NGA ALFONS GRISHAJ/
Në këtë çerek shekulli, shqiptarët kanë bërë progres në shumë fusha, më kryesorja, janë të lirë si kurrë më parë… Gjëja që kanë mbetur në vendnumëro është psikologjia! Megjithëse kafazi i hekurt i komunizmit u shkri, gjykimi dhe veprimi duket i njëjtë. Duke lexuar gjithë këto ditë për 25 Vjetorin e rrëzimit të komunizmit të vjetër, konstatoj se, sinqeriteti dhe e vërteta na mungon, ose e fshehim për qëllime të vogla. Shumë nga të njohurit e mi erdhën në këtë 25 vjetor me kujtimet e veta, kujtime dhe pse disa i sjellin në formën e tyre, vlejnë si dëshmi të një këndvështrimi historik dhe si një përpjekje për të sjellur diçka ndryshe me ato që dimë dhe jemi mësuar…
Deri këtu ne shohim përpjekjet për të mos harruar. Por, kur ne shohim se si disa kanë dëshirë për t’u bërë faktor vetëm me një ditë demonstratë, apo me një aparencë ca ditore në një zyrë, me ndonjë shkrim të cunguar që nuk i shërben askuj, biles dhe atij që e shkruan… Këtu kemi problem… një problem të madh! Latinët shpreheshin: “Vox audita perit, littera scripta manent”, që do të thotë, “Fjalët e thëna vdesin, por fjalët e shkruara mbesin”.
Kohë më parë, kam qenë zyrtar në PD Shkodër. Pas ngjarjes së 2 Prillit, po mblidhja dokumentacionin e nevojshëm për ngjarjen (të cilat më pas Ali Spahia i paraqiste në parlament), më erdhi një person i quajtur F.GJ. Në dorë mbante një plumb pistolete Makarov (pistoletë që mbahej nga zyrtarët e lartë të PP-së, apo oficerët e lartë të sigurimit), dhe ai nis e tregon historinë plumbit: “Isha duke kaluar tek Komiteti Ekzekutiv, kur plumbi u përplas në qoshen e trotuarit, e mora për ta mbajtur si dëshmi për të treguar që kriminelët e PP-se, gjuanin në rrezen që përfshin dy godinat, midis KPP-së dhe KE”. E falenderova për kujdesin… Kaloi ca kohë kur e shoh përsëri personin në fjalë. Ai erdhi tek zyra me disa të tjerë dhe u drejtua nga shokët e tij, por me sy nga unë: “ Alfonsi, e din se me 2 Prill, sigurimi i shtetit ka qenë duke më ekzekutuar! Biles, plumbin që më ka shpuar pantallonat u përplas në qoshen e trotuarit dhe unë ia kam sjellur Alfonsit për dokument, apo jo Alfons?” E shikova me habi dhe nuk po u besoja veshëve. Ai kërkonte që sajesën e tij ta bëja të njohur në shtypin e kohës. E shikova personin e njëjtë, por me një dëshmi krejt të ndryshme nga version i parë, tek “shkumbëzonte” kundër komunizmit dhe vrasësve që përpak i “morën” jetën heroit të gjorë… U çova në këmbë, e mora më vete dhe i tregova se versionin e parë e kisha shkruar në ditar, kurse të dytin nuk do ta shkruaja për arsye se i binte ndesh të parit… Ai u skuq dhe u largua sëbashku me miqtë e tij për mos u takuar me të për një kohë të gjatë. Pas disa vitesh e takova, por biseda e plumbit “vrasës” nuk u zu më në gojë… Sikur ta shkruaja një gjë të tillë do më rëndonte në ndërgjegje terë jetën. Kësisoj gënjeshtrash dhe spekullime kanë ndodhur jo rrallë herë, jo vetëm me mua, por dhe me disa shokë të mi… Rasti në fjalë ndodhte shpesh me emigrantët që kërkonin për të fituar azil politik në perëndim. Unë nuk kam parë asgjë të keqe për t’i ndihmuar, po aty për aty krijohej një vetëgënjeshtër, duke krijuar heroin e pa qenë… Pikërisht këto “heronj”, prej lapsit të papërgjegjshëm krijuan armatën fallso të heronjve që rrëzuan komunizmin. Në hapjen e Kishës apo Xhamisë apo në demonstrata shoh emra që kërkojnë të bëhen lidera, pa i njohur askush. Biles ata, pa iu skuqur fytyra, na tregojnë ne dëshmitarëve të gjallë se kush ka qenë apo kush nuk ka qenë në këto lëvizje. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht nuk kam munguar asnjë sekond në ngjarjet historike dhe dramatike që ka kaluar Shqipëria, që nga viti 1990 deri në vitin 2000, dhe i njoh ato ngjarje si drejtues dhe pjesëmarrës dhe jo nga zyrat apo telefon i prishur… E kam thënë dhe herë tjetër, nuk merrem me kalimtarët, por me përbërësit faktorë, të cilët në momente të caktuara kanë punuar për demokraci…
Në ato ditë të vështira jam takuar me Tefalin Malshytin, Mond Bushatin, Shenasi Ramën. Me Tefalin Malshytin jemi takuar para Kafes së Madhe dhe i kam sugjeruar se ato duheshin t’i ndërronin kërkesat nga ekonomike në politike, nëse dëshëronin përkrahjen e gjerë të njerëzve. Këtu kisha parasysh frymën dhe qëllimin e protestave të 14 Janarit dhe 16 Qershorit, në të cilat shkodranët demonstruan qartazi dhe në masë kundër komunizmit. I shqetësuar ia përmenda dhe Kolec Ndojës, që ishte mik i imi që përpara lëvizjes. Koleci, Mond Bushati dhe Tefalini ishin ndër studentët më aktivë në ngritjen e Degës së PD-së Shkodër. Shenasiun, Arben Likën, Arben Ibron, Arben Okajn dhe Arben Brocin, i takova gjatë atyre ditëve. Shenasiu dhe Tefalini vinin në cilësinë e të deleguarve nga Tirana, ndërsa një pjesë e të tjerëve, megjithëse vazhdonin intensivisht angazhimin e tyre në lëvizjen studentore në Tiranë, u bënë pjesë e qenësishme e strukturave të degës së Shkodrës. Siç kam thënë dhe më parë, Shenasiu gëzonte një nivel kulturor më të lartë se të tjerët dhe ideologjikisht ishte më i qarti ndër studentët që kam takuar. Tani, pas 25 vitesh, përvoja na ka pasuruar të gjithëve në fushën e koncepteve mbi demokracinë, ndaj dhe është e natyrshme që të ndjejmë keqardhje që idealet e ëndërruara dhe të shprehura me aq pasion në fillim të nëntëdhjetës janë ende larg finalizimit, dhe këtë besoj se e ndjejmë të gjithë, por ky fakt s’ka pse të na pengojë të shprehim respektin, mirënjohjen dhe vlerësimin ndaj gjithsecilit që ka kontribuar në lëvizjen demokratike, një lëvizje e ndryshimeve të mëdha historike. Lista është sigurisht shumë e gjatë. Megjithatë, siç u shpreha më lart, kryesorja u bë! Mendimet dhe këndvështrimet janë të ndryshme dhe duhen pranuar si të tilla, por jo gënjeshtrat dhe fyerjet.
Para pak ditësh, lexova intervistën e Izet Haxhisë, me të cilin kemi ndarë momente delikate në historinë e demokracisë… ndjeva një krisje të brendshme që më ndodh rrallë! Njeriu në çfarëdo situate që të jetë, duhet të gjejë më të mirën e mundshme, dhe jo më të mundshmen e keqe. Kemi qenë bashkë disa herë dhe e respektoj kontributin e tij, por nuk ndaj të njëjtën pikpamje për Azemin dhe Berishën… Kontributi i Azemit dhe i Berishës është kontribut që nuk mund ta zvogëlojë as Izeti, as Alfonsi apo Aleksandër Meksi. E pranoj se janë bërë gabime trashanike, por këto gabime nuk kanë ardhur si pasojë e atyre të këqijave të stisura që ne i veshim njëri-tjetrit, por kanë ardhur si pasojë e padijes dhe UNIT shqiptar, që askush dhe asnjë komb tjetër nuk e ka më të madh se ne! Në ato ditë të vështira mund të ishim vrarë të gjithë ne! Mundësia ishte që të ndodhte dhe tek ne si në Timisoara të Rumanisë… Sigurisht, atëherë shpirti ynë do të gjykonte prej së larti pa gabuar, kurse tani që jemi në tokë gabojmë gjithë ditën! “O Tempora! O Mores!”, do të thoshte Cicero.
Dikush shkruan kundër Shenasi Ramës, që për mua, është ndër ato heronj që meriton respekt. Unë e di historinë e tij më mirë se askush tjetër lidhur me akuzat që i bëhen… Ne kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe jemi kuptuar. Unë kam qenë mik i Lukë Velaj, por dhe miku i Shenasiut… E njoh historinë jo me të thënë, por me dokumente.
Po a mund të mbesë njeriu tërë jetën peng i një gabimi fëminor 17 vjeçar? Vetëm një shoqëri me kufizime intelektuale dhe shpirtërore mund të dënojë një fëmijë 17 vjeçar për tërë jetën… Ne e quajmë komunizmin Rus më të egrin në planet, por mendësia jonë ua kalon Rusëve. Aleksandër Matrasov, një jetim dhe pse më parë kish qenë në koloni u bë heroi i popujve të Bashkimit Sovjetik, pikërisht se i vuri gjoksin bunkerit gjerman për të shpëtuar shokët. Dhe Shenasiu me shokët e vet i vunë gjoksin bunkerit të rregjimit të komunizmit dhe pse nuk u vranë atëherë, ne kërkojmë t’i vrasim sot!
Balta kundër Jozefina Topallit, ka të njëjtën përmbajtje, por me një ndryshim, se nga ato që fliten nuk ka asgjë të vertëtë, por vetëm stisje, por ja që pseudo-media e hap lajmin gënjeshtër si gripi kinez… Fini, siç e quanim dikur vajzën model. Ajo vinte nga një familje e persekutuar, gjithnjë në ndihmë të demokracisë së brishtë, me një personalitet të pavarur që i thoshte mendimet e hapura dhe të pastra. Shpesh herë ajo kritikonte për gjërat që nuk i pëlqenin, biles kishte një “anti-pati” për Berishën. Por, kur unë e prezantova me Berishën tek Universiteti Luigj Gurakuqi, ajo jo vetëm që ndyshoi mendim, por kishte dëshirë që të takohej përsëri me të… Kemi biseduar për Jozefinën me dy miqtë e mi, Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia, para se ajo të afrohej në drejtimin e PD-së. Jozefina, megjithëse nuk qe entuziaste në fillim të propozimit për deputete, e mori veten shpejt, falë dhe këshillave të Pjetër Arbnorit. Ajo u bë lidere duke pranuar dhe mungesat që sjell fillimi… Kur u votua për zv/Kryetare Parlamenti, ajo mori dhe votat e socialistëve, biles, ata shqetësoheshin kur nuk e shihnin në podium “Vajzën tënë”… Pas vitit 97, ajo së bashku me Azemin thyen “bllokadën” e rebelimit komunist në Jug, duke rifituar territorin e pushtuar nga dhuna e bandave… Dikush e quan “Zonja e Hekurt”… Ajo s’ka asgjë të hekurt se, nuk është një qënie mekanike që kur zë ndryshk duhet pastruar dhe grasatuar. Sigurisht, pas disa viteve zëri i saj u bë më i thekur, dhe kjo sillte edhe zili edhe çudi, se nuk përkonte, me bukurinë dhe feminitetin e saj. Por, a mundet të mbijetojë një kanarinë blu me korbat e parlamentit shqiptar, pa u bërë shqiponjë?! Kurrësesi! Çfarë ndodhi atëherë? Korbat u sulën që ta përçudnonin zonjën blu! E quajtën spiune… biles, ata kishin kohë që i kishin vënë pseudonimin “Dezinjatorja!” Thanë e ç’nuk thanë për zonjën e nderuar, sikur ata të mos kishin motra, nëna apo kushërira. Zonja blu, hapi krahët dhe thonjtë e u bë shqiponjë!
Vitet e lirisë sonë nuk u përdhosën nga Jozefinat dhe gratë e parlamentit nga të dy krahët, por nga kripto-komunistët që tashmë dëshërojnë të na kthejnë në të shkuarën, se tek e shkuara gjejnë frymëzimin e sotëm. Ata mendojnë se grate janë garniturë dhe jo faktor jetik … Vitet tona të lirisë, nuk i përdhosin nervat e momentit që shkarkohen si rrufe në shkretëtirë, por papërgjegjësia e etiketimeve të turpshme dhe inkoherenca që I gdhendi në shkronja! Palo-politikanët tanë nuk e kuptojnë që një ligj i keq që aprovohet dhe printohet dëmton të ardhmen. Kushtetuta Amerikane, u ndërtua në bazë të 28 Principeve të Lirisë, të cilat, burrat e mençëm i gdhendën në shkronja duke e përsosur ndër vite. Po principet tona ku janë?! Historiani, politikani, apo gazetari–gënjeshtar, kur stis keq një histori, një ligj, një lajm, dëmton të tashmen, por më tepër mund të vrasë qorrazi dhe të ardhmen!
Akt i turpshëm, loja e dekorimeve! Njësoj krimineli me viktimën?! Kjo tregon se sa të pasinqertë dhe sa të lexueshëm bëhen palo-politikanët shqiptarë…
Trashëgimtarët nisen nga tradicioni dhe jo nga arsyeja. Errësira e të shkuarës reflektohet në të tashmen dhe në të ardhmen e pasigurtë… Çërmimi i eshtrave të mikut tim, At Zef Pëllumbi, nuk është rastësi, por tregon ironinë therëse se demokracia nuk vjen prej tradicionit të keq, por prej qytetarisë brilante pa ngarkesat e së shkuarës… Të persekutuarit duhen gjithnjë të falin, kurse persekutorët gjithnjë të tallen! Unë mendoj se domatet dhe vezët janë shumë pak për njerëz të tillë të sakriligjeve!
Siç shihet, kërkohet që të gjithë heronjtë e demokracisë të degradohen në forma të ndryshme, të sajohet dhe të shkruhet për ta sa më zi. Të ngrihen kurthe të dyfishta, siç është puna e dekorimeve për të krijuar dualizëm… Kush është më i mirë, ky me shumë medalje e dekorata apo ky me veladon?! Vocrrakë të tillë të “qosheve të dikurshme” kacavirren pas letrave për të bërë plaçkë, për të mbijetuar, për të ngrënë bukë turpi duke krijuar histori të rremë dhe heronj të rremë, ashtu siç bëri dhe një mik i imi, shkrimtar nga Shkodra … Më keq akoma, kur “Fabulisti” komunist, me cingaren e përgjakur në veshin e viktimes, na tregon se cilët janë letrarët dhe shkrimtarët e “vërtetë”… dhe për çudi, “Shkrimtarët Njujorkez” brohorasin:“urraaa ”!!! Kaq idiotë ka kjo tokë, sa duhen dy botë për t’i mbuluar!
Kjo është vorbulla jonë, lufta e regresit, kundër progresit! Komunisti i thekur, kundër demokratit liberal! Paarsyeja, kundër arsyes! Pseudo-shkenca , kundër shkencës! Gënjeshtra, kundër faktit! Rasti i Sami Rrepishtit, është flagrant… Profesor Rrepishti, shkruan të drejtën dhe është shumë i saktë, por ja që del zografisësi i PP-së, e na tregon “faktet” e Debatikut, po a ka turp më të madh se ky? Rrenacakët kanë kaluar shkallën e parë të demagogjisë në unisfere. Ata mendojnë se duke mbajtur ngrohtë vemjet e së shkuarës, tregojnë “unitetin” që u duhet për të mundur kundërshtarin imagjinar!
Nëse komunizmi dhe mendësia e tillë të ndrydh dhe të zë frymën, demokracia ka oportunitetin e frymëmarrjes që nëpërmjet lirisë të bësh zgjedhjen tënde. Demokracia të jep mundësinë dhe për t’i korrigjuar gjërat… Por, siç shihet, së pari kemi nevojë të vetëkorrigjohemi, pastaj ta përdorim pendën… Tolstoy shkruan: “Everyone thinks of changing, but no one thinks of changing himself”. Pra, le të ndryshojmë. Ta përdorim pendën në ndihmë të së vërtetës pa rënduar viktimat dhe pa glorifikuar viktimbërësit. Ta përdorim për të bërë ligje që i qëndrojnë kohës dhe i shërbejnë popullit. Ta përdorim pendën për të gëzuar zemra dhe jo për të hidhëruar shpirtëra. Të ruajmë gjithçka të mirë që është arritur, paçka se e ka bërë ky apo ai, ky subjekt apo ai subjekt. Ilaritetin t’a lemë mënjanë! Është i vështirë ndryshimi por zgjidhje tjetër s’ka! Procesi i ndryshimit do t’i shërbejë paqes dhe zhvillimit të gjithanshëm të shoqërisë sonë. Madhështia e njeriut qendron jo në formën e tij të ngurtë prej shkëmbi, por në brumin e përdheshëm, ku jeton energjia suprime dhe shpirti i lirë që pret të çlirohet nga trupi i vdekshëm!
Gjykimi i të gjykuarve të salvuar!
Nga Alfons Grishaj/
Gjykimi vjen tek njeriu nga pjesa e ndërgjegjes së kulluar (Trurit) për të reflektuar dhe moderuar veprimet në dritë hijet e tranzicionit së udhës që kalon.
Shpesh herë ndërgjegjja nuk është në gjëndje të kundërveprojë ndaj vetvetes. Truri , një mister prej 100 bilion neuronesh , që sipas Ramon Cajal , neuronet nuk janë në vazhdim (duke përjashtuar fenomenin shpirt) , tregon se truri është shumë enigmatik. Funksionimi dhe përsosmëria e informacioneve dhe shpërndarja e tyre në kohë dhe hapësirë kalon nëpër hone të papërceptueshme , që për njeriun shpesh herë janë të ngatërruara, gjë që e bën dilemën e pranishme. Duke lexuar “ The World Book Encyclopedia -2001” , mëson se truri i njeriut varion prej 10 bilion deri ne 100 bilion neurone. Një përllogaritje e thjeshtë kupton sekretin e gjysmë hënës dhe hënës së plotë tek njeriu.Sipas shkencës , truri i njeriut peshon tre paund apo 1.35 kg dhe përmban 100 bilion neurone .Atëherë a mund të jetë e njëjta peshë specifike dhe hapësinore e trurit që përbëhet prej 10 bilion neuronesh me atë prej 100 bilion ?! ”The Scientific American Book of the Brain”, ,pranon po ashtu se truri i njeriut ka 100 bilion neurone… Dikur galaktikat , truri dhe zogjtë varionin në një shifër prej 100 bilion , çfarë të bënte të mendoje për një përsosmëri aritmetike të Krijuesit…,100 bilion galaktika, 100 bilion shpendë ,100 bilion neurone…Sikur të mos prishej ky lloj ekuilibri matematik, bota do ta kishte në dorë misterin e madh! Por ja që, Krijuesi në laboratorin e qendrës së universeve është i shumë-anshëm , dorëdhënës dhe i kursyer , subjektiv dhe objektiv, provokativ dhe tolerant. Sipas disa gjasave, në tefterin e Tij , njeriu është një bujk që mbledh ato çfarë mbjell. Pra , njeriu nuk gjykon në bazë të rregullit konfidencial Trashëgues …, por në bazë të korpit apo anti-korpit logjik që ndërton ai . Në këtë rast, njeriu paraqitet i lirë në gjykim dhe pseudo-gjykim, apo në bumerangun e vetë-krijuar!
Rastet e shumta të njeriut që përpiqet për të gjykuar dhe kontrolluar jetën e të tjerëve, përbën precedent të keq.Këtë e shohim më tepër në shtypin e kohës , lexojmë e ç’nuk lexojmë …Ditët e fundit lexova për një këngëtare të dënuar nga rregjimi komunist që kish shkruar një libër për jetën e saj. Aty ajo shkruan për torturat dhe për përdhunimet sistematike që kishte pësuar. Stuhia e librit të saj kaloi kontinentet.Xhelozia u përzie dhunshëm me injorancë dhe meskinitet.”Kritika” e kritikës –kritike nuk konfirmoi asgjë tjetër vetëm androcentrizmin ,varfërinë intelektuale dhe shpirtërore te disa kalemxhinjëve dhe bashkëvujtësve të autores…
Një këngëtar mashkull, i cili dhe ai qe dënuar nga diktatura komuniste e kundërshton bashkëvuajtësen deri aty , sa e quan gënjeshtare…Sigurisht mendimet janë të lira pa shkuar në gjykim publik, se nëse shkojnë aty, i lind e drejta çdo njeriu për të thënë mendimin e vet. Unë mendoj se, po ta kundërshtonte një grua e dënuar do të kishte kuptim gjykimi dhe do të zinte vend kritika, por gjykimi vjen nga një mashkull që mbase e ka përjetuar torturën, por jo dhunën seksuale…Habia më e madhe është kur ndonjë tjetër, përdhunimin e quan si turp i të përdhunuarit dhe jo krim të përdhunuesit!!! Jetojmë në kohën e paradokseve, ku kritikat bëhen në momentet e zgjidhjes se rrypit të pantallonave pa trokitur në portën e koshiencës. Nuk është turp për të denoncuar të vërtetën, qoftë dhe ajo më hidhura, turp është për ta manipuluar , ngjyrosur apo fshehur atë. Tony Gaskins Jr, thotë : “ The only people who are mad at you for speaking the truth are those people who are living a lie”
Mendoj se , Lexuesi duhet të ndjehet i fyer kur dikush gjykon viktimën dhe jo kriminelin e aq më pak me një togfjalësh turpi . Pa e kuptuar , gjykuesit vrasin për herë të dytë viktimën , jo me hekurin dhe plumbin e diktaturës , por me kamzhikun e fjalës së qëllimtë , gjoja superiore të maskulizmit, ku pas fshihen disa zakoneve barbare dhe egoizmi specifik i adrocentrizmit.
Si mund të gjykojë një mashkull , i cili nuk e njeh dhunën seksuale, nuk njeh vuajtjet dhe dhimbjet e një femre ?! Megalomania dhe mediokriteti i gjysmakëve (!) që kanë dëshirë të hiqen si heronj me heroizma aksidentale, vret! Muzikantë të pa muzikë, kopjacë e papagalë pa kompozuar asnjë rresht, por duke përsëritur të tjerët , shkrimtarucë kontraversal ?! Prej tyre nuk mund të presësh një gjykim lakonik…
Gjatë rregjimit diktatorial jo vetëm që ka pasur të tilla gjëra, siç shkruan këngëtarja A.Hisku (ajo mund të jetë konfuze dhe ka të drejtë…) , por manjakët e sëmurë të diktaturës , si merimanga kanë endur pëlhurën e shpifjes dhe të intrigës për ti dënuar dhe përdhunuar më vonë femrat e bukura në një mënyrë apo një tjetër.Ky ishte një ndër krimet më të shëmtuara të diktaturës …
Ka shumë raste ,siç shkruan dhe Anton Cefa, por unë sjell një rast të jetuar , mbase edhe më i rëndë se ai i zonjës që ka shkruar librin. Po, rasti i Aurorës (që e njoha ne spitalin e burgut), bukuroshe dhe trimëreshë që nuk u ra në dorë manjakëve të PP-së, derisa vdiq , është një evidencë e gjallë . Atë e përdhunuan të vdekur , sipas burimit të brendshëm të disa punonjësve të thjeshtë … Kjo ngjarje më bëri të shkruaja një roman rreth 400 faqesh, me titullin “Aurora”, ku ngjarjen e tmerrshme e zhvendosa në Francë …
Miku im , Dr. Kristo e lexoi punimin tim u shkreh në lot : “ Jam i lumtur që po vuaj unë ,se po të ishin vajzat e mia , mbase do pësonin fatin e personazhit tënd. Sikur të ndodhte kjo fatkeqësi në familjen time nuk do të dëshiroja të jetoja asnjë sekond më ” ! Dorëshkrimi roman u konfiskua nga autoritetet e sigurimit të shtetit dhe nuk e di çfarë u bë më me atë punim. Për nder të asaj femre nobël , unë i vura emrin bijës time të vetme, Aurora.
Gazetarët e sotëm , nuk e dinë sa femra kanë rënë viktima nën prehën e dhunës… Shumë femra që shkonin për të takuar të afërmit nëpër burgje kanë përfunduar prehë e urdhërave verbale të sigurimit…Operativët vështronin nga dritaret familjarët që vinin për të takuar të afërmit. Kur shikonin ndonjë bukuroshe , apo vajzën a gruan e ndonjë “armiku ” qëndrestar fillonin për t’i tjerrë pëlhurën e mortit…
Nuk është faji dhe turpi i një femre që përdhunohet, se femra është e brishtë dhe mashkulli i shformuar e mund lehtë trupin e saj , por faji ishte tek mekanizmi i dhunës së ligjëruar verbale , që zbriste nga piramida në bazë për qëllimin e thjeshtë : të godiste pikat më të dobëta të krenarisë së shqipëtarit nacionalist. Kjo piramidë bëri “njeriun e ri” që sot , kodi moral i shqiptarit të zvarritet rrugëve të Europës me turp… Trafiku i mishit të bardhë !
Eshtë për nder të të “gjykojë” persekutori jot , se ai ka mbijetuar me gjakun dhe sakrificat e tua , ai ka menduar për të të bërë viktimë , pa e kuptuar se ka krijuar një hero, në mos një martir!
Shumë e lehtë është të gjykojë një i panjohur , se ai nuk ka njohje , por mbledh mbeturinat e thashje e themeve të stisura nga përsekutorët e tu , të cilat jo vetëm nuk kanë cilësinë juridike dhe penale dhe nuk përbëjnë gjykim, përkundrazi , ata përbëjnë mëkat dhe krim. Sigurisht, gjykimi nuk përbën krim e mëkat për njërzit me 10 bilion neurone…
E shëmtuar është kur shpif e gjykon ai që të njeh , që njeh vuajtjen tënde , historinë e shpirtit binjak , fisnikërinë e qëndresës që përbëjnë kulmin e sakrificës në mohim !
Rasti tjetër , është i një shkrimtari , i cili vjen nga një familje intelektuale që me zell i shërbyen në tre breza komunizmit: në viktimizimin e kultures , shpirtit, arsyes, mirësisë, dashurisë, burrërisë dhe të rendësishmes, lirisë! Ai nga i gjykuar “gjykon” , dhe më keq se aq , gjykon një kolos të lirisë dhe përparimit! Ai e quan Lef Nosi-n një bashkëpunëtor të nazizmit?! Deri këtu kuptohet, se njerëz me paragjykime dhe prapagjykime nuk mund ta quajnë hero e themelues shteti një atdhetar e anti-komunist si Lef Nosi…
Shkrimtari B. Blushi , nuk goxon të pyes vetveten dhe familjen e tij, kush nga ata, farefisi i tij , apo sa shqipëtarë kanë kontribuar sa Lef Nosi për Shqipërinë?
A nuk na tregon ai , sa shqiptarë u vranë gjatë pushtimit Gjerman në Shqipëri , dhe sa shqiptarë u vranë dhe u persekutuan nga vetë komunistët shqipëtar gjatë regjimit totalitar në aleancë me Jugosllavinë, Rusinë dhe Kinen ?! Në politikën moderne flitet me shifra, fakte dhe shkencë, kurse në diktaturë flitet me demagogji dhe gjuhen e dhunes , e cila mbulon dhe cenon çdo aspekt të vlerës universale të lirisë .
Sot , Blushi është në politikë…, duke i bërë një pyetje të thjeshtë , jo për të provokuar patriotizmin e tij , por intuitën e tij prej “politikani”… Në rast rreziku për Shqipërinë , cilën aleancë do të preferonte ai , me Gjermaninë, Serbinë , Rusinë , Kinen apo Greqinë?
Të njëjtën pyetje i kanë bërë njeri-tjetrit dhe baballarët e kombit në ditët e vështira : “Me armiqtë shekullorë , apo me armikun kalimtar ”? Nëse ato i detyroi pushtimi dhe udhëkryqi i vendit që ndër dy të këqija të zgjedhnin të keqen më të vogël…çfarë i detyroj komunistët pas çlirimit ta çonin vendin në rrezik … herë tek një armik shekullor , herë tek kulçedra e kuqe e herë tek dhëmbët e dragonit të verdhë ?! Pse nuk denohet komunizmi në Shqipëri ?! Sikur të bëhej një gjë e tillë , pjesa dërmuese e gjykimeve dhe paçavuret të shkrojtura më parë dhe tani , do të krijonin koshin më të madh të plehrave në Europë…
Shekulli i ri , kërkon gjykime jo vertikale me kokë poshtë , por gjykime horizontale me mentalitet modern dhe kurrsesi si kazmë varrmihëse proletare, që dikur hapte varre dhe i sanksiononte ato si ligjin e së drejtës. Aq më pak për romancierët!
Romancier i mirë nuk është ai që vleren e gjykimit e mbështet në skematizimin e thatë dhe personazhin nga unikal e degradon në qëllim në vetvete, por qëllimin në vetvete e zhvesh dhe e kthen në një rast unikal për tu lexuar dhe studiuar që ti qëndrojë kohës dhe jo momentit.
Për njeriun negativ, gjykimi per të tjerët konsiston në të përditshmen e qëllimtë, kurse per njeriun pozitiv, qëllimi i gjykimit nuk përkon më të perditëshmen, por në rastësinë dhe momentin.
Albert Camus thote: “ People hasten to judge in order not to be judged themselves.”
Tragjedi e Parisit-Dhimbja ne Vargje-France po vuajme per Ty….
Nga Alfons Grishaj/
Francë/
Po vuajmë me Ty!/
Vendi i Karlit te Madh,/
I Zhana Dark…/
Vendi i Revolucionit,/
Ushtri e fjetur e Bonopartit !/
Eiffel , sot e ka fshehur koken mbi re…/
Jemi me Ty!/
Në lotët e gjakut tënd/
Paris, qyteti i jetës …/
Libri i lirisë ,
Statuje e Lirisë lindi tek Ti
Dhe u mboll në token e premtuar…
Francë, perandori e harruar,
Harroje “Internacinalen” e Pottier ,
Ringrini shpirtin e Bonopartit dhe flamurin “La Marseillaise” :
“Allons,efant dela patrie,
Le jour de gloire est arrive
Contre nous, de la tyrannie”…
Për të mposhtur Mamlukët e rinj
Përtej kufinjëve të moçalta të shkretëtirës,
Përtej ligjeve të rreme
Që qarramanët i kanë bërë!
Paris ! Pariiiis !
Harku i Triumfit pret marrshimin e De Golit…
Le jour de gloire est arrive!
Michigan, Saturday , November 14 , 2015
Shpirti, Misteri i Zotit
(refleksione dhe dëshmi)/
Shkruan:Alfons Grishaj/
“It is only though mystery and madness that the soul is revealed”./
(Tomas Moore)/
Që në fëmijërinë time jam ndeshur me fenomene të mistershme, të cilat, më kanë detyruar të mendoj dhe të punoj në heshje për t’ iu përgjigjur vetvetes dhe pyetjes, a ekziston shpirti? Eshtë shkruar, debatuar e folur shumë rreth kësaj teme që nga Platoni, Aristoteli, Aurelius, Rumi, Ciceroni, Tzu e deri tek Niçe, Deepak Chopra, Steve Maraboli e shumë e shumë të tjerë.
Epi i Gilgameshit, që është dhe libri më i vjetër në botë i shkruar, na ballafaqon me misterin e shpirtit. Gilgameshi takohet me shpirtin e Enkidujit, për të mësuar për të panjohurat e vdekjes dhe tmerrin e atyre që kanë shkuar.
Ndeshja me psikologjinë e Faraonëve në ndërtimin e tempujve apo piramidave, përbëjnë sinonimin e reinkarnacionit. Osiris, Zoti i jetës së përtejme dhe i reinkarnacionit na shfaqet si shpirt i pavdekshëm, dhe një gjykatës model për mëkatet e jetës. Ai me dyzetedy gjykatës të tjerë prisnin njeriun që të vdiste, dhe e gjykonin për mëkatet apo mirësitë që kishte bërë në jetë. Nga mitologjia Greke, Hadi mbërrin tek ne, si një Përendi e nëntokës dhe i mbretërisë së të vdekurve. Sipas kësaj mitologjie e shoqja e tij, Persefoni, jetonte katër muaj bashkë me të nëntokë, dhe tetë muajt e tjerë i kalonte në mbretërinë e të gjallëve, duke dëshmuar për një botkuptim që e pranonte idenë e shpirtit që lëviz në të dy botët: në atë lëndore dhe atë jolëndore. Ajo ishte vajza e Zotit Dimitër, por ishte rrëmbyer nga Hadi në botën tjetër, dhe qe detyruar të bëhej gruaja e tij.
Platoni, qe i pari filozof që shpirtin e bjen si një fenomen të pavdekshëm dhe trupin e njeriut si karrocën që bart shpirtin…
Metamorfozën e fenomeneve trupa (shpirtëra) e ndeshim në të gjitha shtetet me kultura të ndryshme, ku njerëzit (shpirtëra) nganjëherë bëhen dhe të dhunshëm, biles transformohen dhe në kafshë të përbindshme.
Libri Tibetian “The Book of the Dead” është një ndërthurje e magjishme dhe e shkëlqyshme e tranzicionit të shpirtit. Shpirti paraqitet si fuqi sublime, ku mund të përshkojë çdo gjë, biles dhe zemrën e shkëmbinjve, ndërtesave, maleve etj…
Emanuel Swendenborg, si kërkues i madh shkencor në fushat e në psikologjisë, teologjisë, anatomisë, filozofisë, dhe misticizmit, na sjell në librin e tij Heaven and Hell shkencërisht dhe misticikisht se si funksionon shpirti me trupin në raport me qiellin dhe ferrin. Ai shkruan: “This I can declare: things that are in heaven are more real than things that are in the world!”
Profetët e mëdhenj si: Von Bigen, Southeil, St Malaki, St Nilus, Nostradamus, Vanga, Kejsi etj. (këtu nuk do të përfshij 24 Profetët e Biblës dhe 25 Profetët e Kuranit, që vijnë nga e njëjta traditë profetike, me ndryshimin e vetëm se tek Kurani kemi edhe Muhamedin), ata na afrojnë të ardhmen, duke parashikuar dhe ballafaquar frymën profetike të shenjtë nëpërmjet ëndrrave, vizioneve, në të shkuarën dhe të ardhmen, që nuk janë asgjë tjetër vetëm eksperienca e shpirtërave në hapësirë e kohë, të cilët punojnë në një përpikmëri matematike, mistike dhe riciklike.
Edhe kultura jonë etnike nuk qendron më poshtë në këtë sens. Balada e Konstandinit që ngrihet nga varri për të mbajtur besën e dhënë përbën një nga vlerat më të larta të kulturës sonë poetike dhe shpirtërore.
Unë mendoj se njeriu si krijesë universale, është i pajisur me një gjenerator jetik, shpirtin, i cili është dhe forma më supreme dhe më enigmatike e Krijuesit. Shpirti është trajta e frymës së Zotit, që i bën trupat gjallesa jo instiktive, por koshiente, dhe format instiktive, subkoshiente. Shpirti është një cikël në infinit, ose siç e quajnë disa reinkarnacion (Reincarnation). Në këtë cikël është: lindja, ”vdekja” (pushimi), dhe rilindja. Në jetën time nuk kam pasur asnjë lloj dyshimi që shpirti ekziston, biles shpirti ka qenë logjika e qënies time.
Pas leximit të librit të Dr. Raymond A. Moody, “Life After Life”, e plotësova kornizën e fakteve që shpirti jo vetëm që ekziston, por është mamia e gjallesave trupore. Dr. Moody i sjell njerëzimit me qindra fakte të studiuara shkencërisht të njerëzve dëshmitarë që kanë vdekur dhe janë kthyer në jetë, ose të njerëzve që kanë qenë para vdekjes. Udhëtimet e shpirtrave janë të ndryshëm: disa takojnë të afërmit e tyre, dikush ëndrrën e vet, ndonjë tjetër zhgënjehet me aktin e bërë. Religjiozët, shkojnë tek besimi dhe Udhëheqësi Zot, apo Profet. Dhe këto nuk i takojmë vetëm tek Moody, por tek shumë emra që kam përmendur dhe kam lënë pa permendur në ketë shkrim.
Kur Dr. Moody, botoi librin, “Life after Life”, bota e qytetëruar u tall me të, dikush e quajti dhe të çmendur, megjithëse kishte mbrojtur doktoraturën në filozofi dhe në mjekësi. Sot, puna e tij, jo vetëm nderohet dhe respektohet, por është referenca absolute e shpirtit. Libri i tij i ka kaluar 13 milion kopje. Gjithashtu, Ivan Sanderson, paraqet njëzet rastet më tipike të njerëzimit, një ndër to dhe rastin e famshëm të Shanti Devit, që do ta trajtoj më poshtë.
Dr.Moody, na afron ngjarjet e të larguarve në jetën tjetër, që largohen nga trupat tranzitorë dhe kthehen përsëri. Shpesh herë shpirtërat takohen më të afërtit e tyre. Ndonjë takohet me Hyjin apo Engjëjt. Të tjerë shkojnë nëpër lëndina apo përshkojnë një dritë që tokës që i mungon, ose ne e krijojmë nëpërmjet filmave kompjuterikë. Disa nuk kanë qejf të kthehen më në trupat e tyre kur u kërkohet… etj…e tjerë.
Mbase dikush do më quajë dhe mua sot blasfemues apo trillues, delirant, apo aluçinacionist, moralist apo prekursor. Në fakt, unë nuk shkruaj për ata që jetojnë në inegzitencë dhe konfuzion, por shkruaj për ata që jetojnë në botën e shpirtit dhe të arsyes së mosarsyes dërmuese-dominuese, e cila është ricikluar për përsosmëri shpirtërore, por e ka humbur shansin e qiellorëve, duke moskuptuar rastin. Rastet që do sjell, nuk lënë hapësirë për koment dhe as dyshim sajimesh.
