po ashtu t’i drejtohet atyre dhe në emër të këtyre qindra mijra nënshkrimeve që i ka tashmë zyrtarisht të dorëzuara.

Pra, përmbushja e obligimit kushtetues nga Presidentja pritet të ndodhë sepse s’ka ndodhur ende.

Sa i takon Gjykatës Kushtetuese praktikisht përbërja e kolegjit të saj të gjyqtarëve e ka humbur besueshmërinë prej kohësh. Aty një grup nuk janë fare me mandat kushtetues e janë qytetarë të vendeve të tjera. Sot po ashtu në krye të kësaj Gjykate, është zonja Arta Rama Hajrizi, e cila së bashku me Enver Hasanin, dyshohen për falsifikim të kuorumit të tre gjyqtarëve ndërkombëtar (mandat ky që Jahjaga ia kishte vazhduar duke shkelur Kushtetutën). Ndërsa si institucion për shkak të këtyre vendimeve si heqja dorë nga shqyrtimi i marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 e deri tek moslejimi që shumica ta krijojë qeverinë por edhe tek vendimi skandaloz për amendamentimin e kushtetutës për Gjykatën Speciale.

Presidentja e vendit, nëse asgjë tjetër, të paktën do të duhej të kishte marrë mundin që këtë marrëveshje ta dërgonte në Komisionin e Venecias, meqë këtë mundësi nuk e ka opozita.

Nënshkrimet e 205.254 qytetarëve dhe e gjithë opozita e presin Presidenten të veprojë. Pra nuk mjafton dërgimi në Kushtetuese. Institucioni i saj ka ende shume punë për të bërë.

Komunikatat si ajo e fundit nga zyra e saj lënë shijen e shpërfilljes se këtyre qindra mijëra nënshkrimeve sepse qytetarët nuk kanë kërkuar në Peticion “tavolinë” ku flasin liderët por tërheqjen e marrëveshjeve.

Kështu që znj.Presidente nuk mund të diskutohet për ulje në tavolina pa ndryshim rrethanash, pra pa parë një gatishmëri të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit për t’u tërhequr nga këto marrëveshje.

Presidentja Jahjaga prej kohës sa mban këtë pozicion, nuk mbaj mend të ketë përfaqësuar unitetin e popullit, as vitin e kaluar, pas zgjedhjeve parlamentare që ka mbajtur rol tërësisht të njëanshëm.  Meqë është në përfundim të mandatit të saj, të paktën le ta përfundojë me dinjitet këtë detyrë. Kësisoj ndoshta do t’i justifikohet rreshtimi përkrah qeverisë dhe shkelja mbi unitetit të popullit.

Presidente, emri i vërtetë i Peticionit është Kosova një Republikë e pavarur. Një Republikë e qytetarëve të saj dhe e institucioneve të popullit. Ke rastin të jesh pjesë e këtij konfirmimi të madh qytetar.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Albulena Haxhiu, Kosova e Pavarur, Peticioni

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT