ATSH, 25 Qershor 2015- Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu, vuri në dukje se efektivi i forcave speciale RENEA, lbrahim Basha ka marrë pjesë përkrah forcave të NATO-s në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak. “Ne nderojmë shërbimin e tij për çështjen e paqes në Afganistan dhe Irak. Ai shërbeu krah për krah vëllezërve të forcave speciale shqiptare dhe amerikane në Kandahar, një prej rajoneve më të rrezikshme të Afganistanit dhe në Mosul të Irakut. Ai shërbeu në 2 misione në Afganistan dhe 1 në Irak”, tha ambasadori Lu.Ambasadori Lu tha se “vrasja e oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha ishte një zi kombëtare”.
“Ne nderojmë trimërinë dhe sakrificën e tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe luftës ndaj narkotikëve. Unë i kam ndjekur së fundi forcat speciale. Aftësitë dhe profesionalizimi i tyre më kanë mahnitur”, tha ai.Lu theksoi se këta persona të përkushtuar janë oficerët e policisë dhe ushtrisë më të mirë në Shqipëri.“I gjithë kombi juaj duhet të jetë krenar për ta. Ne jemi krenar që shërbejmë përkrah tyre. Në emër të NATO-s dhe SHBA-së i shpeh ngushëllimet e mia familjes së tij dhe të gjithë shqiptarëve”, përfundoi Ambasadori amerikan në Tiranë.