Njerëzimi si vepra më e madhe ciklike e Krijuesit, ka privilegjin të paraqitet në forma të ndryshme, tokësore e jashtë tokësore. Shpesh herë, ne, hasim tek njeriu i thjeshtë nuanca profetike, që parashikon të ardhmen e vet, ngjarje dhe momente delikate. Sa herë kemi dëgjuar që njerëz të zakonshëm tregojnë për ëndrrat e tyre, të cilat nganjëherë dalin më përpikmëri! A nuk janë këto shenja profetike riciklike?! Sigurisht që po. Edgar Kejsit, tek po lexonte Biblen, i shfaqet në pyll gruaja me krahë (Engjëlli). Ajo e pyeti fëmijën e pazhvilluar që talleshin të gjithë me të, në klasë, shtëpi e kudo: “Çfarë donte në jetë?”, – Edgari , i qe përgjigjur, – “Të di gjithçka”. Ajo, me fjalën “NE” i përmbushi dëshirën e tij, duke u bërë një rast unikal në botë. Edgari do të shprehej pas rezultatit të ndihmës hyjnore: “Tani i di të gjitha”.
Sot studiuesit e Biblës sjellin kodin matriks, i cili na rrënqeth prej vërtetësisë së ngjarjeve me emra. Si ka mundësi që në një faqe të Biblës të shkruhen ngjarjet e të ardhmes, histori etj?! Profetësia është loja e hyjnorve, apo ngërçi i padijes tonë për ta shpjeguar?!
Unë mendoj se denduria e rrezatimeve elektromagnetike dhe fusha e përgjthshme informative, vijnë nga energjia delikate, që përdoret nga bota paralele e përtejme, duke reflektuar rezonance dendurie, dhe aty profeti informohet me programacionin e të kaluarës dhe të ardhmes. Ky nuk është një mendim i panjohur, por racional i situr prej paqartësive të thëna më parë.
Studiuesit, Ledbiteri, apo Fomin, në pikpamjet e tyre janë aty-aty, por nuk bëjnë lidhjen e neoroneve – rreflektive prej valëve shpirtërore, të cilat, kanë një arkitekt dhe një qendër. Uroj që unë të jem i gabuari dhe pse notoj në po të njëjtat vibracione specifike, siç shkruan Ledbiteri, megjithëse mendoj se, ne, duhet të shkojmë dhe më larg, duke respektuar riciklimin e shpirtërave si dituri dhe pasuri thelbësore zgjidhse, duke afruar të ardhmen e panjohur dhe të shkuarën e mjergullt.
Mendelejevi do ta shihte në ëndërr Tabelen Periodike që më pas do ta shkruante ashtu siç e pa. Shpirti i Edgar Kesit, dilte nga trupi për të bërë kërkimet e duhura në përgjigjet e tija specifike.
Arkeologu i famshëm, Gilpreht, pa në ëndërr priftin me veshje pagane shpirti i të cilit e dërgoi Gilpreht (në ëndërr) mes Tigrit dhe Eufratit në tempullin e Belas, për t’i shpjeguar atë që e mundonte prej kohësh arkeologun, që nuk mund t’i deshifronte cilindrat që kish zbuluar. Ai u lodh por qe e pamundur ta bënte një gjë të tillë. Shpirti i priftit i erdhi në ndihmë tek i foli me një anglishte të kulluar. Ai jo vetëm i tregoi deshifrimin e shkrimeve në cilindra, por dhe vendin e thesarit. Menjëherë Gilpreht, organizoi gërmimet në vendin, ku shpirti i shfaqur në ëndërr i pat treguar dhe aty u gjend thesari i tempullit.
Një rast real dhe tronditës, është rasti i Shanti Devi, në Indi, i cili është rasti më flagrant që na sjell shpirtin e njeriut të pacënuar nga metamorfoza e tranzicionit. Për këtë rast, vetë Gandi, e pat takuar gruan Luxhi Devi, që pat hyrë në trupin e fëmijës Shanti. Gandi ngriti komision shtetëror, ku u vërtetua katërcipërisht rasti në fjalë: Ballafaqimi i shpirtit të Luxh Devi, të hyrë në trupin e vogëlushes Shanti, do ta trondiste botën dhe do të linte pa gojë dhe ish burrin e saj Kedarnati. Takimi saj me ish burrin dhe djalin, tronditi të shoqin, Kedarnati, dhe djalin e madh që i kishte lindur nga Luxhi (Shanti). Fëmija-nënë, përkëdhelte të birin e rritur sikur të ishte fëmijë, kurse të shoqit i tregonte historitë më intime. I shoqi iku i tmerruar, duke mos u kthyer më tek fëmija-grua. Shanti Devi (Luxhi Devi), nuk u martua kurrë më. Ajo vuajti tmerrësisht gjatë viteve të jetës së saj. Luxhi (Ludgi), u largua në jetën tjetër e dëshpëruar, duke marrë me vete dhe misterin e kthimit.
Aleksej Prijma, në përmbledhjen e “Edgar Kejsi” na sjell një rast unikal: Xhyzepe Veraldi, i vrarë nga shokët e vet nën një urë në shkurtin e vitit 1936, afër qytetit Siano. Tre vite pas vdekjes, shpirti i Xhyzepes hyn në trupin e vajzës Maria Talariko, e cila u godit nga një sëmundje e pashpjegueshme. Vajza në fjalë jetonte në Siano afër urës. Xhyzepe posa hyri në trupin e Marias, shpjegoi se ai do të qëndronte përkohësisht në trupin e vajzës 17 vjeçare, dhe do të largohej, porsa ajo të shërohej. Ai tha se mamaja e tij ishte Katerina. Maria që tani kishte zërin e Xhyzepes, kur u takua me të ëmën Katerina pas tre vjetësh pati një takim të dhimbshëm. E ëma qante me dënesë. Ajo e pyeti shpirtin e të birit në trupin e vajzes, nëse kish vdekur natyralisht apo e kishin vrarë. I biri i shpjegoi se si qe vrarë nga shokët e tij. Ai kish qenë vetë i pesti, Toto, Damjanoja, Abelja, Rozarjo dhe ai. Ai i thotë që njëri nga shokët e tij ishte nisur për të ardhur aty. Porsa, Damianoja kaloi pragun e derës, filloi të akuzonte vajzën si të çmendur, por faktet e Xhyzepes e bënë atë të largohej i tmerruar. Policia i arrestoi të gjithë vrasësit pas ballafaqimit në fjalë. Shpirti i Marias u kthye e shëruar dhe shpirti i Xhyzepes u largua nga kish ardhur pasi kish mbaruar misionin.
Eksperienca e treguar, duhet ballafaquar me eksperiencën e jetuar:
Jam dëshmitar i disa ngjarjeve të tilla, duke thyer heshtjen e viteve. Sigurisht ata më kryesoret janë për librin tim, kurse këto janë sa për ilustrimin e mësipërm.
Kam jetuar në lagjen Xhabije përballë një xhamie të rrënuar nga komunistët. Apartamentet në formë L-je ishin ndërtuar mbi varrezat afër xhamisë. Aty u ballafaqova për herë të parë më fenomenet paranormale, në moshën gjashtë vjeçare. Ato çfarë shikova, u realizuan ndër vite.
Një grua e quajtur Sulltana (komshije), fliste me shpirtërat përnatë, një gjuhë që nuk ishte as turqisht e as shqip. Kureshtja ime prej fëmije, zgjohej herë pas here duke pyetur, pse ajo fliste më zë të lartë. Njëherë e mora vesh se foli shqip: “Largohuni shpirtëra të kqij e mos hajdeni më këtu!”. Pyeta përsëri për atë grua që jetonte në katin e parë poshtë nesh, përgjigja ishte: “Asht e çmenun!” Përgjigja e familjes time dhe e komshinjve nuk ma mbushi kurrë mëndjen, se ajo ishte e tillë, se nuk kishte sjellje çmendurie. Ajo ishte shumë e kujdesshme më fëmijët dhe e dashur me mua.
E pyeta një ditë, pse ajo bëhej nervoze dhe më kë fliste. Ajo u zbardh në fytyrë dhe sytë e saj m’u dukën më të zinj nën degërminë e bardhë që i mbulonte kokën, përgjigja saj, qe kjo: “Ky vend asht mush me shpirtna që vijnë te unë e ankohen për me u hakmarrë, por ti nuk kupton se je ala i vogël”. Në ata momente tek fliste Sulltana, nuk e di pse m’u përfytyruan shpirtërat, dhe ndjeva sikur dhe unë kisha jetuar atë kohë më parë… Një drithmë etheje më kapi, jo nga frika, se atë nuk e kam njohur kurrë, por mbase nga sikleti i pranisë tyre përrreth. Sigurisht atë kohë isha konfuz dhe nuk i kuptoja, por pas disa viteve e mora përgjigjen e dilemës. Rastet e fatkeqësive dhe sëmundjeve të rënda apo dhe telashe të tjera që kaluan familjet që jetuan në ndërtesat në formë L-je, nuk pushoi deri vonë.
Shpirtërat që Sulltana përpiqej më kot t’i ndalonte, ishin hidhëruar aq shumë, sepse mendonin (sipas saj) se fajtorë të prishjes së varreve të tyre ishin banorët e atyre pallateve të reja. Në një periudhë relativisht të shkurtër, nga dy-tre pjestarë të çdo pallati vdiqën djem ose vajza të reja. Në pallatin tonë Nr. 7 shkoj e re Lumnie Coku, dhe nipi i Sulltanës, Naim Vekshari. Në pallatet Nr: 6 dhe Nr: 5 kanë vdekur të rinj Gëzimi, Esati dhe djali i Kabil Bushatit. Në pallatin Nr: 8 Tristan Halili, Edmond Nuhja dhe Fuat Muriqi. Vdekje të parakohshme nuk ka pasur vetëm ndër rradhët e banorëve të pallateve, por edhe tek familja që banonte tek shtëpia private ngjitur me pallatet tona në formë L. Kështu nga familja Mandia, që banon ngjitur me Banjon e Vogël (Monument Kulture) kanë vdekur në moshë të re kushërinjtë: Petriti 18 vjeç, nga një sëmundje e pashërueshme, dhe Agroni, pa i mbushur të dyzetat, i mbytur në ujrat e liqenit të Shkodrës.
Varret duhen respektuar dhe trajtuar si gjallesa, se shpirtërat dalin shpesh herë jashtë kontrollit dhe bëhen të dhunëshm ndaj sakrilegjit, e aq më tepër kur objekti i kultit dhunohet e shkatërrohet. Siç duket, xhamija ishte streha e atyre shpirtërave, ku shpirtërat çmalleshin me nipërit e mbesat që ishin akoma në qiellin e hapur tek faleshin në xhami. Sigurisht, një nga krimet e komunizmit ishte se, dhe ata si nazistët, nuk pyetën kurrë për shpirtëra, varre e objekte kulti, por i shkatërruan, si në rastin e fundit të qeverisë shqiptare me kishën e Dhërmiut…
Raste të familjes :
Kur u vra gjyshi im, Luketë Marash Grishaj, “Martir i Demokracisë” nga forcat e ndjekjes, një malsor nga lagjia tjetër (!) kaloi pranë trupit të Luketës dhe ia mori kutinë e duhanit prej bademi, çakmakun dhe Ungjillin që e mbante gjithmonë në xhep. Atë Ungjill, ia kish dhënë miku i tij, Dom Nikoll Gazulli. Komshiu (!) jo vetëm që nuk i dërgoi sendet e marra, por nuk tregoi as ku kish rënë Luketa. Pasi u gjet trupi i Luketës me kry të ndarë nga trupi (vepër kjo e forcave të ndjekjes) dhe u varros jashtë varreve si armik i betuar i rregjimit. Luketa i shfaqet të shoqes, Drane dhe i thotë: “Shko te (!) dhe thuaji se Luketa ka ardhë në andërr dhe më tha se ti ke marr kutinë e duhanit, çakmakun dhe Ungjillin, tash kam ardh me i marrë!”. Gruaja e Luketës një malsore fisnike, motra e luftëtarit dhe atdhetarit, Fran Luli (Camaj), e quajti si ëndërr dhe asgjë më tepër. Luketa u shfaq përsëri, por këtë herë serioz dhe urdhërues, “Shko dhe merri tek (Filani ) ato sene që t’kam thanë, se ai e ka thy dy herë besën e malësisë. Nuk du me ardhë ma për kët punë!” Dranja, u nis pas kësaj, pak me marre, se helbete “andërr”. Por, kur mbriti tek dera e malsorit (!) në lagjen tjetër, ajo, e pa se si ai u pre dhe u zu ngusht… Ajo i tregoi se si Luketa, i qe shfaqur dhe çfarë i kish thënë. Malësori i lagjes tjetër i kërkoi ndjesë gjyshes, dhe i dorëzoi sendet që i kish marrë Luketës, duke iu lutur që mos t’ia qiste emrin se do ta koriste atë dhe familjen e tij për aktin që kish bërë. Gjyshja e mbajti fjalën dhe familja jonë gjithashtu! Ungjillin e mbajti babai dhe unë më vonë, kurse çakmakun dhe kutinë e bademit gjyshja. Gjyshja para se të shkonte në jetën tjetër u tha pjestarëve të familjes: “Tash po shkoj, se erdhi Luketa me më marrë…”. Luxhja, mbesa dhe vajza e djalit të madh Palokë, e pyet: “Nanë, a asht i bukur Luketa si ka kenë?” – “Ma i bukur nuk ka ku me shkue!” Pas atyre fjalëve ajo mbylli sytë dhe shkoi me të shoqin që e priste diku tek pragu i derës…Djali i xhaxhait të babait, Prelë Grishaj, ishte në koma prej disa kohësh. Papritmas, ai, çohet nga gjendja e komës dhe pyet: “ Çfarë dite është sot?” Pjestarët e familjes dhe konkretisht i biri Gjovalini, i përgjigjet: “E enjte babë” – “Oh, kuku! Si mundem me jetu unë deri të dielën që do shkoj!” dhe ai iku të dielën ashtu siç tha.
Më lajmëruan se babai im ishte shumë i sëmurë… U nisa bashkë me xhaxhain tim Llesh Grishaj, për në Shqipëri për t’ i dhënë lamtumirën e fundit. Posa mbërritëm, ai u gëzua dhe në fjalët e tija nuk la asnjë shteg për kompromis, duke u drejtuar nga unë dhe vëllau i tij Lleshi, me këto fjalë: “Jam shumë i gëzuar që po ju shoh! Kemi tre ditë bashkë, pas këtyre ditëve do të shkoj, mos më torturoni me doktorë dhe budallallëqe që nuk kanë pikë kuptimi… Unë do shkoj!” Humori i tij vazhdonte. E bezdiste ndokush që jepte ndonjë këshillë… Ditën e fundit e çova ndenjur dhe e futa në gji. Trupi i tij ishte i rëndë si plumb! E kuptova se shpirti i tij po largohej nga kish ardhur dhe trupi po bëhej njësh me tokën. Isha i gëzuar që po mbaja në gjoksin tim peshën e trupit të babait, si dikur ai më mbante në gji kur isha fëmijë. Ai kish vuajtur me vite ndër burgje e internime, i kish shpëtuar dy herë pushkatinit, dhe shpirti i tij po çlirohej nga të gjitha vuajtjet, aderencave, urrejtjes dhe jetës së gënjeshtërt… Tek po largohej, ai, i shikoi të gjithë më rrallë dhe më vështroi, duke vënë buzën në shenjën e mirëkuptimit, më vështroi me sytë që po i perëndonin, sikur më tha: “Të thashë se sot do të shkoj…” Bashkë kishim bërë një pakt, dhe ai e mbajti fjalën…
Një nga ndodhitë e mia:
Në Batërr të Martaneshit, në galeri, po mbushja vagonin me krom nga trimozha. Pasi mbusha vagonin që peshonte dy ton, e shoqërova vagonin, apo fiksen, siç e quanim ne. Harrova se, shinat me shtyllat (që mbanin peshën e mosshembjes së galerisë sipër kokës), ishin tre ose katër gisht larg njëra-tjetrës. Vagoni më mori me vete dhe më futi midis shtyllës dhe fikses(vagonit), trupi im u shtyp si një libër, duke rënë mbi shina para vagonit që fatmirësisht u ndal, pa kaluar mbi mua. Si u ndal vagoni?! Hëm, ky qe dhe një nga misteret… Të gjithë menduan se vdiqa. “Vdiq!”, “Vdiq!” – dëgjova shokët e mi. Unë me fuqinë e shpirtit mendoja të çohesha e t’u thoja shokëve nuk kam asgjë, por qe e pamundur. Nuk ndjeva asnjë dhimbje dhe vetja m’u duk aq i lehtë, sa nuk po merrja vesh asgjë. Ajo çfarë më çuditi ishte, se unë po i shihja shokët e mi që po qanin, Fatriu dhe Muhameti kishën vënë duart mbi kokë, por Fatriu po qante me dënesë.
Si kishte mundësi që unë t’i shikoja, kur isha i shtrirë dhe sytë e mi ishin të mbyllur dhe trupi im nuk lëvizte?! Më ka munduar ky mister ndër vite, derisa ngjashmerinë e rastit tim e ndesha, tek “Engjëlli Blu” në Francë, ku vajza që ish aksidentuar ndërroi jetë. Engjëlli Blu e shpëtoi dhe e paraqiti tek Krishti. Ai e ktheu vajzën në trupin e saj, për t’i plotësuar kërkesën që ajo mos të linte nënën vetëm. Rrëfimi i vajzës qe tronditës, tek shpjegonte se si ajo u fut përsëri në trupin e vet, ku, tek po futej më vështirësi, i vinte ndot prej trupit dhe nuk besonte se kishte qenë më parë aty.
Pas studimeve të mëvonshme dhe ballafaqimeve të rasteve me ndodhitë pothuajse identike, kuptova, se shpirti im kish dalë nga trupi dhe kish bërë riciklimin e duhur! Pasi u ngrita e shtyva vagonin sikur mos kish ndodhur asgjë. Pas disa orësh dola nga galleria dhe mbërrita në kamp, ku bëra dhe vizitën e rastit tek doktor, Agron Belishova, vëllau i Lirie Belishovës. Ai pasi dëgjoi rastin tim, më vizitoi dhe u habit se si unë isha i gjallë. Të gjitha brinjët, unazat lidhëse të gjoksit kishin filluar të merrnin ngjyren mavi. Ai m’u kthye: “Alfons, sot tek ti, ka ndodhur një mrekulli!” Unë qesha, jo për shkak të pohimit të tij, por sepse edhe pse isha vetë dëshmitari autentik i një fakti të tillë, ende nuk kisha një definicion për ngjarjen, e cila për mua ishte e paralajmëruar! Pas asaj ngjarje nuk hyra më në galeri, jo nga frika, por sepse nuk doja të vija më në provë Engjëjt e mi…
Pas leximeve intensive, ngjarjeve personale (që do t’i tregoi në librin tim “Pse Duhet Besuar”) dhe më në fund tek libri i Dr.Moody, “Life After Life” nuk më la më asnjë ekuivok, për shpirtin si Misteri i Zotit.
Walt Whitman thotë: “Whatever satisfies the soul is the truth.”
Po ju paraqes disa raste të shkruara nga Dr. Moody.
Ja çfarë tregon një grua pasi shpirti saj ka dalë nga trupi:
1-I didn’t look back at my body at all.Oh, I knew it was there , allright and I could’ve seen it had I looked. But I didn’t wont to look, not in the least, because I knew that I had done my best in my life, and I was turning my attention now to this other realm of things. I felt to look back at my body would to look back at the past, and I was determined not to do that.
Një vajzë me një rast të ngjashëm, ka të njëjtën experiencë pas daljes nga trupi të shpirtit të sa :
2- I could see my own body all tangled up in the car amongst all the people who had gathered around, but you know, I had no feelings for it whatsoever. It was like it was a completely different human, or maybe even just an object… I knew it was my body but I had no feelings for it.
Një tjetër rast:3-I saw them resuscitating me. It was really strange. Iasn’t very high; it was almost like I was on a pedestal,but not above them to any great extent, just maybe lookingover them. I tried talking to them but nobody could hear me, nobody would listen to me.
Rasti tjetër që na sjell Moody, është më i rrallë , por ndodh tek njerëzit që janë religjiozë dhe besojnë :
4- I heard the doctors say that I was dead, and that’s when I began to feel as though I were tumbling, actually kind of floating, through this blackness, which was some kind of enclosure. There are not really words to describe this. Everything was very black, except that, way off from me, I could see this light. It was very, very brilliant light, but not too large at first. It grew larger as I came nearer and nearer to it. I was trying to get to that light at the end, because I felt that it was Christ, and I was trying to reach that point. It was not a frightening experience. It was more or less a pleasant thing. For immediantly, being a Christian, I had connected the light with Christ, who said, “I am the light of the world.” I said to myself, “If this is it, if I am to die, then I know who waits for me at the end, there in that light.”
Në bazë të tregimeve të shumta të njerëzve që kanë dalë nga trupat e tyre, për shkak aksidentesh, vetëvrasjesh, sëmundjesh etj, Dr.Moody, e përmbledh shpirtin në këtë formë: It is agreed that the spiritual body has a form or shape (sometimes a globular or an amorphous cloud,but also sometimes essentially the same shape as the physical body) and even parts (projections or surfaces analogous to arms,legs,a head, etc)
Dr. Moody, dhe pse dëshmitar i të gjithë këtyre fakteve nuk na sjell esencën, misionin e shpirtit. Në asnjë moment nuk e shpjegon se si funksion shpirti dhe cili është roli i tij; a është vetëm gjenerator i trupit, misionar apo frymë e shenjtë?
Megjithëse, ndonjë, e quan trupin e shpirtit si “energy pattern”, apo “amorphous cloude”, unë nuk jam dakord me këto përkufizime. Unë mendoj se shpirti njeriut është e njëjta formë simetrike, por transparente që shihet vetëm atëherë, kur Urdhëri i beson materies…
Dr. Moody, e ilustron veprën e tij dhe me dy thënie nga “Testamenti i Vjetër” nga Bibla, përkatësisht Isaiah dhe Daniel:
Isaiah 26:19: Thy dead men shall live , together with my dead body shall they arise .Awake and sing, ye that dwell in dust for… the earth shall cast out the dead.
Daniel 12:2: And many of them that sleep in the dust of earth shall awake ,some to everlasting life , and some to shame and everlasting contempt.
Njerëzimi ka arritur në gjashtë pika përsa i përket jetës së përtejme. Materializmi, Paganizmi, Reinkarnacioni , Pantheizmi, Immortaliteti , Resurrection . Pesë nga gjashtë teoritë janë për vazhdimësinë e shpirtit ,vetëm Materializmi është kundra!
Që nga Gilgameshi që ishte gjysmë perëndi, te Osiris, Hadi etj., deri tek ditët tona, ne e takojmë shpirtin në forma të ndryshme, ku enigmatikja është sinonim i shenjtërisë së krijimit, pavdekësi dhe rigjenerim, shpresë dhe frymë, jetë dhe respekt, privilegj dhe mister, zhgënjim dhe sakrilegj!
Profetësitë e shkrimit të shenjtë dhe faktet, dikush i quan “rastësi” dhe rastësinë fat?! Kjo është dhe ngatërresa e arsyes që konkludon gabueshëm në përceptimet unike në misterin e shenjtë. Atëherë, hullia që ne shpesh hasim, na e bën botën e pakonceptueshme, irreale dhe të padrejtë. Krijon një barrierë, na zhyt në dekadencën e komplekseve të energjisë negative.
Steve Maraboli thotë: “People tend to be generous when sharing their nonsense, fear, and ignorance. And while they seem quite eager to feed you’re their negativity ,please remember that sometimes the diet we need to be on spiritual and emotional one. Be cautious with what you feed your mind and soul. Fuel yourself with positivity and let that fuel propel you itno positive action.”
Sa herë flasim për “ ankth shpirtëror” apo “anxiety” në gjuhën angleze, “sollicitudo” në gjuhën latine, kjo na ndodh, se ne kemi gabuar diku, se kemi shkelur rregullat dhe shpirti është lënduar në atë masë, sa krijon në trupin tonë një lloj demonstrimi të brendshëm, që ne e quajmë ankth!
Pjesa më e madhe e njerëzimit, nuk i shërben shpirtit, por vetëm trupit, duke harruar se “trupi është karroca e shpirtit”, siç e përshkruan Platoni. Njeriu nuk mendon të përsosë shpirtin, i cili është ricikluar në tokë për përsosjen e tij dhe pas përsosjes bashkohet me qiellorët. Egoizmi dhe meskiniteti i njeriut shkon deri në atë shkallë, sa të sakrilegjojë ndaj vetë qënies sublime, duke u tejkaluar çdo normë njerëzore e hyjnore për çka dhe dënohet shumë herë në riciklimin e vuajtjeve të tokës. Budallallëku dhe injoranca rregëtijnë në faqet e të pacipëve si pamflet me vlerë, pa e kuptuar se shpirti është transparent dhe i pamanipulueshëm. Shpirti nuk është i lirë deri sa fiton statusin e përsosmërisë, dhe kur e fiton atë status, ai është i lirë nga Urdhëri, pikërisht se bëhet qiellor. Pas kësaj shpirti njeri që ka kaluar në disa faza, bëhet shëmbëlltyra e Krijuesit. Atëherë, dheu do të ketë atë që i mungon, Njeriun Shpirt, i cili nuk do të largohet më nga trupi i dukshëm, nuk do të jetë më tranzitor, nuk do na paraqitet më si fantazëm apo mister. Trupi transparent do të bëhet një me trupin e dukshëm, që më parë degradohej dhe kalbëzohej, bëhej pluhur nga veset, mosmirnjohja, urrejtja dhe mosperceptimi dhe zbatimi i rregullave universale që i krijoi Zoti.
Shën Pali thotë: 40 -“There are also heavenly bodies and earth bodies, but glory of the heavenly is one, and the glory of the earthly is another”.
Ai vazhdon: 51- “Behold, I tell you a mistery; we will not all sleep, but we will all be changed.
52 -In moment , in the twinkling of an eye, at the last trumpet; for the trumpet will sound , and the dead will be raised imperishable, and we will be changed.
53- For this perishable must put on imperishable, and this mortal must put on immortality”.
Dikush do më pyes : “ Hej zotëri , ti po i bie ndesh pikave kristiane ku kundërshtohet rinkarnimi…” Unë u përgjigjem , personalisht , nuk jam duke thënë më tepër se Shën Pali , por po e përsëris atë në një formë moderne . Veç kësaj , Rinkarnacioni nuk është Resurrection (Ringjallja). Këtë privilegj e pati i 24 profet i Biblës… pra , Jezu Krishti (Mesia) , i cili ishte dhe është me trup dhe me shpirt hyjnor , dhe jo tokësor…Kujtoni vetëm një moment, se si njeriu tokësor e linçoi…dhe Ai u shfaq më madhështor, bash me trupin dhe fytyrën e Tij rrezatuese qiellore , duke na sjellë fjalën e Zotit dhe porositur të gjithëve ne , për të ardhmen tonë…
Swedenborg thotë: “Peace has trust in Lord, that He governs all things, provides all things and lead to a good end”
Postmortem
Nga Alfons Grishaj/
Autori i rreth pesëdhjetë librave , gazetari Henry Louis Mencken thoshte:
“Democracy is a pathetic belief in the collective wisdom of individual ignorance…!”
Mendoj se , politika shiptare është si një fole grenzash që nuk lejon bletët për të prodhuar mjaltë dhe si e tillë krijon një demokraci patetike dhe inerte…
Pas këtyre zgjedhjeve shohim triumfatorë që dëmtuan imazhin e tyre (!), dhe humbës që nuk ditën dhe nuk dinë të analizojnë gabimin e humbjes !!!
Në një grupim , përgjegjësitë vijnë kolektive dhe ndahen në individuale.
Analiza nuk është produkt i pasionit apo anshmërisë, por arsyes së prekshme kritike , shifrave dhe zgjidhjes kohore të problemit.
Ditët e fundit ,lexoj e ç’nuk lexoj…Dikush mburret me torbën bosh , dhe tjetri apo tjetra dhe pse shoku i vet mburret , ia heq dhe atë palo torbë që ai mendon ta mbushë në të ardhmen! Opinionisti shan… e analisti Sanço Panço jep receta pas pilafit…Dikush shkruan për Dylqinjen e Topozës e një tjetër fryhet si lopa kur han jonxhë…!
Tragji-komedia e analizës është e mjerueshme si vetë politika shqiptare…
Konflikti i “romancës” është i njohur fort mirë, por ne asnjëherë nuk guxojmë të themi të vërtetën, pikërisht prej interesave meskine dhe hipokrizisë. Shkaku dhe pasoja…! A ka klasë politike Shqipëria apo udhëhiqet prej një lukunie nallbanësh të profesioneve të ndryshme , që nuk kanë lexuar një libër politik në jetën e tyre , por që vijnë të uritur me thasë në dorë vetëm për të bërë plaçkë?! A mund të ketë shpirt dhe të bëjë politikë një klasë e tillë ?!
Unë them jo! Po e ilustroj këtë duke ja filluar nga Ne…!
Dikur në një mbledhje të PD-së, propozova që të gjithë deputetët të hiqnin nga rrogat e tyre nga njëqind mijë lekë të vjetra që t’i vinin në ndihmë familjeve në nevojë…Një deputet i nderuar (shok i imi që nuk jeton më) brofi në këmbë dhe m’u drejtua , “ Jepja prej xhepit tan se ke pare boll!” deputetët e tjerë heshtën ,por të pranishmit në sallë e aprovuan .Nga deputetët vetëm Jozefina (Coba) Topalli e aprovoi me kokë propozimin… Megjithëse miku im e dinte mirë kontributin tim financiar e politik që ishte kudo , porsa fola për një sakrificë simbolike kërceu…Echo! Unë e propozova këtë , duke pasur parasysh dhe raportin e pagave të tyre që ishte dramatike në krahasim me pagat e popullsisë , dhe nuk e quajta për asgjë që ata t’a hiqnin nga rrogat e tyre një shumë të tillë. Nga ajo ditë e sot , mësova se, politikë nuk mund të bëjnë delitantët shpirtvegjël. Ata mund të bëjnë politikë minderesh, por jo politikë partiake ,se për politikë kombëtare as që nuk bëhet fjalë…Sa të tillë ka Shqipëria nga të dy krahët?!
Sa të tillë ka , që i kanë bërë paratë në mënyra të ndryshme (!!!) dhe nuk kanë asnjë organizatë bamirëse, por vetëm grabitëse?
Sa prej tyre bëjnë studime për të punësuar popullsinë dhe për të lehtësuar plagën e skamjes?
Sa prej tyre rrahin dyert e botës për të thithur investimet e huaja (pa interes personal) dhe për të bërë ndërmarrje prodhimi , që pa to , Shqipëria do të mbetet në kolibe artizane dhe papunësi dramatike ? Përveç vilave dhe apartamenteve të tyre të biznesit në bregdetin shqiptar (të cilat janë kundër ligjit urbanistik, pa infrastrukturë dhe kanalizime të ujërave të zeza e të bardha ) dhe vilave të tyre ndër bjeshkë , ku është strategjia e turizmit malor dhe e porteve të jahteve që mund të sillte një turizëm marramëndës kualitativ dhe miliarda dollarë , a kanë menduar seriozisht ndonjëherë për këto burime natyrore ? Me dhimbje mund të them Jo . Përveç ligjeve komuniste për zhvillimin e turizmit bregdetar , ndalimit të lundrimit dhe amendamente të tjera që bien ndesh njëra me tjetrën , nuk shoh ndonjë progres…Shikoni vetëm ligjin banditesk të pronësive , sa herë ka ndryshuar brenda këtyre viteve kundër çdo lloj ligji ndërkombëtar ? Bëma të tilla ka pa mbarim… ku me plot gojë , një mendimtar do ta quante , çorganizim i organizuar!
Partia Demokratike lindi si parti e shpresës dhe si e tillë përfshiu të gjitha klasat ,duke futur në gjirin e vet dhe element demokratë që kishin shërbyer dhe milituar në Partinë Komuniste.Disa nga këto, nuk e shikuan si privilegj pranimin e tyre ,por si transkendecë dhe aspak si përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare për zhvillim …Mendoj ,kjo është një nga pasojat që përjetojmë sot…
Kam pyetur disa shokë të mi me influencë në Shqipëri , nëse PD –ja i kishte thirrur për ndihmë apo kërkuar mendim për zgjedhjet.Të gjithë ishin në një përgjigje: “As nuk i ka ra ndërmend për ne!” Sa herë është fyer elektorati i djathtë me aleanca me erë të keqe ? Sa herë janë fyer antarët e PD-së ,që kanë kontribuar duke shpenzuar dhe paratë e bukës që vetëm të fitonte PD-ja, dhe askush nuk u interesua më për ta për ti punësuar apo zgjidhur problemet? Sa herë janë fyer nacionalistët ?
Nganjëherë të zgjedhurit e PD-së , arrinin ti thonin me përçmim disa militantëve të vjetër, “ Hajt more se një votë ke , e çoje ku të duash se nuk na prish punë!” Bukëshkalë dhe injorantë të tillë e çuan PD në këtë gradë . Nëse dikush kërkon t’ia veshë humbjen një njeriu e ka gabim … Kjo humbje nuk është e Lulzim Bashës apo e stafit tij të ri , por e të gjithëve ne , po e përfshij dhe veten time megjithëse jam 15 vite larg Shqipërisë . Fodullëku i vetëkënaqësisë , anashkalimi dhe injorimi i militantëve të PD-së, keqpërdorimi i pushteteve dhe ligjeve anti-qytetare e jo- juridike , nepotizmi pa fre, injorimi dhe keqtrajtimi i opozitës duke i trajtuar si anti-shqiptarë dhe jo si opozitarë, ballafaqimi aspak dinjitoz në disa përfaqësi diplomatike në botë e tjera…solli rezultatin e pritur që gëzojmë sot.
Stafi i ri i Bashës , duhet të nxjerrë mësime nga e kaluara për të treguar aftësi për të rikuperuar dëmin e shkaktuar nga papërgjegjshmëria…
PD dhe zyrtarët e saj duhet ti braktisin zyrat dhe makinat luksoze… Ata duhet të bëhen një më hallexhinjtë dhe demokratët e harruar , por duke mos përbuzur dhe zërat kritikë brënda që kanë kontribuar në PD në vite .Të respektohet pozita dhe të lejohet të qeverisë dhe të bashkpunohet ndershmërisht për pikat jetësore kombëtare..PD duhet të rrijë zgjuar për të gjitha gabimet që bën pozita dhe ti kthejë ato në pikë për ti shërbyer fitores në të ardhmen .
Senatori Amerikan ,Gary Peters ,miku i disa shqiptarëve dhe imi gjithashtu, në fushatën e tij kishte një reklamë me një këpucë të shqyer …! Megjithëse kundërshtarja e tij shpenzoi miliona dollarë më tepër në fushatë , dhe me një spot negativ të pregaditur nga vetë shqiptarët e këqinj … Peters doli triumfues, pikërisht prej prekjes së problemeve jetike dhe prej thjeshtësisë së komunikimit me elektoratin …
Dikur , Unë më shokët e mi , Kolec Ndoja ,Shenasi Rama,Pjetër Arbnori,Azem Hajdari ,Blerim Cela , Ali Spahia, Mond Bushati,Tefalin Malshyti, Arben Broci, Eduard Perjaku ,Xhemal Uruçi, Zhani Sekuj,Ferid Hafizi, Dashamir Peko , Fran Gjergji, Nikolin Thana , Syrri Dizdari, Arben Lika ,Fatmir Bërdica , Arben Ibro, Agustin Shqalsi,Eduard Grishaj,Menduh Dërguti,Pjetër Pepa,Dodë Kaçaj , Skënder Lohja ,Brahim Bilali,Nikolin Narkaj etj… falë shpirtit demokrat dhe antikomunist te Shkodrës dhe punës tonë , i dhamë një të tretën e Parlamentit të parë pluralist në Shqipëri , në vitin 91…Ky rezultat nuk qe i thjeshtë , pasi shqiptarët kishin përjetuar një nga diktaturat më të egra dhe më barbare në Lindje. Për 47 vjet ,shqiptari u detyrua me dhunë të vishej herë si Jugosllav, herë si Rus, herë si Kinez,por kurrë si shqiptar .Sakrifica jonë për ndryshim përballej në momentet më të vështira të terrorit , të kërcënimeve për jetën … Na është dashur ditë e natë të ruajmë votën e demokratëve të sapo formuar .Komunistët në atë kohë ishin si bishat e plagosura , kërkonin gjak , kërkonin të votonin nga dy e tre herë vetëm e vetëm të fitonin Shkodrën “Reaksionare”. Megjithatë , ne , e mbrojtëm votën . Për themelimin e seksioneve , për të krijuar bazat tona dhe për të hapur fjalën e lirë ecëm ditë e natë në këmbë , jo si sot me mercedezë… Kundërshtarët tanë bënin anti-mitingje dhe na kërcënonin me jetë , por ne , asnjëherë nuk u dorëzuam , asnjëherëëëë !!! Gjatë kësaj rruge disa shokë na u vranë për ta vulosur lirinë me gjakun tyre ,siç qenë Martirët e 2 Prillit . Atë ditë u vra shoku jonë i paharruar Arben Broci. Endrra e tij u ndal për ta vazhduar ne … Departamenti i Shtetit Amerikan dënoi ashpër masakrën e 2 Prillit.
Amerika ishte dhe është krah nesh , dikur na ikurajonte me “Zërin e Amerikës”, sot na ndihmon dhe inkurajon me politikat e zhvillimit dhe të konsolidimit të vlerave të demokracisë, pra nuk jemi vetëm…
Falë gjakut të martirëve , klasës punëtore , studentëve e intiligjencës kemi një Shqipëri pluraliste. Disa që flasin sot , nuk kanë djersitur as rrezikuar , i kanë gjetur gati dhe nuk e njohin atë kohë ,biles shkojnë deri në çmenduri kur thonë se PD e krijuan ata …Ne i respektojmë për kontributin e vonë, por ata dhe ato duhet ti ruajnë ato vlera për të cilat ne luftuam dhe që dhanë jetën Azem Hajdari , Arben Boci etj…Nëse kanë nevojë , jemi gati ti ndihmojmë, por boll i kemi dëgjuar tek grinden me njëri-tjetrin. Demokracia e brishtë shqiptare nuk ka nevojë për leksione boshe , zënka fëminore e zona influence , por për hapësirë filozofike kombëtare, mirkuptim, tolerancë dhe strategji zhvillimi, punë dhe mirëqënie jetike…
Partia Demokratike ka nevojë për vizion , udhëheqje të zgjuar e largpamësi , kurse Shqipëria ka nevojë për paqe!
Ne Foto: 2 Prill 1993- Presidenti Sali Berisha nga e majta ne te djathte ,Alfons Grishaj duke folur, Kryetari i Parlamentit Pjeter Arbnori ./
- « Previous Page
- 1
- …
- 22
- 23
- 24
- 25
- 26
- …
- 28
- Next Page »